Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Dec 22, 2018 Zani i Nalte Shkenca Islame 0
nga Dr. Xhemal Al-Safarti, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër
Vërtet Imami dhe thirrësi ka gradat më të larta, pozitat më të larta dhe misionin (detyrën, punën) madhështor për ngritjen e popullit për përhapjen e mirësisë dhe të dobishmes mes njerëzimit mbarë.
Imam dhe thirrës i suksesshëm është ai, i cili e merr për model dhe shembull Profetin Muhamed (paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi Të.), dhe kjo u takon të gjithë të sinqertëve dhe besnikëve në bartjen e mesazhit islam, sepse ai ishte imami i parë i kësaj thirrjeje të ndershme, i cili e pranoi këtë mesazh, e çoi në vend (e kreu) ashtu si duhet dhe e shpërndau dritën e thirrjes, të mirësisë e dashurisë nën flamurin “Dhe Ne nuk të dërguam Ty veçse mëshirë për të gjitha botët.”[1]
Nëse imami dhe thirrësi niset me këtë metodë madhështore të Profetit a.s., nën hijen e këtij flamuri të ndershëm, me emër të Zotit do të jetë i suksesshëm dhe atij do t’i afrohen, hapen shumë zemra, mendje, shtëpi, rrugë dhe çdo vend, e cila kishte si model dhe udhëheqës të saj zotërinë tonë Muhamedin a.s., imamin dhe prijësin e kësaj thirrjeje madhështore.
Modeli i udhëheqjes së profetit Muhamed a.s. është shembull. Ishte ai, i cili e mbarti mbi supe (krahë) rëndësinë e thirrjes dhe ai e filloi këtë me shokët e tij fisnikë, që t’ua komunikojnë mesazhin e mirësisë dhe dashurisë me rrugën e udhëzimit, dritës e mëshirës dhe ky Profet fisnik e filloi thirrjen e tij të mbështetur në dy shtylla themelore:
Shtylla ku mbështetet është bashkëpunimi me popullin, të cilët janë të kënaqur me pasimin e tij dhe besimin në mesazhin e tij të ngritur mbi fjalën e Zotit xh.sh. “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër,”[2] dhe “Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje”.[3]
Shtylla e dytë mbi të cilën mbështetej Profeti a.s. ishte bashkëpunimi me ata të cilët e pranuan Islamin më vonë, si dhe me ata që nuk e pranuan Islamin dhe mbetën në fenë e tyre, ashtu siç deshën ata vetë. Ajo shtyllë ishte: “Ne të kemi dërguar ty (o Muhamed) vetëm si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues për të gjithë njerëzimin, por shumica e njerëzve nuk dinë.”[4] dhe “S’ka detyrim në fe.”[5]
Me këto dy shtylla madhështore Zoti xh.sh. ia mundësoi të hapë zemrat dhe mendjet e njerëzve.
Po ashtu, u mundësoi, u ofroi prijësve dhe thirrësve dyer të hapura krahë më krahë duke u mundësuar atyre të hyjnë nëpërmjet saj në rrugën për t’i shërbyer njerëzimit dhe të përhapnin mëshirën dhe dashurinë njerëzore… nëse veprojnë kështu ata dëshmojnë përkatësinë e tyre të shkollës së profetit të vet, udhëheqësit, liderit të tyre dhe ndjekës të rrugës, mësimeve dhe metodës së Tij.
Nga këtu shohim, kuptojmë se nuk i lejohet asnjë imami, thirrësi, dijetari, mendimtari, kërkuesi, studiuesi, gjykatësi, të gjykuari (dënuari), të bëjë diçka në kundërshtim me atë që ka vendosur, përcaktuar Imami i parë, Muhamedi a.s., dhe ta shpjegojë, komentojë traditën e tij të ndërtuar mbi themelet e drejtësisë, mëshirës dhe dashurisë mes njerëzve, ashtu siç duhet dhe siç mendon ai se ajo është e drejtë dhe saktë.
