Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Dec 27, 2020 Zani i Nalte Retrospektivë 0
Preferenca n’Islamizmë âsht në divocjon. E si âsht në divocjon? A vetëm me u dhanë mbas punërave të Zotit dhe me heqë dorë nga punërat e kësaj dynjaje?
Jo, jo Zotëni, feja Islame nuk na predikon kështu, feja Islame na predikon, që të punojmë dhe të rregullohemi, por punërat dhe veprat që do të kryejmë duhet të jenë brenda urdhënave Perendiore dhe këshillave Profetike.
Koha e ardhëshme e jona, zotëni, asht si nji kopësht të cilin duhet t’a rritim me duert t’ona, e në qoftë se e humbim kohën kot, atëhere nuk kemi me korrë kurrëgja; vepërat e mira e bujare janë të sigurta si dita që vjen pas natës. Ketë e proklamon çdo bimë e vogël gruri, të cilin mund t’a kupëtojmë po të vëmë veshin me vretjtje.
Muslimanët nuk janë veç se vëllazën – nuk merret vesh se Muslimanët kanë vëllazeri vetëm me njeni tjetërin dhe jo me ata qi ushtrojnë nji fe tjeter, por kuptohet fare qartazi se n’Islamizëm nuk ka veçse vëllazeri; muslimani nuk e veshtron me sy të keq atë që ndjek nji fe tjetër, por përkundrazi edhe atë e konsideron vëlla, e sidomos né Shqipëtarët që përbëhemi prej dy tre fenave të ndryshme duhet të kemi nji vellazerim dhe bashkim që kështu të mund t’a përmirësojmë, t’a zmadhojmë, t’a zbukurojmë këtë copë Shqiperi…
Ky vëllazerim i madhënueshem nuk mbet vetëm si nji theori, por u bë një forcë me gjallni të vertetë prej shëmbellave fisnike të profetit Shênjtë H. Muhamedit (A. S.) të Shokëvet e pasuesve të Tij.
صلوا على خلاصة الموجودات سيدنا محمد
صلوا على من بعث رحمة للعالمين سيدنا محمد
صلوا على منبع الفيض و الصفا سيدنا محمد
أعوذ بالله من الشيطان الرجيم، بسم الله الرحمن الرحيم
يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُم مِّن ذَكَرٍ وَأُنثَىٰ وَجَعَلْنَاكُمْ شُعُوبًا وَقَبَائِلَ لِتَعَارَفُوا ۚ إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ
Të ndershem zotrinj!
Me qenë se qëllim kryesuer i Institutit të Medresës së Përgjithshme âsht të pajosë nji element, që të ketë njohuní për mbi parimet lumnuese të fese së natyrshme “Islamizmit”, e qi të bâhet i dobishem dhe i vlefshëm për Atdhé e Fé, për këtë shkak Maturiteti i atyne që kryejnë periudhën shtat vjeçare të keti Instituti âsht dy lloj: Theorik dhe Praktik.
Konferencat qi do të zhvillohen gjatë të diellave të këti moji, sikurse e tregon dhe programi, nuk janë gjâ tjetër veç se nji Maturë praktike para nji publiku të shkelqshëm sikurse z. e juaj, qi keni pasë mirsinë me na udhrenuë e me na vizituë; për këtê vizitë n’emen t’Institutit të Medreses ju falem nderit.
Zotrinj të ndershëm! Nuk kanë të sosur të gjitha të mirat që na ka falur i Madhi Zot, duhet pra lavd e falnderime t’i bëjmë të Madhit Perendi, pse na ka bâ të jemi pjestarët e nji feje, e cila për statut ka at farë Kur’ani, i cili nuk ka lanë as nji gja pa shênuar, sikurse kuptohet qartazi prej njenit prej verseteve të Kur’ani-it:
استعيذ بالله، وَلَا رَطْبٍ وَلَا يَابِسٍ إِلَّا فِي كِتَابٍ مُبِينٍ.
Zotrinj! Të gjitha këto që shofim të dalin në dritë në këtë shekull përparimi nga ana e shkencës, Kur’ani i Madhnushëm i ka predikuar 1300[1] e ca vjet ma para por me shenime tepër t’imta.
