Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Sep 24, 2019 Zani i Nalte Retrospektivë 0
Si ç’dihet, nëpër kryeqytet e mëdhenj të Evropës po bâhen vit për vit Kongrese të shpeshta, ku po epen konferenca mbi thema të ndryshme me qëllim qi me i afrue popujt e me i shdukë grindjete mos marrëveshjet qi shkaktojnë lufta e gjakderdhje midis tyne.
Ndër të këtilla kongrese të vitit vazhduës, po përmendim edhe atë të të gjith feve të botës, qi u mblodh në London në muajin e Korrikut të kaluem, ku ndër të tjerë delegatë islam kje thirrë edhe Rektori i Universitetit të Al Az’harit në Kajro, i cili tue qenë i zanun me punë të tepërta ka lypë ndjesë pse s’ka mundë me marrë pjesë përsonalisht për t’a këndue në Kongres Konferencen e vet mbi theme qi kje caktue delegoi të vëllán Abul Aziz Mustafa Maragiun.
Ketë lutje të Zotnís së Tij e pranoi Kongresi dhe ashtu u bâ.
Këtu poshtë po botojmë konferencën e Zotnís së Tij të përkëthyeme tekstualisht:
SHOKNIM[1] UNIVERSAL
I.
Një përshëndetje Kongresit Botnuer të Besimeve
Ka qenë nji nder i madh për mue ftesa qi më bâni trupi organizuës i Kongresit Botnuer të Besimeve. Pata deshirë të madhe me u ndodhë une vetë në ketë Kongres qi të takonja përfaqsuësit e shkëlqyeshëm të religjioneve dhe të besimeve të botës. Për fat të keq rrethana e arsye të forta e të paprituna më pengojnë qi t’a plotsoj ketë deshirë. Prandaj u shtrëngova t’a dergoj konferencën t’eme edhe të delegoj qi t’a lexojë n’emën t’em Sheh Abdyl Aziz Mustafa Muhammedin, Professor në Universitetin Al-Az’har.
Ju lutem të pranon të falat e mija mâ të nxehta, shprehjet e vullnetit të mirë edhe dëshirat e mija mâ të sinqerta për plotsimin e objektivës së madhe, për të cilën po përpiqet Zotnija e Juajë.
II.
Ideja e shoknimit âsht natyrale
Ideja për shoknim leu në komunitetet primitive dhe e tregoi vehten e saj tue zbutë mundimet e jetës në format e saj të thjeshta. Me zhvillimin e Komuniteteve u rrit edhe këjo ide, e cila e shtriu influencën e sja sa qi përfshini fiset e pastaj u zgjanue edhe mâ, deri sa mbështuëll popujt e kombet.
Sod, kur nevoja e kombeve për njani tjetrin âsht ndjerë prej të gjithëve, kur âsht kuptue detyra me e sigurue jetën publike të njerzís nga mjerimet, edhe, kur âsht çfaqë nevoja me hetue kërkesat ekonomike civile, shkencore e shpirtnore, të cilat nuk mund t’i plotsoje nji popull me fuqín e vet por ka nevojë për bashkë punimin e krejt njerzís, ideja e shoknimit ka marrë nji hov dhe âsht zgjanue e shtrí sa me përmbledhë në gjî të vet krejt racën njerzore. Pra, ideja e shoknimit nuk âsht nji theorí filosofike, por nji nevojë natyrale lindun në fisin e njerizt qysh në fillim të jetë e qysh se njerzija e kuptoi qi bashkëpunimi midis individëve do t’a ndihmonte për të kalue me sigurí e me advantazhe mâ të mdhaja rreziqet e jetës.
III.
Shkaqet e mosmarrveshjes janë natyrale
Me gjith se njeriu e ka kuptue nevojën e shoknimit, e me gjith se edhe arsyja ketë gjâ kërkon, faktorët e mosmarrveshtjes kurdoherë kanë qenë bashkë me ketë ndjenjë. Sepse njeriu në ketë jetë nuk âsht i udhëhequn vetëm prej arsyes, por me tê bashkë âsht i shtytun edhe prej disa instikteve shtâzore qi ka me vehte, prej të cilave egoizma, xhelozija, frika e dyshimi janë disa shembulla.
Ndryshimi i feve dhe i besimeve ka formue nji faktor tjetër për mos marrveshje e kështu atyne qi bâjnë fjalë për vëllaznimin e njerzís, kur i u kujtohen këta faktorë të fortë të mosmarrveshtjes, i u duket se kjo dëshirë e tyne âsht nji kërkesë e parealizuëshme në ketë jetë, sidomos kur shofin se botën e sundojnë mënyrat brutale dhe barbare të atyne qi s’kanë as zemër, as ndërgjegje.
