Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Jan 24, 2020 Zani i Nalte Retrospektivë 0
Xhemaati-Islamije’ja qi qe formuem pêr të parën herë në vendin t’onë, po nisë ç’më kët muej botimin e të së Përkohëshmes së vet, botim, të cilin i a pat vuem vehtes me barrë qysh me çpallje të Statutit.
Na të Përkohshmes, pra, do t’a kemi për qëllim me u munduem me i a ndalun hovin këtij shkatrrimi e kësaj dekadance qi shihet n’elementin Mysliman shqiptar, tue i dhanun këtîj shkas për herë ma të kërthnesët kah përparimi e qytetnimi kohotár.
Gjithësejcili mysliman, nuk kemi dyshim, ka per të na përkrahë me mjete landore e morale, në kët udhë të vështirë qi po fillojmë me ndjekun. Gjithsejcili Xhemaat shpresojmë se ka për t’u gëzue për kët hap t’onin qi po hjedhim e kështu ka për të na e dhanë dorën me i dalun në krye kësaj udhe, qi ka per qellim me e naltsue myslimanizmin në atë kulm lumnije, qi pat qenun dikúr, për të cilen madhshtore na flet historija…
Xhemaati-Islamije’ja qi qe formuem pêr të parën herë në vendin t’onë, po nisë ç’më kët muej botimin e të së Përkohëshmes së vet, botim, të cilin i a pat vuem vehtes me barrë qysh me çpallje të Statutit. Elementi mysliman shqiptár, mbetun deri më sot i ndamun e i pá bashkumun në mes të tij, ndjeu nevojën, t’a shkundi prej vehtës atë plozhtí qi kish randuem mbi tê edhe kështu, si elementat tjerë, bani organizatën themelore e shoqnore të veten.
Asht për t’u vajtue për të vërtetë gjendja e sotshme, në ç’do pikpamje, e komunitetit muhamedan në Shqipní. Por kjo gjendje e mjerueshme, per veç qi nuk do t’a dëshprojë fare myslimanizmin, për kundra do t’i japë atij vullnet e guzim për m’e shpëtuem vehten prej mjerimi, në të cilin ká rá,tue këndellë në shpirtë të tij nji dishirë përparimit e qytetnimit.
Na të Përkohshmes, pra, do t’a kemi për qëllim me u munduem me i a ndalun hovin këtij shkatrrimi e kësaj dekadance qi shihet n’elementin Mysliman shqiptar, tue i dhanun këtîj shkas për herë ma të kërthnesët kah përparimi e qytetnimi kohotár.
Barra qi i kemi ngarkuem vehtes âsht përnjmend e randë. Duhet vullndet, energji, guzim e flije për me i a arrijtun qellimit të shejtnueshëm.
Mas luftës balkanike, nepër ndrrime e shndrrime qi u shkaktuene, elementit Mysliman shqiptár i tokoj me pësue mâ tepër e me rá në deshprim të njaj njeriu qi s’i mbeten ma shpresë shpëtimi. Por Zoti i math çoj në vend premtimin e madhnueshëm të vetin: Mbrojtësi i fesë së vërtetë, i asaj feje qi dishmon njinjín t Ême, do të Jemi Un.
Na, nuk do t’i dalim para popullit Mysliman shqiptár me nji program të hijeshuem me fjalë të bukra qi s’munden m’u realizuem. Qe pikat kryesore të programit t’onë:
1) M’e bashkuem në nji trup të fortë e të qindrueshëm popullin Mysliman shqiptár.
2) Me përmirsuem gjendjen e vakufevet, të Xhamijavet, te Mesxhitevet, të Medresevet, të Teqevet e të tjera insitutevet Mysliman kësi sojit.
3) Me i a zbluem popullit Mysliman shqiptár të vërtetat e kesimit në nji mënyrë të thjeshtë e të pa nerlikueme, tue i a ngrohun këtij zemren në dashtni për keto të vërteta.
4) Si mbas statutit me plotsue vllaznin ndermjet të gjith elementeve në Shqipëni.
5) Me këto mjete mandej me forcuem edhe themelet e nji politikës së shëndoshtë e fjesht kombëtare në Shtetin t’onë.
Gjithësejcili mysliman, nuk kemi dyshim, ka per të na përkrahë me mjete landore e morale, në kët udhë të vështirë qi po fillojmë me ndjekun. Gjithsejcili Xhemaat shpresojmë se ka për t’u gëzue për kët hap t’onin qi po hjedhim e kështu ka për të na e dhanë dorën me i dalun në krye kësaj udhe, qi ka per qellim me e naltsue myslimanizmin në atë kulm lumnije, qi pat qenun dikúr, për të cilen madhshtore na flet historija…
Ndihma qoftë prej Zotit.
DREJTIMI
Hytbeja e parë
Ora 12. Perpara oborrit të Xhamisë së vjetër shihesh nji livizje. N’atë kohë ushtoi prej Minares thirrja (Es-salati); e Myslimanët vrapojshin, nji pregatitje nji trazim, kjo kje e para Xhuma e Shema-ati Islamijes, këjo faltore, këjo mbështetje e besimtarve e të njatyne qi sigurojn jetën e tyne me djesë të ballit po hapte nji fletë të réë të fatit. Sot popullt me hapat ma të shpejtë e të besueshmë fugojte për anë t’asaje faltorje të mallngjushme.
