Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Nov 06, 2015 Zani i Nalte Aktivitete 0
Me rastin e 25 vjetorit të lirisë së besimit në vendin tonë (nëntor 1990 – nëntor 2015), Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ka shfaqur dokumentarin “H. Hafiz Sabri Koçi, pishtar i lirisë së besimit”.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj, theksoi se Hafiz Sabri Koçi ishte njeriu model që gërshetoi në personalitetin e tij vlerat e besimit dhe diti t’i mbrojë ato në kohë të vështira, duke sakrifikuar 20 vjet nga jeta e tij, por duke ruajtur në të njëjtën kohë dinjitetin e një besimtari dhe njeriu të mirë.
“Hirësia e tij H. Sabri Koçi u bë për shqiptarët simbol i liderit të drejtë, besimtarit të mirë, mikut më të afërt, atdhetarit të flaktë, si dhe flamurtar i rimëkëmbjes së vlerave njerëzore në vendin tonë”, tha z. Bruçaj.
Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, theksoi se nuk është e rastësishme që një personazh si Hafiz Sabri Koçi, të ndërthuret në historinë e vendit apo të dalë në një nga periudhat më dramatike të historisë sonë, siç është periudha e diktaturës.
“Në nëntor kanë ndodhur shumë ngjarje të rëndësishme të historisë sonë dhe një prej tyre është liria e besimit. Falë një njeriu si Hafiz Sabri Koçi ne jemi këtu sot, për të gëzuar atë liri që ata fituan duke sakrifikuar jetën, për të gëzuar në radhë të parë lirinë e mendimit, fjalës dhe besimit”, vlerësoi znj. Kumbaro.
Ndërsa Myftiu i Kosovës, z. Naim Tërnava, theksoi se të rikujtosh figurën e Hafiz Sabri Koçit, do të thotë të rikujtosh një të kaluar të hidhur në aspektin fetar, por të rikujtosh edhe shpresën e ardhmërinë e sigurt në besimin në Zotin, të lirë, duke respektuar besimin e njëri-tjetrit dhe duke qenë shembull për botën.
Drejtori i Kulturës në KMSH, Dr. Genti Kruja, gjatë prezantimit të aktivitetit theksoi faktin se ngjarjet e 25 viteve më parë janë quajtur me të drejtë triumfi i besimit, triumfi i lirisë mbi frikën.
Në premierën e dokumentarit ishin të pranishëm përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare në vend, ambasadorë, deputetë, përfaqësues nga bota e artit dhe e kulturës, familjarë e të afërm të Hafiz Sabri Koçit.
Në këtë dokumentar me skenar të gazetarit Genti Hazizi, janë shfaqur për herë të parë pamje të rihapjes së xhamisë së Et’hem Beut, 18 janar 1991; dokumente historike, intervista e dëshmi për Hafiz Sabri Koçin, si dhe pamje nga rihapja e Xhamisë së Plumbit më 16 nëntor 1990. Ky dokumentar është një prodhim i KMSH-së në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.
5 nëntor 2015
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...