Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Dec 20, 2016 Zani i Nalte Retrospektivë 0
Atheizma e thiesht, e cila mohon Zotin, asht nji fenomen i rrallë edhe gjithmon ka me qenë kështu. Porse atheisma e asaj lloje, e cila e len Zotin jashta mejtimit të saj per boten, âsht shum ma e zakonshme. Ka shum theorina per gjithesin (universin) q’ e lanë jashta Zotin. Tashi un tue folum per atheizmen dhe theorin e saj per universin, due të them ate lloj atheizme, e cila në mënyren e mejtimit të saj len jasht edhe nuk njef nji Qenie sypreme e perfekte (e plotësueme), e cila asht pa kufi e ditsheme, shenjte edhe e mirë; ate lloj atheizmi, i cili nuk di ndonji gja per nji Zot personal i vehte-ditshem, i cili asht mbi të gjitha, neper të gjitha dhe në të gjitha, por se kujton nji gja (Zot) që nuk asht as arbitrar, gjakmares, i keq, as indiferent më të miren e krijatyrave të Tija; por se don gjith të mirët e të keqijt; të shenjtet e fajtoret; të mençëmit e të marët. Atheismi duhet të kujtonj se universi ka ekzistue gjithmonë. Universi ose ka qenë i krijuem prej nji qenjeje ma të madhe se vehtja e saj, ose e ka ba vehten vet ose ka qenë gjithmonë kështu. Tashi, tue qenë se atheisti mohon se universi âsht bâ prej nji qenjeje ma të madhe, atëhere pika e parë mbetet jashta pyetjes. Por se ai (universi) vehten s’ mundet t’ a ket bá, se per me e bâ vehten lypset të ket eksistue edhe se per m’ u bâ prej vehte-vehtes duhet të ket qenë e pa eksistueshme. Pra si kunder që shifet kjo theori kujton, në të njajten ças se bota qe edhe nuk qe e prandaj asht në kontradiksion (kundrshtim). Atëhere pra mbetet alternativa e tretë d. m. th. që bota gjithmonë ka qenë edhe kete e mbesojnë (aq sa e di un) tanë atheistat. Kemi me pa se ç’ riedh prej kësaj.
Atheisti, atëhere, shikon në gjithesin edhe thot «Nuk ka Zot» «Nuk ka fuqi sypreme; as presencë universale; as Qenie të plotësueme e të pa kufijshme që të jetë inteligjente, mirëdashës, vehte-ditshëm dhe e lirë. Ka shum gjana që janë të caktueme (finiti), por nuk ka Qenie infinite. Ka nji numur të math krijatyrash finite, por se as nji plotësim (perfeksion) nuk duket kund. Bota nuk u krijue, ajo ka ekzistue gjithmonë. Zotni nuk e bani ate, ajo s’ mund ta bânte vehten e prandaj ka qenë gjithmonë». Kjo âsht theorija themelore e atheizmës.
Na shohim ndërime që po vashdojnë në gjithesin. Shikojme tokën edhe kete e gjemë shum të ndryshme nga çka ka qenë miljona vjet perpara. Ka qenë nji kohë kur kontinentet e sotme qenë nën oqeanet; kohna tjera kur ata qenë të mbulueme prej sasinave të mëdha të akujve; kohna, shum ma perpara, globi i ynë qe nji lang i ziartë edhe perpara ketyne kur ai qe nji gaz djegëse, mijra herë mâ e madhe në vëllim nga ç’ asht sot. Atëhere, në qoftë se nuk ka Zot, ç’ fuqi e pruni tokën nëpër gjith keto ndryshime?
Atheisti pergjigjet «Natyra». Po, natyra asht nji fjalë, çdo me thanë ajo? Atheisti prap pergjigjet: «ligji i shvillimit (evolusionit)». Toka asht shvillue, me anën e ligjeve të natyrës, prej gazit të ziartë në nji lang të shkrim, prej ketij në nji trup të zhytun në fund të oqeanit të ujit, prej ketij në kontinente të ngrime edhe ma së fundi prej ndrimeve të ndryshme n’ atë që na shofim sot d. m. th. shtazët bimët dhe mineralet edhe të gjitha këto, per ritjen e tyne, të pështatuna me klime, toke, ajr, uj dhe ushqime. «Gjith keto i báni shvillim» thotë atheisti.
