Perditësimi i fundit March 17th, 2021 7:07 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
  • Ndahet nga jeta Prof. Dr. Njazi Kazazi, anëtar i Bordit Editorial të Revistës “Zani i Naltë”
  • Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”
  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
  • 30 vjet nga rithemelimi i KMSH-së
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Zhvillohet Konferenca e III Ndërkombëtare në Studimet Islame (ISCON) “Islami dhe sfidat e familjes në shoqërinë bashkëkohore”

Mar 06, 2020 Zani i Nalte Aktivitete 0


ISCON III-01

Departamenti i Shkencave Islame në Universitetin Bedër, në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe Këshillin Botëror të Komuniteteve Myslimane, organizuan me dt. 5 mars 2020, Konferencën e III Ndërkombëtare në Studimet Islame, me temë: “Islami dhe sfidat e familjes në shoqërinë bashkëkohore”.

Kjo konferencë mblodhi së bashku mbi 20 akademikë dhe studiues, të cilët në referimet e tyre u fokusuan në trajtimin e temave të ndryshme rreth rolit, rëndësisë dhe sfidave që familja po has çdo ditë. Pjesëmarrësit në të, ishin nga vende të ndryshme të botës, siç janë: Shqipëria, Kosova, Gjermania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Dr. Genti Kruja, kreu i kësaj konference gjatë fjalës së tij qëndroi mbi rëndësinë dhe vlerën e edukimit ku tha se, “përsosmëria e një kombi dhe një shoqërie nis nga familja dhe nisur nga kjo, edukimi duhet filluar nga familja. Edukatorja e parë, është nëna. Përgatitja e nënave si edukatore është baza më e rëndësishme për ekzistencën dhe vazhdimësinë e një populli.”

Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu në fjalën e tij përshëndetëse ndër të tjera tha se: “Familja është baza e ekzistencës së llojit njerëzor, me të cilën fillon e mbaron jeta individuale e secilit. Në familje çdo individ duhet të gjejë qetësi e ngrohtësi, sepse ajo është ngritur mbi bazën e dashurisë së sinqertë dhe mirëkuptimit reciprok, që siguron jetesë të lumtur”.

Ndërkohë, në fjalën e tij, rektori i Universitetit Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana falënderoi të gjithë akademikët dhe studiuesit për punimet e prezantuara në këtë konferencë, si dhe gjithashtu qëndroi mbi rëndësinë, që kanë familja, mësuesit, edukatorët dhe liderët fetarë në përcjelljen e mesazhit të drejtë dhe edukimit të pastër të brezave të rinj në shoqërinë e sotme.

Në konferencë merrnin pjesë studiues dhe akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, drejtues të Komunitetit Mysliman, studentë, etj.

Në përmbyllje të seancave Bordi Shkencor i Konferencës doli me disa konkluzione, ku ndër kryesoret mund të përmendim:

  • Familja është një institucion i frymëzuar nga Zoti. Ajo nuk është zhvilluar nëpërmjet proceseve eksperimentale të evolucionit njerëzor e as rastësisht gjatë rrjedhës së kohës.
  • Familja është njësia themelore në shoqëri dhe është e organizuar në atë mënyrë që të veprojë si bashkësi në miniaturë.
  • Islami i këshillon prindërit që t’i trajtojnë fëmijët e tyre me mëshirë, dashuri dhe barazi.
  • Dhurata më e mirë që një prind mund t’i bëjë fëmijës së tij është edukimi i mirë.
  • Rol kryesor mbrojtës, në këtë rrugëtim të familjes, kanë feja dhe tradita si institucione, që organizojnë jetën shoqërore.
  • Në këndvështrimin e fesë islame, gruaja ka një pozicion që formon familjen dhe është bartësi kryesor i strukturës aktuale shoqërore.
  • Ndër disiplinat më themelore, që duhet të analizohet në emër të komunikimit të shëndetshëm brenda familjes është konsultimi.
  • Edukimi i fëmijëve është kthyer në një nga sfidat më të mëdha të kohës që jetojmë.
  • ISCON III-02 ISCON III-04 ISCON III-05 ISCON III-06 ISCON III-07
Share

  • familja, ISCON, studime islame
  • tweet
Në krye të vlerave mbetet të qenit njeri Kongresi i Parë Mysliman Shqiptar (1923), sanksionim i mëvetësisë së Bashkësisë Islame të Shqipërisë dhe themel i zhvillimit kombëtar dhe bashkëkohor të saj

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Familja në kontekstin e dinamikave globale
    Familja në kontekstin e dinamikave...

    Dec 02, 2020 0

  • Zhvillohet Konferenca e II-të Ndërkombëtare në Studimet Islame ISCON “Roli i gruas në shoqërinë moderne sipas këndvështrimit Islam”
    Zhvillohet Konferenca e II-të...

    Jan 11, 2019 0

  • Konkluzionet e Konferencës Ndërkombëtare në Studimet Islame
    Konkluzionet e Konferencës...

    Apr 07, 2018 0

Me shumë në këtë kategori
  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
    Promovohet libri “Kurora mbi krye të...

    Mar 17, 2021 0

  • Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”
    Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar:...

    Feb 28, 2021 0

  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
    Botohet libri “Kurora mbi krye...

    Feb 18, 2021 0

  • Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”
    Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar...

    Dec 16, 2020 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku

Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos

Mar 17, 2021 0

  Departamenti i Shkencave Islame, Bedër në bashkëpunim me Klubin Studentor të “Mendimit, Kulturës dhe Artit Islam” zhvilluan sot më datë 17.03.2021, Seminarin e IX “Kur...
Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”

Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i...

Feb 28, 2021 0

Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”

Botohet libri “Kurora mbi krye të...

Feb 18, 2021 0

Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”

Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar “Besimet...

Dec 16, 2020 0

Studime

Misteret e thesarit të Vrapit të Tiranës

Misteret e thesarit të Vrapit të Tiranës

Jan 15, 2021 0

nga Hysen Kobellari  Abstrakt Vetëm përmendja e emrit “Thesar” zgjon te njeriu ndjenja nga më të çuditshmet, nga më interesantet… Veçanërisht kur ndërthuren vlera...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Familja në kontekstin e dinamikave globale

Familja në kontekstin e dinamikave globale

Dec 02, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë

Dec 06, 2020 0

nga Dok. Klodjan Shaqiri[1] Dr. Matilda Likaj Shaqiri[2] Abstrakt Fluksi i të rinjve si një forcë pune jashtë Shqipërisë reflekton me mungesat e dinamizmit të popullsisë dhe...
Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

Rëndësia e dialogut ndërfetar në marrëdhëniet ndëretnike të shoqërisë së Maqedonisë

Rëndësia e dialogut ndërfetar në...

Feb 23, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (31)

Me te lexuarat

  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
    Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me...

    Mar 17, 2021 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
    Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me...

    Mar 17, 2021 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
  • Ndahet nga jeta Prof. Dr. Njazi Kazazi, anëtar i Bordit Editorial të Revistës “Zani i Naltë”
  • Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”
  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
  • 30 vjet nga rithemelimi i KMSH-së

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al