Rrugë, thirrje e dukshme, e lartë dhe e qartë që e vendosi Profeti Muhamed a.s. mes nesh duke u mbështetur në këto dy shtylla të rëndësishme dhe ku nëpërmjet tyre duhet të fillojmë të lëvizim dhe të ruajmë situatat e ndryshme për gjendjet, kohët, vendet, me kusht që të mos zëvendësojmë mëshirën me egërsi (ashpërsi), vëllazërinë me armiqësi.
Kështu që, o imam të xhamive, mesxhideve…, o ju thirrës…, o kandila ndriçues në errësirën më të madhe, o dritë që shpërndahet, largon errësirën e zemrave dhe shpirtrave, kujtojeni gjithmonë Profetin tuaj, imamin tuaj të parë, Profetin Muhamed a.s. Kujtojeni shtyllën kryesore të tij në bashkëpunim me myslimanin: “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër,”[6] dhe siç e dini për këtë ajet (verset) ka shumë dispozita (shumë ligje), tek të cilat ndaluan ata që ishin para nesh dhe ata që jetojnë në kohën tonë dhe ndoshta për t’i numëruar dhe kufizuar këto nuk do të mjaftonte koha.
Kujtojeni fjalën e Zotit xh.sh. “… Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje”.[7], kujtojeni këtë fjalim madhështor dhe të lartë, sepse ai është një fjalim me qëllimin më të lartë nga aspekti i saktësisë, përpikërisë dhe ndjeshmërisë …. fjalim, mesazh për kë? Për Profetin a.s.?
Po, për Profetin a.s., i drejtohet atij me këtë mesazh, që ta mësojë çdo imam, thirrës e predikues, sepse rezultati (përfundimi) është i vështirë dhe i rrezikshëm … “… ata do të largoheshin prej teje,”[8]. Cilët janë ata? Ata janë Hz. Ebu Bekri, Hz. Omeri, Hz. Othmani, Hz. Aliu dhe bashkëkohësit (sahabet) e tjerë.
Pra, thuajse ky mesazh kaq madhështor nga i Gjithëurti është për çdo thirrës, imam e predikues, për çdo kohë dhe vend. Nëse shokët e Profetit a.s., shokë të gjeneratës së artë, atyre u ngushtohej kraharori nga ata që bartnin neverinë, vrazhdësinë e fjalëve dhe ashpërsinë në metodë, atëherë si do jetë gjendja, çështja me ju?
Atëherë, ti, o imam, nuk je Profet dhe i informuari, ai komunikues dëgjuesi nuk është pasuesi (shok i Profetit), kujtojeni thënien e Profetit a.s.:
“Myslimani është vëlla i myslimanit, ai nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen, nuk e ofendon, nuk e nënçmon.”
Po ashtu thotë Profeti a.s.:
“Çdo mysliman e ka të ndaluar gjakun, pasurinë dhe nderin e myslimanit tjetër.”
Hadithi i Usame bin Zejd, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, Hadith të cilin e dini të gjithë:
– Na dërgoi i dërguari i Zotit te populli, fisi i Xhuhejnes, ku shkova te njëri prej tyre që ta godas (vras), sepse ai njeri tha: “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut.” Dhe unë e godita (e vrava) e më pas shkova te Profeti a.s., ku e lajmërova për atë çfarë kisha bërë.
Profeti a.s. më tha:
– A e ke vrarë, ndërsa ai dëshmonte se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut?”
I thashë:
– O i dërguari i Allahut, ai e bëri këtë nga gënjeshtra, frika.
Ndërsa Profeti a.s. më pyeti:
– A ia ke zbuluar zemrën, a e di se çfarë kishte në zemër?
Ndërsa sipas një transmetimi tjetër, Ai ka thënë:
– E vrave pasi ai dëshmoi se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut?
