Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Nov 02, 2013 Zani i Nalte Personalitete 0
Imam Muhamed Sytari
Myftinia Shkodër-KMSH
Mallin e tij për vendlindjen e ka shprehur edhe në intervista të ndryshme e shkrime që janë botuar gjithandej. Në njërën prej tyre, shprehet: “E kisha provu ar të vija në Shqipëri në 1974 kur vizitova Kosovën dhe ndenja atje tre muaj, por kur kërkova të hyja në kufi me Shqipëri nga Prizreni, nuk më lejuan të hyja në vendin tim…por megjithatë unë nuk e mora inat Shqipërinë, pavarësisht se komuniste…Do ta kisha vizituar me shumë qejf Shkodrën, ani pse e dija se komunizmi i kishte shkatërruar xhamitë…Ne shqiptarët jemi njerëz të mirë, shumë të mirë dhe në Siri kemi ndërtuar gjysmën e Sirisë…Ne shqiptarët kemi ndërtu shtetet e tjera, po duhet me e ndërtu Shqipninë mor djema. Shqipnia asht e bukur dhe e ka fal Zoti (xh.sh) me vende të bukura. Pse me e shkatrru na shqiptarët si në 97′? Jam pikëlluar në 1997 dhe që atëherë s’kam ardh ma në Shqipni, po du me ardh se jam plak e du me e pa për her të fundit Shqipninë dhe Shkodrën…”.
Vehbi Sulejman Gavoçi, lindi në qershor të viti 1923, në lagjen Garuc, të Shkodrës.[1] Mësimet e para të fesë i ka marrë prej Shuajb Domnorit.
Në qershor të vitit 1937, i ati H. Sulejman Gavoçi, së bashku me vëllain e tij Shejkh Muhamedin dhe familjet e tyre emigruan në Damask të Sirisë.
Në moshën trembëdhjetë vjeçare, i ati e dërgoi në Egjipt që të kryente shkollën dhe studimet në Ez’her, shkolla më e mirë e botës islame në atë kohë.
Pas dhjetë viteve qëndrim në Egjipt kreu kolegjin e sheriatit (kul-lijjetush- sheriah) dhe dy vite për drejtësi.
Në vitin 1947, pas dhjetë viteve studime, u kthye në Siri.
U emërua si mësues i lëndëve fetare në Haleb (Aleppo), 450 km larg Damaskut, ku kaloi tre vite.
Duke treguar mbi mallin dhe lidhjen e tij me vendlindjen dhe hallet e Shqipërisë në kohët më të errëta të historisë së saj kombëtare, ai shkruan: “Jam munduar të bashkëpunoj me disa njerëz, për të shkruar sadopak në të mirën e fesë. Ndër artikujt e parë që kam shkruar është edhe “Asal- xhenneh” – (Shkopi i xhennetit), ku kam shkruar për Shqipërinë, vuajtjet që keni pësuar ju, vëllezërit e mi, pas vitit 1944.
I pari artikull i imi ka qenë për ju, për vendin tim. Pastaj, shumë kam shkruar për Shqipërinë nëpër revista, gazeta apo libra dhe jam munduar që të mos e harroj vendin tim, që më ka bërë nder të madh. Këtë e kam bërë që t’ia kthej atë nder të madh vendit tim me plot respekt.
Shkova në Kosovë, në vitin 1974. Besimtarët atje u interesuan shumë për mua dhe më pritën shumë mirë. Mendova se çfarë t’u jap si falënderim? Iu përvesha punës dhe botova një libër të titulluar “Si dhe pse?” dhe iu thashë: “Në vend që t’ju falënderoj me fjalë, po e bëj me vepra duke iu dhuruar këtë libër në besimin e Zotit dhe adhurimin e Tij”.[2]
Në vitin 1966, shkon në Arabinë Saudite, ku ftohet për të dhënë mësim në një kolegj islam. Atje kalon gjashtë vite, konkretisht, një vit në Rijad e pesë vite në Medine. Pas këtyre gjashtë viteve kthehet përsëri në Siri, ku vazhdon profesionin më 1980. Në vitin 1980 del në pension dhe shkon përsëri në Medine, ku qëndron edhe tre vite të tjera. Pastaj shkon në Amman (Kryeqytet i Jordanisë), ku qëndron dy vite, duke dhënë mësime nëpër xhami e shkolla private. Në vitin 1988 shkon në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ftohet për hapjen e një Universiteti të ri islam. Atje jep mësime për 14 vite me radhë.