IV.
Feja âsht i vetmi shërim
Un nuk besoj se përparimi shkencuër e filosofik të mundet me i shtypë këta faktorë e me i çdukë efektet e tyne. Jemi tue pa gjithnji se sa mâ tepër përparon shkenca aqë ma të rrebta e mâ të tmershme bâhen luftat. Sa keq! Shekenca âsht bâ arma mâ e tmershme e luftës. Të them të vërtetën, un nuk besoj qi të vijë Dita, në të cilën të realizohen idealet e njerzís; sepse, edhe sikur të jetë e mundun me çdo mjet me ja pre hovin zjarmit të luftës qi shkaktojnë instiktet natyrale të njeriut, prapë se prapë nuk âsht e mundun qi të fiket fare ky zjarm.
V.
Mirpo ky besim nuk duhet të na ndalojë nga studimi i
mjeteve qi i zbusin këta instinkte dhe qi i frenojnë
fuqit brutale të tyne. Asht punë e dobishme qi
të vazhdojmë me studjue mjetet që i shërbejnë
këtij qëllimi.
Në zgidhjen e këtij problemi të vështirë fetari duhet të ketë para sysh: a) se fét qi të gjitha janë mbështetun në prirjen e instiktit fetar qi ka njeriu në natyrë të vet, b) se fét e kanë shtytun njerinë të besoje se bota âsht tansí e armonizueme qeverisun prej nji Fuqije Rregulluese, të Urtë e të Dretjë qi kontrollon e gjykon qëllimet e tinzít e njerëzve, c) e se këjo jetë udhton drejt nji mbarimi me pergjegjsí e me shpërblim.
Pra në fé ka faktorë, si besimi në nji Zot, përkulja dhe të menduëmit për Tê edhe të kujtuemit e gjygjit të Zotit, faktorë këta qi nuk janë me ma pak rândësí e me mâ pak efekt në shtytjen e njeriut kah e mira e mëshira, se ata faktorët e tjerë qi e përcjellin njerin në të këqija dhe e shtyjnë në luftë e ambicje dhe në korruptimin e shoqërís njerzore.
Nuk ka dyshim se beimi në jetën e Ahiretit mâ e gjatë se këjo – besimi qi ajo âsht nji e mirë e kullueme qi fitohet me punë të mira, ose nji e keqe absolute qi âsht si konseguencë natyrale e të bâmit keq, – ky farë besimi pra – e bân zemrën e njeriut të qetë e të kënaqun për fatin e keq qi i takoi në ketë botë edhe e ndryshon krejt pikpamjen e tij qi ka pasë për ketë jetë.
Pastaj, të besuemit qi e mira dhe e keqja zbresin mbas nji mase të caktueme mbassi të peshohen nëpër nji terezí të drejtë, e cila âsht terezija e të Plotpushtedshmit dhe të Plotditurit Zot, e shtyn njerinë në shumzimin e punve të mira dhe e largon nga punët e liga.
IV.
Frika e Zotit duhet të jetë kontrolluesja dhe
mbikqyrësja e punës së njeriut
Kur me anë të edukatës e të kulturës arinë me e zgjue ndërgjegjen njerzore e me e bâ njerinë qi t’a dojë të mirën vetëm pse âsht e mirë e ta neverisin të keqen vetëm pse âsht e keqe, atëhere moralistët thonë se nuk ka nevoj për fé. – Porse ky pretendim mbetet vetëm në theorie e nuk mund të vihet në praktikë. E ç’efekt mund t’i u bâje edukata karakterkëqive, të cilët qysh në fillim të jetës kanë pasë nevojë për forcë.
Pra âsht mâ e lehtë me u këthye kah instikti fetar. Këjo, konshiencë fetare, kur të thellohet e të përmirsohet âsht mâ e fuqishme – ose së pakut nuk âsht mâ e ligsht – se frika, lakmija e zilija qi shkaktojnë lufta. Këjo vetëdije e ngren njerinë në nji shkallë shum mâ të naltë se t’atyne qi duen të lavdohen e të preferohen për arsye të ngjyres, të gjakut, të pozitës, të klasës e të pasurisë. Këjo ka fuqí me shtypë mënín, cmirin e egoizmin. Feja ka pushted me paksue magrurllekun që shkakton pasunija; feja ka fuqí me lehtësue barën e vobegsis e me e paksue kryengritjen e varferisë.
