Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Apr 19, 2014 Zani i Nalte Aktivitete 0
Mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e më gjerë, morën pjesë në programin festiv në përkujtim të Profetit të Mëshirës, Muhamedit, paqja qoftë mbi të!
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi programin e madh festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”.
Mijëra besimtarë, pjesa më e madhe të rinj, mbushën paraditen e sotme sallën e Pallatit të Kongreseve në nderim e vlerësim të njeriut që i Madhi Zot e zgjodhi shembull të përsosmërisë.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj iu drejtua ngrohtësisht pjesëmarrësve duke u shprehur se, jemi mbledhur sot për të përkujtuar Profetin Muhamed a.s., personalitetin që la gjurmët më të mëdha në historinë njerëzore.
“Ardhja e Profetit Muhamed shënon plotësimin e dhuntisë së Zotit ndaj njerëzimit. Ai është burim frymëzimi për çdo epokë, çdo brez, çdo kulturë e çdo popull, sepse erdhi t’i njohë njerëzit me Krijuesin e tyre, t’i shpëtojë nga çdo lloj skllavërie fizike, mendore e shpirtërore; erdhi që njerëzit të jetojnë në paqe, erdhi për të zhdukur errësirën dhe për të përhapur dritën, erdhi që njerëzit t’i udhëzojë drejt lumturisë së kësaj bote e asaj të amshuar”, u shpreh mes të tjerash z. Bruçaj
Një tjetër përshëndetje që emocionoi të pranishmit ishte ajo e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj. Në fjalën e tij z. Veliaj përmendi disa nga karakteristikat themelore të personalitetit të Muhamedit a.s., si mëshirën, drejtësinë, vlerësimin për dijen, dashurinë për Atdheun dhe respektin për tjetrin ndryshe. Ai u ndal edhe në tolerancën dhe mirëkuptimin fetar që ekziston mes shqiptarëve, ku një rol të merituar sipas tij ka Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, si komuniteti fetar më i madh në vend.
“Komuniteti Mysliman nuk është produkt i tolerancës, por toleranca është produkt i myslimanëve shqiptarë”, u shpreh ministri Veliaj.
Fjalë përshëndetëse mbajti edhe kreu i bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili përgëzoi Komunitetin Mysliman për këtë organizim të shkëlqyer në të cilin kujtohet krijesa më e dashur e Zotit.
Kurani, ilahitë dhe pjesët e zgjedhura poetike të përcjella me mjeshtëri nga emrat e njohur të skenës dhe ekranit: Sidrit Bejleri, Kastriot Tusha, Venera Lumani, Rezarta Smaja, Lind Islami, Davud Aktepe, Dritan Boriçi, Sokol Angjeli, Adriana Tolka, Klodian Hoxha, shoqëruar nga kori i bashkuar i medreseve, ngritën peshë zemrat e të pranishmëve, të cilët nuk i kursyen për asnjë moment duartrokitjet e tyre.
Programi që erdhi me regji të regjisorit Agron Hoxha dhe udhëheqës artistik mjeshtrin Kujtim Alia, u dallua gjithashtu për skenografinë dhe efektet e mrekullueshme të cilat prodhuan dimensione të një përjetimi të jashtëzakonshëm.
Respekti e nderimi i manifestuar në këtë program, shpalosën edhe një herë dashurinë për Mëshirën e Dhuruar, një ndjenjë e pastër e ngulitur thellë në zemrat e në shpirtrat e myslimanëve shqiptarë.
Ishte një program i larmishëm e i pasur, që krijoi çaste emocionuese dhe përcolli te publiku shqiptar mesazhet e besimit islam dhe madhështinë e jetës dhe veprës së Profetit Muhamed a.s.
Pjesë e programit ishte edhe një panair me produkte të ndryshme si: ushqime, libra, punime artistike, etj., të ardhurat e të cilit do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë, si dhe një ekspozitë me foto dhe pamje të vjetra të xhamive të Tiranës.
Në këtë organizim festiv që organizohet për të nëntin vit radhazi nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Arsimor dhe Kulturor “SEMA”, morën pjesë gjithashtu kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha, kreu i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Ilir Hoxholli, përfaqësues të forcave politike, ambasadorë të akredituar në Tiranë, akademikë, shkrimtarë, artistë dhe të ftuar nga Shqipëria dhe hapësira mbarëshqiptare.
19 Prill 2014
Tags: featured
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...