Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Jan 23, 2024 Zani i Nalte Jurisprudencë, Studime 0
Nga Prof. Dr. Bekir Topaloglu
“Njeriu që ka dy gra në kurorë dhe anon drejt njërës më shumë sesa tjetrës, do të vijë në Ditën e Gjykimit me njërën anë të trupit të paralizuar.” (Profeti Muhamed a.s.)
MARTESA ME SHUMË GRA NË SISTEMIN E VJETËR JURIDIK RELIGJIOZ
Në të drejtën e vjetër egjiptiane e cila iu jepte më shumë të drejta grave, në krahasim me atë greko -romake, gruaja, nëse nuk i takonte klasës klerikale, në kushte të caktuara burri mund të merrte më shumë se një grua.[1]
Në të drejtën e Babilonit, sipas ligjeve të Hamurabit, nëse gruaja nuk mund të lindë ose nëse lëngon nga ndonjë sëmundje e rëndë, burri mund të marrë robëreshë.[2]
Ndërsa në të drejtën kineze, burri mund të martohet me gra nga rendi i dytë, nëse e lejojnë kushtet financiare. Por, me kusht që fëmijët që do të lindin nga këto gra, të numërohen si fëmijë të vërtetë të gruas së parë.[3] Tek brahmanët e vjetër, sipas librit të Vishnus, burrat sipas klasave që u takojnë, mund të marrin një, dy, tri ose katër gra. Ndërsa në librin Apastamba, vërehet një kufizim: nëse një grua i plotëson obligimet e veta dhe, nëse mund të lindë djalë, burri i saj nuk mund të martohet me një grua tjetër. E në të kundërtën, mund të martohet. Sipas rregullave Manu, një burrë duhet ta zgjedhë gruan e parë nga kasta e vet. Si grua të dytë mund të marrë një grua nga kasta më e ulët. Dhe në fund, sipas institucioneve të Naradës, burri sipas kastave mund të martohet me një, dy ose tri gra. E sipas disa institucioneve edhe gruaja ka pas të drejtë që ndonjëherë të ketë më shumë burra.[4]
Edhe në Persinë e lashtë qe aprovuar poligamia.[5] Në të drejtën romake ekziston istifrashi që do të thotë – bashkëjetesa me një grua pa kurorëzim ligjor.[6]
Në Dhiatën e Vjetër theksohet se Daudi a.s. qe martuar me disa gra.[7] Kur shpjegohen dispozitat që bëjnë fjalë për ndarjen e pasurisë së babait midis fëmijëve nga dy gra, flitet në mënyrë normale, pa ndonjëfarë turpi.[8] Prandaj, nga kjo kuptohet se edhe tek hebrenjtë kishte poligami.[9]
Në Dhiatën e Re nuk ekziston asnjë pasazh me anë të të cilit ndalohet martesa me më shumë se një grua. Por, këshillohet se “Një grua është e mjaftueshme për një njeri”. Martesa me më shumë gra në botën e krishterë, deri në shekullin XVI ishte gjë normale. Westermarck në veprën e tij historike këtë e thekson duke dhënë edhe shembuj. E dimë edhe atë se në botën krishtere bashkë me robërimin ekzistonte edhe istifrashi.
Në siujdhesën arabike ku lindi dhe u zgjerua Islami, nuk kishte kurrfarë kufizimi lidhur me këtë. Ashtu siç burri ka mundur të marrë sa gra të dojë, po ashtu ka qenë e mundur edhe të këmbehen gratë midis burrave. Kanë ekzistuar edhe gra “të lehta” që llogariteshin si pronësi e përgjithshme.
POLIGAMIA NË ISLAM
Islami, me ajetin 3 të sures Nisa, lejon të merret më shumë se një grua. Ajeti është si vijon:
“Në qoftë se frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, tri a me katër. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.” Në këtë ajet theksohet “nëse nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve.”
