Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Mar 29, 2018 Zani i Nalte Editoriale 0
I nderuari kryetari i KMSH-së, H. Skender Bruçaj
I nderuari President i Shqipërisë, Z. Ilir Meta
Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj
Kam nderin e posaçëm, që sot jam në këtë aktivitet ku shënohet përvjetori i 95-të i veprimtarisë së Komunitetit Mysliman Shqiptar, institucion ky që mori përsipër drejtimin dhe organizmin e jetës fetare islame për trojet tona. Themelimi i Komunitetit Mysliman Shqiptarë më 1923 paraqet një ndër ndërmarrjet më të rëndësishme për shqiptarët e besimit islam me udhëheqësit e tyre fetarë në krye, në një kohë kthesash të mëdha historike për vendin tonë, gjeten kurajë dhe udhëhoqën e organizuan besimtarët islamë dhe i pavarësuan edhe në aspektin shpirtëror. Një vendim i tillë ishte kërkesë e besimtarëve dhe e shtetësisë së tyre, prandaj edhe vendimi për themelimin e KMSH-së nga ata hoxhallarë të urtë, të ditur e të mençur të prirë nga Haxhi Vehbi Dibra me shokë, ishte përmbushje e një kërkese të tillë dhe një element shtesë i shtetësisë së shqiptarëve.
Sepse ky vendim i parisë së ulemasë shqiptare, qe në harmoni të plotë me vendimet që kishte marrë paria e kombit për pavarësinë e vendit më 1912. Në këtë kontekst, duhet parë edhe themelimin e KMSH-së, si jetësim konkret i vendimeve për pavarësinë e vendit, ngritjen e shtetit dhe themelimin e institucioneve dhe funksionalizmin praktik të tyre.
Themelimi i KMSH-së përveç që nisi me organizimin e jetës fetare islame, ai themeloi dhe ngriti edhe institucionet bazike për nevojat e myslimanëve shqiptarë, si Këshillin e Naltë të Sheriatit; Medresenë e Tiranës; Revistën “Zani i Naltë”, si dhe botimin e literaturës së nevojshme etj., që i dhanë formë e trajtë e kuptim jetës fetare të besimtarëve shqiptarë, sepse aty praktikohej, mësohej, kultivohej e shpjegohej për fenë e Zotit, për historinë e ndritshme të kombit në gjuhën e besimtarëve, në gjuhën shqipe.
Duhet thënë që Komuniteti Mysliman, si edhe projektet e tjera kombëtare, në fillimet e tij qe projektuar si institucion për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë dhe për të gjitha trojet tona, mirëpo për shkak të rrethanave historike, që tashmë dihen, Komuniteti veprimtarinë e tij e ushtroi vetëm në territorin e Shqipërisë së 1913, por nuk qe pa ndikim të madh edhe në trojet tjera shqiptare, që ngelën jashtë trungut shqiptar.
Por roli i Komuniteti Mysliman Shqiptar nuk është kufizuar vetëm në një aspekt, atë fetar, por ai ka edhe dimensione të tjera dhe sidomos për çështjen kombëtare, duke qenë një promovues i përhershëm i tolerancës, mirëkuptimit e harmonisë ndërfetare.
Në historikun e tij Komuniteti Mysliman Shqiptar, si edhe komunitetet e tjera tonat fetare u përballen me një ish sistem i cili, sikurse dihet, ndaloi me ligj punën e komuniteteve fetare në vend, pas së cilës pasoi një periudhë e pafavorshme dhe rrënuese për gjithçka që i takonte fesë dhe institucioneve fetare.
Deshi Zoti dhe ai sistem shkoi për të mos u kthyer më, kurse ne kemi KMSH-në, kemi komunitetet e tjera fetare shqiptare, të cilat vazhdojnë misionin e tyre në edukimin dhe fisnikërimin e popullatës, në predikimin e së mirës, të moralshmes, të bukurës, të drejtës, fisnikes, gjithnjë duke u mbështetur mbi bazat dhe parimet hyjnore.
Në këtë përvjetor të rëndësishëm dhe domethënës, nuk mund të mos kujtoj me nderim të veçantë pa dashur të harrojë të gjithë ata prijës ndër breza, që kanë udhëhequr KMSH-në, duke filluar që nga Haxhi Vehbi Dibra, Dr. Behxhet Shapati, Hafëz Sherif ef. Langu, Haxhi Musa Basha, e deri te riorganizuesit e tij pas viteve të ‘90 të shekullit të shkuar, Hfz. Sabri Koçin e Haxhi Selim Muçën.
Duke ju përshëndetur, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saj, dhe në emrin tim personal, KMSH-së i dëshiroj jetë të gjatë, kurse juve shumë suksese e mbarësi.
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava
Tiranë, 28 mars 2018
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...