Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Apr 29, 2016 Zani i Nalte Shkenca Islame 0
Mund të thuhet që, në lidhje me Shkencat Islame, gjendemi në një etapë ku aktiviteti i dijetarëve ka pësuar një ndalim. Duke nisur që nga Profeti, paqja e bekimi i Zotit qofshin mbi Të, e deri dy shekuj më parë, Shkencat Islame janë zhvilluar dhe përditësuar vazhdimisht.
Kjo është një metodë e përdorur nga vetë Profeti , paqja e bekimi i Zotit qofshin mbi Të, i cili, me Librin e Shenjtë dhe Këshillat Profetike, në një formë dinamike dhe duke ndjekur edhe nevojat e jetës, i jepte zgjidhje problemeve të kohës. Me këtë metodë ai e orientoi shoqërinë në një zhvillim shoqëror e kulturor që do të kishte vetëm rritje e zgjerim. Një nga këto mënyra ishte edhe zhvillimi i dijes dhe informacionit.
Një herë e një kohë, ato që ne sot quajmë Shkenca Islame dhe që ndahen në kategori të panumërta, ishin të përbëra vetëm nga Kur’ani dhe Fjala e Profetit, paqja e bekimi i Zotit qofshin mbi Të. Dijetarët, të cilësuar nga Profeti, paqja e bekimi i Zotit qofshin mbi Të, si trashëgimtarët e profetëve, duke lexuar nevojat e periudhave përkatëse, këto tekste i zgjeruan edhe më tepër me qëllim që t’i japin përgjigje problemeve dhe pyetjeve të kohës. Përfshirja e filozofisë në botën islame pati një impakt të fuqishëm dhe dijetarët ditën ta implementojnë atë në kulturën islame, duke dhënë interpretimet e duhura, pa dëmtuar fenë dhe pa prekur tekstet origjinale.
Sa për ta shpjeguar çështjen me një shembull, mund të tërheqim vëmendjen në fushën e Jurisprudencës Islame (Shkenca e Fikhut). Në literaturën klasike të Fikhut vërejmë që ajetet dhe hadithet janë grupuar sipas çështjeve në një formë sistematike. Aktiviteti i përpilimit të këtyre veprave, nisi me regjistrimin e fetvave (verdikteve juridiko-fetare) në shek. IX, u zhvillua më pas me deduktimin e metodologjisë së Jurisprudencës Islame, e cila u kthye në një shkencë më vete, dhe vazhdoi me interpretimin dhe përditësimin e këtyre veprave fillestare juridiko-fetare.
Në interpretim, u ruajt sistematika e veprave fillestare, por me zgjerimin e çështjeve u bënë edhe përditësime e komentime në fetva me metodën e Ixhtihadit. Kjo bëri që këto interpretime të luanin një rol të rëndësishëm në zhvillimin e dijes dhe ruajtjen e dinamikës së Jurisprudencës Islame. Sepse ato bazoheshin në tekstet e para, por shoqëroheshin me informacionet e mbledhura ndër shekuj, duke mbërritur deri në periudhën përkatëse. Kjo është e vlefshme edhe për shkencat e tjera si Tefsiri, interpretimet e Hadithit, Kelamit, Filozofisë Islame, Sijerit, etj. Ky është shembulli i përsosur që duhet të kishte ruajtur vijueshmërinë edhe në shekujt e fundit. Por gjendja e sotme na tregon se duke nisur sidomos nga shek. XIX këto lloj aktivitetesh u pakësuan.
Pavarësisht se në periudha të caktuara të historisë së lavdishme të shkencës në botën islame, ka pasur ngadalësime, asnjëherë nuk është bërë fjalë për ndalim në vendnumëro. Ndër shkaqet e kësaj ngrirjeje patjetër që gjejmë fuqizimin e mendimit të rrymave konservatore, sepse është një mendim që të dikton vetëm rikthimin në gjenezë, ndërkohë që gjendja aktuale na ka treguar se nuk na ofroi një metodë të suksesshme për t’u integruar në realitetin bashkëkohor. Ishte ky një mendim, që e bëri Reshid Ridain të formulojë edhe një skemë për rikthimin në realitetin aktual. Vetëm se Reshid Rida, bëri rikthim duke kërcyer nga epoka e Profetit, paqja e bekimi i Zotit qofshin mbi Të, në aktualitet, dhe kështu neglizhoi të gjithë pasurinë e dijes që ishte akumuluar ndër shekuj. Një shkak tjetër, është mungesa e aplikimit të legjislacionit fetar. Patjetër që shkaqet nuk mund të kufizohen me kaq, por kjo është temë më vete.
Me këtë ndalim, edhe më të diturit, nisën thjesht të përsërisin tekstet e përpiluara më parë, ndërkohë që mbarë shoqëria priste zgjidhje për problemet aktuale. Në këto rrethana, prapambetja e botës islame në krahasim me perëndimin, ishte e pashmangshme. Ky rezultat nuk e bëri botën një vend më të mirë e më të sigurt. Mjafton të theksojmë faktin që shume grupe ekstreme i bazojnë mendimet ose aktivitetet e tyre pikërisht në literaturën e vjetër e të papërpunuar për aktualitetin.
Aspekti më pozitiv i kësaj çështjeje është se, deri sa të ndodhë kiameti, ne do të kemi një mundësi të dytë për të rikuperuar mundësitë e pashfrytëzuara. Kjo detyrë po pret ende njerëz të formuar, largpamës dhe të gatshëm për të vendosur një shpatull nën këtë peshë. Ata janë njerëz që nuk merren me çështje për konsum ditor, me populizma e reklama, por që perceptojnë problemet dhe mangësitë e shoqërisë dhe angazhohen me plot seriozitet për zgjidhjen e tyre.
Kjo trashëgimi shekullore islame, sa herë që është zhvilluar, ka lulëzuar edhe më tepër, duke pasuruar botën e mendimit dhe na ka ofruar alternativa të vlefshme në çdo fushë. Mungesa e saj, veçse i ka bërë mbarë shoqëritë më të pambrojtura e më të cenuara nga sëmundjet dhe problemet e dy shekujve të fundit.
Elton Karaj
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Oct 19, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...