Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Mar 10, 2021 Zani i Nalte Editoriale 0
Ndahet nga jeta pedagogu dhe anëtari i Bordit Editorial të Revistës Shkencore “Zani i Naltë” Prof. Dr. Njazi Kazazi. Prof. Kazazi, qytetari model dhe një kontribuues i shquar në fushën e arsimit dhe kulturës.
Njazi Kazazi bir i një familje te njohur shkodrane, do t’i përkushtohej arsimit, fillimisht si mësues ne disa fshatra te Pukës, Shkodrës e Malësisë se Madhe, ku fitoi dhe admirimin e banorëve për sjelljen dhe edukatën e tij, respektin ndaj tyre dhe pasionin për një mësimdhënie sa më të mirë të nxënësve. Ky përkushtim bëri që ai të caktohet në vijim si specialist në ish-Kabinetin Pedagogjik të Shkodrës, një institucion shumë i rëndësishëm i kohës për arsimin, ku punoi për shume vite. Fjalë pak, punë shumë, kërkues ndaj vetes dhe kolegëve, Njazi Kazazi, do bëhej kështu mjaft i njohur në sektorin arsimor të Shkodrës, duke fituar edhe mirënjohjen e mësuesve, drejtuesve të shkollave, nxënësve e prindërve. Vlerësimi për punën në ish-Kabinetin Pedagogjik, bëri që Njazi Kazazi të emërohej më pas në një nivel më të lartë mësimdhënie e pikërisht pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Edhe këtu spikati me angazhimin e tij si një profesionist tashmë me përvojë i lëndës së gjuhës shqipe, së cilës i ishte përkushtuar që në shkollën e mesme për ta vijuar në studimet universitare.
Pikërisht në këtë universitet e mbylli zyrtarisht edhe karrierën e tij arsimore me daljen në pension, por në të vërtetë ai nuk iu nda universitetit, kolegëve dhe studentëve. Ndonëse në pension, ai kalonte jo pak kohë në mjediset e universitetit, duke ofruar përvojën e tij për pedagogët dhe studentët.
Prof. Njazi Kazazi me lirinë e besimit pas viteve ’90 do të angazhohej dhe do të jepte një kontribut të gjerë në publicistikë, duke botuar dhjetëra artikuj në shumë gazeta dhe revista islame, duke nxjerrë në pah shumë personalitete të shquara myslimane shqiptare. Prej rithemelimit të revistës “Zani i Naltë” në vitin 2012 ai ishte gjithashtu dhe anëtar i Bordit Editorial të saj, duke botuar shumë artikuj me karakter biografik dhe studimor për personalitete të shumta dhe historikun e medresesë së Shkodrës dhe arsimit islam në qytetin e tij të lindjes.
Redaksia e revistës “Zani i Naltë”, i lutet Zotit për rahmetin e tij dhe i shpreh familjes ngushëllimet më të sinqerta. Qofsh i xhenetit prof. Njaziu, miku ynë i ngushtë në rrugëtimin tonë.
Mar 30, 2019 0
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...