Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Mar 08, 2016 Zani i Nalte Aktivitete 0
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, prej disa kohësh ka hapur fushatën për mbledhjen e botimeve të vjetra në shqip, arabisht, osmanisht, persisht e gjuhë të tjera, si dhe objekteve antikuarë, që kanë lidhje me Islamin dhe myslimanët shqiptarë, fushatë e cila do të finalizohet me hapjen e Bibliotekës dhe Muzeut Islam në Kompleksin e Namazgjasë, në përfundim të ndërtimit të tij.
Kjo fushatë fillimisht do të shërbejë për hapjen e disa ekspozitave të ndryshme, evidentimin dhe inventarizimin e objekteve të ruajtura dhe shpëtuara në kushte të vështira, siç ishte periudha e komunizmit dhe më vonë disa nga këto libra do të ribotohen dhe do të shërbejnë për studime të ndryshme, duke iu ofruar lexuesve në të ardhmen edhe në variantin dixhital të tyre.
Disa kohë më parë KMSH i bëri thirrje të gjithëve, veçanërisht familjeve të hoxhallarëve dhe intelektualëve myslimanë, që lanë trashëgim bibliotekat e tyre, të ruajtura me kujdes dhe në fshehtësi në kohën e komunizmit, si libra, revista, Kur’an, sende të ndryshme të vjetra, që kanë lidhje me besimin Islam, apo që tregojnë historinë e besimit në Shqipëri dhe mënyrën e jetesës së myslimanëve, sende personale të hoxhallarëve e të ngjashme me to.
Pas kësaj thirrjeje qytetarë të ndryshëm janë paraqitur pranë KMSH-së dhe i kanë dhuruar librat e të parëve të tyre, për t’i shërbyer kështu një komuniteti më të gjerë. Ndërsa së fundmi Myftiu i Krujës z. Ledian Cikalleshi ka arritur të sigurojë një sasi librash me vlerë në fusha të ndryshme në disa gjuhë, i cili ia ka dorëzuar Drejtorisë së Kulturës në KMSH, e cila edhe drejton këtë projekt të rëndësishëm në shërbim të ruajtjes së kulturës dhe trashëgimisë islame dhe kombëtare në vendin tonë.
Drejtori i Kulturës Dr. Genti Kruja ka falenderuar myftiun z. Cikalleshi, duke shtuar se, atë që nuk e zhduku dot komunizmi, nuk duhet ta zhdukë sot neglizhenca dhe harresa ndaj kësaj trashëgimie me vlerë, e cila do t’i shërbejë brezave që do të vijnë në kushte komode, si një fushë studimesh, ku nuk ka shumë hulumtime në lëminë e kulturës Islame ndër shqiptarët”.
Materialet e sjella arkivohen dhe skedohen me emrin e personit, i cili i sjellë dhe më pas do të kalojnë në ambientet e Qendrës Kulturore të Namazgjasë, ku ky fond do të jetë i vizitueshëm dhe i aksesueshëm për të interesuarit në Bibliotekën dhe Muzeun Islam, që do të ndërtohen brenda këtij kompleksi.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...