Kjo vetëdije fisnikëron shpirtin e njeriut, e shtyn atë në dituni edhe e ban ignorancen dhe pasionin të pa shishme para tij. Feja e ka provuar që këto rezultate munden, me të vertetë, të arrihen në kondit qi faktorët tjerë mos të marrin pjesë. Esht shkaku i kësaj të vërtete që njeriu fetar âsht inkurajuar të shpresojë për arritjen e atij qellimit të mirë ruajtur për shoknimin njerëzor. Sa do e vështir qi të jetë të kryemit te saj fetari do ta kryejn; por vetëm aq sa natyra e tij âsht e zonja të bejnë nji mundi të këtillë.
VII.
Njerëzimi akoma përsërit n’imagjinatën e tij atë konflikt të frikshëm dhe shumë të shëmtuar, shkaktuar prej ndryshimeve fetare – nji konflikt në të cilin ndërgjegja dogmatike fetar e pa mësueme kje nji forcë e pa kujdes-shme dhe e pa mend qi tërhoqi njerëzin në violencë të tmershme dhe shkatëronjse. Njerzimi shikon prapa me dëshpërim mbi civilizimin mijra shekujsh, i cili nuk e pruri atê aspak mâ afër qëllimit, për vëllaznimin botnuer. Jo aq por edhe sot dëshpërohet për pakryemjen e tij. Mirpo, me gjith ketë, shpresa sqohet butërisht në zemren e njeriut fetar. Ky kupton se këto kujtime mundonjse dhe kjo largësi e hidhët e qellimit fisnik nuk janë nga shkaku i nji mungese në vet-natyren fetare, porse në të vërtetë janë nga shkaku i sundimit të fakteve të forta të jetës mbi idalizmin e fés.
Jeta sundon fen kurse feja duhet t’a sundoj jetën.
Ketë sundim të pa merituar e kanë shkaktue ata njerëz të pandërgjegjshëm qi ndjenjën fetare e bânë vegël të pasioneve të tyne për me sigurue nevojat materjale të vetat.
Shkurt mund të themi se të ligat qi kanë ndodhën në shekujt qi ka sundue feja edhe të parelizuemit e shpresës së shpëtimit shpirtnuer nuk janë shkaktue nga vetë natyra e fés, por përkundrazi asht përfundimi i të shtëmangunit nga ndjenja fetare.
Ligji i evolusionit natyral na shkoqit se mjerimet dhe mundimet e së kaluemes kanë qenë gjendja e nevojitun e shkallës së përparimit të mbritun në ato kohë.
Sod jeta me shkallën e saj qi ka mbri fiton të drejtë me përfitue nga vetëdija fetare për t’ju afrue qëllimit të desheruëm tue qenë të siguruëm nga rreziku i korupsionit e i largimit nga rruga e drejtë. Përparimi moral e mental ka mundë me bâ jo pak punë për të paksue efektin e shkaqevet të kundërshtimeve midis njerzís, të ashtuquajtuna konsiderata fetare. Ky perparim tani vetëdijes fetare i ka dhanë nji drejtim má të mirë e nji manifetim i kësaj tendence âsht ky kongres i besimeve edhe përpjekjet qi bâjnë njerzit e fés drejt zhvillimit të shoknimit universal.
VIII.
Për ketë arsye oranizimi i këtij kongresi më kënaqi aqë shumë. Sepse ky kongres mâ tepër se përpjekjet qi bân për të studjue mjetet qi sigurojnë idealin e naltë njerzuer, i cili ideal âsht shoknimi universal midis individëve e popujve, përmbush edhe nji qellim themeltar të fevet, qëllim të cilit Islami – feja qi un ushtroj – i nep rândësi të madhe.
Kurani flet për unitetin prinduër të njerzís i cili shkakton miqsinë, përkrahjen dhe ndihmën e përbashkët edhe largon mosnjoftjen, mosmarrëveshtjen e ngatresat. Kurani s’i ka dhanë ndonji vleftë fisnikërisë e lindjes, por ka stabilizue nji kriter për të çmue vleftën e njeriut e ky kriter âsht “Takvaja – me i ndejtë besnik urdhnit të Zotit, me pasë frigë Zotin – kriter ky qi mâ para s’ka qenë i njoftun.
Në Kuranin e Naltë urdhënohet:
“O njerëz me të vërtetë ne ju kemi krijue të gjith ju nga nji mashkull e nji femën, – prej Ademi e Havaës – edhe ju kemi bâ popuj e fise qi të njifni shëshoqin e mâ i vlerëshmi ndër ju përpara Zotit âsht aj qi ka mâ shum takvá.”