Një moment shumë i veçantë në jetën e Hoxhës së nderuar Vehbi Sulejman Gavoçi është edhe rikthimi në vendlindje në vitin 1991, 54 vite pas emigrimit. Mallin e tij për vendlindjen e ka shprehur edhe në shkrimet e tij, ku spikat një letër drejtuar Shkodrës, qytetit të lindjes: “Ej Shkodër e dashtun, ej Shkodër e bukur, qendra e burrave bujarë, fusha e prestigjit dhe moralit, lumë i dritës e i dijes, toka me aromë trëndafili e zambaku.
Shkodër, nëpërmjet bijve të saj…
S’po t’livdoj Shkodër, megjithëse je vendi që në të thitha ajrin dhe erën e jetës për herë të parë, o Shkodra ime, kur më priti toka jote e butë dhe dashamirëse, për herë të parë në djepin e prindëve, në parzin t’and, deri sa u rrita…
U largova nga ti kaq vjet…
Më ishe zemër para syve të mi…
Ruajta gjuhën t’ande dhe, kur u ktheva te ti pas 55 vjetësh, më more ndryk deri m’u rehatu zemra.
U gëzova me ty sa t’pava, u gzova me akreba, shokë e dashamirë…
Unë e di Shkodër, se nuk jam gja, veçse mburrem që jam shkodran…“.[3]
Mallin e tij për vendlindjen e ka shprehur edhe në intervista të ndryshme e shkrime që janë botuar gjithandej. Në njërën prej tyre, shprehet: “E kisha provuar të vija në Shqipëri në 1974 kur vizitova Kosovën dhe ndenja atje tre muaj, por kur kërkova të hyja në kufi me Shqipëri nga Prizreni, nuk më lejuan të hyja në vendin tim…por megjithatë unë nuk e mora inat Shqipërinë, pavarësisht se komuniste…Do ta kisha vizituar me shumë qejf Shkodrën, ani pse e dija se komunizmi i kishte shkatërruar xhamitë…Ne shqiptarët jemi njerëz të mirë, shumë të mirë dhe në Siri kemi ndërtuar gjysmën e Sirisë…Ne shqiptarët kemi ndërtu shtetet e tjera, po duhet me e ndërtu Shqipninë mor djema. Shqipnia asht e bukur dhe e ka fal Zoti (xh.sh) me vende të bukura. Pse me e shkatrru na shqiptarët si në 97′? Jam pikëlluar në 1997 dhe që atëherë s’kam ardh ma në Shqipni, po du me ardh se jam plak e du me e pa për her të fundit Shqipninë dhe Shkodrën…”, thotë ky burrë i moshuar që në Siri është tepër i respektuar dhe megjithatë mendjen e ka atje ku i ka lerë koka, tek toka që quhet mëmëdhe, siç thonin rilindasit dikur.[4]
*** *** ***
Vehbi Sulejman Gavoçi është padyshim Hoxha dhe dijetari shqiptar më prodhimtar në aspektin e botimeve në gjuhën shqipe, arabe dhe përkthimet nga gjuha arabe në atë shqipe.
Vepra origjinale në gjuhën shqipe
(Të renditura sipas vitit të botimit)
Vepra të përkthyera nga arabishtja
dhe të përshtatura në shqip
Vepra origjinale në gjuhën arabe
Redaktime, recensionime, komentime,
sqarime e parathënie librash
*** *** ***
Vlerësime për personalitetin e dijetarit Vehbi S. Gavoçi
H. H. Sabri Koçi
(Ish-Kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar- Tiranë)
“Me Shejkh Vehbiun nuk kemi ndenjur shumë së bashku, për arsye të emigrimit të tij, për vite me radhë dhe punës time në Tiranë, pas kthimit të tij në Shqipëri, megjithatë ai ka qenë (dhe vazhdon të jetë) njeri i palodhur me kontributet e tija.
Njeri i devotshëm, i rregullt dhe kishte një kiraet (lexim) shumë të përsosur të Kur’anit, duke i dhënë një shije, që s’të largohej lehtë nga zemra…
Ai ka kontribuar për myslimanët shqiptarë me literaturë të ndryshme edhe para ndryshimeve demokratike në vendin tonë.
Jashtë atdheut e kam takuar dhe ishte shumë i devotshëm dhe punëtor.
Ka grumbulluar rreth vetes fëmijë, burra e gra, duke mbajtur biseda, vasa e ligjërata të ndryshme, si e si ky popull të kthehet nga Zoti e feja.
Gjithmonë kam kujtim të mirë për të…
Në aspektin e ndihmesës së tij në literaturë fetare, Shejkh Vehbiu ka qenë jeta e Komunitetit Mysliman Shqiptar!
Veprat e tija të shumta, në një ambient të dominuar nga injoranca fetare dhe mungesa e intelektualëve islamë, ishin jetë!
Ai e kishte kapur damarin aty, ku duhej.