Profeti a.s. aq shumë e përsëriste sa dëshirova që unë të mos isha bërë mysliman para asaj dite.
Ndërsa në një transmetim tjetër pyetet:
– Çfarë do të bësh kur të të dalë ditën e Kijametit, përpara, dëshmia se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut?!
Kështu që, të dashur dhe nderuar vëllezër thirrës, … mos i llogarisni, gjykoni njerëzit për të fshehtën që kanë në zemrat e tyre, që nuk e di askush përveç Allahut. Konsiderojini me madhështinë e fjalës iman (besim), e cila shqiptohet nga gjuhët e tyre… i orientoni ata, i mësoni dhe i këshilloni ata… dhe mos u kërkoni llogari, tregohuni të durueshëm ndaj tyre, buzëqeshuni atyre, tregohuni të vendosur për t’i këshilluar dhe drejtuar vazhdimisht dhe mos i humbni shpresat nga ata.
Mos i humbni shpresat nga vonimi i përgjigjes prej tyre, prej pranimit të tyre dhe përfaqësimit të tyre të dobët. Zoti i Lartmadhëruar iu drejtua Profetit të Tij të nderuar dhe të gjithëve ne duke na thënë: “Prandaj këshilloji (njerëzit o Muhamed), se ti je vetëm këshillues!”, “dhe nuk je ngarkuar t’i detyrosh ata me forcë!”[9]
Shpërblimet e thirrjes dhe kumtimit, me emër të Zotit nuk të shkojnë kot, nuk humbin, pa marrë parasysh se përgjigjet i ftuari apo nuk përgjigjet, pranon apo jo. Ty të takon t’u drejtohesh me rikujtim dhe kumtim, duke i këshilluar me atë që është më e mirë, ndërsa çështja e udhëzimit është në dorë të Allahut.
Kjo pjesë e përgjegjësisë së madhe që e mbart imami, këshilluesi dhe shumë detyra të tjera të thirrjes, ju bën përgjegjës dhe jo dikë tjetër nga njerëzit e zakonshëm. Ju jeni të detyruar të përhapni në shoqëritë tuaja bazat e nderit, dinjitetit, mëshirën profetike, mirësjelljen me njerëzit, qofshin ata myslimanë apo jomyslimanë në përshtatshmëri me mësimet e Kur’anit Famëlartë dhe traditës, rrugës së Profetit a.s.
Të gjithëve na takon ta rinovojmë besimin fetar sipas porosive të Profetit a.s., në rrugën e thirrjes dhe të mos devijojmë nga rruga, sjellja dhe vepra e Profetit a.s., sepse ai neve na e lehtësoi këtë, pastaj e mbështeti dhe e veçoi në dy çështje madhështore e të përgjithshme nga Krijuesi i tij i Lartmadhëruar; kështu që edhe neve na takon t’i përfaqësojmë këto dy çështje, duke iu përgjigjur me sjellje, përkushtim e veprim:
Kështu që, o ju të nderuar:
“Vërtet emanetin të cilin e mbart imami apo thirrësi, i takon që të jetë njeri që përgëzon e jo që largon (afrues dhe jo largues), dashurues e jo urryes, tolerant e jo i vrazhdë, i butë e jo i egër, i sjellshëm, i qeshur e jo i vrazhdë, thirrës e jo gjykatës, udhëheqës e jo sundues.”
Në paraqitjen dhe shpjegimin e rregullave kur’anore dijetari Omer El-Mukbil thotë:
“Prej zbatimit të praktikave të këtyre rregullave, dispozitave kur’anore, është ajo që Zoti xh.sh. i lavdëroi robërit e Tij me fjalën e Tij:
“e kur atyre u drejtohen me fjalë injorantët, ata thonë: “Paqe!”
Po ashtu Ibn Xherir, Allahu e mëshiroftë, në lidhje me kuptimin e këtij verseti thotë:
“E kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata që nuk e besojnë dhe nuk e njohin Zotin, me fjalë fyese, urrejtje, ata u përgjigjen, ua kthejnë me fjalët më të mira, më të drejta, më të sakta.”