Zoti, mbasi e dinte se do të krijonte nji farë kreatyre tepër të zgjuar e inteligjente, misteri Perendiuer e donte të krijonte e të pregatiste gjithë çka i duheshin e i nevojiteshin kësaj farë krijese për sundimin e qeverimin e sajë në të terë këtë gjithësi; e ma së fundi krijoj edhe njerinë mbretin e tyre, sikurse flasin tre versete të Kur’anit për këtë pikë:
وَلَقَدْ كَرَّمْنَا بَنِي آدَمَ e mandej لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنسَانَ فِي أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ
Prap në nji verset tjetër Zoti i Madhnushëm urdhënon e thotë:
وَسَخَّرَ لَكُم مَّا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ
qi do me thanë; – Të kam lënë zëvëndës me plot kopetencë, qi t’i rregullojsh e t’i zhvillojsh si të duash gjithë çka shef me sy.
Tue qenë njerëzia, Zotrinj, të pajosur me këto cilësi qi thamë ma naltë, ndiente nevojë vet vetiu për nji mbeshtetje, me ndëmjetësinë e së cilës të mund të mbrohej kondra katastrofave të pa mëshirshme e të pa pandehura, që u çfaqeshin në çdo çast. Mirë po njerëzia e asaj kohe nuk kishin edhe aq talent për me i arsyetuë punërat aq hollësisht, por gaboheshin pëe me e gjetë të vertetën, që të mund të mbështeteshin e atëhere e damtojshin vehten tue marrë për adhurim nji gja tjetër veç Zotit, si Diellin, Hanën, ernat putnat e tjera.
Por Perendia ma së fundi njerzisë u dergoj Profitna me revelata Hyjnore, për me i qitë njerezinë nga erresira e me i drejtuë në rrugë të mbarë.
Në kohrat e hershme njerezia filloj me themeluë familje, qytete e shtete, e dukej se do përparonte, por prap se prap binte në teposht e përmbysesh; këjo vinte pse shumica e njerzisë ngriten krye kundra urdhënave Hyjnore.
Po të shfletojmë faqet e historisë së njererzimit konstatojmë se shumicën e dêmeve e kanë shkaktuë luftat e shumta të tmershme e të pa numurta, që ka bë njerëzimi asajë kohe; këto u bëjshin nga mos marrëveshja e njeni tjetrit.
Këto mos marrëveshje e luftëra që kanë ndodhë atëhere janë, pse ja nuk kanë ditur, ja nuk kanë dashtë me shti ndermjet vedit parimet e vëllazërimit, të cilat e naltësojnë si moralisht ashtu edhe materjalisht.
Njeriu me anën e mendjes mundet me e kuptue skajin e gjithësisë, rregullat qi i përshtaten. Pra njeriu qënka në natyrë të vetë që të mundi të mërrijë nji lartësim të pa kufi po për ato mërritë n’ato lartësime ka nevojë për sigurimin e ndihmës, të cilën mundet t’a gjejë me rrojtjenn së bashku në togje. Pra nevojen e jetës shoqnore do të spiegojmë me themen t’onë.
I nalti Kur’an për të na mësuar, Zotrinj, ketë parim shifni ç’po na thotë me ketë verset:
يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُم مِّن ذَكَرٍ وَأُنثَىٰ وَجَعَلْنَاكُمْ شُعُوبًا وَقَبَائِلَ لِتَعَارَفُوا ۚ إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ
Ajka e kutpimit të këti ajeti âsht: – O njerës! Ju kam krijuar prej nji mashkulli e prej nji femëre, mandej ju kam nda në fise dhe në familje për me u njohë me njani tjeterin; ma fisniku nder ju në sy të Zotit âsht aj që ruhet mâ tepër prej mëkateve dhe që âsht i bindur në detyrë të tij ma fort. Instituti Islam âsht ma i pari që i ka dhânë botës të kuptojë, në mënyrën mâ të mirë dhe mâ të plotësueme, vëllazerimin e përgjithshëm të njeriut. Mbasi, ky vëllazerim nuk plotësohet pa u ushtruë edhe barazimi, Islamizma e ka predikuar në mënyrën ma të bukur edhe ma të sqarume edhe principin e barazimit të gjithë rracës njerëzore.