Këshilli i Naltë; Këshilli Ministruer, shumë deputetën dhe vllazën Krishtenë trumë trumë, të përziem në mest të popullit e tue u mbështet në muerna e ndër parmaklleket e faltores zejshin vendet e tyne të caktueme. Zani i thirjes (ezan) plot shpresë shpëtimit e dishirë([1]) mbushi faltoren. Nuk kaluen 10 minuta me thirrjen (ezani) e dytë zuen të drejtohen korrizet e perkulme. Myftiu i përgjithshëm me hapat e randa plot perunjtësi njitet në minder e po hudhte hapat e rriformímit, tue këndue duanat.
Sejcilli priste Zanin qi do të dilte prej kësajë ngjitnje të kadalshme; Hytbeja zakonisht filloj arabisht; por aj besim’ i rreformavet qi gjindej nër zembra i kishte dhanë nji tingllim kësajë Hytbe. Mbas kësajë ndryshoj zani i Myftiut e gjuha amtare me gjith forcën e sajë filloj të përndaj shpresë prej minberit; populli përpara kësaj lirije qi e ka marrë prej vetsundimit të tij e të Qeverisë së vet me nji za të përbashkët e shpirtnuer ju falën Perëndiës. Myftiu i përgjithshëm ja filloj: Vllazën Mysliman Shqiptarë e zotni të ndershem: sod si përfaqsues i përgjithshëm (Mymes-sili sheri) i popullit Mysliman Shqiptarë due t’u ap do këshillat, do këshilla shpirtnore d. m. th. fetare (dini) qi këto këshilla ndahen ne 3 pjesë. 1. Vllazën ç’ esht (hiqmeti) qëllimi i ardhjes s’onë në këtë jetë asht vllazën me ditë Perëndiën e me zbatue urdhnat e Tij d. m. th. me veprue mbas urdhnit të Tij.
Vllazën ç’ do Mysliman e ka për detyrë me u mundue me u naltsue sikurse urdhnon në Kur-an (vema halaktul-inse …..) unë me madhninë t’ eme ndjerzimin, binsexhin, i kam krijue vetëm me më njoft mue e me zbatue urdhnat e mija.
Vllaznë këto urdhna të nalta ndahen në dy pika: Pika e parë janë urdhnat qi i përkasin ksajë jete; prej këtyne ma e para asht dashtunija e atdheut; qi me atdhen zbatohen të gjitha urdhnat, prandaj këjo dashtunie asht dega ma e nalt e besimit sikurse urdhno i zoti i dinit (Hub-bulvatani minel-imani) d. m. th. Dashtunija e atdheut asht dega e shenjt e besimit.
Mbassandaj vllazën asht ditunija qi me ditunie mrijhen shkallët ma të nalta të dy vjetve.
Mbassandaj asht sidomos për popullin t’onë bujqësija, e cila ka nji ditunie të posçme qi lypset të përfitohet prej saj e të përparohet ajo. Mbassandaj asht tregëtija e cilla siguron jetën e ndjerzisë e lulzon shtetin etj etj.
Mbassandaj këto qëllime të nalta sigurohen me goditje rrugash qi i zoti i dini na këshillon me këtë fjalë (Elimanu bidun vesebune) d. m. th. besimi asht 70 e ca sektione e para asht besimi i njinjis (tevhide) e mbramja asht t’ i heqish të këqijat nga rrugat. Nji mysliman për nji vlla të vetin Mysliman asht si njana gjymtyre; t’ i vinë nji dam nji gjymtyrës damtohen të gjitha gjymtyrët të tjera e me këto vllazën kuptonet çiltas se Myslimanët janë nji vllaznije të plotë e të pa daeme e kurdoherë këtë duhet me e naltsue e prandaj Xhama-ati Islamija u formue për me e plotsue këtë vllaznie, e cila asht nji vllazni fetare.
Kemi vllazën edhe nji vllazni kombtare të gjithë elementevet qi gjinden n’ atdhenë të dashtun t’ onën qi këjo vllazni jo se asht vetëm me fjalë, po i madhi zot në “Kur-ani Qerim” këtë vllazni e vërteton e thotë: (Nëllas’ i tyne nuk u thotë) qi këto profet të naltë jo se ishin në kombin e vet me nji fé, po ishin vllazën atdheje, me gjith këtë Perëndija na tha vllazën d. m. th. këjo vllazni asht nji vllazni atdhetare e kështu edhe ne si tham sipri këtë vllazni lypset t’ a forcojm e t’ a sigurojm. Shkurtimi i fjalës vllazën këto të sipërthanme të kësajë jete e porosin si të mbahet e atdheja të sigurohet, atëhere edhe ata urdhnat shpirtnore t’ asajë jete mund të zbatohen sikur lypse. P. SH. vllazën ju tham si nji Dibran e se para sundimeve të hueja në Dibër ata urdhna qi zbatoheshin sod me sudim të huej për fat të keq kanë s’ mund u zbatojshin ata mbet shumë mbrapa.
Pra kështu me zbatimin e urdhnave të sipërpërmendun të kësajë jete edhe me këto vllaznina të plota mund të sigurohet atdheu i dashur dhe kështu do të jenë zbatuar edhe urdhnat shpirtnore t’ asajë jete edhe me e madhja robnie qi i duhët bamun Zotit do të jetë këjo.[2]
[1]. përmirësimi të gjendjes.
[2]. Ribotohen me rastin e 96 vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Marrë nga revista “Zani i Naltë”, nr. 1, viti I, tetor 1923, f. 3-6 dhe 10-13.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...