Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Oct 24, 2019 Zani i Nalte Abstraktet 0
1. Roli strategjik i Kartës së Medinës
Prof. Dr. Muhamed Mustafi, Fakulteti i Shkencave Islame, Shkup
Rëndësia e vendimeve të mëdha varet nga roli strategjik i vendimit marrjen e tyre, dhe çdo vendim i tillë do të vlerësohet pozitivisht apo negativisht nga rezultatet, që do të vijojnë në jetësimin e tyre.
Karta e Medinës ishte një hap strategjik i Pejgamberit a.s. për të formuar dhe vënë në funksion një qytet – shtet, që duhej të mëkëmbej nga zeroja.
Rezultati strategjik ishte maksimalisht pozitiv, sepse i vuri themelet e një shoqërie të re, që kishte frymëzim të ri në organizimin e jetës dhe që synonte botën.
Suksesi varej nga jetësimi i Kartës së Medinës dhe nga angazhimi serioz i myslimanëve për të ecur përpara brenda një shoqërie të organizuar dhe të disiplinuar.
Roli strategjik i kësaj karte siguroi pikënisjen e një lëvizjeje të re, e cila do të përhapej në botë ashtu siç përhapet rëra e shkretëtirës nëpërmes ajrit, por me inspirim Hyjnor.
Fjalët kyçe: Karta e Medinës, strategjia, pikësynimi, ndikimi.
2. Organizimi i xhematit sipas shembullit të Sulejmanit (a.s.)
Prim. dr. med. sc. Ali F. Iljazi, Kosovë
Allahu i Madhërishëm e krijoi njeriun si qenie shoqërore. Secili njeri, e sidomos besimtari, duhet të përpiqet të jetojë në shoqëri dhe të përpiqet për mirëqenien e saj. Ekzistojnë versete kuranore të shumtë dhe hadithe të Pejgamberit s.a.s., të cilët na nxisin për jetë dhe punë në xhemat dhe komunitet. Mirëpo, si të jetohet në xhemat, si t’i përgjigjemi këtij obligimi të rëndësishëm për të realizuar begati të shumta të garantuara për jetën dhe punën në xhemat, shumica prej nesh këtë e nuk e dinë. Por, ashtu sikurse edhe për çdo problem tjetër, po t’i kthehemi Kuranit dhe hadithit të saktë të Dërguarit të Allahut, s.a.s. do të gjejmë përgjigje edhe për këtë çështje.
3. Ibn ‘Arabiu rreth mekamit të mirënjohjes
Atif Khalil, Departamenti i Studimeve Fetare, Universiteti Lethbridge, Kanada
Roli dhe funksioni i mirënjohjes në Islam përbën një temë që deri vonë është analizuar fare pak në mënyrë të shtjelluar, me gjithë vendin qendror të mirënjohjes në besimin islam. Siç ka vërejtur mprehtësisht Toshihiko Izutsu, “Islami si fe është… porositje për mirënjohje ndaj Zotit.” Kjo sprovë synon të kontribuojë në dijen tonë rreth shukr-it brenda sferës së etikës islame, duke u përqendruar te trajtimi i këtij virtyti nga Ibn ‘Arabiu, me vatër të posaçme raportin mes mirënjohjes hyjnore dhe njerëzore, ose më saktë ‘bashkëveprimin’ apo madje ‘dialektikën’ e mirënjohjes ndërmjet Zotit dhe asaj që mistiku andaluzian besonte të ishte vetëshpalosja e Tij te njeriu. Pasi përvijon semantikën e shukr-it në gjuhën arabe dhe përdorimin e termit në Kur’an, sprova vazhdon me nivelet e ndalesës përkatëse tek Ibn ‘Arabiu. Ndërsa mistiku trajton në këta dy krerë një sërë temash të ndërlidhura, kufizimet e hapësirës i vënë cak analizës sonë tek ato, që mund t’i quanim nivele të mirënjohjes njerëzore, si dhe te mënyra konkrete në të cilën ato lidhen me shukr-in hyjnor.
4. Shqiptarët e Çamërisë në rrjedhat e shpërnguljeve të dhunshme – II
Prof. Dr. Selman Sheme, Departamenti i Gjeografisë, Universiteti i Tiranës
Sipas regjistrimit të vitit 1991 të bërë nga Shoqëria Patriotike “Çamëria”, popullsia me origjinë çame e vendosur në Republikën e Shqipërisë arrin në 204.255 banorë.
