Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Jun 20, 2017 Zani i Nalte Histori 0
nga Dr. Mehmet Tütüncü
Qendra Botërore e Kërkimeve për Gjuhën Turke dhe Arabe, Haarlem, Hollandë
Abstrakt
Ky është një studim dhe botim rreth mbishkrimeve osmane në jug të Shqipërisë, të përcaktuara si zona ndërmjet Vlorës dhe kufirit grek. Gjatë viteve të fundit, janë zbuluar shumë mbishkrime të reja (kryesisht të varreve), nga studiues të huaj dhe vendas. Mbishkrimeve të njohura nga literatura (Evlia Çelebi dhe të tjerë) u janë shtuar këto mbishkrime të reja të zbuluara. 25 mbishkrime nga kjo zonë, të cilat datojnë që nga viti 1542 deri në 1897, janë botuar këtu si pjesë e Korpusit të mbishkrimeve osmane në Shqipëri. Mbishkrimet janë studiuar në kontekstin e tyre historik dhe kulturor. Ato përmbajnë informacione në lidhje me aktivitetet në fushën e ndërtimit, jetën dhe kulturën e asaj zone gjatë shekujve të sundimit osman në Shqipëri.[1]
Fjalë kyçe: Mbishkrime osmane, xhami.
1. Hyrje
Shqipëria e Jugut nuk është shumë e pasur me mbishkrime osmane. Midis Vlorës dhe kufirit grek ekzistojnë vetëm 25 mbishkrime të regjistruara. Katër nga këto mbishkrime (nr. 2-5), janë të njohura nga veprat e Evlija Çelebiut dhe literaturës përkatëse. Këto mbishkrime në ditët e sotme kanë humbur. Megjithatë, ato janë mjaftueshëm të rëndësishme për historinë e rajonit për t’i përfshirë këtu në Korpusin tonë. 21 mbishkrime të tjera ekzistojnë ende dhe kryesisht janë publikuar për herë të parë në këtë punim. Mbishkrimet përgjithësisht janë në gjendje të keqe dhe janë kryesisht të dëmtuar. Sidomos gjatë regjimit komunist, mbishkrimet janë shkatërruar qëllimisht. Kudo që të jetë e nevojshme, mbishkrimet do të shoqërohen me seksionet përkatëse të përshkrimeve të qyteteve dhe ndërtesave të paraqitura nga Evlija Çelebiu.
Tabela 1. Inventari i mbishkrimeve
Vendi Data
Vlorë, Xhamia e Sulltan Sulejmanit 935 Hixhri -1528-29 E.S.
Çezma e Iljaz Pashës (Evlija 140) 949 Hixhri -1542 E.S.
Mbishkrimi në kështjellën e Kaninës. 1528 E.S – 1542 E.S.
Gjirokastra. Xhamia e Sulltan Bajazidit 1645 E.S -1669 E.S.
Gjirokastër, Xhamia e Teqesë 1145 Hixhri -1732-33 E.S. (?)
Gjirokastër, Xhamia e Pazarit 1177 Hixhri -1763-64 E.S.
Gjirokastër, Varri i Shejh Hasanit Halveti 1221 Hixhri -1806-07 E.S.
Gjirokastër, Varri i Shejh Sulejman Halvetiut 1268 Hixhri -1852 E.S.
Gjirokastër, Mbishkrimi te burimi Avli Manat 1273 Hixhri -1858 E.S.
Libohovë, Gurvarri 1278 Hixhri -1861-62 E.S.
Libohovë, Gurvarri 1283 Hixhri -1866-67 E.S.
Gjirokastër, Xhamia dhe kroi i Haxhi Muratit 1284 Hixhri -1867-68 E.S.
Libohovë, Gurvarri 1287 Hixhri -1870-71 E.S.
Gjirokastër, Xhamia e Dunavatit 1304 Hixhri -1887 E.S
Libohovë, Gurvarri i Maliq Pashës 1309 Hixhri -1892 E.S
Delvinë, Gurvarri Xhërmëhallë, 1315 Hixhri -1897 E.S
Libohova, Gurvarri i Safet Beut Pa datë
Tabela 2. Mbishkrimet publikohen në vijim sipas qyteteve ku janë gjetur
Vlora dhe Kanina | 3 mbishkrime |
Gjirokastra | 9 mbishkrime |
Libohova | 5 mbishkrime |
Janë gjithsej nëntë varre të cilët i mbijetuan vandalizmit të shekullit të 20-të dhe 16 ndërtesa apo mbishkrime të restauruara si dhe dy grafite, të cilat janë zbuluar kohët e fundit (nr 24); grafiti tjetër është zhdukur kohë më parë (nr. 4).
