Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Jun 30, 2021 Zani i Nalte Studime 0
nga Msc. Artan S. Mehmeti
Abstrakt
Kontributi i El-Birunit, në fushën e gjeografisë dhe gjeologjisë, janë studimet rreth shpërthimeve gjeologjike, hulumtimet në fushën e metalurgjisë, matjet e gjatësisë dhe gjerësisë gjeografike, si dhe metodat për përcaktimin e largësisë relative të një vendi nga një vend tjetër. Ai gjithashtu studioi dhe shpjegoi natyrën e burimeve dhe puseve artizane me metodat hidrostatike, si dhe komunikimin e këtyre puseve përmes kanaleve nëntokësore.
Nga ana praktike, El-Biruni ndërmori një nismë që nuk ishte marrë kurrë më parë. Me sistemin që kishte ndërtuar arriti të përllogarisë me një përqindje gabimi gati të papërfillshme koordinatat e hapësirës midis Gazës dhe Bagdadit, qytete të cilat ndaheshin në një distancë dhe hapësirë më shumë se 2.000 km.
El-Biruni gjithashtu kishte mjaft shkathtësi për të përpiluar harta qytetesh dhe llogariste distancat mes tyre. Këtu bëhet fjalë për qytetet që gjendeshin në Lindjen e Mesme, si dhe për nënkontinentet perëndimore indiane.
Ebu Rejhan Muhammed bin Ahmed El-Biruni, lindi në Corasmia, një rajon i lashtë, që asokohe ndodhej në veriperëndim të Persisë, nën kalifatin islam të abasidëve. Aktualisht ky rajon i takon Uzbekistanit. Zbulimet e tij ishin në fushën e gjeografisë, astronomisë, gjeologjisë, matematikës, fizikës, kimisë, filozofisë, etj.
Puna shkencore e El-Birunit është origjinale, si dhe ka një rëndësi të madhe në zhvillimin e shkencës. Gjatë jetës së tij, ai shkroi 146 libra, nga të cilat 10 në topografi dhe hartografi, 9 në gjeografi, si dhe 2 në veprimtarinë minerare. Hulumtimet e tij shkencore të gërshetuar me punimet e El-Hejthem (El-Hazin), dhe të shumë shkencëtarëve të tjerë myslimanë, së bashku i hodhën themelet e shkencës moderne. Nga kjo kuptohet se në veprat e tij rëndësi të veçantë zë edhe gjeografia dhe studimet që kanë lidhje me këtë fushë.
Ndër librat më të njohur të El-Birunit janë:
Kontributi i El-Birunit, në fushën e gjeografisë dhe gjeologjisë, janë studimet rreth shpërthimeve gjeologjike, hulumtimet në fushën e metalurgjisë, matjet e gjatësisë dhe gjerësisë gjeografike, si dhe metodat për përcaktimin e largësisë relative të një vendi nga një vend tjetër. Ai gjithashtu studioi dhe shpjegoi natyrën e burimeve dhe puseve artizane me metodat hidrostatike, si dhe komunikimin e këtyre puseve përmes kanaleve nëntokësore. El-Biruni ka qenë gjeografi i parë që e ka emërtuar lumin Angara, si dhe përshkroi popullsinë e krahinës së Baikalit që ndodhet në Siberinë Veriore. Ai gjithashtu ka dhënë informata edhe rreth Afrikës së Jugut e Mozambikut. Në aspektin praktik, El-Biruni ndërmori një nismë që nuk e kishte marrë kurrë më parë. Me sistemin që kishte ndërtuar arriti të përllogarisë me një përqindje gabimi gati të papërfillshme koordinatat e hapësirës midis Gazës dhe Bagdatit, qytete të cilat ndaheshin në një distancë dhe hapësirë më shumë se 2.000 km. Në hulumtimet e tij, El-Biruni ka shkruar se India në të kaluarën ka qenë një gji detar i lumenjve që rrjedhin nga Himalajet. Këta lumenj nga malet e kanë mbushur lumin Ind me materialë të eroduar, duke e shndërruar në tokë pjellore. Ai në librat e tij ka shkruar edhe për baticat e zbaticat e detit, duke sqaruar se ato shkaktohen nga ndikimi i forcës tërheqëse të Hënës në sipërfaqen e detit.
El-Biruni ka shkruar edhe mbi popullimin e tokës ku supozonte se ¼ e planetit është e banuar me njerëz. Ai ka thënë se ishujt e Azisë dhe Evropës janë të ndarë nga një det i madh, që është shumë i errët e shumë i dendur për navigacion, si dhe shumë i rrezikshëm për ta provuar. Me këtë ai u referohej oqeanit Atlantik dhe Paqësorit.