Duke u mbështetur në ritmet e shtimit natyror të popullsisë në vendin tonë në 28 vjetët e fundit, llogaritur sipas teorive demografike të riprodhimit të popullsisë, rezulton se numri i popullsisë çame në Republikën e Shqipërisë në ditët tona duhet të jetë mbi 300.000 banorë, ose rreth 11 për qind e popullsisë së regjistruar të vendit në vitin 2011.
Shqiptarët e Çamërisë që jetojnë në shtetin amë, ruajnë traditat, të drejtën zakonore të kultivuar në shekuj (kanunin e adeteve), dialektin e tyre të lashtë, këngët, vallet, veshjet e tyre karakteristike, kulinarinë unike, folklorin dhe, mbi të gjitha, vendosmërinë për t’u kthyer në trojet e veta.
Spastrimi etnik i Çamërisë krijoi precedentin e rrezikshëm të spastrimeve etnike në Ballkan. Ai ndryshoi dukshëm balancat etnike në raportet greko-shqiptare në favor të grekëve dhe krijoi një problem që do të ndikonte për një kohë të gjatë në ndërgjegjen e popullit shqiptar. Spastrimi etnik i Çamërisë nxiti dhe fuqizoi presionet e shtetit grek ndaj kombit dhe shtetit shqiptar, duke avancuar planet dhe aktivitetet për aneksimin e Shqipërisë së Jugut
Bazuar në Konventën Evropiane dhe Deklaratën Universale, shteti grek duhet të kryejë detyrimet ligjore e kushtetuese për trajtimin e popullsisë çame dhe arvanitase në Greqi si pakicë etnike. Njëkohësisht riatdhesimi i popullsisë çame që banon në shtetin amë, në trojet e veta në Çamëri dhe kthimi i pronave të tyre do të përmirësonte situatën demografike dhe ekonomike në këtë krahinë. Vetëm në këtë mënyrë mund të mëtohet për integrim dhe demokratizim të Rajonit të Ballkanit.
5. Mus’hafët mbi majat e heshtave
Turki Ahmed
Që nga ai moment kur mus’hafët u ngritën mbi majat e heshtave, mund të themi se feja hyri zyrtarisht si një faktor vendimtar në konfliktin politik mes palëve. Secili e përdor si gur shahu të fortë dhe fitimprurës në lojën politike, e cila mbetet në esencë lojë, që ka si qëllim parësor pushtetin. Është po e njëjta gjë, nëse ky pushtet quhet kalifat, mbretëri, principatë apo presidencë. Emërtimet ndryshojnë dhe variojnë sipas fazave të historisë, ndërkohë që thelbi mbetet po ai, i pandryshueshëm.
Këtu qëndron dhe problemi kryesor i politikës përgjatë shekujve të kaluar, pasi njerëzit janë dhënë pas emërtimeve dhe kanë injoruar trupin, janë angazhuar me lëvozhgën dhe aparencën, duke harruar thelbin dhe përmbajtjen.
6. Dr. Vehbi Hoti një jetë në shërbim të arsimit kombëtar
Prof. dr. Njazi Kazazi, Didakt i Gjuhës Shqipe, Shkodër
Prof. dr. Vehbi Hoti është një figurë e shquar e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, të cilëve) u ka kushtuar një jetë të tërë. Që nga viti 1965 e gjer më 2018, plot 53 vjet pa ndërprerje i është përkushtuar arsimit në përgjithësi, posaçërisht arsimit të lartë për 49 vjet si pedagog i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
7. Ç’asht Kur-ani?
Një nga virtutet a cilsit karakteristike të Kur-anit të shênjtë âsht pushteti që ka për me e transformue e me e naltësue njerin nga thellësia e injorancës, e erresirës dhe e barbarizmës në kulmin më të naltë të dijës, të dritës e të spiritualitetit. Ky libër i fillosofis së mjaftuëshme qëndron i pa shoq në të reformuemit e shoqëris njerëzore dhe në të siguruemit e lumteris së vërtetë, të harmonis e të vëllazris në mest të individualëvet.
Ky libër âsht një filozofi e mjaftueshme dhe një ligj i plotë, i cili ka msime që u përshtaten të gjitha gjendjevet të ndryshme të njeriut. E edukon njerin e egër tue i msue rregullat e para shoqnore e njërzore, që e dallojnë prej shtâzëvet; kështu t’egërin e bân njeri, mandej ketë njeri e pajos me morale të nalta, kështu e bën njerin të mirë e të moralshëm. Kurani jep edhe mâ msime që e çojnë njerin e moralshëm në kulmin e lumtëris e të paqës tue ja ndryshue moralet e nalta në spiritualitet e në shënjtëri.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...