2. Vlora
Vlora, porti i dytë më i madh në Shqipëri, sot i është i pozicionuar në një gji natyror madhështor. Ajo shërbeu si bazë për operacionet e 1480 kundër Italisë së Jugut, gjatë fushatës së Fatih Sulltan Mehmetit dhe Gedik Ahmet Pashait; më 1537, Sulltan Sulejmani qëndroi për më shumë se një muaj në Vlorë gjatë fushatës së Korfuzit. Gjatë periudhës së sundimit të tij, ai urdhëroi të ndërtoheshin disa vepra të rëndësishme në kalanë e Kaninës, në Vlorë u ndërtua një xhami e vogël dhe e bukur si dhe kalaja e Vlorës. Ekzistojnë 3 mbishkrime që nga koha e Sulltan Sulejmanit, të gjitha të përshkruara nga Evlija Çelebi. Vetëm mbishkrimi i xhamisë ka mbijetuar deri në ditët e sotme. Evlija Çelebiu e përshkruan Vlorën si më poshtë:
Porti dhe kalaja e Vlorës
Vlora u themelua nga Sulltan Sulejmani, i cili urdhëroi që ajo të ndërtohej në formën e një oborri (avlu) me pamje nga deti, për të mbrojtur gjirin e Vlorës nga sulmi i venedikasve dhe kur përfundoi ndërtimi i qytetit, atij iu dha emri Avluya. Ky emër figuron në Zyrat e Gjendjes Civile Perandorake si Sanxhaku i Vlorës-Avlonya. Kalaja e Vlorës është ndërtuar në një terren të ulët me rërë, në hyrje të Gjirit të Vlorës dhe Gjirit të Dukatit. Është me formë tetëkëndore dhe është shumë e fortë dhe solide, një mur vërtet madhështor i Sulltan Sulejmanit. Njerëzit thonë se osmanët nuk dinë të ndërtojnë kështjella, por ai që nuk ka parë pallatet e Szegedit, në kufirin e Eger, kalanë e Bender, në brigjet e lumit Dniestër në kufirin e Ochakov, dhe këtë kala të Vlorës, nuk mund ta kuptojë dot se sa mjeshtërore mund të jenë veprat osmane të ndërtimit. (Përkth. nga Dankoff dhe Elsie 1999, f. 135)
Figura 1. Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit
2.1 Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit
Ky është padyshim një nga mbishkrimet më historikë dhe më të rëndësishëm të prezantuar në Korpusin tonë (Fig. 1). Kjo për shkak se ai i referohet dy personave të rëndësishme: i pari është një udhëheqës fetar dhe tjetri është Sulltan Sulejmani. Mbishkrimi është fiksuar tashmë në muret e Xhaminë e Pashallerreva-s, e cila është ndërtuar në shekullin e 20 nga Reshid Pasha. Mbishkrimi është kopjuar pa gabime nga Evlija Çelebi në Seyahatname-n e tij të famshme:
Në të gjitha ato, ekzistojnë […] minberë lutjesh. Në mesin e tyre ngrihet magjepsëse Xhamia e Sulltan Sulejmanit me një kupolë të gdhendur në gur, e mbuluar me plumb dhe me një minare të rrëzuar. Mbi derën e kibles mund të vërehet tabela ku shkruhet: Kjo xhami është një vend me vlerë të madhe shpirtërore. (Përkth. nga Dankoff dhe Elsie 1999, f. 138)
Figura 2. Dorëshkrimi i Evlija Çelebiut, ku paraqitet teksti i mbishkrimit i cili bën fjalë për Vlorën
ibtida Yakub Seyh-üs Salikin
Etdi mescid fi sebilillah evin
Saniyen Sultan Süleyman-uz-zeman
Kildi Cuma barekellahu aferin
Dedi hasbi bu makamm tarihin
Nûr-i hak bu cami-ul-mukarrabîn sene 949
I pari Jakubi, prijësi i të devotshmëve
E bëri shtëpinë e tij xhami (mesxhid) për hir të Zotit
I dyti Sulltan Sulejmani, Solomoni i epokës
E shndërroi atë në xhami xhemaati – i lumtë!