El-Biruni gjithashtu kishte mjaft shkathtësi për të përpiluar harta qytetesh dhe llogariste distancat mes tyre. Këtu bëhet fjalë për qytetet që gjendeshin në Lindjen e Mesme, si dhe për nënkontinentet perëndimore indiane. Një hartë skicë e punuar nga ai, ilustron vetëm një hartë, dhe si e tillë ushtron ndikim të konsiderueshëm në disa gjeografë të njohur. Harta e punuar nga El-Biruni tregon një shpërndarje më ndryshe të hapësirës e që përputhet më shumë me formën e tanishme të hapësirës. Disa vende përkatëse të Azisë, duke përfshirë Kinën, kanë ngjashmëri me vendet e hartuara në hartat e Shkollës së Belhit. Sidoqoftë skica e El-Birunit me botën ka dallime të konsiderueshme. Një hapësirë e hapur oqeanike në hemisferën jugore që korrespondon me Oqeanin Indian, ai e zëvendëson me hapësirën tokësore “incognita” (terra incognita), e te hartat e shkollës së Belhit, kjo tokë ndodhet në pjesën jugore të Afrikës. Oqeani Indian për këtë arsye është i lidhur me Oqeanin Atlantik nën majën jugore të Afrikës (e cila paraqitet si një formë drejtkëndëshe, jo trekëndore).
Në artikullin e S. Frederik Starr të publikuar në Revistën “History Today”, tregohet se një dijetar mysliman në fakt e ka zbuluar Amerikën, para se Kolombi të niste rrugëtimin e tij, në vitin 1498. Sipas artikullit në fjalë, El-Biruni, ishte personi i parë i cili kishte deklaruar zyrtarisht se ekziston një masë e pazbuluar e tokës në oqean, në mes të Evropës dhe Azisë. Edhe pse El-Biruni, i cili e bëri deklaratën në fillim të shekullit të njëmbëdhjetë, asnjëherë vetë nuk kishte “hedhur sytë” mbi Amerikën e sotme, ekspertiza e tij në gjeografi dhe hartë, e çoi atë në përfundimin se bota e njohur e cila shtrihej nga brigjet perëndimore të Evropës dhe Afrikës në brigjet lindore të Azisë, llogaritet vetëm për dy të pestat e botës.
Në moshën 17 vjeçare El-Biruni bëri përllogaritjen e lartësisë mbidetare të qytetit Kath, duke u bazuar në lartësinë maksimale të dukshme të Diellit (në zenit). Në moshën 22 vjeçare publikoi studimin për projektimet hartografike. El-Biruni është njeriu i parë që ka theksuar se Toka është e rrumbullakët, duke u bazuar në ajete kur’anore si dhe në hadithe të Pejgamberit a.s. Ai gjithashtu tregoi se Toka sillet rreth boshtit të vet. Në dallim nga paraardhësit e tij, të cilët matjen e perimetrit të Tokës e bënin me anë të vrojtimit të Diellit njëkohësisht nga dy vende të ndryshme, El-Biruni zhvilloi një metodologji të re, duke përdorur llogaritjet trigonometrike bazuar në këndvështrimin mes rrafshinës dhe majës së kodrës, një mënyrë që rezultoi me vlera më të sakta për matjen e perimetrit të Tokës dhe ishte mundësia që matja të bëhej nga një person i vetëm, nga një lokalitet i vetëm.
J. O’Connor dhe Edmund F. Robertson në Mac Tutor History of Mathematics kanë shkruar: “El-Biruni kishte dhënë kontribute të rëndësishme në gjeodezi dhe gjeografi. Ai prezantoi teknika për matjen e perimetrit të Tokës dhe doli në përfundim për një vlerësim, të cilin Perëndimi nuk arriti ta bënte deri në shekullin XVI-të, ku punimet e tij përmbanin tabela me mbi 600 koordinata të vendeve të ndryshme”.
Kontributi më i njohur i El-Birunit është punimi që ka të bëjë me matjen e rrezes së Tokës, e që është cilësuar si një vepër kolosale e kohës. Sipas matjeve të El-Birunit, rrezja e Tokës në ekuator është 6.339,6 km, duke e përmirësuar përllogaritjen 6.314,5 km të kryer nga Eratosteni në vitin 230 p.e.r. E veçantë e kësaj ishte mënyra e realizimit të kësaj matjeje, e cila u arrit pa instrumente përllogaritëse në majën e një mali në Indi. Vlera e matur nga ai, është 16,8 km më e vogël nga vlera e sotme 6.356,7 km, e cila është përllogaritur në Perëndim vetëm në shekullin XVI-të.
