Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Nov 26, 2018 Zani i Nalte Retrospektivë 0
Qytetrimin n’e ndafshim në dy pjesë kujtoj se do të profitojmë. I, Qytetrimi lindor a qytetnimi i vërtetë. II, Qytetrimi prendimor a qytetrimi mjeshtërior… Si populli i Çinit ashtu edhe Brahmat e Hindit edhe sod qytetrimin e Auropës e të Amerikës e shohinë me nji syë të papelqyeshëm. Por kyë vështrim a âsht i drejt a jo? Ashtu edhe qytetrimi i perëndimit a asht nji qytetrim i vërtetë a jo? Ahere kombet qi jetojnë jasht Europës dhe Amerikës a nuk janë të qytetruem as pak? A janë të egër?
Qytetrimin n’e ndafshim më dyë pjesë ahere pyetjeve të ndryshme qi do të na vinë mundemi t’i përgjegjemi.
Pra të thome se qytetrimi âsht dyë llojësh qytetrimi i vërtetë dhe qytetrimi mjeshtërior (teknik); në marshim para syësh qytetrimin mjeshtëror ahere thomi qi Europa e Amerika kanë arrirë në shkallën mâ të naltë të këtij qytetrimi dhe kombet e tjerë rrojnë si ata qi rronin dy tre shekuj mâ parë, po kurë të gjykojmë kundrazi kombet e lindjes i gjejmë me nji qytetrim të vërtetë, si njerëz shpirt mirë e zemër qruer.
Mjeshtria e vërtetë e Europës e Amerikës u ka dhanë nji jetë të re. Në këto vise mjeshtria për mbi gjith fillosofitë po luen rolin mâ të math. Punimi, ikonomia edhe literatura kanë marrë nji formë fort të ndryshme e nga këto pikpamje Europa, Amerika janë të qyterueme, janë kohët e pritshme dhe Afrika e Azia janë kohët e shkueme.
Tashti edhe lindja për të mundur të jetojë si duhet, lipset me do e mos të përfshij gjith veglat mjeshtriore të perëndimit, për ndryshe nuk mundet të jetojë.
Sa për dituritë ajo fizikë e chimi qi ndodhet në perëndim ndodhet edhe në lindje ku lind e perëndon nji lloj llogjike ka, e kështu pra nji lloji mjeshtrie duhet të vazhdojë.
Për shembllë të marrim Japonin: pes dhet vjet mâ parë, Japonët e panë se qytetrimi i vjetër i tyre mjeshtrorë mâ s’mundet të rronte dhe e panë se me ato vegla nuk po mundenin t’i bajnë ballë sulmeve dituriake të botës, u mentunë dhe murrën qytetrimin mjeshtërorë të perëndimit pa far ndo nji ndryshim, dërguën shumë nxanës në perëndim dyke vënë sipër nga nji kujdestar të fortë e mjaft të ditshëm e të ndershëm edhe kësi soj atë qytetrim e prunë në viset e veta. Me gjith këtë prunë dhe shumë mjeshtër të famshëm me shpenzime të mbëdha në shtetin e vet e kështu ngrehën gjith fabrikat e duhura dhe përhapën dhe mbjelljen mjeshtërore në gjî të atdheut të tyne. Sod Japonezët në anië-ndertesat e tyne punojnë dhe ndritnavta.
Çudi Japonezët edhe gjellëtarët, këpucëtarët, petka-qepësit i a u shoqëruan nxënësvet bashkë.
Për të mos qitur nga mëndja tokën e Japnoisë, midis dy shollëve të këpucëve u shtrojnë pak dhe nga dheu i Japonisë, që kështu të mos shkellin tjatrë dhe veç se dherit të tyre.(?)
Japonezët prej viseve të huaja marin vetëm qytetërimin mjeshtërior dhe nga qytetërimi i tyre lindor nuk xhvishen kurrë.
Sot Japonezët perëndimit po i këndojnë shesh kapërzimi në ç’do mjeshtëri edhe po përpiqen t’a shkojnë.