Kurani u kerkon muslimanëve të sillen bujarsiht kundrejt njerëzve të të gjith besimeve e feve për veç në kohë lufte.
Kurani urdhënon:
“Zoti nuk ju ndalon t’ju bâni mirë e të përdorni drejtësí për ata qi nuk ju luftojnë e nuk ju kanë nxjerë jashtë atdheut, me të vërtetë Perëndija i do të drejtet. Perëndija ju ndalon kundër atyne qi ju luftuen fén e ju nxorën prej atdheut edhe kanë ndihmuem në nxjerjen t’uej për t’u bashkue me ta e ata qi bâhen shok me ta janë keqbërës.”
Këjo sjellje e mëshirëshme kundrejt popujvet të feve tjera qe praktikue prej Profetit të Madh Hazreti Muhammedit e prej khalifve të naltë e të mençëm e bile aqë âsht praktikue këjo sjellje sa qi âsht lejue edhe krushqija me popull të feve të tjera tue i u lanë lirí të plotë bashkëshorteve qi të ndjekin ritet e fés së tyne.
IX.
Shoknimi midis njerëzve të fés lypset të precedojë
Shoknim Universal.
Mbassi shoknimi universal âsht nji qëllim i dëshëruar, njerzit e fés duhet t’i drejtojnë forcat e tyne drejt zhvillimit të këtij shoknimi e të përmblidhen rreth realizimit të tij me seriozitet e besim të plotë. Ky seriozitet duhet t’i drejtohet vetëdijes fetare, për të cilën kemi folë ma sipër edhe të përfitojë nga influenca e fuqishme qi kjo vetëdije i bâ n shpirtit të besnikëve e nga gjanësija e qëllimit të saj si edhe nga instinkti qi ka skalitë natyra në shpirt të njeriut. Këtu duhet me e fillue zhvillimin e shkoknimit universal.
Plotsimi i këtij qellimi të madh për vëllaznin universale e zhvillimin e saj mund të kryeht me anë të vetëdijes fetare të të gjitha feve dhe nëpër mjet të virtytit praktik e të parimeve të mira shoqnore qi gjinden në çdo fé.
Në të gjitha fét gjinden principe hyjnore qi shërbejnë për të mirën dhe dobín e njerzís e me ketë mënyrë çdo fetar duhet të jetë nji organ i dobishëm për shoqní. Duhet të përhapet ndjenja për t’u përpjekë për të mirën e njerzís e për t’ja largue të këqiat e kështu midis individualëve me sigurue nji lidhje e dashuní të ngushtë ashtu si dëshiron i Plotdituni Krijuës qi ngjall, vdekson, ushqen e mëshiron të pasurin e të vobegun, dhe atyne qi kanë punue të mira j’u nep nji jetë të lumtun mbas vdekjes.
Përpara apelit për zhvillimin e vetëdijes kolektive duhet të precedojë shoknimi midis kryetarëve të fevet, të cilët janë në nji pozitë ma të mirë për t’a çmue mâ tepër vleftën e këtij qëllimi të naltë; ata janë mâ të zotët për t’a kuptue ma para se kushdo tjetër qi rreziqet qi mjerojnë njerzinë nuk rrjedhin prej ndryshimeve të feve e të besimeve por rrjedhin prej atheizmit e prej doktrinave materjaliste qi shenjtërojnë e adhurojnë landën e qi tallen me mësimet e hynjuëshme të fevet.[2]
X.
Objektet në të cilat njerzit e fesë duhen drejtuar.
Objektet, në të cilat njerzit e fés duhen drejtuar janë dy kategorie: Intelektuale dhe praktike.
a). – Objektivat Intelektuale janë për të hequn shkaqet qi penguen vetëdijen fetare prej lozjes së rolit të saj për të afrue popujt shoq me shoq. Kjo sëmundje rrjedh ose nga të përlyemit e kësaj vetëdije me elemente antagonizmi, ose nga dobësija dhe dis-integrimi (shperndarja) i saj. Njeriu asht dy dyersh: a) ose nji besues i vërtetë, besimi i të cilit âsht mjaft i fortë qi të qëndrojë dhe të lëftojë të këqijat e jetës, porse aj mund të jetë në të njëjtën kohe, gadi të dali nga rruga e vërtetë tue mos qenë i durueshëm për njerin i cili ka nji opinion fetar të ndryshëm nga aj i tija – Nji person i atillë nevojitet të drejtonjë besimin e tij në kanale të duhura, tue pastëruem atê prej gjith fëlliqësis; ai ka nevojë për kutpimin e drejtë të esancës së fés, nji kuptim i cili asht i lirë pre gjith fundimeve materiale. – b). Ose âsht nji njeri, besimi i cilit âsht dobësuar, ose zemra e të cilit âsht zbrazun prej fes. Njerëz të këtij lloji i takojmë ndermjet klasave t’ashtuquajtur t’edukuar dhe gabimisht quajtur të kulturuar. Kjo vjen nga shkaku i konfliktit ndermjet fés dhe ditunis empirikale (eksperimentale) ose nga kundershtimi qi shifet midis fés e shkencës, ose nga tendenca e filozofis letrare për të fomuar disa koncepte të mirësis edhe të virtutit të pa sanksionuar prej di feve ose nga shkaku se feja nuk ka mundë me pajtue me format e studimeve shoqnore të drejtueme kah qëllimi i jetës.