Në këtë themë që po zhvilloj, mbasi shkon gjatë dhe nuk na premton koha të spjegohemi zgjanisht në interpretimin e ajetit, kam për të folur vetëm mbi vëllazërimin dhe barazimin n’Islamizmë. Për me u fituë nji ide mâ e qartë mbi këtë themë, po spjegoj shkurtazi disa ajete dhe hadithe si edhe disa objekte të tjera që kanë të bejnë me këtë parim dhe e kthjelltojnë ma mirë themën. Këtë themë e bën të qartë, fjala e Kur’anit të shënjtë, ku urdhëron Zoti i Madhnueshëm dhe thotë:
إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ
d.m.th: atë qi âsht ma i drejtë në mest t’uaj atë e konsideron Zoti mâ fisnik – dhe Hadithi i H. Pejgamberit, A. S. Urdhënon dhe thotë:
يا أيها الناس إن ربكم واحد ألا لا فضل لعربي على عجمي و لا لعجمي على عربي و لا لأحمر على أسود و لا لأسود على أحمر إلا بالتقوى إن أكرمكم عند الله أتقاكم.
D.m.th. “O njerës, Zoti i juaj âsht një; nuk ka preferencë Arabi për mbi jo Arabin, as jo Arabi për mbi Arabin, as i kuqi mbi të zinë, as i ziu mbi të kuqin, vetëm preferenca n’Islamizmë âsht në divocjon (takva). Ma fisniku i juaj në sy të Zotit âsht aj që ruhet ma shumë prej të ndaluemevet dhe âsht mâ i bindur në detyrë.
Thamë ma naltë se preferenca n’Islamizmë âsht në divocjon. E si âsht në divocjon? A vetëm me u dhanë mbas punërave të Zotit dhe me heqë dorë nga punërat e kësaj dynjaje?
Jo, jo Zotëni, feja Islame nuk na predikon kështu, feja Islame na predikon, që të punojmë dhe të rregullohemi, por punërat dhe veprat që do të kryejmë duhet të jenë brenda urdhënave Perendiore dhe këshillave Profetike.
Nuk ka dyshim se fjala kuranore e Zotit që thamë mâ naltë dhe ky hadithë e përbuzin madhështinë që rrjeth prej të vet thanunve “fisnikë” dhe themelojnë faktin se fisnikia e naltësia e njeriut nuk varet nga soja dhe nga çquanjesia e fisnikia e prindëvet, po varet vetëm e vetëm nga veprat e mira të tij, sikurse i ka thanë vet H. Pejgamberi “A. S.” vajzës së vetë, H. Fatimes, “nuk fiton gjâ n’ahiret pse je vajza e ime, por vepërat e tua do të llogariten qi ke punuar në këtë jetë dhe do të jepet shperblimi”. Mandej poeti i famshëm Persian, Sheh Sadiu, i cili nuk qe vetëm nji poet, por edhe nji shenjt, flet tekstualisht këtë methnevi Persiane:
كندم از كندم ﭘرويدجو زجو، از مكافات عمل غافلا مشو
Qëllimi i së cilës âsht “çka të mbiellësh në këtë jetë ke me korrë në jeten tjetër”.
Kur’ani i Madhnueshëm thotë të njajtin send: “As nji nuk ka me i ngritur barrën e tjetërit.”
“Konseguencat e veprave t’ona” thotë në nji vënd tjetër Kur’ani, “kanë me u varë për qafa t’ona”. Këtë të vërtetë na e tregon ekzaktësisht çdo bimë e vlogo.