Ka bërë një shërbim të madh për ne, saqë ia kam zili atyre që janë njohur dhe kanë bashkëpunuar që herët me të…”.[43]
Imam Vehbi Ismaili
(Ish-Kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar të ShBA-së e Kanadasë)
“Haxhi Vehbiun e kemi njohur, kur ishim studenta në Kairo.
Është një shkollar i njohur që nderon gjithë Shqipërinë.
Haxhi Sulejman Gavoçin e kam njohur qysh në fëmijëri, meqë im atë Haxhi Ismaili ishin bashkë me të prej ulemave të Shkodrës të njohur dhe të respektuar dhe shkonin e vinin në shtëpitë e njëri-tjetrit.
Më 1938 shkova në Kairo për të ndjekur studimet në Al-Az’har, atje u njoha me të vëllanë e tij Sheuqetin. Pak më vonë erdhi në Kairo dhe Vehbiu. Ai qe bashkë me Teufik Islamin nga Gjakova që qenë të vetmit studentë shqiptarë që mbaruan studimet në gjimnazin e Al- Az’harit dhe Fakultetet e Sheriatit me sukses dhe më lartë.
Haxhi Vehbiu është i mirënjohur në botën arabe dhe Islame me artikujt e shumtë që ka shkruar në revistat e ndryshme në botën Islame dhe më se njëzet e ca libra me subjekte të ndryshme islame në gjuhën arabe.
Kur u lirua Shqipëria, ai qe ndër të parët që shkroi shumë libra në gjuhën shqipe, libra të cilët ai i shpërndante falas, me sa di unë ky ishte i vetmi me Hafiz Ibrahim Dalliun që i shpërndante librat falas.
Haxhi Vehbiu është Alim – Amil[44] që nderon me veprat, dijen dhe moralin e tij fenë Islame dhe kombin shqiptar.
Imam Vehbi Ismaili.
Detroit, më 23. 06. 2003″.
Në veprën “Në kujtim të brezave”
(F. Luli- I. Dizdari- N. Bushati)
“Formimi i thellë fetar, horizonti i gjerë kulturor, përvoja e pasur pedagogjike, njohja me baza e gjuhës arabe, komunikimi i natyrshëm dhe i njerëzishëm, tematika e zgjedhur, konkretizimi me shembuj e probleme interesante ndikuan tek besimtarët, shtonin pjesëmarrësit, krijonin tek ata emocione, ndjenja respekti e vlerësime, dëshirë e interes për biseda të tilla…
Një veprimtari e tillë e dendur propagandistike dhe një krijimtari e tillë e pasur hulumtuese dhe botuese kanë qenë mjaft efikase për të realizuar synimet e predikuesit e studiuesit, të fetarit e të atdhetarit”.[45]
Dr. Muhammed Said Ramadan el-Buti
(Ish-Drejtor i seksionit të besimit dhe feve në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Damaskut)
“Hirësia e Tij, Profesori i madh Shejkh Vehbi Sulejman Gavoçi, është një ndër dijetarët hyjnorë, të cilët kanë bashkuar në mes të diturisë së gjerë në besimin islam, ligjeve të tija juridike, sjelljes së të parëve tanë të ndershëm në adhurim, tebetul, ruajtje dhe zuhd si dhe nënshtrimit ndaj rregullit të të parëve tanë të ndershëm, ehlis-sunneti vel xhemaas.
E kam njohur në fillimet e viteve 50- të, të shekullit të kaluar.
Ishte më i spikaturi prej mësuesve të edukimit fetar në të mesmet dhe medresetë e rrethit tonë sirian që kam njohur ato ditë.
Sot, e konsideroj si njërin ndër më të zgjedhurit që përfaqëson, me besimin, moralin, ruajtjen dhe sjelljen e tij, traditën e të parëve tanë të ndershëm, duke marrë parasysh edhe jetën e tij shkencore me botimet e shumta në ruajtje të së vërtetës dhe besimit të “Ehlis-sunneti vel xhemaa-s”, për të mos hyrë në të asnjë dyshim apo rrëshqitje, si dhe thirrjet e tija për edukimin e nefsit dhe sinqeritetin për hir të Zotit (xh.sh) në të folur e në të vepruar”.[46]
[1] Këto njohuri dhe të dhëna të tjera rreth jetës së tij, H. Vehbiu i ka përmendur edhe në një intervistë të tijën në Shkodër. Për këtë shih: “Të gjithë duhet të bëjmë më shumë për fenë tonë islame”- Intervistë me prof. Haxhi Vehbi Gavoçi në gazetën “Triumfi islam”, Shkodër, viti i parë i botimit, nr. 8 (8).
[2] Muhamed Sytari, “Vehbi Sulejman Gavoçi – dijetar nga dijetarët e ymetit”, Prishtinë 2005:22.