Lidhja e këtyne njerëzve me shkencë, sisteme dhanë morale edhe doktrinat shoqnore të jetës aktuale u dha këtyne njerzve fuqi kundër fés edhe i inkurajuen qi t’i prishin lidhjet e saja. Kundërshtimi i pamjaftueshëm e foshnjarak i njerëzve të fés i dha shkak smadhimit të kësaj gremine edhe j’u a shtoi vetëdijen fetare nga zemra e popullit të edukukëm dhe e paksoj ketë vetëdije nder të tjerët.
Tuej qenë se çashtja kështu qendron, asht e urdhnueshme qi njerzit e fés duhe të bashkpunojnë për të forcuar dhe për të ringjallur të vetdijes fetare edhe të mbushin shpirtrat e njerzvet me friken e Zotit e zemrat e tyne me dashuri për Krijuesin e tyre. Asht detyrë e fundit për njerzit e fés të mbajnë pozitën e fés para shkencës, fillozofis, korrentevet të modenizimit dhe mejtimeve të lira. Nuk ka dyshim se te forcuarit e kësojë vetdije dhe lartsimi i fés ruajnë njerzimin prej rrezitkut t’inflektimit të së keqes së intetelegjencës dhe prej fuqis së tyre kuer materjalizma ja kalon dhe mundohet të ju prije deshirave të tyne harbute.
Njerzit e fés po të fitojnë të këtillë njerëz n’anën e tyre dhe po të zgjuajnë vet-dijen fetare, do të bâhen faktori ma i fortë për zhbillimin e vllaznimit njerzuer. Kjo rrjedh nga shkaku i sensibilitetit ekstrem të tyne dhe kuptimi i imët i idealeve shpirtnore të naltë të propozuar ndër fé, të cillat paraqesin veshtirsi të madhe për shumicë të paedukuar, qi s’janë zhvilluar as në shkencë as në filozofí.
Objektivat praktike pergjithësisht janë:
Me e bâ fén nji vegël të fortë për edukimin e shoqnís. Faktorët idealë qi janë të përbashkët në çdo fé me i forcue qi të pregatisin fuqín e duhun për të bâ efektin e nevojshëm në jetën aktuale të njerzís. Virtytet praktike të porosituna prej fevet të sistemohen e të rrgullohen
Principet e këtilla paksojnë fuqín e të keqes e të ligsive qi veprohen ndër popujt e kombet e botës.
Atëhere pikpamjet e kombeve do të jenë mâ pak divergjente e kështu njerzit do t’i afrohen mâ tepër qëllimit të dëshiruar qi âsht vëllaznimi universal.
XI.