Mjerisht bota myslimane nuk gjeti kohë akoma të mentohet e të marrë këto mjeshtëri e kështu të mundnjë t’i bëjë ballë sulmës tregëtare të perëndimit.
Bota myslimane si n’Azi ashtu dhe n’Afrikë nuk pati kohë të përpiqej për këtë çështje e cila do t’i siguronte jetimin e lirinë të plotë në këtë botë.
Qeveria Arabe n’atë kohë që kisht kapur shkallën e përparimit edhe qytetërimin mjeshtërior po e përhapte në gjith botën, për fat të keq perëndoj.
Turqia që po zinte vëndin e saj nuk u përkujdes as pak, e kështu bota lindore mjaftësoj vetëm me një qytetërim të vërtetë shpirtror.
Qytetërimi i vërtetë
Qytetërimi i vërtetë formohet prej vetiave të qrume, ndjenja të nalta e shpirtë-bardhësië.
Në hedhshim vështrimin në perëndim atje gjejmë ankime nga mefshtësia e kësajë kategorije të qytetrimit.
Qytetrimi i stolishçëm në perëndim e ka gjet sheshin të lirë e po i shtyë të zot deri sa mos me i njoft kombet tjer për njerëz.
Sot Hindi po ushqen 320 milion frymë vall atje sa fabrika ndodhenë.
Në Xhava e gjetk që ka përmbi 30 milion njerëz, vall Hollanda atje sa fabrika ka çel..
Rusia në Azi te vogël ç’fabrika hapi.
Pra mundim të themi pa frikë se nga pikpamja shpirt-naltësie, nga vetiat e bukura shpirtërore si Japonia ashtu edhe gjith bota lindore edhe myslimane nga perëndimorët janë fort më të naltë. Këtyre shpirti u dhimbset, zemra u qan, trupi u rëqethet, kanë një njerëzim edhe një përulje të fortë.
Ne, nga perëndimi mundim të marim vetëm qytetërimin mjeshtërior edhe të mbajmë qytetërimin të vërtetë bashkë me disa zakone të bukura ashtu si i kemi trashëguar nga prindët t’onë. Në qoftë se do të punojmë si orangotangoja e në marçim ballot, danset, pirjet e moralet e tjera dyk e lënë të shenjtat t’ona ahere t’a dimë mirë se këtë shtet, keq-vetijërisht do t’a mbërmbysim vrik.
Né, për shëmbëll përparimi të kemi pasqyrë Japonezët.
Ne, mjeshtëritë duhet t’i ndryshojmë po shpirtin, moralin e zakonet duhet t’i ruajmë si mê mirë. Si ç’do popull që mundohet të ndërrojë edhe shpirtin e moralin, ajy vdes për jetë për të cilat historia është mbushur me shëmbulla. Nji popull që majmunaset ka vrarë vehten me dorën e vetë.
Por t’a dimë dhe këtë se edhe qytetërimi perëndimor ndryshon, b. f. Franca ka tjatër qytërim, Anglia tjatër, ashtu edhe Alëmanja me Italinë.
Tashti ne Shqipëtarët në qoftë se, kush kërkon të sjellë qytetërimin e Anglisë e tjatri do të përpiqet të bjerë të Francës e kush do vendosnjë qytetërimin e lyksin e Italisë e cili të Gjermanisë, ahere në vëndin që do të bijem qytetërimin mjeshtërior po bijem një sëmundje të tmerçme edhe mundohemi që të ndërojmë shpirtin që d. m. th. po përpiqemi me dorën e vetë, me dëshirën e vetë po i qitim themelin shtetit e kësi soj po vrasim vehten me gjith brezin e pritçim.[1]
H. A.
[1]. Marrë nga revista “Zani i Naltë”, nr. 6, viti I, mars 1924, f. 182-187.
Sep 13, 2024 0
Jan 30, 2023 0
May 16, 2020 0
May 11, 2020 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...