Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Oct 19, 2023 Zani i Nalte Retrospektivë 0
Abstrakt
Njeriu ka kapazitet me gjykue e me arsyetue; pra âsht i lirë me zgjedhë e me veprue e për ketë shkak âsht përgjegjës për veprën e tij.
Fisnikërín e nji krijese nuk e shkaktojnë cilsít e përbashkëta qi e shoqërojnë me inferiorët e saja, por cilësija karakteristike qi e dallon nga këta inferiorë. Njeriu pra me fuqín e arsyetimit e të vullnetit të lirë ka nji jetë të mbrendëshme, nji jetë tejshqisore qi quhet “jeta njerzore”.
Në ka nji të vërtetë të provueme edhe ajo âsht qi “as gjâ në botë s’âsht kot më kot, por ka nji qëllim” âsht destinue për nji qellim të parapamë mbas nji projektit eternel.
Të gjith dijetarët kanë pranue nji të vërtetë, por janë ndà më dysh: disa pretendojnë se “e vërteta âsht dhe njeriu vetëm e zbulon” e disa të tjerë thonë se “e vërteta s’âsht por e krijon njeriu me mendjen e tij”.
E kuptojnë lexuesit e ndershëm vetvetiut se sa të drejtë ka pjesa e parë e sa gabim ka pjesa e dytë, sepse në qoftë se nuk ka nji të vërtetë atëherë edhe njeriu vetë âsht nji gënjeshtër, nji rrenë, nji e pa vërtetë. E si bâhet pra, qi nji i pavërtetë, nji rrenë, nji gënjeshtër të mundet me krijue nji të vërtetë. Këjo gjâ âsht absurd dhe ato qi janë në ketë mejtim kanë gabim.
Prandaj dalim në përfundim e themi se “e vërteta âsht dhe njeriu vetëm e zbulon”. Misjoni i njeriut pra âsht vetëm “me zbulue të vërtetën qi âsht e qi ka qenë para se të dalë në shesh njeriu”.
Njeriu, kreatyra mâ naltë në botë, qysh në fillim të jetës së njerzimit ka përpjekë përballë problemit enigmatik të vetvetes dhe të gjithësís. Ay ka pyetë vetvehten “Ç’jam unë?”, “Ç’âsht gjithësija?” Këto dy pytje kanë fillue bashkë me njerzimin dhe vazhdojnë hala edhe sod. Përgjigjet e dhanuna drejt për drejt me anën e fuqis mendore nuk kanë mundë me e kënaqë ndërgjegjen e njeriut.
Mirpo njeriu paska pasë natyrë të çudiçme; aj pa u lodhë kërkon; kërkon me i u përgjegjë dy pyetjev të mâ sipërme: “Ç’jam unë?” edhe “Ç’âsht gjithësija?”. Kërkon me zgjidhë këto dy problema.
Tue studjue vetvehten e tij njeriu përpjek në makinën e çudiçme të trupit të tij, makinë e gjallë e trajtuëme prej elementeve fizike qi formojnë gjithësinë.
Njeriu tue pá ketë marredhanëje të ngushtë qi ka me gjithësinë len mbas doret vetvehten dhe veshtron gjithësinë.
Kur veshtron gjithësin qi i themi natyrë, i duket se e gjeti formulën për me zgidhë enigmat qi e mundojnën. Shef gjanat e natyrës dhe i krahason midis tyne; të gjitha i gjenë të traitueme prej të njajtat elemente fizike dhe i vetmi ndryshim qi shef ndër to âsht mënyra e formimit të tyne.
Kështu fillon diturija e njeriut qi quhet “Shkenca”, e cila tue marrë për bazë gjendjen e trupave i ndan këto në tri grupe të mëdha: a) Shtânge, b) lângje, c) gaze.
Nji trup me anën e nji fuqije qi ndihet e nuk shifet e qi quhet nxehtësi ndryshon gjendjen e tij. Kur ngrihet grada e temperatyrës shtângjet këthehen në lângje e lângjet në gaze e, kur ulet këjo gradë gazet këthehen në lângje e lângjet në shtângje.
Tue bâ këta studime njeriu zbulon ligjët e nxehtësinës; por vetë nxehtësina mbete gjâ e paspieguëshme; pse ajo duket nepër landë, porse vetë nuk âsht landë. Mundohet shkenca me na e spiegue, por gjithmon spiegon ligjët e saj e jo até vetë.
Deh more hall! Tue kërkue me zgidhë dy enigmat e para na doli e treat e pzgidhëshme! Hik të hikim e të këthehemi atje ku filluëm: “Ç’jam unë?” e “Ç’âsht gjithësija?”.