Hasbi ka hartuar tabelën e këtij tempulli:
Gjej dritën e së vërtetës: Xhamia e të afërmve të Allahut
Viti 949 Hixhri [1542 E.S.]
Mbishkrimi (figura 2) është mjaft i rëndësishëm për arsye se ai i referohet Shejh Jakubit të Urdhrit Halveti, i cili ka predikuar në Shqipërinë e Jugut. Më vonë Sulltan Sulejmani e pat kthyer atë në xhami. Hasbi ka gdhendur një tabelë (një mbishkrim i cili daton në vitin 957), e cila ka 8 vjet diferencë me vitin që është shënuar numerikisht në mbishkrim. Një tjetër veçori e mbishkrimit është referenca për Sulltan Sulejmanin si “Solomoni i Epokës së tij.” Sulejmani e kishte shumë për zemër krahasimin me mbretin biblik Solomonin. Ekzistojnë edhe 2 mbishkrime në Jerusalem ku është përdorur kjo referencë (Tütüncü 2006 f. 34-35 dhe 38-39).
2.2 İlyas Paşa Çeşmesi (Çezma e Iljaz Pashës)
Një mbishkrim i dytë i përmendur nga Evlija Celebiu është mbishkrimi i një çezme. Kjo çezmë ndodhet pranë teqesë së Jakub Efendiut dhe quhet Çezma e Iljaz Pashës. Ky mbishkrim së bashku me çezmën janë shkatërruar kohë më parë.
Siç citohet të ketë shkruar Evlija Celebiu: “Ekzistojnë 4 kroje dhe 8 çezma, më e njohura prej të cilave është Çezma e Iljaz Pashës pranë teqesë së Jakub Efendiut me mbishkrimin e mëposhtëm:
Figura 3. Dorëshkrimi i Evlija Çelebiut, në të cilin paraqitet teksti që i referohet çezmës së Iljaz Pashës
Buldum ilyas Paşanın tarihini yevmü’t-tenad
Çünkü dedim tarihini ve-hüve hayrü’l-ibad/ Sene…
Në ditën e grumbullimit unë gjeta datën e Iljaz Pashës
Prandaj unë paraqita mbishkrimin e tij: “Dhe ai është më i miri prej shërbëtorëve të Zotit.
Viti… (Përkth. nga Dankoff, Elsie 1999, f. 141)
Rreshti i fundit përmban një datë përfundimtare në abxhade e cila llogaritet:
ve-hüve hayrü’l-ibad 70 + 810 +108 = 935
935 Hixhri përkon me 1528/1529 E.S.
Ky burim daton qysh nga koha e Sulltan Sulejmanit. Nëse data ebjed është e saktë, atëherë ky është mbishkrimi më i vjetër në Shqipërinë e Jugut.
2.3 Mbishkrimi në kështjellën e Kaninës
Në Kaninë, në një mal me pamje nga Avlonya (Vlora), në gjirin dhe rrethinat e saj, u ndërtua një kështjellë. Kjo kështjellë sipas Evlija Çelebiut, ka pasur një mbishkrim në të (Fig. 4).