Koha e ardhëshme e jona, zotëni, asht si nji kopësht të cilin duhet t’a rritim me duert t’ona, e në qoftë se e humbim kohën kot, atëhere nuk kemi me korrë kurrëgja; vepërat e mira e bujare janë të sigurta si dita që vjen pas natës. Ketë e proklamon çdo bimë e vogël gruri, të cilin mund t’a kupëtojmë po të vëmë veshin me vretjtje. Këjo âsht rregulla në natyrë – puna e Zotit, – kjo âsht rregulla: e forcuar në Kur’an, fjala e Zotit, e cilat thotë:
“Aj që punon vleftën e nji atomi të mirët ka me e pá, po gjith’ ashtu aj qi e punon vleftën e nji atomi të keq ka me e pa”, sikurse filmi i nji sinemaje, të gjitha çka kemi thanë, bërë, menduar do të na akordohen në detajat ma të imta.
Fjala Hyjnore që thamë në fillim dhe hadithi, vë baza të shëndoshta të njij vëllazerimi në midis të njerëzimit pa marrë para sysh ndryshimet familjare e fisnore e kombëtare, e gjithë rraca njerezore futet në këtë rreth vëllazerimi dhe njerezit kanë m’e konsideruë njeri tjeterin si anëtarë të nji familje, si të varfërit, të pasurit, meshkujt e femërat kanë të drejta e barazime e të njajta dhe nuk âsht ashtu sikurse e kanë ke kutptuar disa zotërinj dhe thonë se feja Islame e konsideron gruan porsi nji qojle; jo, zotërinj, feja Islame gruas dhe burrit u ka dhanë të drejta të njajta kundrejt njeni tjetrit, sikurse urdhënon vet, Perendia në Kur’anin e Madhënueshëm.
وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ
إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ
Ky vëllazerim i madhënueshem nuk mbet vetëm si nji theori, por u bë një forcë me gjallni të vertetë prej shëmbellave fisnike të profetit Shênjtë H. Muhamedit (A. S.) të Shokëvet e pasuesve të Tij.
Po të hedhim një sy mbi gjendien e popullit Arab që si ishte në fillim, gjejmë se veç idhujtarisë që ishte feja e pergjithshme e Arabisë kishte edhe mjaftë atheista.
Tue qënë kështu e rranjosur idhujtaria, në trajtën e saj ma të perçudëshme, në trû e në zëmër t’Arabëve qi ishin dhanë luftave të përgjakëshme që vazhdonin ndërmjet fiseve, nga ana tjetër kishte edhe mjaft njerës që mohonin qenien e Zotit, pa vdekmeninë e Shpirtit e ditën e shpërblimeve; në sy të këtyne feja nuk ish gja tjetër veç se një lojë.
Shih se në çfarë gjendje ishte Arabia aso kohe, a ishte e mundur me formuë nji shoqëni të disiplinueme e të qendrueshme? Vetëm fryma e fuqishme e fesë Islame mundi t’i bahkonte këta grumbuj njerëzish sikurse e verteton edhe “William Muir” i cili thotë: “Si do të bashkoheshin fiset Arabe që ndodheshin në nji gjëndie anarshike ma të keqe, cila ishte ajo fuqi qi do t’u siguronte këtë bashkim? Këjo ishte nji problem per t’u zgjidhë, e këtë problem e zgjidhi H. Muhamedi (A. S.).”
Në nji gjëndie kaq të ulët ndodhej atëhere kombi Arab, kur profeti i Islamizmes mrekullisht e naltësoj në nji nivel moral brënda 20 vjetëve për t’u lakmue; prej këtyre elementeve të neveritun e t’anmiqësuem midis tyne, Profeti i Islamizmës formoj nji trup të përbashkët e të harmonishëm; shi pra ç’predikon feja Islame!
Këtë rregull të randesishëm të vëllazerimit Profeti i Shenjtë, H. Muhamedi (A.S.) e spjegon edhe e forcon edhe ma tepër me këta hadithë, ku urdhënon e thotë:
لا يؤمن أحدكم حتى يحب لأخيه ما يحب لنفسه
أفضل الإيمان أن تحب للناس ما تحب لنفسك و تكره لهم ما تكره لنفسك
Që domethan: “Besimi ma i preferuar dhe ma i saktë âsht me dashë për njerëzinë ç’ka don për vehte dhe mos me deshëruë për ta atë qi nuk dishiron për vehte”.