Në historinë tuaj të nderuar e të mirë, ka tregime, histori, ngjarje, rrëfenja dhe mësime të ndritshme, të dobishme, të cilat i mbushi dhe i plotësoi urtësia, toleranca, nderi dhe mëshira, t’i përcillni, transmetoni te njerëzit mbarë, t’i mësoni njerëzit dhe edukoni me këtë moral.
Imami është mësues, këshillues, rregullues, edukon mendje, ndërton shpirtra, kultivon mbjell vlera dhe moral të zgjedhur, kështu që puna, detyra e tij nuk është e kufizuar dhe për t’i drejtuar a udhëhequr njerëzit vetëm për namaz… Mirëpo ai është kontribuuesi, ndërtuesi i bashkimit dhe suksesit mes myslimanëve dhe asnjëherë nuk i lejohet imamit të drejtë, të sinqertë, të devotshëm dhe të pastër të qëndrojë para njerëzve, duke i konsideruar, etiketuar disa grupe të myslimanëve si jobesimtarë dhe duke i quajtur të tjerët si të prishur e dëmtues, ndërsa të tjerët duke i quajtur si tradhtarë, thuajse ai u përket bashkëkohësve të tij (shokëve të Profetit a.s.), ndërsa të tjerët janë të dalë nga feja.
Nuk i lejohet imamit në xhaminë, mesxhidin e tij, këshilluesit në predikimin e tij, për myftiun në detyrën e tij, që të jetë për ndjekësit e tij rrënues dhe shkatërrues. Pra imami është përfaqësues i profetit Muhamed a.s. Sikur të ishte prezent gjallë Profeti Muhamed a.s. askush nuk do të kishte guximin të qëndronte në minberin (foltoren) e tij apo në mihrabin e tij, asnjëherë!
Kështu që imami është për të gjithë, i pranon të gjithë me zemrën e tij, kur iu drejtohet me këshilla, urtësi dhe qetësi, pa asnjë të keqe dhe pa asnjë lëndim.
Profeti a.s. thotë:
“I tërë populli im është i falur”. Ne jemi bashkësi e përgëzimit, e shpresës sepse nuk jemi bashkësi e dëshpërimit dhe pesimizmit, …Të dashur, o ju që bartni flamurin e thirrjes, o ju që bartni dritën dhe ndriçimin, o imamë të xhamive, mesxhideve, o këshillues të njerëzimit dhe thirrjes, njerëzit janë amanet mbi supet tuaja, i afroni dhe mos i largoni, përgëzojini dhe mos i qortoni, drejtohuni nga njerëzit dhe mos ua ktheni shpinën, mos i braktisni, hapuani atyre zemrat dhe kraharorët, bëhuni rob të Zotit, që zemrat t’i nënshtrohen, përkulen Zotit të gjithësisë, që është Një, prej Tij kërkoni mirësinë dhe mëshirën…mos vendosni vetvetet tuaja tek ajo që nuk ndjeni, mos vendosni vetvetet tuaja në vend të Zotit që t’i gjykoni njerëzit me largim-dalje nga feja, mosbesim, prishje e tradhti.
Kujtojeni dhe mos e harroni këtë Hadith… memorizojeni, mësojeni përmendësh dhe shkruajeni në fletoret, planet tuaja, në muret e shtëpive tuaja, shkruajeni në xhamitë tuaja.