*
* *
Njeriu prapë s’rrin; kërkon me gjetë rrugë e me zgidhë problemin qi e mundon. I merr përsërí nëpër dorë trupat e natyrës dhe i veshtron në nji pikpamje tjetër; mbas ndryshimit qi gjen midis tyne i grupon edhe nji herë me nji sistem tjetër: a) xehe, b) bimë, c) shtazë.
Xehet janë formue prej elementesh materjale të mbërthyeme midis tyne prej nji fuqije misterjoze qi vepron pa dá.
Këjo fuqí misterijoze bimëve i u shton nji gjâ të ré: jetën organike, me anën e së ciles ato ushqehen, rriten dhe e vijojnë farën e tyne.
Fuqija misterijoze qi vepron në natyrë, shtâzëve i u shton edhe nji gjâ tjetër: ndjenjën, me të cilën shtazët ndijnë të kënaqunit e dhimbjen.
Kur vjen puna ke njeriu, këtû shofim se shtohet edhe nji kapazitet tjetër: “gjykimi dhe arsyetimi”.
Në këté grupim të dytë i duket njeriut se e gjeti fijen e zbërthimit të pyetjeve “Ç’jam unë?” e “Ç’âsht gjithësija?” edhe kështú vazhdon studimin e tij:
Shtazët me fuqít e ndjenjes, me anën e shqisave njofin rrethin e tyne; mbajnë mend dhe sjellin ndër mend ata qi kanë ndî e qi kanë njoftë e, të shtymë prej tyne, veprojnë: por veprën e tyne s’e kuptojnë marrëdhanëjet qi kanë gjânat e natyrës midis tyne për shtâzët janë të pa njoftuna; ata s’kanë vetëdije.
Njeriu ka nji pajë mâ të madhe, menden me të cilën ka kompetencë me njoftë e me dijtë marrëdhanëjet e gjânavet; me hetue e me dhanë përfundime logjike; me çmue e me parapa; me kompozue propozita e me nxjerrë përfundime logjike, me kuptue nga të njoftunat e të panjoftunat.
Asht e vërtetë se edhe shtâzët çfaqin shenja vullneti; kanë dëshira; zgjedhin e pëlqejnë. Por këjo gjâ âsht nji instinkt e jo fryti i arsyes; ata veprojnë nën influencën e rrethit e nuk kanë gjykim të vetin; prandaj shumë herë veprojnë në dâm të vet.
Ky âsht shkaku për të cilin shtâzët s’kanë responsabilitet.
*
* *
Kur vijmë ke njeriu ndryshon puna krejt. Njeriu ka kapazitet me gjykue e me arsyetue; pra âsht i lirë me zgjedhë e me veprue e për ketë shkak âsht përgjegjës për veprën e tij.
Fisnikërín e nji krijese nuk e shkaktojnë cilsít e përbashkëta qi e shoqërojnë me inferiorët e saja, por cilësija karakteristike qi e dallon nga këta inferiorë. Njeriu pra me fuqín e arsyetimit e të vullnetit të lirë ka nji jetë të mbrendëshme, nji jetë tejshqisore qi quhet “jeta njerzore”.
Në ka nji të vërtetë të provueme edhe ajo âsht qi “as gjâ në botë s’âsht kot më kot, por ka nji qëllim” âsht destinue për nji qellim të parapamë mbas nji projektit eternel.
Xehet në realizimin e qellimit, për të cilin janë destinue, s’kanë fuqí as me dhanë përkrahje as me kundërshtue; por qendrojnë ashtu si janë.
Bimët janë të shtrëngueme me thithë ushqimin qi u duhet, me u rritë e në fund me lanë farën e tyne për bimën e re.
Shtâzët në ketë pikpamje kanë nji pjesë mâ të madhe e mâ të randësishme: Ata kërkojnë atë qi âsht e dobishme, shtëmangen nga ajo qi i damton, ndijnë të kënaqun e dhimbje; por nuk e dijnë se janë të destinuëme për nji qellim, as nuk e dijnë se për se janë destinue. Prandaj vepra e sherbimi i tyne rrjedhin vetvetiut e pa parapamje të tyne.
Vetëm njeriu u pajue me cilësín e natë qi t’a çmojë se âsht destinue për nji qëllim e qi e ka detyrë me u përpjekë për të realizue ketë qëllim.
Cili âsht ky qëllim, të cilin duhet t’a realizojë njeriu? Cili âsht misjoni i njeriut?
* *
*
Si shifet, edhe sistemi i dytë i grupimit të gjânavet të natyrës e studimi i tyne nuk na i zgidhën problemat qi na u çfaqën në krye të herës: “Ç’jam unë?” e “Ç’âsht gjithësija?”.