Lidhur me të, ja se ç’shpjegim jep Aishja r.anha: “Bonjakja ndodhet nën kujdesin e zotëriut dhe ai dëshiron ta marrë atë me ndonjë mehr të thjeshtë duke vënë merak në bukurinë dhe pasurinë e saj. Të këtillëve u ndalohet martesa me bonjaket, edhe nëse japin mehr të caktuar dhe nëse sillen në mënyrë të drejtë- u është urdhëruar të marrin gra tjera përveç bonjakeve.”[10]
Ndërsa Ibën Xherir et-Taberi shënon edhe këtë:
Disa kanë thënë se domethënia e këtij ajeti është: “Ashtu siç frikësoheni nga pamundësia e plotësimeve të të drejtave ndaj bonjakeve, në të njëjtën mënyrë duhet të frikësoheni nga prostitucioni me gratë. Mos bëni prostitucion, por nga gratë që u janë të lejuara merrni nga dy, tri ose katër.”
Edhe Shevkani përmend domethënien e njëjtë në tefsirin e vet “Fethu’l-kadir”.
Duket se martesa me më tepër se një grua, dy, tri e në fund katër nuk është ndonjë obligim farz ose urdhër vaxhib, por është një leje në mënyrë që t’i iket prostitucionit. Por edhe kjo leje është kushtëzuar me mundësitë dhe drejtësinë. Ajeti na shpjegon se në bashkëshortësi është kryesore të kënaqesh me një grua, duke theksuar se martesa me një grua është më afër plotësimit të të drejtave. Kështu, mund të japim një rezyme lidhur me poligaminë në Islam, para lindjes së të cilit, nuk pati ndonjë kufizim:
Disa vërtetojnë se, në Islam është asgjësuar kjo leje, me qëllim që të pengohet poligamia. Por, ky është mendim i gabuar, meqë nyja është zgjidhur me ajetin ku flitet për poligaminë. Tani e tutje, njeriu që do të ketë më tepër se një e më së shumti katër gra, do ta kryejë obligimin ndaj shpirtit të vet që s’varet nga ai, pas plotësimit të kushteve materiale siç është ushqimi, veshmbathja, strehimi e të tjera, bile edhe fjetjen pranë tyre:
“Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave edhe nëse përpiqeni, pra mos anoni krejtësisht nga njëra e ta leni tjetrën të varur. E nëse përmirësoheni dhe i ruheni (padrejtësisë), Allahu ju fal dhe ju mëshiron.”[12]
Pejgamberi a.s. bënte drejtësi midis grave të tij, dhe thoshte kështu:
“O Zot, kjo është drejtësia që kam në duart e mia. Mos më merr si përgjegjës nga drejtësia që ke Ti e unë nuk disponoj me të.”[13]
Burri respekton barabarësinë në të gjitha sjelljet e veta përveç në dashuri, që nuk varet prej tij. Pejgamberi a.s. thotë: “Njeriu që ka dy gra në kurorë dhe ka më tepër simpati në njërën se në tjetrën, në Ditën e Gjykimit do të vijë me njërën anë të paralizuar.”[14] Nëse njëra nga gratë nuk është myslimane, ajo gëzon të njëjtat të drejta si gratë tjera.[15]
A KA NEVOJË PËR POLIGAMI?
Siç dihet, kurora në Islam mbështetet në qetësinë dhe paqen, dashurinë, simpatinë, ndershmërinë shpirtërore dhe në vazhdimësinë e gjeneratave, e jo vetëm në kënaqësinë seksuale. Pejgamberi a.s. duke bërë fjalë për këtë, thekson: “Martohuni, por mos shkurorëzoni, meqë Allahu i Lartësuar nuk i do burrat dhe gratë që varen në kënaqësitë (pasionet).”[16]
Duke folur kështu ai e ndaloi shpërhapjen e martesës në favor të kënaqësive të ulëta. Atëherë nuk është i drejtë pohimi se gratë janë të robëruara për kënaqësitë e burrave, duke e vërejtur lejimin e poligamisë në Islam. Të përsërisim se poligamia nuk është ndonjë gjë e urdhëruar, kryerja e së cilës është e domosdoshme si farz ose vaxhib, por është një mënyrë e ruajtjes nga prostitucioni dhe nga imoraliteti. Siç do të shpjegojmë më tutje, Islami mundohet t’i mbyllë rrugët për të hyrë në prostitucion, kështu që parasheh dënime madje edhe me vdekje.