Kujtojeni Hadithin e Kartës, Hadithin e identitetit, se ky është Hadith Sahih i vërtetë, nga Hadithi i Abdullah bin Omerit, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, se Profeti a.s. ka thënë: “Vërtet Allahu xh.sh. do ta shpëtojë, çlirojë një njeri nga bashkësia ime Ditën e Kijametit sipas drejtuesve të krijesave dhe atij do t’i shpërndahen e vijnë 99 regjistra (me vepra) dhe çdo regjistër është i gjatë aq sa sheh syri, ndërsa i thotë:
– A mos të kanë bërë padrejtësi engjëjt shkrues? Atëherë robi thotë:
– Jo, o Zot! I thotë Zoti: – A ke ndonjë arsye, justifikim? Thotë robi:
– Jo, o Zot! Atëherë i thotë Zoti i madhërishëm:
– Po ti ke tek Ne një të mirë! Do t’i sillet Karta me shkrim e dëshminë: “S’ ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi a.s. është rob dhe i dërguar i Tij.” Atëherë robi thotë:
– O Zot, çfarë vlere, rëndësie ka kjo Kartë përballë këtyre mëkateve?” I thotë Zoti xh.sh.:
– Më sill peshoren tënde, sepse sot nuk ka padrejtësi ndaj teje!
Vendosen të këqijat, pra vendosen regjistrat, veprat e tij në njërën anë dhe në anën tjetër të peshores vendoset Karta, atëherë lehtësohen të këqijat dhe në peshore rëndon, peshon Karta e mirësive, pa dyshim se asgjë nuk mund të peshojë më rëndë se emri i Allahut.
Kjo është një Kartë e vogël, në të nuk ka shumë punë, vepra si: agjërim, namaz, zekat, Haxh apo xhihad, por në kartë është dëshmia e pranimit se “nuk ka Zot tjetër përveç Allahut”, ajo që e shpëtoi atë nga zjarri i fortë i Xhehenemit. Vërtet kjo është Karta e Imanit, e Njëshmërisë dhe Përkatësisë së Krijuesit Madhështor.
Karta e pohimit “nuk ka Zot tjetër përveç Allahut” e shpëton robin, të cilit nuk i ka mbetur më vend, me një fjalë ka bërë shumë mëkate dhe i kanë mbetur mangësi, karta “nuk ka Zot tjetër përveç Allahut”, kush e thotë këtë në këtë botë është nën kujdesje, mbrojtje gjaku i tij, pasuria e tij dhe nderi i tij te Zoti dhe ne nuk pyesim si e tha, as pse e tha dhe kur e ka thënë, në çfarë kohe, momenti e ka thënë. Ne vetëm e kujtojmë mësuesin tonë, imamin, prijësin tonë Muhamed a.s. kur thotë:
“A ja ke zbuluar zemrën, a ja ke lexuar zemrën se çfarë ka në të?”
Pra Karta “nuk ka Zot tjetër përveç Allahut” e shpëton robin nga zjarri më i fortë i Xhehenemit.
Mëshirojini të gjithë njerëzit, silluni me ta me mirësi sipas mësimeve, urdhrave të Kur’anit Famëlartë dhe mëshirës, traditës së Profetit tuaj nën sloganin: “Dhe Ne nuk të dërguam veçse mëshirë për të gjitha botët.”[12]
Duajini ata, bëhuni modestë me ta, silluni me modesti e thjeshtësi me ata që thonë:
“s’ka Zot tjetër përveç Allahut.” dhe mëshirojini e nderojini ata.
Përshtati nga arabishtja në shqip: Veton N. TULLA
[1]. Kur’an, Enbija; 21:107.
[2]. Kur’an, Huxhurat; 49:10.
[3]. Kur’an, Al Imran; 3:159.
[4]. Kur’an, Sebe; 34:28.
[5]. Kur’an, Bekare; 2:256.
[6]. Kur’an, Huxhurat; 49:10.
[7]. Kur’an, Ali Imran; 3:159.
[8]. Kur’an, Ali Imran; 3:159.
[9]. Kur’an, Gashijeh; 88:21, 22.
[10]. Kur’an, Bekare; 2:83.
[11]. Kur’an, Nahl; 16:125.
[12]. Kur’an, Enbija; 21:107.
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Oct 19, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...