Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Jul 14, 2021 Zani i Nalte Retrospektivë 0
Tefsiri i Sure-i Duhasë
Kjo Sure ka zbritun në Meqqe edhe permban njimdhet’ Ajete
Abstrakt
Hazreti Muhammedi dëshronte me e pa atdhen e dashun të tij Meqqen dhe krejt Arebinë të dëlirtë prej puteve, dhe kombin e vetë e gjithë njerzín donte me e pa të pajosur me besime të sakta edhe me morale ëngjëllore, edhe me të vertetë brënda në njizet vjet krejt sinisija Arabi dyk e qenë nji shkretëtirë errësire dhe egersire me anen e ligjit Perandior, me anën e atij Kuranit të madhnushim e t’urushim u bë nji lulishtë njerzimi e qytetrimi, e kështû u bë nji shembëll lulzimi per gjith botët q’asi kohe ishin egersuar.
Shkaku i zbritjes të kësaj Suresë, pandehet a thuhet është vonimi i Vahjit pak ditë. Pra zbritja e kësaj Suresë, H. Muhammed Mustafajt po i jep një ngushlli të math edhe po e shkujdes se Zoti me madhësin e vetë ka me i a plotësuar mirësitë më të mëdha njerën pas tjetrës. Ky vonimi i zbritjes së Vahjit ka qënë në fillimin e Profetësisë së tij.
وَالضُّحَىٰ
Betohem për Duhanë q’është koha ma e ré e ditës.
وَاللَّيْلِ إِذَا سَجَىٰ
Betohem edhe për natën kur pushon e qëndron që atëhere gjith sendet që kanë shpirt pushojnë e çlodhen.
مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَىٰ
Yt-Zot nuk të la edhe s’ t’u zemrua.
Resulull-llahu (A.S.) me qënë se ishte njeri, në fillimin e ardhjes së vahjit medoemos nga randësija ndrydhej pak, edhe ndërsinte, nga ky shkak vahji duhesh të vonohej qi zemra t’i tulitej dhe ta merte për malli ëngjllin e vahjit edhe ta priste vahjin me një mallëngjim. Prandej Zoti me madhësin e vetë Urdhnon e i thotë:
وَالضُّحَىٰ وَاللَّيْلِ إِذَا سَجَىٰ مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَىٰ
I dashuri im Muhammed! Mos u mërzit se t’u vonue pak dit vahji (e ftekmja e lajmevet perendiore), betohem për kohen Duha që me anën e rezevet të djellit të saj forcon ngjallimin e sendeve që mbijnë dhe rriten, betohem edhe për natën që qëndron dhe gjithë gjât e gjalla ndër tê çlodhen dhe përmbledhin e i përsëritin prapë fuqit që kanë përdorur ditën, pra çlodhen për me e përgadit fuqinë për ditën e nesërme.
Zoti ty s’të la, dhe prej teje nuk u merzit edhe fare mëni s’të ka zënë. Porse fillimi i vahjit i shembëllen kohës së parë të ditës, pernjiheresh drita e madhe e vahjit lindi në zemrët tënde, per të paren herë trupi tënd si u mbyt në det të nurit të Zotit, u lodhe e u trondite nder ato vallët të jashtëzakonshme të drites prëndijore, pra duhesh qi trupi i yt i bekuar të çlodhej pak por si nata që pushon, që kështu ta përmblidhje gjith forcen për me i sjellë fuqi dhe për me i bâ ballë atyre valve mâ të mëdha të nurit të Zotit që do të përpiqëshin në trupthit tënt me nji vazhdim të rregullët njëzet e ca vjet.
Ky ishte shkaku i vonimit të vahjit e jo tjetrë send o i dashuri im!
وَلَلْآخِرَةُ خَيْرٌ لَكَ مِنَ الْأُولَىٰ
Puna tënde e pastajme për ty është mâ e mirë (mâe dobishme edhe mâ e mbrothshme) se e para d.m.th.: vahjet që do të kallzohen pas këtaj janë mâ të dobishme edhe mâ frytëdhënse se vahjet që të janë dhënë mâ të mëdhatë mrekulli i ké pas këtaj, pra mos u merzit!