El-Biruni, zbuloi shtatë metoda të ndryshme për të gjetur drejtimin e veriut dhe jugut, gjithashtu zbuloi disa teknika matematikore në përcaktimin e fillimit të stinëve të vitit. Ai shkroi edhe për lëvizjen dhe eklipsin e Diellit. Gjatë hulumtimeve të tij, ai studioi rrotullimin e Tokës rreth boshtit të vet, si dhe bëri llogaritje të sakta mbi gjatësinë dhe gjerësinë gjeografike. El-Biruni kombinoi shpesh të dhënat astronomike dhe ekuacionet matematikore, në mënyrë që të zhvillonte metodologji për përcaktimin e lokaliteteve, duke regjistruar shkallët e gjerësive dhe gjatësive gjeografike. Ai gjithashtu kishte zhvilluar një teknikë të ngjashme për matjen e lartësive të kodrave dhe thellësive të luginave, që e paraqiti në punimin e tij “Kronologjia e kombeve antike”.
El-Biruni ishte hulumtues dhe studiues i dukurive astronomike, të cilat shfaqeshin në gjithësi, veprimtari kjo në të cilën dha edhe mendime dhe konkluzione, e po ashtu ishte edhe i përpiktë dhe kujdes të veçantë u kushtonte përllogaritjeve, në mënyrë që të dhënat nga vëzhgimet që bënte, të ishin sa më të sakta. Ai ishte i pari që zhvilloi eksperimente mbi fenomenet astronomike.
El-Biruni e përshkroi Rrugën e Qumështit si fragmente të panumërta dhe të paqarta yjesh, kurse kritikoi pikëpamjet e Aristotelit për sa i përket fizikës e kozmologjisë dhe vuri në pikëpyetje gati që të gjitha aksiomat fondamentale të tij në fizikë, sidomos thëniet e tij se trupat qiellorë lëvizin vetëm në formë rrethore, kurse El-Biruni thoshte se orbitat e tyre mund të jenë edhe eliptike, çështje kjo për të cilën ofroi edhe argumente. Ai zbuloi po ashtu se graviteti ekziston në sferat qiellore dhe kishte kritikuar Aristotelin për sa i përket kësaj çështjeje, pasi El-Biruni e kishte mohuar një gjë të tillë, ndërsa gravitacionin e Tokës ai e përshkruante si tërheqja e të gjithë trupave nga qendra e saj. El-Biruni gjithashtu kishte zbuluar se distanca mes Tokës dhe Diellit është më e madhe sesa kishte thënë Ptolemeu, pasi ky kishte shpërfillur eklipset vjetore të Diellit. Sa i përket shpejtësisë së dritës ai arriti në përfundimin se shpejtësia e dritës është jashtëzakonisht më e madhe se shpejtësia e zërit.
Duke studiuar punimet e dijetarëve të vjetër grekë, si Klaudio Ptolomeut dhe Pitagorës, ai ishte nga të paktët në atë kohë i cili kishte pretenduar se bota është e rrumbullakët. Edhe mësuesi i tij, El-Fargani gjithashtu kishte pretenduar se bota është e rrumbullakët, si dhe çuditërisht kishte arritur të realizonte një matje gati të saktë të perimetrit të tokës, të cilën më vonë, Kolombi e kishte përdorur si bazë për zbulimin e tij.
Në Horasan, El-Biruni përshkroi eklipsin diellor, i cili ka ndodhur më 8 prill 1019, si dhe eklipsin hënor, i cili ka ndodhur më 17 shtator 1019. Eklipsin diellor e vëzhgoi në Lamgan, një zonë e rrethuar me male, e ndodhur mes qyteteve të Kandaharit dhe Kabulit. Për eklipsin e Diellit, ku shkroi “në lindjen e Diellit ne pamë që përafërsisht një e treta e Diellit ishte zënë dhe eklipsi po bëhej më i dobët”. El-Biruni gjithashtu e pa eklipsin hënor në Gazna.
El-Biruni kontribuoi edhe me zbulimin e disa instrumenteve astronomike, shkroi traktatin e parë mbi planisferën, ose hartën e parë yjore, dhe prezantoi përdorimin e koordinatave drejtkëndore për të përcaktuar lokalitetet në hapësirën tredimensionale. Po ashtu shkroi edhe për astrolabin ortografik dhe ishte në gjendje të përcaktonte drejtimin e Kiblës nga çdo vend në botë. Kishte punuar, po ashtu, një traktat mbi këndmatësin dhe zbuloi hodometrin e parë, një mekanizëm ky që ka shërbyer për matjen dhe tregimin e distancës që ka kaluar një mjet i caktuar. Përshkrimi i parë i “gypit vrojtues” po ashtu është gjetur në punimet e tij. Edhe pse gypat e hershëm vrojtues nuk kishin thjerrëza (lente), ato i kishin mundësuar vrojtuesit të përqendrohej në një pjesë të qiellit, duke eliminuar dritën dhe interferencat e tjera që gjendeshin në natyrë. Këta gypa më vonë janë adaptuar në Evropë dhe ndikuan në zhvillimin e mëvonshëm të teleskopit.
Burimet
http://www.lchr.org/a/49/as/dijetare/biruni.html
Sep 13, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 01, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...