Mandej poeti i famshëm Persian, Sheh Sadiu, i cili ka qënë i frymëzuar nga parimet e fesë Islame, shifni Zotni, si po flet mbi relasionet qe kanë njerezia në mest të njeni tjetrit, thotë pra:
بنى آدم اعضاى يكد يكر ند كه در آفرينش نريك كوهرند
ﭼو عضوى بدرد آورد روزكار دكر عضوها رانماند قرار
توكر محتت ديكرار بيفمى نشايد كه نامت نهند آدمى
Muslimanët tue qënë ma të fortët besimtarë në më të plotësuemen njësi t’Allahut, natyrisht janë përkrahësit mâ të mëdhenj të barazimit e vëllazërimit të gjithë rracës njerëzore.
Historia Islame âsht mbushur plot me shpjegime që vertetojnë ketë fakt. Profeti i shënjtë i Islamismës, pai i Zotit qoftë mbi tê, i cili n’ajetin 21 të sure-i ahzabit cilësohet si shëmbelli ma i bukur dhe ma i plotësuem për besimtarët, ç’ka predikuar me fjalë i ka bâ edhe me praktikë. Si në çdo pikëpamje edhe në këtë pikëpamje âsht nji shëmbëll e bukur; sa do qi ishte Profeti i Allahut edhe mbreti i Arabisë, kaloj nji jetë tepër të thjeshtë, porsi nji Arabí e thjesht tue konsiderue vehten baras me milionët e tjerë. Kështu ua mësoj botës iden e barazimit. Mendie ndryshkurit e Arabisë tue ardhë në kontakt me H. Muhamedin (A.S.) u naltësuan dhe u përmirësuan në çdo pikëpamje. Kush do që nxuni prej Tij mësimin e Tevhidit (Njisin e Zotit) për njiherë vet vetin nxuni edhe principin e barazimit e të vellazerimit.
Beduinët e egër, Kurejshit krye-naltë dhe skllavët e poshtuar t’Abisinisë me të pranuar Islamizmën u ndryshuan krejt nga gjendjet e mâ parëshme dhe mrekullisht merrijtën në të njajtin barazim dhe naltësim.
Shpirti i vëllazerimit Islam e shtyti H. Omerin, Halifen e gjith Muslimanëvet dhe mâ të madhin sundimtar të kohës së Tij, t’a lejonte gamilë-ngasesin për me i hypë shtazës në vëndin e Tij tue ecë vetë në këmbë dhe tue i heq sherbëtorit deven për kapistre.
Po barazimi Islam me influencë të mrekullushme e ndihmoj skllavin nji ditë për me u bë Perandor në ditën tjetër.
Këtë themë e vërtetojnë edhe Besimi në njisin e Zotit dhe të Muhamedit, qi âsht i dërgumi i Tij, të falurit e Namazit, të dhenurit e zeqatit, haxhi dhe agjerimi i Ramazanit, qi janë shtyllat, mbi të cilat âsht ngrefë Islamizma, si vërtetohet edhe me këtë hadithë të Profetit (A.S.) ku urdhënon dhe thotë:
بني الإسلام على خمس شهادة أن لا إله إلا الله، وأن محمدا رسول الله، وإقام الصلاة، وإيتاء الزكاة ، والحج، وصوم رمضان.
Qëllimet dhe dobitë e se i cilës nga këto nuk na premton koha me i spjeguë dhe me i vertetuë, e vetëm këtu do spjegoj dhe do provoj se që të pesa këto na mësojnë edhe principin e vëllazërimit e të barazimit.
La ilahe il-la All-llah Muhm-medun resulull-llah d. m. th. qelim-ei Shehadeti apo dëshmia, nga nji anë na mëson Njisin absotute të Plot pushtetshmit Perëndi dhe nga ana tjetër na mëson vllazërimin dhe barazimin e plotë të gjithë rracës njerëzore.
Kuptimi i kësaj fraze shqip âsht: “Nuk ka ndonji objekt tjetër për me i bâ adhurim, veç të vetmi All-llah dhe Muhamedi âsht i dërguemi i Tij.