وَلَسَوْفَ يُعْطِيكَ رَبُّكَ فَتَرْضَىٰ
Yt-Zot mâ vonë ka me të dhënë aqë shumë mirësi sa do të këndaqesh edhé vetë, d. m. th. Me anën e vahjit që të ka zbrit shumë vjet pa pra, ti edhe kombi i yt nga pikë-pamja e ndriçimit kini me kapë shkallën mâ të naltë, feja tënde do të naltësohet, fjala e jote e njitimit Perëndijor do të mbretërojë; me anën e këti kanuni qiellor që po i u tregon Ymmetit tënt kanë me jetu në një lumtëri të madhe përmbi gjith Ymmetet.[1]
Hazreti Muhammedi dëshronte me e pa atdhen e dashun të tij Meqqen dhe krejt Arebinë të dëlirtë prej puteve, dhe kombin e vetë e gjithë njerzín donte me e pa të pajosur me besime të sakta edhe me morale ëngjëllore, edhe me të vertetë brënda në njizet vjet krejt sinisija Arabi dyk e qenë nji shkretëtirë errësire dhe egersire me anen e ligjit Perandior, me anën e atij Kuranit të madhnushim e t’ urushim u bë nji lulishtë njerzimi e qytetrimi, e kështû u bë nji shembëll lulzimi per gjith botët q’ asi kohe ishin egersuar.
Ajy H. Muhammed që në fillimin e profetsisë u ndoq e u perpoq aq fort, në nji kohë aqë të shkurtë arriu të shohë dhjetë miljonë shokë mysliman të saktë e besnikë therorë ndenë flamurin e tij qytetrim-prurës edhe bashkim-sjellës.
Të bëjmë nji krahsim pra: në ketë botë si dihet kanë ardhur qindra mijë Pejgamberë, por (أولو العزم) të Zotët e idesë të caktueme janë vetëm gjashtë: Ademi, Nuhi, Ibrahimi, Musaj, Isaj edhe Muhammedi (A.S.).
Tani të vimë né H. Muhammedi, në pak vjet dhjetë miljon vëllazër e motra u futën ndënë flamurin e tij, edhe le që asdonji nga shokët s’i bëri tradhti por kuer e donte puna njiqind për njëheresh bëheshin therorët e tij.
Meret vesh bukur se H. Muhammedi është mbreti i gjith Profetvet. Kjo fé u përhap me një vullnet vetijak pa pikë shtërngimi, aqë sa pa u mbushë një shekull, myslimanizma bashkë me qytetriin e saj u shtri gjer Puatje në Francë, e gjer në Gjine nga Afrika e në Çinë.
Vallë cila fé u përhapë e u shtri kaqë me shpejtë dhe vetvetiu si feja myslimane?
Edhe sikuer le të thonë prej inadit si të duan për H. Muhammedin, fundi i fundit sikushi ka me e njitue Zotin e Muhammedit edhe sikushi Zoti ka me e besue po H. Muhammedi.
Të vimë prap te tefsiri i Ajetit të sipërme që thoshte: “Zoti të ka për të dhënë aqë shumë te mira per me ta plotësue fenë tënde permbi ç’ do pikpamje, sa do të kënaqesh, do të gëzohet shpirti edhe do të thuash të qofsha falë zot se ma mbushe qëllimin e zemrës edhe m’i plotësove gjith mirësit ashtu si deshronja”.
N’ajetet që vijojnë, Zoti po i a numron Pejgamberit mirësitë si i a ka filluar që prej voglije dhe i thotë:
أَلَمْ يَجِدْكَ يَتِيمًا فَآوَىٰ
Yt-Zot a nuk të gjeti jetim dhe të vendosi e të tuliti? d. m. th. që kur ké qenë çilimi Yt-Zot të mori në prehrin e tij Perendior edhe u perkujdes për ty. Të vdiq yt atë Abdullahu të la në bark të mëmës së tate, kuer të vdiq jot ëmë ndodhesh katër vjetç, të mori yt gjysh Abdul-Mutal-libi në gjît të vetë; por kurse vdiq edhe plaku ishte tetë vjetç. Ajy me gojen e vetë porositi të yt ungjët Ebu-Talibin q’ ishte mëshirëmath dhe t’ u kujdesua, të mprojti edhe si u bëre profet.
Vërtet u rrite pa mëmë e pa atë, por ti nuk vuajte as pak, ti u rrite si në gjît shênjtë të Zotit, edukationin ëngjellor e more drejt për së drejti nga Zot’ i vërtetë. Ti vërtet, si çiliminjt e tjerë s’ thirre kurrë o atë por o Zot!
