Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Jan 14, 2016 Zani i Nalte Aktivitete 0
Universiteti Bedër, në bashkëpunim me Unionin e Gazetarëve të Shqipërisë, organizoi panelin e diskutimit me temë: “Shoqëria e hapur, demokracia dhe edukimi si armë kundër ekstremizmit”.
Paneli i referuesve i drejtuar nga Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, përbëhej nga: z. Blendi Klosi, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, H. E. Mr. Bernard Fitoussi, Ambasador i Republikës së Francës, z. Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë dhe z. Besnik Mustafaj, President i Forumit Shqiptar për Aleancën e Qytetërimit.
Gjithashtu në aktivitet ishin të pranishëm nënkryetari i KMSH-së z. Ali Zaimi, drejtori i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar Dr. Genti Kruja, përfaqësues të ambasadave të ndryshme të akredituara në Tiranë, si: Ambasada e Republikës së Greqisë, Ambasada e Republikës së Kosovës, Ambasada e Zvicrës, Ambasada e Federatës Ruse, Ambasada e Republikës së Serbisë, OSBE-së, Ambasada e Libisë, Ambasada e Rumanisë, si dhe figura të shquara të botës akademike, medias dhe shoqërisë civile në vendin tonë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit, Prof. Gjana, pasi iu uroi të pranishmëve mirëseardhjen dhe i falënderoi për prezencën e tyre në këtë aktivitet, theksoi se ekstremizmi apo terrori kanë shkaktuar tragjedi të mëdha, që kanë çuar në humbje të shumta të jetës njerëzore, duke goditur kështu vlerat tona të përbashkëta.
“Ndryshe nga shekulli i kaluar, terrori i këtij shekulli po përpiqet të vendosë besimin dhe kulturën si pikë ndarëse mes dy botëve, duke ngritur prej tyre një filozofi të tërë dhune dhe frike. Unë jam i bindur se kjo nuk është një luftë midis kulturave dhe qytetërimeve por një luftë e barbarisë kundër njerëzimit, kështu ne duhet t’i përgjigjemi në mënyrë kritike me angazhime civile dhe me promovim të dialogut mes kulturave”- tha ai.
Në fillim të fjalës së tij z. Klosi shtroi rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë, si një shembull për t’u përcjellë edhe tek brezat e ardhshëm. Më tej ai tha se ky është një ekuilibër të cilin mbarë bota e ka treguar që është ndër më të vështirit për t’u mbajtur prandaj ne duhet t’i edukojmë të rinjtë tanë me mendësi të hapur, në mënyrë që ata ta marrin bashkëjetesën si një mision që duhet çuar më tej.
“Brezi i ri, studentët e këtij universiteti, studentët e çdo universiteti tjetër në Shqipëri, po ashtu edhe nxënësit e shkollave të mesme, duhet të edukohen me frymën se këtë të mirë, bashkëjetesën ndërmjet feve, ne duhet ta kultivojmë dhe ta mbrojmë në vazhdimësi.
Institucionet e arsimit nëpërmjet punimeve shkencore, apo formave të ndryshme të debatit publik vërtetojnë qartë se ideologjitë që promovojnë çfarëdolloj ekstremizmi janë të dëmshme për shoqërinë”- përfundoi ai.
Ndërsa Ambasadori i Republikës së Francës pasi falënderoi organizatorët për zhvillimin dhe diskutimin e temave të tilla në këto platforma publike, bëri një përmbledhje të faktve të sulmeve terroriste që ndodhën vitin e kaluar në Francë, si dhe qëndrimeve që pasuan karshi tyre. Më tej ai theksoi se mes viktimave të terrorizmit kurrsesi nuk mund të ketë të përjashtuar qofshin ata të besimit islam, të krishterë, hebre etj. Sulmet terroriste shkaktuan një tronditje sociale, të cilën Franca por edhe bota mbarë nuk e kishte përjetuar më parë.
“Arsyetimi se terrorizmi ka lidhje me besimin Islam, se është normale të vrasësh në emër të një feje është një arsyetim tejet i gabuar dhe i papranueshëm për çdokënd, po ashtu mjaft i rrezikshëm”- tha ai.
Ndërsa z. Mustafaj e quajti të një rëndësie të veçantë trajtimin e temës së këtij paneli. Ai tha se çdo shoqëri duhet të marrë masa për t’i mbyllur rrugët çdo lloj ekstremizmi dhe nuk mjaftojnë vetëm qarqe të caktuara, por duhet kontributi i të gjithëve. Në këtë aspekt shkolla apo universiteti merr një rëndësi të veçantë sidomos në miredukimin e brezave të rinj.
“Parandalimi i ekstremizmit është detyra jonë më e madhe si shoqëri civile, njerëz të shkollës apo të medias, sepse ata që janë radikalizuar në atë masë sa janë gati të ndërmarrin veprime të tilla ekstremiste janë dehumanizuar”- përfundoi fjalën e tij Presidenti i Forumit Shqiptar për Aleancën e Qytetërimit.
Ndërsa Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, z. Çipa, në fjalën e tij tha se duke goditur dashurinë dhe ndjeshmërinë në fakt goditet graviteti unik i shoqërisë njerëzore dhe për këtë arsye elementet dhe strukturat e dhunës godasin aty ku është çështja më delikate më e ndjeshme dhe ne na bie detyra ta rikthejmë këtë ndjeshmëri, por për ta bërë këtë duhet të evidentojmë se çfarë dimensionesh reale ka ky rrezik në shoqërinë tonë.
“Ne gjendemi në një situatë ku rreziku nuk lind nga brenda por indulgjohet nga jashtë dhe misionarët e këtyre indulgjencave, ne si media duhet që t’i evidentojmë, t’i raportojmë në mënyrë që të mbrojmë pikërisht këtë trashëgimi e cila është unike”- përfundoi Z. Çipa.
Aktiviteti vazhdoi më tej me diskutime nga pjesëmarrësit rreth aspekteve të shumta të temës.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...