Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Apr 05, 2018 Zani i Nalte Aktivitete 0
Universiteti Bedër në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, organizuan Konferencën e I-rë Ndërkombëtare në Shkencat Islame me temë: “Sfidat e myslimanëve në shoqërinë e shekullit XXI”.
E para në llojin e saj në vendin tonë, konferenca e zhvilluar në ambientet e KU Bedër, mblodhi së bashku rreth 40 akademikë, ku nuk munguan edhe studiues të rinj të fushave të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Turqia, Jordania, etj.
Kjo konferencë fokusohej në trajtimin e problemeve aktuale shoqërore të myslimanëve kudo në botë dhe t’u japë zgjidhje me një vizion të qartë islam dhe social në dobi të integrimit të myslimanëve në shoqëritë ku jetojnë, duke u bërë faktor stabiliteti, paqeje dhe shprese për çdo vend.
Seanca e përshëndetjeve e moderuar nga Luljeta Halimi është hapur me një këndim Kur’ani nga studenti i Shkencave Islame Abdullah Ziba dhe më pas në fjalën e tij të hapjes, Kryetari i Konferencës dhe njëkohësisht Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame, Bedër, Dr. Genti Kruja, pasi iu uroi mirëseardhjen të pranishmëve në aktivitet, u ndal në rëndësinë e trajtimit të problematikave të myslimanëve, kudo në botë në platforma të tilla shkencore.
“Pa dyshim, që ne nuk pretendojmë se do t’i japim zgjidhje këtyre sfidave me anë të kësaj konference, por shpresojmë se temat, që do të trajtohen këtu nga referuesit, botimi që do i bëhet atyre më pas në revista dhe buletine të ndryshme shkencore, do të shërbejnë për nxitjen e vetëdijes së shoqërisë për përgjegjësitë, që rriten çdo ditë, në një botë që po globalizohet gjithnjë e më tepër, duke u zvogëluar hapësirat dhe duke u rritur sfidat.
Myslimanët, duke ditur të lexojnë dhe rilexojnë Islamin në mënyrën e duhur do të bëhen fenerë ndriçues dhe gurë kilometrikë në rrugëtimin dhe udhën pa krye, që ka hyrë sot njerëzimi” – tha ndër të tjera Dr. Kruja.
Ceremonia e hapjes vazhdoi më tej me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj, i cili u shpreh entuziast për kontributin e akademikëve pjesëmarrës në gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme për një pjesë të problematikave aktuale të myslimanëve në Shqipëri, vendet fqinje e më gjerë.
“Para një shekulli, një dijetar mysliman i asaj kohe, theksonte se “problematikat kryesore të myslimanëve janë tre: E para, varfëria, që i ka kapluar; e dyta, injoranca dhe mungesa e dijes; e treta, përçarja mes tyre. Pavarësisht se ka kaluar një shekull, duket se këto probleme vazhdojnë të jenë të pazgjidhura, madje janë shtuar e thelluar. Pikërisht kjo duhet të jetë sfida jonë kryesore si myslimanë: Të përmirësojmë sa më shumë gjendjen tonë në aspektin shpirtëror, shkencor, kulturor e ekonomik dhe si rrjedhojë, të shoqërisë në të cilën jetojmë. Lusim Allahun, që kjo konferencë, si një përpjekje modeste, të shërbejë për të hedhur dritë mbi sfidat që përmendëm dhe të japë zgjidhjet e duhura për problematikat e sotme”- theksoi ai gjatë fjalës së tij.
Më tej një fjalë përshëndetëse ka mbajtur edhe znj. Loreta Aliko, Kryetare e Komitetit Shtetëror për Kultet. Pasi vlerësoi institucionet bashkëpunuese në organizimin e kësaj konference, ajo u ndal në politikat mbështetëse të institucionit, që ajo drejton në sigurimin e të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimit në vendin tonë.
“Konferenca e sotme por edhe organizime të tilla të ngjashme, që janë zhvilluar në vitet e mëparshme, janë dëshmi e qartë se institucionet e kultit në vendin tonë po bëjnë një punë mjaft të madhe në ruajtjen e vlerave dhe traditave të të parëve tanë në konsolidimin e mëtejshëm të shoqërisë me vlera morale universale. Në këtë aspekt mbështetja e Komitetit të Kulteve do të jetë e pakushtëzuar sepse identifikimi dhe zgjidhja e problemeve identitare është në të mirën tonë të përbashkët”- përfundoi ajo.
Ndërsa Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, pasi iu uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe u shpreh optimist në referime sa më të suksesshme me synimin për të arritur objektivat dhe pritshmëritë, reflektoi mbi gjendjen aktuale të myslimanëve sot në botë.
“Është detyrë dhe përgjegjësi parësore e të gjithëve ne, e myslimanëve kudo në botë, që fillimisht ta kuptojmë dhe jetojmë drejt Islamin, ashtu siç është ai ne vetvete, paqësor dhe tolerant, e më pas të japim kontribut sado të vogël në qarqet e ngushta lokale me organizime të tilla të ngjashme” – tha Prof. Gjana gjatë fjalës së tij.
Pas përfundimit të fjalëve përshëndetëse të të lartpërmendurve, Dr. Mustafa Ceriç, President i Kongresit Botëror Boshnjak, Sarajevë dhe njëkohësisht i ftuari special i kësaj konference, ndau me të pranishmit një sërë aspektesh aktuale të temës në fjalë.
“Ne na intereson të jetojmë dhe të punojmë bashkë për shkak të origjinës, autoktonisë në këto treva ballkanike, fesë, kulturës dhe traditës që ne ushqejmë. Shpreh mirënjohjen time ndaj kryetarit të Komunitetit Mysliman dhe ndaj të gjithëve atyre, të cilët me kontributin e tyre bënë të mundur organizimin e kësaj konference sa të domosdoshme, aq edhe aktuale për nevojat e kohës në të cilën jetojmë. Ne si myslimanë jemi pjesë edhe e problemit edhe e zgjidhjes së situatës. Na takon ne të zgjedhim ku duam të jemi. Ne duhet të fillojmë të mësojmë të jetojmë të bashkuar në diversitet, ta respektojmë njëri-tjetrin ashtu, siç themi që e duam për hir të Krijuesit” – tha ai gjatë fjalës së tij.
Pas referimit të Dr. Ceriç, konferenca vazhdoi punimet e saj në disa sesione paralele në gjashtë seanca shkencore me tema të ndryshme, ku akademikët dhe studiuesit pjesëmarrës ndanë me të ftuarit tema të tilla si: “Arsimi fetar Islam në Shqipëri, përgjatë historisë”, “Roli i myslimanëve në shoqërinë evropiane”, “Përballja e Myslimanëve me Sprovën e Hipokrizisë në Shoqërinë e Shekullin XXI”, “Globalizmi, pluralizmi dhe kriza e identitetit”, “Domosdoshmëria e fesë në shoqërinë moderne”, etj.
Pas përfundimit të sesioneve shkencore, Bordi Shkencor i kësaj konference ka dalë me disa konkluzione, duke dhënë disa mesazhe të rëndësishme, si:
Tiranë, 5 prill 2018
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...