[3] Për më gjatë shih: Haxhi Vehbi Sulejman Gavoçi, “Letër malli”, botuar në gazetën “Drita e dijes”, nr. 34, Shkurt 2002:1.
[4] Ilir Kulla, “Në Siri, me shqiptarët mes të shkuarës e të ardhmes”, në gazetën “Gazeta shqiptare”, e diel, 16 maj 2004:14- 15.
[5] Në lidhje me këtë libër, asokohe shkrimtari Xhahid Bushati, në gazetën “Triumfi islam”, e vlerësonte këtë libër me këto fjalë: “Në të gjitha ngjarjet që lëvizin në këtë libër jepet një mësim i vyer për besimtarët myslimanë, veçanërisht të vegjlit. Mënyra e të rrëfyerit që herë- herë ngjan me natyrën e përrallave popullore arabe, flasin për gjetjen e rrugës së komunikimit me moshën e njomë, së cilës i drejtohet. Vlen të përmendet se në tregimet e pejgamberëve ka një deduksion që ka vlerën e urtësisë popullore”. Shih: Xhahid Bushati: “Një libër për Profetin Muhammed (a.s.s)”, në gazetën “Triumfi islam”, Shkodër, dhjetor, 1993:2.
[6] “Nga çështjet e femrës muslimane”.
[7] “Artikuj rreth femrës muslimane”.
[8] “Veshja e femrës muslimane”.
[9] “Artikuj rreth kamatës”.
[10] “Refuzimi i thënieve të lejuesve të kamatës”.
[11] “Rreth historisë së jurisprudencës islame”.
[12] “Nëse hadithi është i saktë, ai është medh’hebi im”.
[13] “Një fjalë për masën e shiitëve dhe për dijetarët e tyre më pas”.
[14] “Paralajmërimi nga gjynahet e mëdha”.
[15] “Mirësitë e Mëshiruesit për tabiiun e ndershëm Ebu Hanife Nu’mani”.
[16] “Besimi në All-llahun e Lartësuar”.
[17] “Jeta e ardhshme”.
[18] “Një fjalë shkencore rreth bidatit dhe vendimeve të tij”.
[19] “Ebu Hanife Nu’mani”.
[20] “Shtyllat e besimit”.
[21] “Shtyllat e Islamit”.
[22] “Çështje në shkencën e teuhidit”.
[23] “Sqarimi lehtësues në shpjegimin e Fikhi Ekberit”.
[24] “Namazi dhe vendimet e tij”.
[25] “Agjërimi dhe vendimet e tij”.
[26] “Shigjeta të gabuara drejt fikhut”.
[27] Vehbi Sulejman Gavoçi, “Sihamun taishetun anil- fikhi”, fq. 5.
[28] Po aty, fq. 9.
[29] Po aty, fq. 11.
[30] “Shpjegimi i Xheuheres në teuhid”.
[31] “Shpjegimi i akides Tahavije”.
[32] Sikurse vihet re edhe nga ky fakt, janë plot katër dijetarë shqiptarë që marrin pjesë në punimin e një vepre të tillë me peshë e rendësi të veçantë në bazat e fesë islame, tre prej të cilëve me prejardhje nga Shkodra, sikurse u qartësuan edhe më lart.
[33] “Edukimi i fëmijëve në Islam”.
[34] Pjesë e parathënies së Shejkh Vehbi S. Gavoçit, në librin e dijetarit Abdull- llah Nasih Ulvan “Terbijjetul eulad fil Islam”, vëll. i parë, fq. 11.
[35] “Fjala e prerë në çështjen e tevesulit”.
[36] Muhammed Zahid el Keutheri, “Mahkut- tevekkul fi mes’eletit- tevessul”, fq. 5.
[37] “Sqarimi i argumentit në replikimin e ehli ta’tilit”.
[38] “Ergumentet e Imam Ebu Hanifes”.
[39] “Shpjegimi i librit TAKIMI I DETRAVE”. Ky libër është përkthyer rishtas edhe në gjuhën boshnjake.
[40] Shih: “Sherh multekal ebhur”, botimi i parë, Bejrut, 1989:7.
[41] “Sqarimi lehtësues në tas’hihin e Kudurit”.
[42] “Mirësitë e Kur’anit”.
[43] Muhamed Sytari, vep. e cit., fq. 138.
[44] Alim- amil, do të thotë: Dijetar- punëtor me dijen e tij. (Autori).
[45] F. Luli, I. Dizdari, N. Bushati, “Në kujtim të brezave”, Shkodër, 1997:656, 661.
[46] Muhamed Sytari, vep. e cit., fq. 165-166.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 28, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...