Ky farë studimi veç qi nuk na i zgidhi dy problema, por na qiti edhe ky nji problem të rí: “Cili âsht misjoni i njeriut?”.
Përpara këtij larbirinthi njeriu, në qoftë se hesht, ulet në shkallë të shtâzëve. Prandaj heton, gjurmon, imton dhe kërkon me gjetë rrugë për të zbërthye problemin qi e mundon.
*
* *
Të gjith dijetarët kanë pranue nji të vërtetë, por janë ndà më dysh: disa pretendojnë se “e vërteta âsht dhe njeriu vetëm e zbulon” e disa të tjerë thonë se “e vërteta s’âsht por e krijon njeriu me mendjen e tij”.
E kuptojnë lexuesit e ndershëm vetvetiut se sa të drejtë ka pjesa e parë e sa gabim ka pjesa e dytë.
Se pse në qoftë se nuk ka nji të vërtetë atëherë edhe njeriu vetë âsht nji gënjeshtër, nji rrenë, nji e pa vërtetë. E si bâhet pra, qi nji i pavërtetë, nji rrenë, nji gënjeshtër të mundet me krijue nji të vërtetë. Këjo gjâ âsht absurd dhe ato qi janë në ketë mejtim kanë gabim.
Prandaj dalim në përfundim e themi se “e vërteta âsht dhe njeriu vetëm e zbulon”. Misjoni i njeriut pra âsht vetëm “me zbulue të vërtetën qi âsht e qi ka qenë para se të dalë në shesh njeriu”.
Cila âsht këjo e vertetë dhe a mundet njeriu t’a zbulojë me mendjen e tij?
Ky âsht problemi i madh qi preokupon trût e njerzís qysh në fillim e deri sod e ka me e preokupue deri sa të soset jeta.
Për t’a diktue këtê pikë njeriu ka marrë në studim e në veshtrim dy gjâna: “Vetvehten” edhe “Gjithësìn” edhe kështu ka parashture pyetjet “Ç’jam unë?” e “Ç’âsht gjithësija?”.
Kështu lindi ay produkt i mendes njerzore qi quhet filosofí.
* *
*
Sistemet filosofike mâ të para
Tue studjue njeriu vetvehten edhe gjithësinë ka diktue dy duër ngjarjesh: a) Ndijimet, me të cilat lidhet me botën e jashtme; b) ndjenjat e mbrendshme ase vetëdijen.
Ata dijetarë qi morrën para sysh vetëm botën e jashtme i u dhane fuqí ndijimevet të jashtme dhe kujtuën se çdo gjâ qëndron vetëm në fuqín e shqisavet dhe kështu caktuën doktrinën e tyne qi quhet “Sensualizëm”. Ata qi ndjekin ketë sistem filosofik besojnë se krejt lëvizjet mendore e kanë burimin tek shqisat. Ky sistem filosofik i mbështetun vetëm në provën e ndijimit u quejt edhe empirismë, prej të cilës doli materjalizma qi beson se veç materjes, veç lândës, nuk ka tjetër të vërtetë.
Kundra këtij sistemi revolton nji pjesë tjetër qi merr para sysh ngjarjet origjinale të intelektit. Këjo pjesë nuk merr fare para sysh ndijimet, por gjith rândësín j’a nep ngjarjevet origjinale të mendes. Këjo doktrinë quhet “idealizëm”, prej të cilës rrjedh (Spiritualizma e thjeshtë) qi mohon fare ekzistencën e materjes.
Sensualizma dhe idealizma me ekstremismën e tyne kundra njana tjatrës ranë në kundërshtim me nji partí të tretë, e cila, për të shpëtue nga gabimet e së paravet kapi rrugën e dyshimit dhe u quejt “Sheptiqizëm”. Këjo parti pretendon se nuk ka nji të vërtetë të qartë e të padyshimtë.
Veç këtyne ka edhe nji doktrinë tjetër, pantheizma, e cila e përcolli mendjen në nji greminë, prej kah nuk delet mâ. Mbas kësaj doktrine e sosmja dhe e pasosmeja janë nji substancë e vetme, edhe këjo âsht gjithësija.
Disa dijetarë të dishpëruëm nga gjithë këto kundërshtime mendore e tue pá se të gjitha përpjekjet qi kanë bâ filosofët për të mbrí të vërtetën nuk dhanë ndonji fryt pozitiv u tërhoqën me nji anë dhe gjith fuqín e tyne j’a dhanë kontemplimit, inspiratës e ekstazhit, tue besue se këjo âsht e vetmëja rrugë qi e përcjell njerinë ke e vërteta e amshueme. Këjo parti âsht partija e “illuminismit”.