Vetëm All-llahu e mba pozitën e naltë të sypremacisë e të madhështisë: و هو العلي العظيم dhe të gjithë të tjerët janë barazi me njeni tjetrin dhe inferiorë para Zotit. Profetët dhe ma të poshtërmit e shërbëtorëvet të Zotit, Perandorët mâ të mëdhenj dhe lypësit ma të vobekët, të gjithë janë barazi njeni me tjetrin dhe inferiorë vetëm para Zotit.
As nji njeri nuk ka autoritet me pranuë adhurimin e nji tjetëri edhe sikurse të jetë Profet, por çdo njeri duhet të përulë vehten krejtësisht dhe të dorëzohet para të Madhit Allah, të vetmit Krijuës të të gjithëve.
E dyta shtyllë, âsht namazi ose falja Islame. Namazi âsht nji demostrasion që tregon se si ushtrohet në praktikë pesë herë në ditë vëllazërimi dhe barazimi i njerëzisë që predikohet me fjalë.
Ç’barazim i bukur shifet këtu! Dhe ata që fshijnë rrugat lejohen për me u futë në falëtore dhe të qëndrojnë para Krijuesit të gjithësisë në lutje krah për krah me ma fisnnikët e Muslimanëvet pa urrejtje dhe pa neveritje, po me një vëllazerim shpirtënuer dhe me një pastërti që para shkruan Islamizma.
Shtylla e III-të, Agjërimi; as një send nuk ka si agjërimi qi t’a bëjë njerinë të besojë dhe të imagjinojë dhëmbien dhe mjerimin e urisë, një dhembje, një mjerim prej së cilës me mijra nga vëllazërit t’onë vuajnë për ditë.
Një mbret mund të kujdeset mâ mirë për nënështetasit e tij, që janë tue vdekë prej urie, vetëm atëherë kur lenë vehten pa ngrënë. Duket qartazi se të pasunit dhimsuni për vëllazërit e shoqërisë njerëzore âsht nji nga objektet e Islamizmës që ngjitet edhe në shtyllën e agjërimit
Shtylla e IV-të, Haxhi, vizita e Meqes a ma mirë me i thanë konferenca e përbotëshme. Këjo konferencë âsht e përvitëshme dhe u ndihmon gjithë muslimanëvet të botës për me shkëmbye qëllimet, idet dhe simpathitë e tyne. Pjesa ma e bukur dhe ma e madhe e Haxhit në dobi të vëllazërimit të përgjithshëm âsht ihrami; kur të gjithë Haxhit, si mbretërit, pasanikët, lordat edhe ma të varfërit, të gjithë së bashku, veshin nga nji llojë rrobe të bame vetëm prej dy çarçafavet të pa qepur, vetëm me këtë lloj rrobe dhe zbathur dalin krah për krah, një mbret me një të varfer me një disiplinë të mrekullushme e me një demokraci të pa shëmbëll i luten Zotit.
Edhe në Haxhë shifet qartazi barazimi, vëllazëria dhe dashuria e vërtetë Muslimane.
Shtylla e V-të, Zeqati; tregon qartazi se feja Islame kërkon që të pasurit t’i duen e t’i përkrahin të vobekëtit, jo vetëm me fjalë, por me vepëra e me sakrifica, tue prekë edhe kuletat e tyne.
Asnjë i pasur nuk mundet të hyjë në vëllazërimin Islam për pa sakrifikuar një pjesë të pasunisë së tij, që ja ka dhuruar Krijuesi i gjithësisë, për të mirën e ma të vobekëvet antarë të vëllazërimit. Po të bëjmë nji analizim mbi këto pesë shtylla kuptohet fare qartazi se feja Islame âsht fe paqi, âsht një fe që siguron lumninë e njerëzisë e jo grindjen e dasinë.