Evlija e përshkruan Kaninën si më poshtë:
Kalaja e Kaninës ka tri porta, njëra ndodhet përballë jug-lindjes dhe lidh kështjellën me qytetin e hapur nga ana tjetër. E dyta shikon nga veriu dhe hapet në rrugën që zbret në Vlorë. E treta ndodhet nga jugu dhe hapet mbi vendbanimin e vogël ekstramural (Varoş). Pranë kësaj porte ndodhet kështjella, e cila ka një portë që shikon nga lindja dhe komunikon me kalanë kryesore. Kalaja përmban vetëm 20 shtëpi të ndërtuara në stilin e vjetër me çati me tjegulla. Ajo gjithashtu ka një depo magazinimi për grurë dhe municione si dhe puse për ujë. Mbi portën veriore ndodhet një mbishkrim me shkronja sa e gjithë faqja të vendosur mbi një pllakë katrore prej mermeri të bardhë, e cila tregon datën kur Sulltan Sulejmani ka riparuar dhe rindërtuar kështjellën. Rrugët në këtë kala janë të gjitha me orientim lart e poshtë. Nuk ka tregje, kroje, banja turke dhe ndërtesa publike brenda mureve, por qyteti është hapur në jug të kalasë dhe përmban 300 shtëpi guri me çati me tjegulla, si dhe kopshte e vreshta, të gjitha të grumbulluar mbi njëra-tjetrën. Këtu, gjithashtu nuk ekziston asnjë gjurmë e ndonjë pazari. Ekziston vetëm Xhamia e madhe e Sinan Pashës me minaren e saj të lartë dhe elegante. Këtu ndodhet gjithashtu edhe një teqe e Haxhi Bektash Veliut, e cila është zbukuruar po ashtu nga Sinan Pasha…
Në afërsi të teqesë, ndodhet i varrosur themeluesi dhe bamirësi i kompleksit, Gazi Sinan Pasha, së bashku me të gjithë familjen dhe provizionet e tij në një mauzoleum me një kupolë të hijshme – Allahu pastë mëshirë për shpirtrat e tyre. Me pak fjalë, kjo është një e teqe pasur dhe e famshme, përtej aftësive të mia për ta përshkruar. (Përkth. nga Dankoff, Elsie 1999, f. 131-132) (Fig. 5)
Figura 4. Kështjella e Kaninës
Figura 5. Guri i varrit të Sinan Pashës
Mbishkrimi që ka të bëjë me themelimin e kalasë së Kaninës nga Sulltan Sulejmani është zhdukur tashmë. Një gur varri në buzë të kalasë i referohet vendvarrimit të Sinan Pashës. Guri i varrit ka një kokë të mbështjellë me një shpatë me dy tehë. Ky model shpate është i ashtuquajturi “Zulfikari i kalifit Ali”, dhe me sa duket është bërë me qëllim për të evidentuar lidhjen e Sinan Pashës me urdhrin bektashi, siç thuhet nga Evlija. Kjo përbën një referencë të hershme për themelimin e urdhrit Bektashi në Shqipëri.
Figura 6. Pamje e përgjithshme e Gjirokastrës nga kalaja
Figura 7. Kalaja e Gjirokastrës
3. Gjirokastra
Nuk e teprojmë po të themi se Gjirokastra është qendra më e rëndësishme urbane e Shqipërisë jugore dhe në të njëjtën kohë qyteti më i bukur në të gjithë vendin dhe më piktoresku i Ballkanit. Qyteti shtrihet në disa kodra. Vendbanimi i përhapur në një sipërfaqe të gjerë është i dominuar nga një kështjellë. Gjirokastra ka shtëpitë dhe pallatet më të bukura dhe më origjinale të banimit të shekujve 18 dhe 19. Ajo ka shpëtuar nga shkatërrimi i komunistëve, sepse ishte vendlindja e Enver Hoxhës. Gjirokastra është qytet në të cilën ndodhen disa xhami, dy teqe Halveti, një medrese, çezma origjinale otomane dhe teqe bektashiane, një Xhami e pazarit si dhe një xhami e teqesë. Në Gjirokastër ndodhen disa mbishkrime, të cilat nuk janë botuar. Gjatë ekspeditës tonë ne kemi marrë fotografi nga këto mbishkrime.
Evlija Çelebiu thekson se ka ekzistuar një grafit i shkruar në një nga shtyllat brenda Xhamisë së Sulltan Bajazitit (Fig. 6-7).
Në të ndodhen gjithsej tetë minberë lutjesh. Sipër në kala ndodhet Xhamia e Sulltan Bajazitit II. Në njërën prej kolonave gjendet mbishkrimi i poshtëm me shkrimin karakteristik të asaj kohe:
Bu çehirden Kandiye gazasrnda yediyüz aded hanedan sahibleri şehid haneleri mesdud kalmiçdir. Ve yedi bin added hüddaman bu çehirden Kandiye’de şehd-I şehadet camin nuş etmişlerdir. Deyü tahrir etmişlerdir
«Shtatëqind kryefamiljarë nga ky qytet ranë në betejën e Candia si martirë të besimit. Shtëpitë e tyre janë të mbyllura. Dhe shtatë mijë shërbëtorët nga ky qytet kanë pirë kupën e martirizimit në Candia».
Në të vërtetë, shumë shtëpi janë mbyllur dhe shërbëtorët e tyre janë martuar me gra të ish zotërinjve të tyre.