Shkencëtarët e Islamit kështu i radhisnin disa nga arsyet pse poligamia do të ishte e nevojshme:
1) Kur gruaja të jetë e sëmurë prej lindjes nga impotenca dhe të mos ketë ndjenja për marrëdhënie intime;
2) Të jetë e sëmurë, aq sa nuk mund t’i kryejë detyrat e bashkëshortësisë;
3) Kur nuk lind fëmijë. Shkurorëzimi do të sillte dëme dhe halle më të mëdha nga rimartesa. Gruaja që do të përjetonte këtë, nuk do të mund të martohej me të tjerë dhe do të shkatërrohej.
4) Gruaja kalon nëpër periudha të menstruacionit mesatarisht një javë në muaj, ndërsa pas secilës lindje, dyzet ditë lehoni. Në këto periudha sipas Islamit, është haram të bëjë marrëdhënie seksuale. Veç kësaj, veçanërisht gjatë kohëve të fundit të shtatzënisë, s’mund të kryhet obligimi ndaj bashkëshortit. E disa burra nuk qëndrojnë të durueshëm, ndaj anojnë kah prostitucioni.
5) Potenca seksuale e gruas dobësohet dhjetë deri në njëzet vjet më herët në krahasim me atë të burrit. Ndërsa, sipas gjendjes familjare, mund të dëshirohet madje edhe fëmijë gjatë kësaj kohe.
6) Mungesa e meshkujve për shkak të tragjedive, kryesisht nga luftërat. Shembull më i mirë është Gjermania pas luftës së Dytë Botërore. Të gjithë e dimë gjendjen e mjerueshme të grave gjermane, madje edhe kërkesat e tyre për “importimin e burrave”. Faraoni në kohën e Musait a.s. i vriste bijtë e izraelitëve, ndërsa bijat e tyre i linte të jetojnë. Këtë mosbaraspeshim, Kur’ani e quan “torturë, dhembje të madhe dhe shkatërrim.”[17]
Evropa që rreptësishtë e sulmon poligaminë në Islam, të gjitha këto domosdoshmëri dëshiron t’i mbulojë me një gjë: “mosvërejtjen e prostitucionit”. Prostitucioni, prostituta dhe fëmija jo legjitim, preferohen në vend të kurorës legale, gruas dhe fëmijës legal. Mirëpo, mendimtarët evropianë filluan në mënyrë pozitive të shikojnë në poligami, të cilën, e pranuan për shkak të çekuilibrit në numër mes gruas dhe burrit, për ta ruajtur nga shkatërrimi jetën e burrave dhe të pronësive të tyre për shkak të dashnorëve të grave dhe shtimit të vrasjeve e abortimeve, me qëllim të pengimit të fëmijëve jolegjitim.
Westermarck, në veprën e tij historike, thotë: “Poligamia, pas ndalimit në Perëndim, s’është shmangur nga praksa. Më pastaj, a është sistemi më i përkryer dhe i fundit, ai në të cilin do të kënaqet njerëzimi vetëm me një grua?”
Përgjigjet janë të ndryshme. Sipas Herbert Spenserit, sistemi i fundit është monogamia.
Ndërsa sipas Lebonit: “…ligjet evropiane për një kohë të shkurtër do ta lejojnë poligaminë.”