Asht shumë e mahnitshme dhe për të qarë qi pasusat e fevet të mobilizojnë forcat e tyne për t’a atakuar njeni tjetrin. Ky âsht shkaku qi i ka dobsuar para armikut të tyre të përbashkët. Në luftrat e tyre, ata adaptuan mjete, të cilat qenë në kundërshtim me rregullat mâ të thjeshta t’arsyes e të cilat i bânë ata qesharakë në sy të shkenctarve e të fillozofvet edhe mâ së fundi shkaktuan që mundimet e tyre të dështojnë vajtimisht. Ata e lanë mas doret influencën e tyre ndaj njeriun nepër mjet të arsytimit të tij qi asht i vetmi shkak për nderin e dinjitetin e tij – dhe vunë në punë forcën, shtrëngimin, prirjen në të keqe dhe mjetet tjera qi t’arrinin qellimet e tyre. Disa nga këta bile për forcën materjale paten ndihmen e kombeve duke haruar se besimi nuk zen vend në zemër me anën e forcës, edhe diturija kur nuk mund të pranohet përveç se me anë të argumentit qi na sjell konvinkcjon. Ata kanë haruar se anmiku i tyre i përbashkët âsht duke përdorur çdo mjet për të rrezuar prej pozitës qi me meritim okuponjë. Ata kanë haruar qi tallazet të mdha kanë shkatruar njerzin dhe kanë fshirë prej shpirtnave të tyre gjithë gjurmat e frikës dhe të reverencës për Ligjet Hyjnore. Në vend qi t’angazhoheshin në konflikte midis tyne pasusit e fevet duhet të kishin bashkpunuar për të luftuar pasjonet e pafrenuar dhe libertizmin të paturpshem qi e zemrojnë me të drejtë dhe e largojnë të mençmin e të urtin. Ata duhet të kishin luftuar materjalizmin qi rritet pa kontroll e qi bije fatkeqësi pas-fatkeqsije mbi popullin e paqshem dhe të bindur. Ata duhet t’a luftojnë materjalizmin qi na ndjell të ligat e tija nën emnat e rejshme: civilizim, rregull e liri. Por çka tjetër do të pritesh kurse faktoret e mosmarrveshtjes janë në veprim tuej hedhur poshtë. Njerzit e Fés ashtu siç janë tuej hedhur poshtë të tjerët; kurse kotsit e jetës mundohen t’u prinë në të keqe njerëzvet fetarë ashtu sikurse mundohen t’u prijnë tjerëvet; edhe kurse fetarët kërkojnë fuqi dhe autoritet ashtu sikuerse tjerët edhe kurse fetarët fabrikojnë genjeshtra kundra njeri tjetrit sikurse bejnë tjerët?
Me gjithë këto, n’erësirën e rrethuar të natës, nji shkëndí e vogël drite akoma xixillon për të drejtin. Zotit i vjen shumë keq t’i leri krijesat e tij n’erësirën e së keqes; gjithashtu âsht i zoti të krijojë mjete, me anën e të cilavet prap mund t’i këthejë në pozitën e nderit e të virtytit.
Zotrinj!
Juve jeni shpresa e fundit të nji botës së dëshpruar!
XII.
Si të realizojmë objektivat t’ona.
Tashti un po propozoj këtu shkurtas disa mjete, të cilat do të ndihmojnë për të realizuar ketë objektivën t’onë të madhe: Tash unë tue lanë detajet n’antarët e ndershëm të këtij kongresi edhe n’iderat, të ndryshme të reja, të cilat bashkpunimi i vërtetë ndërmjet t’antarvet dhe të dishirusavet tjerë të njerzimit mund t’i prodhojnë po propozoj këtu shkurtaz disa mjete qi ndihmojnë për të realizuar ketë objektivën t’onë të madhe:
1) Predikimet në fera të ndryshme për prirjen e njerzimit n’atë që thamë mâ naltë duhen caktue prej çdo fes për predikuesit e saj.
2) Me mbledht të gjitha iderat fetaret tue përmbledhun mirësi dhe dashuni kundrejt gjith popullit si individual të racës njerzore, pa marë para syshë dallimet tjera, edhe me i prokllamue ato me të gjith mjetet në tërë gjuhrat.
3) Me stabilizuar propaganda fetare dhe misjonare në bazë të arsyes së thjeshtë, të dashuris për të vërtet dhe të dëshirës së sinqertë për të avitur në ato të vërteta, tue u dhanë kryekëput sicili në deklarimin e të mirave të fés së vet.
Funksioni i kësaj organizate është të vendosi në nji mënyrë honorablë, të ndershme dhe të paqshme gjith ndryshimet që sjellin prej agrecioneve të propagandistavet.
Shkurt ne duhet t’u largohemi gabimeve të kohës së kalueme, të cilat njerzija i ka pague aq shtrejt.
Këjo organizatë të ketë dega. Nji degë duhet të jetë për të përcaktuar ndryshimin qi sot eksiston ose që mund të shkaktohet ndërmjet dituris eksperimentale dhe fés. Këjo punë duhet bërë në rethe të ndryshme shqencore dhe organizata duhet të mari për sipër me caktue ketë ndryshim në baza të dashuris për të vërtetën në nji mënyrë të taktikshme e cila nuk do t’a prishi fén e nuk do të proklamojë ndonji gjë kundra të vërtetave të vetdukshme.
Nji degë tjetër duhet të interesohet në opinjone ethikale dhe në propagandën e virtyteve. Detyra e sajë duhet të jetë dallimi i opinionevet qi rezikojnë jetën morale. Ajo duhet të shkonj thellësisht dhe imtësisht në vezhgimin e atyne opinjoneve edhe duhet të bëjë të ditur resultatet bindse qi do të fitojnë përkrahjen e inteligencës së ndershme e kështu të mbrijnë lart idealet e jetës.