Këjo gja âsht bâ shëmbëll e gjallë dhe bindemi pa dyshim, po të hedhim një sy transformimit të mrekullueshëm t’Arabëve:
Arabët që rronin si egërsira, rronin në nji shkretëtirë, ku nuk kishte shkelë as një Komb i qytetëruar, rronin të shkatërruar, por me anën e Muslimanizmit arritën shkallën ma të naltë të qytetnimit, tue marrë për princip këshillat e H. Pejgamberit A.S. që u thoshte me shkue mirë njeni me tjetrin, po gjithashtu edhe me fqinjët. Jul Simoni thotë: “Më 1791 në Francë u vû nji ligj, që të ruhet liria e feve, e prej kësaj kohe Çifutet mezi filluan të shpëtojnë jetën e tyre, pra fe, fe e qytetnimit âsht feja Islame, e cila ka deklaruar lirin e gjithë fenave qysh se lindi.”
N’at kohë kur në zemër e në trû të njerëzisë ishte rranjosë injoranca, atëherë lindi dielli i së vërtetës dhe kësisoj ret e zeza, që kishin zënë qiellin i përzû dhe dolli një atmosferë e ré.
Muslimanët në çdo vënd qi shkelën themeluan dituri e mjeshtëri, shembëll: Abasít dhe Emevít n’Andylys.
Kur Medreset Islame po i epshin botës lavruësit e veprave monumentale, ndër udhët e Parisit të sotshëm balta të këcente deri në qafë. Kur bota Islame po krijojshin tru zbulimtarë për punëra të mëdha, n’oksidentin e sotshëm nuk kishte njeri me hartue një testament.
Muslimanët e hershëm për me marrë mësim si mbas urdhnit të H. Pejgamberit (A.S.) shetitën botën. Në fenë Muslimane fanatizma âsht e mallkuar, për përparimin e njeriut nuk ka as’ një pengim.
Deri në shekullin e 15 n’Europë nuk përmendeshin shkrimtarë të tjerë për veç atyne, që përkthenin e kopjonin nga vepërat e autorëvet muslimanë. Ernest Renan-i thotë: – Çka ka ditur Albert le Grandi i ka Ibni Sinaja; kur preferohet dobia personale mbi dashtunin e Atdheut doemos vjen prishja e shkatërrimi, këjo i gjeti Arabët dhe perandorinë e tyne:
إذا وسد الامر إلى غير أهله فانتظر الساعة.
Feja pra për veç qëllimeve të tjera, ka për qëllim edhe sigurimin e interesave landore të grumbullit njerëzuer. Shoqëria njerzore, për të cilën bën fjalë Islamizma, nuk âsht tjetrë veç të përmbledhurit e shumë njerzëve nën interesa të përbashkëta, kështu që shtylla e kësaj përbashkmenie interesash asht pa dyshim – ligji moral, të cilit duhet t’i shtrohet shoqënia njerëzore, në qoftë se dëshiron me qenë e qëndrueshme dhe e harmonishme, e ky ligj moral qi e bind shoqëninë njerëzore nuk âsht gja tjetër për veç se besimit.
Të gjitha këto që thamë ma naltë, kanë ardhë pse muslimanët kanë pasë për princip drejtësinë, vëllazërimin dhe barazimin.
Në tri sende bazohet Islamizmi: në drejtësi, në barazim dhe në vëllazërim. Muslimanët për sa veprojnë si urdhnon Islamizma shkëlqejnë dhe lumtënohen dhe porsa t’i shtëmengen rrugës së predikon Islamizma u eklipsohet krejt shkëlqimi i parë dhe humbasin; historia âsht mbushur me të tilla shëmbëlla.
Nji fe pra si Islamizma që e naltëson dhe e nxierr në dritë besnikun e saj, një fe me të tilla ideale të nalta të barazimit, të vëllazërimit dhe të drejtësisë meriton të studjohet dhe të përqafohet prej gjithë kujt.[2]
و صلى الله على سيدنا محمد و على آله و صحبه أجمعين و سلام على المرسلين
و الحمد لله رب العالمين الفاتحة.
[1]. Sipas kalendarit hixhri, aktualisht 1441 vjet më parë (shënim i redaksisë).
[2]. Marrë nga revista “Zani i Naltë”, nr. 12, viti X, dhjetor 1935, f. 354-368.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...