Figura 8. Dorëshkrimi i Evlija Çelebi, ku paraqitet tekstin i shkruar në Xhaminë e Bajazitit në kalanë e Gjirokastrës
Sipas Frashërit dhe Dashit[2], ka pasur një mbishkrim, në të cilin thuhej se ajo është ndërtuar në vitin 1145 (1732/1733 E.S.). Kjo xhami duhet të jetë ajo që është përshkruar nga Evlija Çelebiu, si Xhamia e Teqesë. Nga banorët e zonës ajo njihej edhe si Xhamia e Meshit. Sipas Machiel Kiel (1990, f. 142), ajo ishte ende në këmbë në vitin 1967, por duhet të jetë shkatërruar pak kohë më pas. Ne nuk kemi asnjë ide se çfarë ishte shkruar në këtë mbishkrim përveç fakteve të rrëfyera nga Frashëri dhe Dashi.
E vetmja Xhami e paprekur e cila u ka mbijetuar shkatërrimeve është Xhamia e Pazarit (Fig. 9). Ka një mbishkrim të lartë mbi hyrjen e mbetur të sinjalizuar nga Machiel Kiel (1990, f. 142). Ashtu siç ka sinjalizuar edhe më parë Kiel, vetëm 4 rreshta të vegjël të mbishkrimit janë paksa të lexueshme. I pari përmban prezantimin si «Zotëruesi i Punëve të mira» dhe rreshti i dytë e i tretë përmbajnë emrin e kujdestarit i cili është i paqartë për shkak të papastërtive. Rreshti i fundit përmban datën e lexueshme 1177.
Sahib ul hayrat vel hasenat
1177Hixhri = 1763/1764
Mbishkrimi në Xhaminë e Haxhi Muratit
Në Gjirokastër ndodhet një Xhami me minaren gjysmë të shkatërruar. Ajo duhet të jetë Xhamia e cila është përshkruar nga Evlija Çelebi si më poshtë:
Në këmbët e hamamit ndodhet Xhamia e Haxhi Muratit. Në të shkohet nëpërmjet një palë shkallëve prej guri. Ajo është një ndërtesë e lartë prej guri me minare të ndërtuar me mjeshtëri dhe me një çezmë uji me shije të mrekullueshme. Brenda në xhami tavani është zbukuruar me dekorime të imëta.
Përshkrimi sipas Evlija Çelebiut (cit. Dankoff, Elsie 1999 f. 76-77) ende mund të vërehet qartë. Ajo është me formë katrore në bazë dhe minarja e saj është gjysmë e rrënuar. Ajo aktualisht përdoret si shtëpi banimi. Poshtë Xhamisë ndodhet një pus i cili ende ka ujë të mrekullueshëm. Në këmbët e minares ndodhet edhe një tjetër çezmë. Ka një palë shkallë që të çojnë deri në hyrje të Xhamisë, e cila, me siguri, ka më shumë se 6 shtresa prej guri. Oborri i Xhamisë është ende plot me pemë dhe rrethinat janë populluar me ndërtesa të vjetra. Çezma e ndërtuar mbi pus tregon një mbishkrim sipas të cilit kjo xhami emërtohet si «Xhamia e Haxhi Muratit».
Mbishkrimi paraqet emrin e kujdestarit të saj Haxhi Muratit (Fig. 11). Por kjo xhami u rindërtua më vonë nga dikush tjetër, i quajtur Muin Arslan. Ky mbishkrim është pa datë. Prandaj, ne nuk kemi asnjë informacion se kur është ndërmarrë ky aktivitet i rindërtimit.
Figura 9. Mbishkrimi i Xhamisë së Pazarit, Gjirokastër
Figura 10. Xhamia e Haxhi Muratit, Gjirokastër
1 Havz ile yapılmışdır ki fâide-yi ziyâde ola
2 Esâsından yapdıran ki duâda artık ola
3 Câmi‘ ile berâber müessisi Hacı Murad
4 Havzı yabdıran (cami) berâber cennetle şâd
5 Cümle ehl-i îmân ve havzile yabdırana
6 Muîn Arslan nâib yeğen sâhib İbn Güfte
7 Bu gün bana yarın sana işte gitti enbiyâ
8 Lutf ile ihlâs ile cümleye münâsib duâ
Kjo është ndërtuar me një pishinë që të ketë dobi të madhe
Ai që e ka ndërtuar duhet të marrë shumë lëvdata,
Ndërtimi u krye nën urdhrat e Haxhi Muratit
Ai që ndërtoi pishinën së bashku me xhaminë duhet të jetë i lumtur në Xhennet,
Të gjithë besimtarët dhe ai që ndërtoi pishinën
Është Muins Arslan, guvernatori Yegen Sahib Kufte
Një ditë për mua një ditë tjetër për ty, kështu ata kanë ikur të gjithë
Ju lutemi, me respekt bëni një dua për shpirtin e tyre.
