Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Nov 22, 2016 Zani i Nalte Aktivitete 0
I nderuar Myfti i Kosovës Naim efendi Tërnava
I nderuar Kryeministër i Kosovës z. Isa Mustafa
I nderuar Kryetar i Bashkësisë Islame të Maqedonisë H. Sulejman ef. Rexhepi
I nderuar Ipeshkv i Kosovës z. Dodë Gjergji
Të nderuar akademikë, intelektualë, miq e të ftuar!
Falenderimet dhe lavdërimet, i takojnë Zotit, Krijuesit të Gjithësisë. Paqja dhe Bekimi i Zotit, qoftë mbi Profetin Muhammed (a.s.), shokët e tij dhe mbi të gjithë besimtarët, që do e ndjekin rrugën e tij, deri në ditën e gjykimit.
Në emrin tim personal dhe në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërise, kam kënaqësinë, që të përshëndes sot në Prishtinë konferencën shkencore “Revista “DITURIA ISLAME” – tri dekada jetë, punë, sfida dhe suksese”, organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Dijetarët myslimanë shqiptarë historikisht janë bazuar në fjalën e parë të Zotit në Kur’an “LEXO”, dhe me këtë moto ata i kanë edukuar edhe brezat ndër shekuj, duke i brumosur me dije dhe dituri, me atdhedashuri dhe arsim, duke e bërë çdo xhami, një mekteb, shkollë ku mësohej jo vetëm edukata dhe mësimet fetare, por edhe gjuha shqipe, tregues i së cilës është edhe ruajtja e saj në historinë tonë të trazuar kombëtare.
Domosdoshmeria për formimin e drejtë fetar islam, për njohjen e identitetit tonë fetar dhe kombëtar, për vlerësimin e drejtë të zhvillimeve dhe sfidave bashkëkohore, që lidhen me bashkësitë tona fetare dhe ma gjera lindi nevoja e themelimit dhe botimit të revistës “Dituria Islame”, si një burim dije e informimit të masave lidhur me aspekte fetare-islame, kulturore, historike, sociologjike, dhe mbi vlerat tona të përbashkëta.
Revista “Dituria Islame” lindi në Kosovë në një kohë sakrificash dhe sfidash të mëdha, për bashkësinë e myslimanëve të Kosovës, të cilët nën pushtimin një shekullor i mbijetuan presionit, persekutimit dhe privimit të lirisë, duke investuar dhe sakrifikuar çdo gjë për arsimin, kulturën dhe edukimin e brezave të rinj.
Ajo tashmë prej 30 vitesh, falë punës dhe kontributit të penave të shquara të saj, ka lënë gjurmë në historinë e literaturës dhe komunikimit nëpërmjet një periodiku serioz dhe dobiprurës në të gjithë historikun e periodikëve, që janë botuar e botohen në gjuhën shqipe duke dhënë një kontributë të pashoqë për këtë tribunë të mendimit dhe qytetërimit islam bashkëkohor.
Tashmë revista Dituria Islame, së bashku me revistat “Drita Islame” dhe “Zani i Naltë” të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe revistën “Hëna e Re” botim i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, si dhe botime të tjera, janë tregues i rëndësishëm në gurthemelin tonë të përbashkët, në një rrugëtim të vështirë, por të sigurtë, drejt një të ardhme dhe trashëgimie, që vjen si një amanet nga të parët tanë, për t’ia përcjellë brezave që do të vijnë.
Unë i uroj jetë të gjatë e rrugëtim të hajrit “Diturisë Islame”, suksese kësaj konference dhe Zoti ju begatoftë të gjithëve me të mirat e Tij të Pafundme.*
H. Skender BRUÇAJ
Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
*Fjalë përshëndetëse në konferencën shkencore “Revista “DITURIA ISLAME” – tri dekada jetë, punë, sfida dhe suksese”, organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës. Prishtinë 18.11.2016
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...