Prof. Ehrenfeli mendon se poligamia është e domosdoshme për shkak të ruajtjes së racës ariane. Shpjegim më të mirë lidhur me këtë çështje nxjerrim nga vepra e prof. Muhamed Hamidullahut:
“Monogamia faktikisht, është dukuri më e rrallë në krahasim me bigaminë, që llogaritet si gabim i rrezikshëm dhe mosrespektim i ndalimeve dhe gjërave të shenjta. Përveç kohëve të fundit, kur në mënyrë të shpejtë u zhvillua kultura e Perëndimit, s’mund të gjendet një nocion ideal dhe parimor, kuptim që s’mund të shtrembërohet. Madje edhe në doktrinën krishtere, asgjë s’është thënë që të japë argumente të një pasqyre të këtillë.[18]
“Askush nuk ka të drejtë të thotë se krishterimi është ai që e detyron botën e civilizuar të Perëndimit në monogami. Krishterimi nuk e ka ndaluar në mënyrë të haptë poligaminë veç kryepeshkopëve dhe gjakonëve (Timotheu 3/2, 12)… Asnjë nga koncilët e krishterë nuk e kundërshtuan poligaminë; nuk u pengua që kjo të vazhdojë as nga mbretërit, aty ku ekzistonte poligamia në kohën e idhujtarisë. Në mes të shekullit të VI mbreti i Irlandës Diarmait, kishte dy mbretëresha dhe dy robëresha. (D’Arbois de Jubainville, VI, 292). Poligamia është vënë në praksë pa kurrfarë pengesash gjatë kohës së mbretërisë së Merovingienit. Karli i Madh kishte dy mbretëresha dhe shumë robëresha, e njëri ndër ligjet e tij theksonte se poligamia nuk është e panjohur për murgjit[19]. Më pastaj Filipe de Hesse dhe Frederic – Guillaume de Prusse nga sekti luterian marrin nga dy gra me lejen e murgëve. [20] Lutheri personalisht ia lejoi bigaminë të përmendurit më lartë. Të njëjtën gjë e bëri edhe Melanchetoni. [21] Shumë herë Lutheri vet personalisht, fliste për poligaminë me një tolerancë të madhe: “Kjo (poligamia) s’është e ndaluar nga Zoti… Nuk ka dyshim se poligamia preferohet në vend të shkurorëzimit.”[22] Më 1650 pas marrëveshjes së Westfalisë, Parlamenti Ushtarak i Frankonit (Kriegstag) lëshoi vendim, që prej atëherë, çdo burrë mund të marrë nga dy gra, si preventivë kundër zvogëlimit të popullatës, pas luftimeve tridhjetëvjeçare.[23] Disa sekte krishtere luftuan shumë për poligaminë. Më 1531, në Munster anabaptistët bënë përpjekje duke dashur që, në mënyrë të hapët ta zgjerojnë poligaminë dhe thanë se i krishteri i vërtetë duhet të ketë shumë gra.[24] Dhe, siç e dimë, Mormonët e shikonin poligaminë si një institucion hyjnor.[25]
Në njoftimin e princit gjerman Philippe de Hesse, që ia dërgoi teologut Marthin Bucer, lidhur me ca pyetje që i kërkoi t’u parashtrohen shkenctarëve tjerë fetar (Martin Lutherit dhe Filippe Melancheton), shënohet si vijon “(Paragrafi i X): “E di se Luteri dhe Melancheton e kanë këshilluar mbretin anglez që të martohet me një grua tjetër para se të ndahet prej të parës.[26] [27]
Gruas së parë në poligami, do t’i lëndohet krenaria. Do të ndjejë xhelozi dhe brenga për shkak të martesës së burrit të saj me një grua tjetër. Por, nga ana tjetër, në martesën jo legale që i takon jetës së prostitucionit me dashnore, ekzistojnë edhe rreziqe tjera: humbja e nderit të burrit që hyn në prostitucion dhe të gruas së tij, dëmin që do ta pësojë gruaja e një burri të atillë, për shkak të jetës së përbashkët me një njeri të pandershëm, dhe mundësia për kapjen e rrugëve të këqija që t’i revanshohet burrit, si dhe dëmi, që do ta pësojë burri për këtë gjë. Nga ana tjetër, nëse ajo grua është martuar e që ishte në marrëdhënie me një burrë të këtillë, tradhtinë që do ta pësojë burri i saj, madje edhe dëmin që do ta pësojë gruaja e atij burri që hyn në marrëdhënie me gruan që deshi t’i revanshohet burrit… Nga të gjitha këto marrëdhënie jo legale paraqiten mbytja e fëmijëve, zgjerimi i sëmundjeve venerike, edhe armiqësia midis palëve… Duket se kur të ndalohet poligamia edhe pse ekziston nevoja dhe domosdoshmëria për të, njëra pas tjetrës vijnë tragjeditë deri atëherë kur të shthuret çorapi.