Nga gjith këto sisteme filosofike lindën dega të dyta e të treta me doktrina të ndërlikueme e të ngatrueme, sa qi asnjâna s’ka mundë me i shpëtue kritikës.
* *
*
Qi t’a përmbledhim mendimin t’onë të përderdhun kaqë gjatë themi se:
Të gjithë filosofët pranojnë nji fill të vërtetës, prej të cilit ka burue gjithësija dhe jeta.
Çâshtja mbetet qi t’a njofim ketë fill e kështu t’a zgidhim problemin e vështirë e t’i përgjigjemi pyetjeve “Ç’jam unë?” e “Ç’âsht gjithësija?”.
Ndër disa të rij shqiptarë mjerisht shofim nji rrymë të re, rrymën atheiste; ata thonë se “Ç’na duhet ne të dijmë si ka fillue bota, mbassi këjo gjâ na përcjell në prehnin e fés e të klerit; feja âsht krijesa e fantazís njerzore dhe s’ka bazë të vërtetë; kleri âsht nji turmë njerëz qi kërkojnë të ushqehen në kurriz të popullit; mësimet fetare janë të damshme dhe të rrezikëshme, pse mundohen t’a mbâjnë në nji skëllaverí të përjetëshme njerzín e thjeshtë; qytetërimi i vërtetë mund të qendrojë vetëm n’ato vende ku ka lirí mendimi…”.
Na vjen keq për ketë riní, në të cilën e ka mbështetë shpresën krejt kombi. Këjo djelmënì e re qi kërkon lirìn e mendimit, për të cilën duhet t’a lavdërojmë dhe e lavderojmë me gëzim, për ketë dorë të rijsh pra na vjen keq, kur shofim se harrojnë qi në proporsion të liris së mendimit qi gëzojnë e qi gabimisht kujtojnë se i ua ka rrëmbye kush, kanë edhe detyra e përgjegjësí.
Me kërkue lirí të pakufishme, don me thanë marrë për sipër detyra të pakufíshme.
Harron djelmënija e ré se detyra mâ e parë e saj âsht me njoftë detyrat qi ka. Harron djelmënija e ré se, e vetmëja cilësí qi e dallon nga shtazët, âsht aftësija qi j’u dha njeriut për të kuptue se ka nji misjon, drejt të cilit i drejton gjith veprimet e veta.
E dijmë fort mirë se krejt rinija nuk janë të këtij mejtimi; edhe ata qi janë të këtij mejtimi bile janë të gabue pse nuk i dijnë bazat e vërteta të fés hyjnore.
Feja mâ e pa njoftun ndër të rijt t’onë âsht ajo e Islamit; për ketë fé të naltë rinija shqiptare ka studjue vetëm kritikat e gabueshme dhe të pathemelta të kundërshtarëve të saj edhe gjendjen e disave prej klerit aktual t’elementit mysliman të soçëm. Harrojnë se tjetër gjâ âsht kleri dhe sjellja e tij e tjetër gjâ âsht feja.
* *
*
Mâ poshtë do t’i spiegojmë bazat esenciale t’Islamit e tash nji herë po shofim gabimin e madh e të pafalshëm të rinìs që përmblidhet me këta dy fraza të shkurta:
“S’ka Zot; gjithësija ka qenë dhe rregullohet vetiut; njeriu âsht përmirsimi i nji forme mâ të ulët qenëjeje; ç’na duhet ne të dijmë si filloi bota?…”
*
* *
Ç’âsht këjo babiloní mendore? – Më nji anë kërkohet lirí-mendimi e n’anë tjetër kërkohet shtrëngimi i mendes qi mos të mejtohet mbi fillimin e botës!
Më nji thohet se njeriu âsht përmirsimi i nji forme mâ të ulët qenëjeje e m’anë tjetër pretendohet se do të vijë koha qi shkenca do të fabrikojë njerëz gjení!…
Ç’qenka këjo natyrë e çudiçme qi në fillim përmirsoi nji formë mâ të ulët qenëjeje dhe e bâni njerí e tash e harroi ketë mjeshtërí, të cilën pa pandehun po e zavendëson me fabrikën qi do të produktojnë njerí?
