Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Mar 06, 2020 Zani i Nalte Aktivitete 0
Departamenti i Shkencave Islame në Universitetin Bedër, në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe Këshillin Botëror të Komuniteteve Myslimane, organizuan me dt. 5 mars 2020, Konferencën e III Ndërkombëtare në Studimet Islame, me temë: “Islami dhe sfidat e familjes në shoqërinë bashkëkohore”.
Kjo konferencë mblodhi së bashku mbi 20 akademikë dhe studiues, të cilët në referimet e tyre u fokusuan në trajtimin e temave të ndryshme rreth rolit, rëndësisë dhe sfidave që familja po has çdo ditë. Pjesëmarrësit në të, ishin nga vende të ndryshme të botës, siç janë: Shqipëria, Kosova, Gjermania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dr. Genti Kruja, kreu i kësaj konference gjatë fjalës së tij qëndroi mbi rëndësinë dhe vlerën e edukimit ku tha se, “përsosmëria e një kombi dhe një shoqërie nis nga familja dhe nisur nga kjo, edukimi duhet filluar nga familja. Edukatorja e parë, është nëna. Përgatitja e nënave si edukatore është baza më e rëndësishme për ekzistencën dhe vazhdimësinë e një populli.”
Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu në fjalën e tij përshëndetëse ndër të tjera tha se: “Familja është baza e ekzistencës së llojit njerëzor, me të cilën fillon e mbaron jeta individuale e secilit. Në familje çdo individ duhet të gjejë qetësi e ngrohtësi, sepse ajo është ngritur mbi bazën e dashurisë së sinqertë dhe mirëkuptimit reciprok, që siguron jetesë të lumtur”.
Ndërkohë, në fjalën e tij, rektori i Universitetit Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana falënderoi të gjithë akademikët dhe studiuesit për punimet e prezantuara në këtë konferencë, si dhe gjithashtu qëndroi mbi rëndësinë, që kanë familja, mësuesit, edukatorët dhe liderët fetarë në përcjelljen e mesazhit të drejtë dhe edukimit të pastër të brezave të rinj në shoqërinë e sotme.
Në konferencë merrnin pjesë studiues dhe akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, drejtues të Komunitetit Mysliman, studentë, etj.
Në përmbyllje të seancave Bordi Shkencor i Konferencës doli me disa konkluzione, ku ndër kryesoret mund të përmendim:
Feb 12, 2024 0
Nov 30, 2022 0
Jan 19, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...