Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Jul 06, 2013 Zani i Nalte Aktivitete 0
Së pari unë dëshiroj të përshëndes të gjithë të pranishmit duke filluar nga të nderuarit drejtues të bashkësive islame të Shqipërisë dhe Kosovës, përfaqësuesin e komunitetit ortodoks, pedagogët, studentët dhe të gjithë auditorin e nderuar.
Është një kënaqësi e veçantë që sot ne asistojmë në një ceremoni të përtëritjes së një tradite të fuqishme intelektuale të Bashkësisë Islame Shqiptare, një përtëritje të një organi, “Zani i Naltë”, një organi i cili në vitet 20 – 30 të shekullit të kaluar u bë një tribunë e fuqishme e shprehjes së mendimit teologjik, filozofik, sociologjik, u kthye në një tribunë të fuqishme ku gjetën shprehje problematikat e kohës, qoftë të Islamit, qoftë të shoqërisë shqiptare, pra përtej Islamit.*
Në këtë revistë, të cilën unë kam pasur fatin që vite më parë edhe për interesat e punës sonë studimore ta konsultoj, kam gjetur artikuj që janë një manifestim i shkëlqyer i një performance intelektuale të lartë të elitës së asaj kohe të Bashkësisë Islame, mendimtarë të cilët nëpërmjet këtij organi gjetën rastin të trajtojnë probleme me karakter jo vetëm, siç e thashë teologjik, por edhe filozofik, sociologjik të bëjnë që në revistë të zënë vend shqetësimet e kohës. Arritën të bëjnë që kjo revistë të kthehej në një organ i cili do të tentojë, që me sukses, që Islamin “shqiptar” ta përshtaste me rrjedhat bashkëkohore, të kuptonte ose të bënte që të kuptoheshin qartë marrëdhëniet, sfidat që kishte Islami me shoqërinë e atëhershme dhe unë, për fat të mirë, vë re që edhe sot, pavarësisht se ndoshta jemi pak me vonesë por ama përsëri është një gjë e mirëseardhur, unë vë re që ekipi i sotëm botues i revistës “Zani i Naltë” ka mbajtur parasysh ose është i vetëdijshëm që revista duhet tashmë të ketë një standard të lartë jo vetëm krahasuar me parametrat e kohës sonë por edhe me parametrat dhe standardet që ka vendosur “Zani i Naltë” në kohën që ai doli dhe për fat të mirë këtu në botimet e para (numra e parë) që ka bërë ekipi botues, fatmirësisht qoftë nga pikëpamja e spektrit tematik qoftë nga pikëpamja e shtjellimit të problematikës që trajtohet mendoj që na jep neve shpresën dhe bindjen që revista e përtërirë sot jo vetëm që do të ndjekë gjurmët e lavdishme që ka lënë paraardhësja e saj me të njëjtin emër, por do të dijë ta qojë edhe më përpara këtë emër të nderuar duke vendosur kështu piketa shumë të rëndësishme në zhvillimin e shtypit shqiptar të sotëm në përgjithësi ashtu edhe në zhvillimin e mendimit Islam në veçanti. Unë edhe njëherë jo vetëm që dëshiroj tu ftoj të bëjmë një homazh të gjithë atyre mendimtarëve të Islamit “shqiptar”, të shoqërisë shqiptare në tërësi, sepse në këtë revistë kontribuuan jo vetëm mendimtarë brenda rrezes së Bashkësisë Islame por edhe mendimtarë jashtë kësaj rrezeje, unë pra e quaj veten të nderuar që të jem pjesë e juaj që tu bëjmë homazh këtyre për këtë traditë të shkëlqyer që ata lanë dhe të uroj gjithashtu që revista sot të eci përpara, të shënojë sukses pas suksesi dhe sigurisht sot në një botë kur sfidat, vështirësitë, keqkuptimet që ekzistojnë në lidhje me fetë, me marrëdhëniet ndërfetare, revista “Zani i Naltë” të bëhet një revistë e cila vazhdimisht të kthjellojë problematikat dhe të trajtojë me sukses të gjitha ato ç’ka imponon koha e sotme, qoftë edhe në vështrim të problematikës së Islamit në veçanti.
Më lejoni që së fundmi edhe një herë tu shpreh urime ekipit botues tu shpreh urime Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për këtë nismë kaq të bukur dhe shpresoj që kjo do të bëhet një garante e zhvillimit të fuqishëm të mendimit teorik, filozofik në kuadër të zhvillimeve të sotme të cilat janë me të vërtetë të një natyre komplekse.
Ju faleminderit shumë për durimin që treguat edhe një herë me urimet më të mira për këtë nismë kaq të bukur.
__________________________________________________
* Fjala përshëndetëse në promovimin e revistës “Zani i Naltë”.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...