Po t’i thohet Atheistit se disa materijale të grumbullueme në nji fushë, vetvetiut u rregulluën dhe trajtuen nji ndërtesë, nuk ka për të besue kurrë, kurse më anë tjetër pretendon se gjithësija e bukur dhe e rregulltë u trejtue vetiut, e pra s’ka Zot krijuës!…
Ç’logjikë e ç’arsyetime gjeni në këto mendime, të ndershëm lexuës?…
E vetmëja provë, me të cilën afetarët kërkojnë me vërtetue se “s’ka Zot”, âsht se, sod shkenca ka çpikë teleskopë të mëdhej, me të cilët shifet mjaft thellë në kupë të qiellit, por der sod nuk âsht pá as Zoti, as froni i tij qi pretendohet se e ka në qiell.
Harrojnë këto afetarë të shkretë se Zoti s’ka vënd, âsht afër tyne dhe ku do; Ay s’ka nevoj për kurrgjâ, pra as për vend; prandaj i thonë i Mbinatyrshëm.
Këta të rij të gabuëm duhet të studjojnë me kujdes e me duri Zotin si mbas instruksioneve të Hazreti Muhamedit e pastaj të japin gjykim mbi fén Islame.
* *
*
Kompetenca e mendjes
Përpara se të flasim mbi bazat e fés Islame, duhet të flasim pak mbi kompetencën e mendes.
Si kur e vërtetojnë filosofët mâ të përmendun, mendja e njeriut âsht aktive e pasive. Aktiviteti i mendes shtrihet mbi gjana konkretet e evidente e mbi gjana abstrakte qi mund t’i përfshije nën kompetencën e saj. Por kur vjen puna për gjâna krejt abstrakte, mbi të cilat s’ka asnji njohunì, atëhere ka karakter pasif, qi merr e rrëmben, si xhami i fotografit, të vërtetat qi i parashtrohen, por gjithmonë mbassi t’i ketë shoshitë nëpër sitën e arsyetimit e të mos gjejë kontrast si mbas parimeve e ligjëve të logjikës.
Për sa i u përket gjânave fizike mendja âsht aktive e për as i u përket gjânavet metefizike mendja âsht pasive.
Faktet, ngjarjet dhe eksistencat si në natyrë, si edhe në tejnatyrën janë tri farësh: të domosdoshme, të mundëshme (posibël, kontigent) edhe të pamundëshme (imposibël).
Të domosdoshme e kanë quajtë atë gjâ, qenëja e të cilës âsht vetvetiut, dhe s’âsht e bâme, s’ka nevojë për kurrëgjâ.
Nji qenjëje e domosdoshme që të qendrojë vetvetiut duhet të jetë e plotë në çdo pikpamje dhe mos të ketë asnji të metë.
Njerzija qysh në fillim ka pranue nji qenëje të këtillë të domosdoshme, të cilën shumica e quajnë Zot dhe disa, filosofët, e quajnë fill të gjithësís.
Tue pá se çdo gjâ në natyrë nuk âsht kot, por ka nji qëllim të arsyeshëm, shtrengohemi t’a pranojmë qi filli i gjithësís ka dijeni të plotë, kompetencë të pasosun, pushtet të pambarueshëm. Sepse po t’i mungonte dijenija, kompetencadhe pushteti këtij filli do të ishte e pamundun rregulli i plotë qi shofim në natyrë.
Ky fill i parë duhet të jetë nji i vetëm se përndryshe pushteti i tij nuk do të kishte autoritet, mbassi mund t’i kundërshtonin shokët, po të kishte shokë.
Prandaj âsht mâ mirë qi këtij filli t’i themi Perëndí, emën qi përfshin të gjitha cilësìt e plota.
Perëndija âsht i mbinatyrshëm, pra, s’ka nevojë për vend të caktuëm e prandaj nuk shifet me teleskop, si duën me e pa atheistët, të cilët e mohojnë, pse s’e shofin me teleskop në qiell. Këta atheistë duhet t’a dijnë se froni i Zotit âsht në ndërgjegje të tyne; aty le t’a kërkojnë, se kanë për t’a gjetë sigurisht, në qoftë se e dijnë rrugën se si kërkohet.
Për ne nuk kanë faj keta atheistë të shkretë; për gabimin e tyne janë përgjegjës ata qi i u kanë predikue nji Zot-njeri me fron në qiell. Për sa i përket nji Zoti të këtillë jemi d’akord me atá qi s’e pranojnë.
Por dahemi prej atheistëve për sa i përket Zotit të vërtetë.
Zoti i Vërtetë âsht i mbinatyrshëm, të cilin mendja nuk mund t’a njofë vetvetiut. Për sa i përket eksistencës së Zotit, mendja âsht aktive, d.m.th. e gjen vetiut se ka nji Zot. Por për sa i përket njoftjes se këtij, mendja âsht pasive, dhe po t’i vjen nji komunikatë hyjnore qi t’ja spiegojë e pranon, për ndryshe s’pranon kurrëgjâ.