Të përkujtojmë se në të drejtën islame, gruaja ka të drejtë të kërkojë që të mos i martohet burri me një grua tjetër derisa është e lidhur kurora me të. Pas aktit që do të kryhet në mënyrë legale marrëveshja që do të bëhet, do të vazhdojë, nëse ajo bën fjalë për atë se burri nuk guxon të martohet rishtas, e nëse martohet, gruaja e parë ta mbajë të drejtën e shkurorëzimit. Në një hadith thuhet: “Kushti që më së shumti meriton ta plotësoni është ai që e keni pranuar gjatë kurorëzimit.”[28]
Në këtë rast, gruaja, në poligami do të ketë të drejtë vote. Do të eliminohen dëmet shpirtërore që i takojnë. Në shumë vende të botës zyrtarisht nuk ekziston poligamia. Por, faktikisht ajo vazhdon të përhapet. Për këtë arsye, kohë pas kohe sillen ligje të ndryshme që të përcaktohet origjina e fëmijëve sipas sistemit juridik.
Në fund, mund të thuhet se feja Islame e ka aprovuar poligaminë për shkak të disa domosdoshmërive. Nëse njerëzia ende nuk e dinë dobinë e saj dhe nuk e aprovon poligaminë, s’mund të thuhet se një ditë, pas përvojave të ndryshme nuk do ta aprovojë.
[1] M. Es’ad, “Tarihul ilmil-Hukuk”, f. 44.
[2] Po aty, f. 74.
[3] Po aty, f. 97.
[4] Po aty, f. 139, 141, 149, 165.
[5] Po aty, f. 173, 175.
[6] R. Honig, “Roma Hukuku”, f. 171, 175
[7] Samueli, 2/12; 7/8
[8] “Libri i Ligjit të Përtërirë” 21/15-17
[9] M. Es’ad, “Tarihu ilmi’l-Hukuk” f. 193.
[10] Buhari v. VI f. 116
[11] Ibën Kethir; “Fet’hu’l-kadir”; M. Z. el-Kevtheri, “Makalatu’l-Kevtheri” f. 217; “El-Muvakkiin” v. IV f. 343.
[12] Nisa, (4): 129.
[13] Mishkatu’l-mesabih, v. II f. 196.
[14] Po aty, v. II f. 196.
[15] Ibnu’l-Humam, “Fet’hu’l-kadir”, v. II f. 517
[16] Sujuti, “el-Xhamiu’s-sagir”, I, f. 448, 449.
[17] Bekare, (2): 49; Kasas, (28): 4.
[18] Shikoni “Encyclopedia Britannica” me titull “Marriage” dhe “Polygami”
[19] Thierry, “Narratives of the Merovingian Era”, f. 17 dhe vazhdimi; Hellwald, “Die Menschilche Familie” f. 558 I,: Hallam, “Europe During the Middle Ages” I, f. 420 nr. 2.
[20] Friedberg, “Lehrbuch des kath, u evang Kirchenrecht”, 436, n. 2 paragrafi 143.
[21] Koestlin, Martin Luther, II, 475 dhe vazhdimi
[22] Vepra e njëjtë, V. I, 137; v. II, f. 693 dhe vazhdimi
[23] Helvalld f. 559 dhe vazhdimi
[24] Vepra e njëjtë, v. I, f. 558.
[25] Westermarck, III, 50-51.
[26] J. P. Bossuet, “Histoire des variations des Eglises protestantes”, Libri i VI, prej vitit 1537 deri në vitn 1546: Oeuvres completes de Bossuet nouvelle. Bar-le-Duc 1877, v. III f. 233-250, veçanërisht f. 244 Shikoni “Dictionaires de la Bible” F. Vigoreux. Paris, 1912, materia Poligamia v. IV, f. 513
[27] Muhammed Hamidullah, “Islam’a Giris”, v. I f. 139
[28] Buhari, v. VI f. 138; Ibnu’l-Humam, “Fet’hu’l-kadir”, v. II f. 458; “I’lamu’l-Muvakkiin”, v. II f. 335; “Islam’a Giris” f. 140; ‘Ömer Nasuhi Bilmen, “Hukuk-i Islamiye ve Istilahat-i Fikhiyye Ka’musu”, v. II f. 38-40, 120.
Jul 02, 2024 0
Jan 11, 2019 0
Sep 13, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...