Rreshti i fundit përmban një datë në abxhad dhe kur llogarisim shkronjat sipas vlerës së tyre përkatëse numerike, rezulton që viti i saktë i mbishkrimit është viti 1284 Hixhri.
75+184+93 + 77+767+46+119 = 1284
Viti 1284 Hixhri është viti 1867/68 E.S.
Figura 11. Mbishkrimi në Xhaminë e Haxhi Muratit Gjirokastër
Figura 12. Xhamia e Dunavatit, Gjirokastër (1384/1887)
Figura 13. Mbishkrimi në Xhaminë e Dunavatit, Gjirokastër
Kjo Xhamia tani përdoret si depo. Emri i saj përkon me emrin e lagjes ku ndodhet Xhamia e Dunavatit.
Në të ekziston një mbishkrim që daton në vitin 1304.
Ky vend i adhurimit dhe një kopsht i të mësuarit dhe shkencës për Zotin tonë
Kjo xhami elegante e Dunavatit ka qenë e rrënuar
Në kohët e vjetra një person i veprave bamirëse e pat ndërtuar atë
Por më vonë ajo mbeti e vetmuar dhe në gjendje të shkatërruar
Themeluesi i saj quhej Karagozzade
Edib Bin Omer ka shpenzuar para për rindërtimin
O Zoti im, të lutem na ndihmo në Ditën e Gjykimit
Ndihmona se Ti je Ai që na fal neve O Zot, përpara dhe më pas
Sala dhe Nesrin do të lexohen në çdo kohë në datën e saj
Edip Efendie e ka ndërtuar nga themelet këtë xhami
Në fillim të muajit të Dhulhixhes në vitin 1304.
Rreshti i dytë i distikut të pestë përmban një datë të shkruar në ebxhed. Shkronjat e ekuivalentuara në numra japin datën 1304 e cila është e shkruar e plotë edhe në distikun e fundit:
352+114+145+17+8+144+524 =1304
Ditët e para të Dhulhixhes në arabisht korrespondojnë me datat 21-23 gusht 1887.
Në Gjirokastër ndodhet një Teqe Halveti (Fig. 14). Në kopshtin e kësaj teqeje gjenden 2 tyrbe me mbishkrime. Njëra nga tyrbet ka një mbishkrim shumë të dëmtuar (Fig. 15). Ai jep datën e vdekjes së Shejh Hysejnit (1181) dhe rindërtimin e teqesë nga Muhtar pasha në vitin 1221, rreth 40 vjet më vonë. Muhtar Pasha ishte njëri nga djemtë e Ali Pashë Tepelenës.
Tarih merhum ve Magfur lehu halife??
Seyh huseyin Halife Salfi….
Vefat tarih sene 1181 = 1767/1768
… (Tamir) Muhtar pasha 1221 = 1806/1807
Data e halifes së ndjerë dhe ….
Shejh Husejn Halife Salfi ….
Data e vdekjes 1181
Data e rindërtimit 1221 nga Muhtar Pasha
Figura 14. Teqeja e Shejh Hasan Halvetiut
Figura 15. Mbishkrimi në tyrben e Shejh Hysejn Halvetiut
Figura 16. Mbishkrimi i Shejh Sulejmanit Figura 17. Çezma e Avlumanlatit
Një tjetër teqe Halveti ndodhet gjithashtu edhe në Gjirokastër. Një mbishkrim është vendosur në hyrje të njërës prej ndërtesave (Fig. 16).
2
Kjo bekuar vendosur është ndërtuar nga …
Ky është një vend i shenjtë e qoftë e pranuar
si një vepër e bujarisë
Në vitin 1268 në muajin Rexhep.
Ky mbishkrim është gjetur në Teqenë e Zellishit. Ai është një mbishkrim me një nuancë lokale. Avli manalat është emri i një lagjeje të Gjirokastrës dhe mbiemri Buzgu është me origjinë shqiptare (Fig. 17).