أَلَمْ يَجِدْكَ يَتِيمًا فَآوَىٰ
A nuk quhet nga plotësimet e mirësivet edhe kjo që yt-Zot të gjeti të habitur edhe të terhoqi në rrugën e drejtë e në fenë e saktë e cila ishte çkatërruar, d.m.th. H. Muhammed Mustafaj që kur ishte foshnjë i mitur putet s’i donte dhe i shante, ajy që çilimi mentonte edhe besonte një Zot të vertetë. Një ditë i unguli deshi ta shpjerë në falishtet plot pute, porse ëngjelli i Perendisë pa u fut brenda i ardhi, një dridhje e tmerçme në trupthin ëngjëllor dhe i ungjëli u shtrengua me e largu dhe pastaj kurrë mâ s’ e ngau por e la në lirinë e vetë. H. Muhammed Mustafaj, në të rit të tij le qi do nji punë të pa pelqyeme nuk punoj por nuk luajti as s’ i luajnë çiliminjit e tjerë. Kur i thoshin çiliminjit hajde të luajmë i u thoshte: Zoti s’ na ka krijuar të luajmë e ta shkojmë kohën kot, por jemi krijuar të mentohemi perse kemi ardhur dhe të mentojmë bukurin e Zotit. Që në të rit të tij fitoj titullin محمد الأمين Muhammedi i besushim.
Asi kohej në tokët t’ Arebisë vazhdonin kater llojë besime. 1)Myshriqët veç Zotit besonin dhe nji vark perendishë që edhe këta ndaheshin nder disa degë. 2) Disa Hanife që besonin vetëm një Zot të cilët nuk ishin as njizet e pesë veta. Ma i ndigjushmi i Hanifeve është Zejdi bir i Amrit Kureshi. Këto vjersha janë të tijat:
لربا واحدا أم ألف رب أدين إذا تقسمة الأمور
عزلت اللات و العزى جميعا كذلك يفعل الرجل البصير
A vetëm një Zot duhet të besoj a një mijë?
Kurse punët e krijimit t’ i ndahen Zotëve, a fé quhet ajo?
Unë Latin, Uzanë edhe gjith shokët e tyre i çpora
zati buri me sy e me ment kështu punon
3) Jahudinjt, që besonin një Zot porse fenë e kishin çkatrruar, Tevratin e kishin ndëruar e ndryshuar edhe Uzejrin e njihnin si bir Zoti nga shkaku se e këndonte Tevratin krej në gojë[2]. 4) Kristijanët të cilët asi kohej pas mbëledhjevet t’ Ezeknemidit kishin pranuar tritimin, dhe nga an’e romakve ishin futur nepër kishat edhe statytë të cilët si Isaj e Musaj ashtu edhe gjithë profetët i kishin çporur nga faltoret.
Punë e H. Muhammedit nuk ishte tjetër vetëm se mentonte si t’i shpetojë prej besimeve të kota, prej moraleve të ndyta, prej zakoneve të këqija edhe nga zgjedha e huaj që po i afrohej edhe Hixhazit. Nga ky shkak drita e gjithsisë po jetonte ndënjë habitje të madhe edhe nuk dinte se çë rrugë të kapte e qysh ta levdonte e ta tregonte Zotin. Se me të vertetë njeriu vetë-vetiu si mundet ta çfarësojë Zotin e në ç’mënyrë duhet ti falet, pa me i tregu Zoti me një tregim Perendior. Zati gjith profetët kësisoj të habitshim kanë qenë pastaj Zoti me anën e vahjit i a u ka njohtruar vehten edhe i ka shpetuar nga habitja (حيرة). Kështu edhe i madhi i gjith profetëve H. Muhammedi para se i vjen profetsija ka qenë i habitur në mënyrët të njëtimit të vertetë edhe gjer sa e pshtolli drita e madhe e vahjit donte të rinte i qetë dhe pshehurazi t’i falej Zotit.
Prandej i urdhnon Zoti: وَوَجَدَكَ ضَالًّا فَهَدَىٰ
Zoti prej teje s’u mërzit, edhe s’tu zemrua por mirsitë t’i plotësoj, se ti ishe i habitshim në mënyrën e shpetimit të popullit, edhe yt-Zot të tërhoqi në rrugët të vertetë edhe me anën e H. Kur-anit popullin tënt si nga errësira ashtu edhe nga zgjedha e të huajve e shpetove. Popullin e Arebisë e ndriçove me anën e fesë të vertetë edhe i u dhe nji liri të plotë, i u fale një kulturë njerëzimi e qytetrimi që ma vonë ay ndriçim pushtoj gjith dynjanë.
وَوَجَدَكَ ضَالًّا فَهَدَىٰ
Yt-Zot, të gjeti të varfër edhe të bëri të pasur. I ati me qënë se kur vdiq e la në barkut të s’amës nuk i la ndonjë trashëgim të math vetëm një deve dhe një shërbëtore. Gjëja ishte në dorët të gjyshit që hala po rronte.