Tani na mbetet puna të shofim n’i ka ardhë njerzìs komunikatë hyjnore.
Tue studjue ketë pikë shofim se në kohët e kalueme kanë ardhë njerëz qi kanë pretendue se kanë ardhë në kontakt me Zotin, prej të cilit kanë marrë instruksione e njoftime mbi mënyrën se si do të já njoftojnë njerzìs të mbinatyrshmin. Këta njerëz qi e kanë bâ ketë pretendim quhen profetë dhe instruksionet e tyne quhen Bibel, ase libra të shenjtë.
Si do t’i njofim profetet se janë të drejtë në pretendimin e tyne? Kjo gjâ kryhet tue studjue dy pika:
Po të na mbushet mendja se profetët janë njerëz të naltë, të ndershëm, të ditur, e idealist, e jo gënjeshtarë, egoistë, ambiciozë e intrigantë; edhe instruksionet e tyne po të jenë kontingente qi t’i pranojë mendja, atëhere âsht detyrë qi t’u bindemi profetëve. Përndryshe flakim rrugën e tyne edhe kërkojmë nji rrugë tjetër për të gjetë të vërtetën, e cila duhet se duhet gjetur.
*
* *
Ne këtu nuk mundemi me përshkrue historín e gjithë profitëve, vetëm pohojmë se të gjith profitët pa përjashtim kanë qenë të ndershëm, të ditur e të pajuëm me virtutet mâ të nalta. Gabimet trashanike qi u atribuohen janë rrena e gënjeshtra.
Asht e vërtetë se disa ndër to si njerëz qi kanë qenë kanë bâ nga nji rrëshqitje të vogël por këjo rrëshqitje s’ka ndodhë mbrenda misjonit Profetik e me gjith ketë në realitet ka pasë nji mister qi spjegohet me hollësì vetëm në Kur-an.
* *
*
Cili âsht Hazreti Muhammeti?
Mbassi shkon gjatë me kallzue jetën e çdo profeti, ne këtu do të flasim vetëm mbi jetën e Hazreti Muhammetit shkurtazi.
Hazreti Muhammedi qysh tue qenë djal i ri, me gjithë se ishte rritë jetim, kishte nji sjellje fisnike dhe nji virtyt të naltë, sa qi tërhoq dashurín, simpathinë e besimin e gjith popullit të vet e të atyne qi e njoftën.
Hazreti Muhammedi Alejihsselam kurrë në jetën e tij nuk gënjeu, nuk rrêjti e nuk tradhtoi ndonjihere e, prandej, populli i tij i pat dhanë mbiemnin “El-Emín = Besnik”. Kurdoherë qi ngatrroheshin dy persona, ase dy partí e thirrshin kët qi t’u a zgidhte konfliktin; vendimi qi epte ky i kënaqte të dy palët, të cilët pajtoheshin dhe grindja merrte fund.
Hazreti Muhammedi ishte idealist e s’kishte asnji ambicje për pozita të nalta shoqnore, ase për interesa personale. Zotënija e tij për t’u shpengue nga mejtimet e ulta të vulgut tërhiqesh në malin “Hira”, ku jetojnte në vetmí dhe mejtonte për të zgidhë problemin e njeriut e të gjithësìs. Ky djalosh idealist ishte analfabet dhe s’kishte pà fare shkollë. Me gjith këtê ishte i arsyeshëm dhe me gjykim të mprehtë. Dinte me dallue të vërtetën prej gënjeshtrës; prandaj qysh në riní shifte me vrejtje dhe ironi fetiçizmin e kombit të tij dhe vetë kërkonte me zbulue rrugën qi të shkonte ke Krijuësi i Vërtetë e i Amshuëm.
Në kohën kur ky njeri i naltë po hynte në moshën e tij dyzet vjeçare, në atdhen e tij poezija dhe arti letrar kishte marrë nji zhvillim të madh. Në tempullin e shenjtë të “Qabes” ekspozoheshin ase deklamoheshin veprat artistike të poetënve të famshëm. Në ketë kohë të konkurencës së artistëve letrar, Hazreti Muhammedi Alejhisselam jetonte në vetmi në shpellën e malit “Hira” dhe aty kërkonte me zbulue rrugën qi do t’a përcillte tek e vërteta e amshueme. Këtú në ketë shpellë edhe Zotnija e Tij pyette gjithnji vetvehten “Ç’jam unë, ç’âsht gjithësija?” përpiqeshm me zgidhë këto dy problema; porse s’mund të caktonte asnji drejtim, mbassi s’kishte pá fare shkollë.