Sahibul Hayrat Avli Manalaat mahalli
Bende-i Ali Aba Salih Aga
Buzgu Hak Teâlâ hayrat
ve hasenâtlarin kabul eyleye…
Amin sene 1273
Zotëruesi i veprave të mira shërbëtor i familjes së Profetit të Shenjtë në lagjen e Avli Manalat Salih Aga Buzgu. Zoti i pranoftë veprat dhe lëmoshën e tij. Amin viti 1273.
Emri i personit të vdekur nuk është ruajtur (figura 18).
Ah Mine-l-mevt
Bu Cihan bagrna geldim bir mürüvvet gormedim Derdime derman aradim bir ilacrn bulamadim Ah ila zad kilarak tazeligime doymadim Çün eceli peymanesi dolmuş murad almadim.
Hasretâ fâni cihanda tûl-i ômür sürmedim Firkatâ takdîr bu imiş tâ ezelden bilmedim
Kjo është një pjesë e një gur varri me një poezi osmane shumë të lashtë dhe e famshme e karakterit ankues në lidhje me vdekjen dhe largimin nga kjo botë. Meqenëse nuk ka as emër e as ndonjë të dhënë tjetër që të mund të identifikojë personin e varrosur, ne e kemi hequr fare përkthimin.
Figura 18. Guri i fragmentizuar i varrit
Bibliografia
Dankoff, Robert; Elsie Robert (eds.) (1999). Evliya Çelebi in Albania and adjacent regions (Kosovo, Montenegro, Ohrid). The relevant sections of the Seyahatnama botuar me përkthim dhe hyrje, vëll. 4. Leiden; Boston; Koln: Brill Academic Pub.
Frashëri, Gjergj; Dashi, Sulejman (1987). «Zhvillimi i arkitekturës islamike shqiptare të xhamive (Probleme të periudhizimit)». Monumentet, 2, f. 51-76.
Macchiarella, Gianclaudio (2012a). «Delvina, Albania: A Sufi Architectural Enclave». Në: Cret Ciure, Fiorina; Nosilia, Viviana; Pavan, Adriano (bot.), Multa & Varia: Studi offerti a Maria Marcella Ferraccioli e Gianfranco Giraudo. Milano: Biblion, f. 9-32.
Macchiarella, Gianclaudio (2012b). «Delvina: a Mystic Architectural Enclave». Türk Donemi Kazilari ve Sanat Tarihi Araçtirmalari Sempozyumu (Eskiçehir, Turkey, 19-21 October 2011).
Macchiarella, Gianclaudio; Tütüncü, Mehmet (2012). «Delvina Kitabeleri». Gjatë punimeve të konferencës (Eskiçehir, Turkey, 19-21 October 2011), pp. 549-558.
Kiel, Machiel (1990). Ottoman architecture in Albania (1385-1912). Istanbul: Research Centre for Islamic History, Art and Culture.
Kiel, Machiel (2013). «Tepelene, Türkiye Diyanet Vakfi». Islam Ansiklopedisi, vëll. 40, f. 475-479.
Tütüncü, Mehmet (2006). Turkish Jerusalem (1516-1917), Ottoman Inscriptions from Jerusalem and Other Palestinian Cities. Haarlem.
Aksut, Ali Kemalî (1944). Sultan Aziz’in Misir ve Avrupa seyahati. Istanbul: Ahmet Sait Oglu Kitabevi.
Islam Ansiklopedisi (2011), 40. Cilt, Tanzimat-Teveccüh. Ankara.
[1]. Artikulli është botuar fillimisht në anglisht në revistën “Eurasiatica”, Venezia, Itali, Edizioni Ca’ Foscari – Digital Publishing, 2015:155. Në revistën “Zani i Naltë”, nr. 19 (prill, maj, qershor 2017) botohet me lejen e autorit në dy pjesë. Në këtë numër do të jetë korpusi i mbishkrimeve osmane në Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa në numrin e ardhshëm do të jetë korpusi i mbishkrimeve osmane në Tepelenë dhe Delvinë (shënim i Redaksisë).
[2]. Frashëri, Dashi (1987, f. 73) japin si datë ndërtimi vitin 1742/1743, por japin vitin Hixhri 1145, i cili në fakt i korrespondon viteve 1732/1733 E.S.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 01, 2024 0
Dec 21, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...