Muhammed Mustafaj pasurinë e shtoj nga tregëtija që bënte vetë dhe nga ato q’i fali Z. Hadixhe. Kjo zonj’ e nderçme, i u lut H. Muhammedit që të shkojë vetëm një here me karvanin e saj për udhtim në Sham për me e rregullue tregtinë e kështu H. Muhammedit i dha një fitim të math.
فَأَمَّا الْيَتِيمَ فَلَا تَقْهَرْ
Sa për jetimin, mos e poshtëro! Ti edhe vetë u rrite jetim. Hidhërimi i ngushticës se ç’ është ti e di vetë. Ti u rritet në prehrit të gjyshit e t’ yt-ungjëli porsi nji lule, keqësi s’ pê fare, pra dija shyqyrin ksaj miresije dhe përkrahi jetimët, për ata çel shkolla, jepu moral e mirësjellje që të bëhen një gjymtyrë e dobishme për ymmetin tënt, se po të rriten me poshtësi e pa kujdesësi, po të rriten me vetija të ndyta do të bëhen një plëndes i rezikshim për shoqërimin vëllazënor.
Si ç’ do mëm e atë po të mentohet se vdekjen e ka prapa veshit dhe gjânë e mallin e tyre kanë me e ngrënë kujdestarët dhe bijt e bijat e tyre që do të ngelin jetim kanë me heq gjith keqësitë, atëhere duhet të përkujdesohen tepër për jetimët e t’ i shohin më bukur se fëmijën e vetë.
وَأَمَّا السَّائِلَ فَلَا تَنْهَر
Të vimë ne ajy që prej teje pyet a kërkon donjë çeshtje, mos i çfry edhe mos e çpor! por mbaroja nevojen. Habitjen tënde, Zoti si ta zgidhi me anën e profetësisë, duhet t’ ia u zgithç edhe ti atyre që të sillen përpara.
وَأَمَّا بِنِعْمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثْ
Edhe sa për plotësimin e mirësive të t’ yt-Zot bëj shyqyr, se atdhenë ta pastroj si nga zgjedha ashtu edhe nga pafesija. Mos u kurse kurrë por bëji mirësi jetimve, kujdesoju për nevojtarët edhe përpiqu t’ i bësh mirë si kujt që të siellet dhe kërkon ndihmen e përkrajen tënde.
Me të marë ketë urdhër H. Muhammedi për jetimë aqë shum kujdesohej sa si për veshjen e ushqimin e tyre emënonte kujdestarë ashtu edhe për mësimin e tyre vendoste mësonjës, dhe kësisoj si në kohët të Pejgamberit ashtu edhe në kohët të Halifeve të tij nga populli mysliman nuk dukej do nji jetim a grua e vê që të lipte.
Ma të mbdhenjtë e vakfeve të botës për këto lloj mirësi ishin themeluar.
Zoti me anën e kësaj Sures, po i kallzon H. Pejgamberit se qysh e shpetoj prej habitjes që pati edhe si e mësoj të punojë per me e shpetu popullin e tij edhe gjith popujt e botës nga errësira e pafesisë, dhe si t’i shpetojë nga zgjedha e robërisë, si të formojë vëllazrimin e përgjithshim edhe si të perhapje qytetrimin e vertet.
Edhe nga këto u muar vesh se si ç’do Ajeti i H. Kur-anit âsht nga një mburim për kulturën e lulëzimit e cila kulturë ka pjellë kulturën Europjane të sotçme.
Të fala të qofshin o Zot i vertetë!
Fjala tënde është muxhize për jetë
Sa turp i madh është pe na e sa mare!
Harzreti Kur-anin e harruam fare.
Po të kujdesohej edhe sot ymmeti
Ashtû si kujdesej vetë Muhammedi
Bota myslimane kësi soj nuk ngelte
Do të perparonte mbi kulmin do delte.
Kulturë e vertetë vet është Kur-ani
Nuk përparon kurrë pa tê myslimani
Pra Atdhén e fenë s’duhet ta harojmë
Se pa fé, pa atdhé nuk mudnim të rrojmë. [3]
H. Ali.
[1]. Vertet, sa paten punuar pas kanunit të tij Perendijor, kanë jetuar me nji lumtri te jashtë-zakonshme afer shtat shekulla. Kur e lané u lane.
[2]. At-here duhesh edhe gjith Hafezet e Kur-anit te quheshin bijt e Zotit!…
[3]. Marrë nga revista “Zani i Naltë”, nr. 8, viti 4, mars 1927, f. 227-236.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...