Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Apr 19, 2018 Zani i Nalte Aktivitete 0
Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me klubin studentor “Mesazhi i Jetës” në kuadër të vazhdimit të ciklit të seminareve “Kur librat flasin”, zhvilluan ditën e sotme, më 19.04.2018 takimin e VII, ku kanë diskutuar rreth veprës së dijetarit të shquar mysliman shqiptar H. Ibrahim Dalliu, “E lemja e të madhit Pejgamber dhe jeta e Tij (a.s.)” me të ftuar Dr. Brikena Smajli. Aktiviteti u çel me një dokumentar të shkurtër kushtuar jetës dhe veprimtarisë se H. Ibrahim Dalliut, prodhim i KMSH-së dhe më pas programi vazhdoi nën moderimin e studentit të Shkencave Islame, Bedër, Endrit Himaj.
Dr. Genti Kruja, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame bëri gjithashtu një prezantim të shkurtër rreth jetës së Hafiz Dalliut, botimit të kësaj vepre të tij nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, gjetjes së disa broshurave të tjera të pabotuara më parë, si dhe nevojën për promovimin e tyre për t’ia përcjellë brezave të rinj.
Më pas, studenti Haki Sahitaj, kryetar i Klubit “Mesazhi i Jetës” i bëri një prezantim punës dhe aktivitetit të pasur akademik dhe letrar studiueses dhe poetes Dr. Brikena Smajli, e cila në fjalën e saj gjatë këtij bashkëbisedimi dhe seminari me studentët analizoi në vijë të përgjithshme veprën e H. Dalliut në aspektin gjuhësor, letrar dhe artistik, si dhe foli më gjerë rreth veprimtarisë dhe kontributit të tij në ruajtjen dhe origjinalitetin gjuhësor të shqipes në veprat që ka lënë pas.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Prof. Asoc. Rahim Ombashi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, anëtarë të stafit akademik dhe administrativ, si dhe studentë të Departamentit të Shkencave Islame.
Prof. Ombashi vlerësoi figurat e shquara myslimane shqiptare, të cilët nëpërmjet botimeve dinjitoze të KMSH-së dhe promovimit, që po i bën Departamenti i Shkencave Islame po nxisin studentët t’i afrohen më shumë kontributit të vyer që na kanë lënë rilindasit e fundit të shekullit të kaluar.
Gjatë këtij takim u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm, ku si lektorët, ashtu edhe studentët shprehën eksperiencat dhe mbresat e tyre gjatë leximit të kësaj vepre të madhe të Hafiz Dalliut kushtuar profetit të fundit Hz. Muhammedit (a.s.).
Feb 04, 2019 0
Feb 01, 2019 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...