Nji degë e tretë duhet të vijojë shkencat shoqnore dhe sisteme e provueme prej tyne të këtilla si sosialismin dhe komonismin. Funksioni i sajë duhet të jetë për të treguar të mirën dhe të vërtetën në to edhe të ekspozojë gënjeshtrat, pasionet dhe deshirat lakmuse që koruptojnnë qëllimin fisnik të jetës. Kjo duhet bërë e ditur në mënyrën e duhur kështu që populli të mund të mari vesht ditunin e vertetë e cila do të jetë e pajtueshme dhe e përshtatun me fén.
Në të gjitha këto përpjekje duhet me pasë për bazë Perëndinë, të vërtetën edhe dobin e njerzís.
XIII.
Tue qenë se, si shkaktar i të ligave qi me të drejtë ase pa të drejtë ka pësue njerzija duket si me qenë autoriteti shpirtnuer e njerzít e ktij autoriteti, feja edhe fetarët lypset t’i drejtojnë përpjekjet e veta kah qellimi qi t’a bindin njerzínë të besojë se tash e mbrapa ka shpëtue nga tiranija e autoritetit shpirtnuer e se feja dhe fetarët përpiqen vetëm për lumtërinë të njerzís.
Gjithashtu lypset me forcue me fjalë e me punë njisín fetare e me u përpjekë qi t’i mbushet mendja njerzís s’soçme se njerzit e fés nuk lakmojnë gjanat materjale e nuk dëshirojnë për vehten e tyne ndonji autoritet, gradë e influencë. Njerzit fetar në jetën materjale kanë nji pjesë të vogël aqë sa të munden me plotsue misjonin e tyne qi âsht sigurimi i lumtërís njerzore edhe garancia e egzigjencave shpirtnore qi i përshtaten prestizhit të njërzisë. Prandaj kleri duhet të përpiqet me e bindë popullin për këto qëllime të shenjta. Po ashtu duhet me u përpjekë qi të bindet njerzija se kleri merret vetëm me spiegimin e vërtetë të ligjit hyjnuer edhe misjoni i tyne âsht me thirrë njerzinë në ketë ligjë e nuk kanë asnji qellim tjetër. Atëherë njerzit e fés duhet që mâ përpara vetë ata t’i praktikojnë porosít e ritet e fés edhe t’ju a ndriçojnë rrugën atyne qi e kanë humbë.
Përpjekjet e fetarëve në mënyrë qi u spiegue mâ sipër do t’i sigurojnë dobina njerzís edhe do t’i çelet nji rrugë e gjanë fuqís së fés për të punue për vëllaznimin e popujve. Me ketë mënyrë principet fetare, virtytet morale e idealet e nalta shoqnore me anën e unifikimit të sistemevet praktike të ndihmueme prej doktrinash e opinionesh të mira fitojnë energjí veprimi qi na shtyejnë me u përpjekë për mbrojtjen e ligjit e të rregullit.
Sikurse njerzit e doktrinave shoqnore qi krijojnë ligje të ndryshme për të forcue bazat e principet e tyne ashtu edhe njerzit fetar lypse të j’u apin fuqí ligjëve qi venë sanksione për mbrojtjen e sistemeve të përgjithëshme e të përbashkta ndër të gjitha fét. Me luftue prostitucionin (zinán) me mbrojtë familjet, me qortue e me përbuzë rrenën, kritikën tinzore, thashë e thanat, mshefjen e së vërtetës e shpifjen, vese këto, për të cilët nuk paramendohet ndeshkim materjal. Me kufizue lirin ndër veprime epshore e me ndalue kënaqat jo fisnike; me kontrollue fitimet lândore e me ndalue të ligat; me marrë masat kundër spekulimeve, shpërdorimeve e mashtrimeve. Me ketë mënyrë me shdukë e me çranjosë këto të ligq tue vû në veprim principet morale e të urta të feve e tue pastrue njerzín nga immoraliteti.
Praktika e gabuar qi âsht ndjekë deri sod e ka lakue e tjatërsue fytyrën e fés, ose e ka dobsue n’atë shkallë sa qi s’ka mundë me i u bâ ballë atyne zemergurëve qi s’kanë ndërgjegje e e kanë zemrën krejt të zbrazët nga frika e Zotit e nga mëshira për njerzí.
XIV.
S’ka dyshim se ndër ata qi tue përdorë mjetet e plota dhe energjike për të realizue qellimin e deshiruem qi âsht shoknimi i njerzvet të fés e i sekteve të ndryshëm, duhet të ndodhen ata qi i kanë zemrat të ndriçueme me dritën e besimit edhe shpirtin e kanë të shkëlqyem me frymëzime të shenjta.