Tue ndejtë në këtoj mejtime, nji ditë i çelet nji panoramë e jashtëzakonëshme. U mbush me dritë fund e majë dhe s’e shifte mâ botën lândore. Në kët gjendje të lumnueshme i del para nji mësuës qi e kishte trupin krejt dritë dhe i thotë Hazreti Muhammedit Alejhisselam:
“Ikreë b’ismi Rabbiqe, el’ledhi khaleka, khaleka’l-insane min âlekin, ikreë ve Rabbuqe’l-eqremu’l-ledhí âl-leme b’il-kalemi, âl-leme’l-insane má lem jaâlem…!”
Ata qi e njofin arabishten letrare e kuptojnë madhështinë e kësaj fraze e nëpër tê edhe krejt filosofin islame në mënyrë lakonike. Për ata qi s’e kuptojnë arabishten do të përpiqemi këtu mâ poshtë me dhânë pak spiegime; por mâ përpara duhet të dijmë se në asnji gjuhë tjetër nuk mund të shprehet plotësisht teksti i Kur-anit prandej po e pohojmë edhe vetë se spiegimet qi do të japim nuk mund t’a kenë fuqìn e origjinalit.
Mâ përpara t’a themi shkurtaz ç’i urdhënon Perëndija Hazreti Muhammedit me ketë pjesë të Kur-anit:
“Këndo me emnin e t’yt Zot qi krijoi, krijoi njerinë prej (âlek)-ut, këndo, yt Zot âsht mâ i madhi mirbâsë, i cili mësoi me pendë, i mësoi njëriut atë që s’e dijti!…”
Këjo kaptinë e naltë qi j’u kumtue për herën e parë Hazreti Muhammedit Alejhisselam, u ekspozue në Tempullin e Qabes. Porsa e panë poetët e naltë qi konkurojshin shoq me shoq, mbetën të habitun nga elokuenca mrekulluëse edhe pohuën se ajo kaptinë e Kur-anit ishte nji art i hyjnueshëm me të cilin s’mund të konkuronte asnji poet. Prandaj të gjith u përulën dhe e pranuën dergatën e shenjtë të Hazreti Muhammedit Alejhisselam.
*
* *
Edhe ne po t’i vemë menden dhe t’a studjojmë si duhet ketë pjesë të Kur-anit e marrim vesht fare lehtë se Cilit Zot i falen myslimanët.
Myslimanët adhurojnë njat Zot, i Cili urdhënin mâ të parë e nep për shkollë.
Urdhëni “këndo!” don të thotë bâhu i ditun. Pra Zoti qi na predikkon feja islame mund të kuptohet vetëm me diturí. Atá qi s’kanë diturí e njohuni mbi fén islame s’kanë të drejtë me mohue Zotin e vërtetë qi adhurojnë myslimanët, se mohimi i tyne rrjedh nga injoranca.
Për ata qi mohojnë Zotin pa ditur kështu urdhënon Perendija:
“Ve min’en-nasi men juxhádilu fi’l-láhi bi gajri ilmin ve jettebiû qul-le shejtánin merídín. Qutibe alejhi ennehú men tevel-láhu fe innehú judil-luhú ve jehdíhi ilá âdhábi’sseîri.” Kur-an: “22-3,4”
Këto versete e kanë kuptimin:
“Ka disa njerëz qi pa qenë kompetent e pa pasë dituri luftojnë me Zotin; këta njerëz i shtrohen çdo djalli. Asht e shkruemë qi djalli t’i shtijë në rrugë të prapë dhe t’i udhëheqe për në skëterrën përvëluese gjith ata qi bâjnë miqësí me tê.”
Gjithashtú po për këta njerëz urdhënohet në nji verste tjetër:
“Ve min’en-nasi men juxhádilu fi’l-lahi bi gajri ilmin ve lá huden ve lá qitabin muniír. Thánije itfihi li judil-le an sebíli’l-lahi lehú fi’d-dunjâ khizjun ve nudhíkuhú jevm’el-kijâmeti adhábe’l-hariki.” “22-8,9”
“Ka disa njerëz qi pa qenë kompetentë, pa pasë diturí e libër luftojnë me Zotin; këta njerëz largohen prej fesë tue u hjedhë e tue u përdredhë me krení qi t’ja prapsojnë rrugën njerzís; këta njerëz në dunjâ kanë mjerim e në Ahirèt ditën e Kijametit do të shijojnë mundim qi djeg shumë.”