Psalmisti pyet, «Ai që bâni veshin, a nuk do të ndigjojë? Ai që formoj synin, a nuk do të shofi? Ai që mesojn njerin, a nuk do të dijë?» «As me no një mënyrë» pergjigjet Atheisti. «Në kete rasë mâ i vogëli ka prodhue mâ të madhin; ketu shkaku asht mâ i vogel se efekti. Fuqija q’ e bani njerin nji qenie të vehte-dijsheme, racional dhe të zotin per dituni, ajo vet nuk di kurgja edhe se vepron verbenisht e me pa vet-dijshmeni. Fuqija q’ e bâni njerin të zotin per shpirtmadhesi (generozitet), dashuni, kurajoz, idealist, me besim dhe shpresë, ajo vet asht e pa zonja m’i marrë vesht keto ndjeshmenija (sentimente). Fuqija q’ e bâni njerin të lirë, dhe të zotin per virtyte; ajo vet âsht e lidhun fort me ligjet e natyrës dhe vepron prej nji nevoje mekanike e kimike edhe prandaj nuk âsht e zonja per vitute dhe mirësí». Në rastet tjera, si kunder që dihet prej të gjithve ma i madhin bân mâ të voglin, por kurrë ma i vogli mâ të madhin. Njeriu mund të bâjë nji maqinë që të kendojë pro si nji zog, por nji zog s’ mund të bajë nji maqinë që të këndojë si nji njeri. Njeriu munt të bajë nji çekiç që punon me avull i cili mung të bâjë nji të goditun me 20 tone fuqi, por gjith ashtu mund të api nji të goditur që të jet e miaftueshme per me thye nji arë. Por çekiçi s’ munt të bâjë njeriun. Atheisti thotë «Sa për veshin që âsht bâ me ndigjue dhe synin me pa, ásht krejt gabim, se ndermjet miljona kriatyrave, njera ndodhi të lindi me nji nervë optike, damar i ndijshem per dritë edhe kjo i dha rasë asaj të ketë nji avantazhe në luftën për eksistencë (jetë), kështu që shtazët pa sy u zhduken kurse pjellat e saja mbetën. Gjith kështu edhe veshi asht nji pjesë famirësije. Psalmisti kur tha se Zoti bâni veshin dhe synin, ai nuk pat lezue theorin e Darvinit (theorin e evolusionit). Po ta kish lezue kete ai do ta dinte se veshi dhe syni nuk u bânë me qellim, por se u shvilluen aksidentalisht».
Kështu flet miku i yn, atheisti, tue thanë, ndersa ai imazhinon, fjalët e fundit të shqences. Por edhe në qoftë se pranojmë krejt ç’ thotë theorija e Z. Darvinit, vendin e Krijusit as pak nuk mundemi me e zanë. Le të pranojmë se syni, veshi, dora dhe gjith organizasioni trupor, kanë qenë shvillue prej nji selules (qelizes) orgjinale, po kush e bani ketë prej të ciles të tana do të shvillohen? Në nebulen e parë kush e vuri ligjin e evolusionit, kështu që prej saj nevoisht të shvillohet ky kosmos (qainat) i bukur, i çudishem dhe i fuqishmë? As nji theori nga ato qi tregojnë se qysh u bâ bota, nuk mundet t’ i pergjigjet pyetjes, kush e bâni ate? Kjo mbet per m’ u zgidhë; asht siç ka qenë perpara.
Zhvillimi nuk do të thotë nji fuqi ose shkak; ai âsht vetem nji proces. Na themi se në nji bimë trupi i saj âsht çpalosun ose zhvillue prej farës, gjethet prej trupit, luleja prej burbuqes, dhe fruti prej lules. Ky âsht zhvillim d. m. th. mënyra në të cilën nji pjesë âsht çpalue prej tjetrës aji nuk âsht nji shkak, po âsht vetëm nji method, nji proces. Kur të kemi thânë se dheu ashtù siç âsht sot, qe zhvillue prej gazit, na nuk kemi thanë gja per shkakun e ktij fenomeni por vetëm kemi përshkrue procesin. Nji shkak i math dhe i mrekullushëm rrin prapa atij. Nji fuqi e ka bâ tan ate, ç’ asht ajo Fuqi? Me thanë natyra, ligji ose evolusioni âsht thiesht pershkrimi si ndodhi dhe kjo nuk na aferon as nji çap afer shkakut. Kur nji njeri thotë se toka u bâ në gjendjen e sotme me anën e zhvillimit, ai flet porsi kalamajtë, të cilët kujtojnë të kenë spjegue lëvizjet e kukllave – automaton tue thanë «ato punojnë si maqinat e sahatit».
Po le të pranojmë, për hatër të argumentit, se në gjithësinë ka nji fuqi ose fuqina misterioze, të mshehuna në landën, që kanë shkaktue zhvillimin e gazit të zjartë në nji botë të banushme. Këto fuqina lypse të kenë eksistue gjithmonë; se në qoftë se qe nji kohe, ku nuk pat të këtillë fuqije në landë, me qenë se nuk qe ndonji fuqi me krijue ate, ajo lypset të ket krijue vet-vehten, gjâ qi asht e pa mundshme. Porse ajo nuk ka eksistue gjithmonë, se zhvillimi, tue vazhdue për gjith here, më së fundi to të prodhonte nji Qenie infinite e të plotësueme, d. m. th. nji Zot, gjá qi asht në kundërshtim me hipothezën e atheistit. Tashi Atheisti âsht i lidhun prej kësaj dilemes d. m. th. ai a lypse me mohue që ky pricip (fill) aktiv i zhvillimit gjendet brenda më gjithësin materjale; ose lypset të pranojë qi ka eksistue n’ atë gjithnji. Në qoftë se thot ka qenë gjithmonë, ai duhet, në kohë infinit të ket zhvillue nji qenie infinite dhe perfekt. Prandaj ai duhet të heqi dorë nga theorija e evolusionit ose duhet të pranojë eksistencën e Zotit.[1]
[1]. Marrë nga revista “Zani i Naltë”, nr. 3, viti XI, mars 1936, f. 86-90.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...