Nuk duhet harue se mjetet qi do të përdoren për ketë qellim lypset të jenë largë nga çdo influencë e sistemeve dhe konflikteve politike. Mjetet e naltpërmenduna duhet të mbështeten në të vetmin qëllim qi të konsolidojnë komunitetet e të zhvillojnë vetëdijen fetare e virtytin. Duhet me ja shtue energjín shpirtit luftar qi kundërshton të ligat e korupsionin qi ka mbulue botën tej për tej e qi ka shti njerzinë në nji greminë të rrezikëshme dhe e ka tronditë tepër. Sod njeriu në vend qi duhet të mendojë gjana ideale e të shenjta, nuk mendon tjetër veçse si e si t’a shfryejë epshin e tij, të përmbushë dëshirat shtazore edhe t’a nginjë barkun e tij të zbrazët.
XV.
Pikpamja e eme për zhvillimin e shoknimit universal përmblidhet në të marrunat e masave qi kam parapa e paraqitë deri këtu edhe mbështetet në baza të sakta. Mjetet qi parashtrova edhe pse janë të holla, janë të praktikueshme, sadoqi kanë nevojë për nji përpjekje të gjatë e të zakonshme, porse qëllimi âsht fisnik e situata âsht me randësí.
Islami mund t’i japë forcën e duhun shoknimit universal; sepse nër principet esensiale qi ka fiksue Islami ka edhe nji bazë ku mbështetet «bon-sensi» e këjo bazë âsht «S’ka shtrëngim në fé.» I Madhi Zot në Kuran Resulit të Vet, Hazreti Muhammedit Alejhisselam kështu i flet: «A ti po e shtrëngon njerzinë qi të bâhen muslimanë»?.
Në nji verset tjetër i urdhënon:
«Thirr në rrugë të Zotit me mençurí, me këshillë të mirë e lufto-ji kundërshtarët me mënyrën mâ të urtë.»
Islami i drejtohet mendes dhe i tërheq verejtjen me mejtue në krijesat e Zotit a me ngritë naltë prestixhin e diturís e të dijetarëvet.
Ç’do dispozitë islame âsht edhe nji princip moral. Profiti Islam urdhënon:
«Un u dergova prej Zotit qi të plotsoj vertytet moral të nalta».
Gjithashtu këtij Profiti të naltë i urdhënon Perëndija në Kuran: «Si kur të kishe qenë ti i rândë dhe zemër ngushtë, kishin me t’u largue shokët; mos i u veshtro mungesat por fali edhe këshilloju me to në problemet e jetës.»
Feja Islame nxit e propagandon të mirën e mëshirën, porosit me përkrahun të pafuqishmin e të vobegun e na urdhënon me pasë dhimë deri për shtazët, aqë sa në Kodin Civil të Islamit ushqimi i nji shtazës qi ka humbë të zotin i ngarkohet Arkës së Shtetit deri sa të gjindet i zoti. Për të vobegët ka caktue pjesë legale nga malli i pasanikëve.
Islami krimin qi bâhet kundër jetes së nji personi e konsideron krim-publik qi bâhet kundër krejt njerzís.
Islami ka vû edhe rregulla për të ndeshkue ta qi s’i binden ligjit.
Zotni, nuk po e zgjas mâ, sepse as un as Zotnija e Juajë nuk kemi qellim me shkoqit parimet islame. Qëllimi i em me sa spiegova deri këtu, ka qenë qi t’ju bâj me dijtë Zotnin t’uajë se objektiva e këtij kongresi nuk âsht në kundërshtim me parime dhe dispozitat Islame.
Zotnij si mbarim të kësaj fjalës s’eme, I lutem të Madhit Perendí qi të Ju falë ndihmën e Vet për të realizue qëllimin e naltë qi keni vû para e qi âsht vetë e mira e njerzís. Perëndija ju a ndriçoftë udhën qi keni marrë e ju udhëheqtë në rrugë të mbarë.*
* Marrë nga revista “Zani i Naltë”, nr. 10-11, viti XI, tetor-nëntor 1936, f. 293-312.
[1]. Shoqërim, vëllazërim universal (shënim i redaksisë).
[2]. Marrë nga revista “Zani i Naltë”, nr. 10-11, viti XI, tetor-nëntor 1936, f. 293-312.
Dec 20, 2018 0
Oct 22, 2018 0
Aug 04, 2018 0
Jul 16, 2018 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...