Nga përmbajtja e këtyne verseteve kuptohet se ata qi s’i njohin parimet e fés së vërtetë nuk duhet t’a luftojnë Perëndín, por le të rrijnë me fajin e injorancës, faj qi shpresohet se e falën Perëndija, i cili ata qi e luftojnë me paditurí do t’i ndeshkojë me rrebëtí, sepse kanë krení të kotë qi meriton të shtypet.
Le të këthehemi në themë:
Si shifet, i pari urdhën qi i u dha Hazreti Muhammedit âsht “Këndimi” i cili duhet të fillohet me emnin e Zotit, sikurse urdhënon Aj vetë. Edhe kjo pikë, për ata qi e marrin vesht, spiegon nji hollësí tjetër. Në tekstin e Kur-anit urdhnohet “Këndo me emnin e Rabbit t’and”. Fjal “Rabb” don të thotë Edukuës; merret vesht pra se Zoti nuk rrin në qiell i ulun në nji fron si pandehin disa, por vepron pa ja dá dhe merret me edukatën e krijesave qi ka gatue Vetë. Zoti i Vërtetë kudo âsht gati dhe administron gjithësìn. Prandaj ka dije për çdo gjâ qi bâhet.
Zoti i Vërtetë krijoi dhe krijon çdo gjâ me vullnet të vet. Aj krijoi edhe njerín në formën mâ te bukur; i dha gjith të mirat qi s’mund të numrohen kurrë. Pastaj e mësoi njerinë, j’a mësoi gjith atà qi njeriu s’i dinte. Pra Perëndija j’a dhâ njeriut edukatën fizik, edukatën mëndore dhe edukatën morale. Ky Zot i madh e vetëm Ky meriton t’adhurohet e të lavdrohet. Urdhnat e këtij Zoti meritojnë të respektohen.
Ketë Zot besojnë dhe adhurojnë muslimanët. Veç këtij Zoti s’ka Zot tjetër. Rrugën e këtij Zoti ka predikue Hazreti Muhammedi Alejhisselam.
*
* *
Mbas Kur-anit, Qenje e amshueme, pa fillim e pa mbarim, me pushted absolut, Krijuës i gjithësís âsht vetëm All-llahu, e veç Tij s’ka tjetër Zot.
Kur-ani e provon Perëndìn me fenomenet e natyrës, me ngjarjet historike e me mrekullìt. Fenomenet e natyrës e faktet historike edhe mrekullit e Profetëvet të naltë janë prova bindëse për ata qi mejtojnë e arsyetojnë.
Mbas dispozitave të Kur-anit nuk ka obligim fetar i çmenduni, anormali edhe aj qi s’ka mbrí moshën madhore qi njifet me ligjët shtetnore. Pra naltsija e myslimanit shkon paralel me naltësín intelektuale.
“Foli botës si mbas kapazitetit intelektual”, – urdhënon Profiti i Naltë i Muslimanëve. Feja Islame mund t’i përgjigjet nevojës së çdo personaliteti, vetëm duhet me kërkue prîsin e meritueshëm e të aftë për me zgidhë problemat qi dikuj i duken t’errta e nuk ka ardhë në atë gradë qi të mund t’i bluajë.
Si mbas Kur-anit Diviniteti shkon baraz me diturín: “Me të vërtetë Perëndija ka dijení për çdo gjâ” urdhnon Kur-ani.
Diturija e msheftësinavet d.m.th diturija e vërtetë i përket vetëm Zotit. “Çelsat e diturís sekrete janë në dorë të Zotit; misteret vetëm Aj i din; ç’ka në tokë e në det; po të këputet nji fletë e të bije në tokë pa dyshim Aj do t’a dijë; nuk ka një kokërr drithë në errësinat e tokës, as ndonji grime tjetër të njomë a të thatë për pá qenë rregjistrue në Librin e qartë të Perëndis.” Kështu urdhënohet në Kur-an.
Shkurt, All-llahu âsht nji qenëje misterjoze qi ka pushtet të plotë, s’ka nevoj për kurrgjâ, kurse çdo gjâ j’a ka nevojnë Atij, se përndryshe nuk qëndron; s’ka shembull e âsht i mbinatyrshëm; âsht e pamundun të shifet me syt e kësaj bote, mbassi këta sy nuk mund të qëndrojnë përpara Dritës së Zotit, me qenë se punojnë nën hijen e materjes. Në qoftë se ndonji sy njeriu mundet me e grisë ketë perde ka posibilitet qi t’a shofë Dritën e Bukurís Hyjnore.[1]
[1]. Marrë nga revista “Zani i Naltë”, nr. 13-14, viti 9, shtator-tetor 1934, f. 406-440.
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Aug 10, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...