Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Apr 13, 2022 Zani i Nalte Studime 0
nga Prof. Dr. Sadije Bushati
Hyrje
Dijetarët myslimanë shpeshherë e vlerësojnë Kur’anin Madhështor, për parimet themelore me anë të të cilave rregullohet jeta e njeriut, sepse ai rregullon të gjithë shoqërinë, madje në të gjitha kohërat.
Kur’ani Madhështor përbëhet nga 114 sure, të cilat kanë një numër të caktuar ajetesh. Numri i këtyre të fundit varion nga 3 deri në 286 ajete. Aty trajtohen jo vetëm çështjet sociale, por edhe ato juridike, shkencore, me një fjalë, është rregullues i të gjitha problemeve të një shoqërie, natyrisht nëse njihen e zbatohen rregullat e tij dhe me bindje të plotë. “Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është mëse e vërtetë…”[1]
“Kur’ani është burimi i gjithë dijeve në Islam, qofshin ato dije fetare, shpirtërore, shoqërore, shkencore, morale, ligjore apo filozofike; është udhëzues drejt të gjitha të vërtetave”[2]
Nëse do të shqyrtojmë vetëm çështjet sociale që trajtohen aty, një grupim i mundshëm tregohet më poshtë, megjithëse ato çështje shpesh ndërthuren me njëra-tjetrën:
Këshillat, sugjerimet e urdhërimet, të lidhura me çështjet e mësipërme, janë përsëritur disa herë në disa sure. Shpesh ndodh që, në përsëritje, bëhet plotësim i asaj që është thënë më parë; ka edhe raste që brenda së njëjtës sure, përsëritet vetëm një ajet shumë herë. Të gjitha përsëritjet shpjegohen me qëllim që, ato që thuhen, t’u fiksohen mirë besimtarëve dhe të gjithë lexuesve.
Më poshtë po tregojmë numrin e sures dhe numrin e , ajetit, apo ajeteve përkatëse, ku trajtohen çështjet e mësiperme. , ajetin ose një pjesë të tij, kur ai është i gjatë dhe trajton më shumë se atë problem, do ta shkruajmë në italic, brenda thonjëzave; ndonjëherë do të bëjmë një përmbledhje të asaj që shpreh , ajeti ose , ajetet, që i takojnë çështjes. Shpeshherë janë përdorur kllapat rrumbullake, të përdorura nga vetë përkthyesi për sqarim dhe ndonjëherë të rrallë, i kemi përdorur edhe ne, për të njëjtin qëllim.
Ky material, që po paraqesim, shpresoj se do të lehtësojë profesionistët psikologë apo sociologë, që dëshirojnë të thellohen në ndonjë nga çështjet e mësipërme të trajtuara në Kur’an, duke pasur suret dhe , ajetet përkatëse në këtë punim.
1. TË DREJTAT E GRUAS DHE BARAZIA GJINORE
Surja 16, ajeti 97: “Cilindo, mashkull apo femer, që kryen vepra të mira, … do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira që ka bërë”.
Surja 24, ajetet 4-23 përmbajnë ndëshkimet që duhen marrë ndaj shpifësve për moral të keq dhe kritikohet një rast konkret shpifjeje.
Surja 24, ajeti 26: “Gratë e pandershme janë për burrat e pandershëm dhe burrat e pandershëm janë për gratë e pandershme. Gratë e ndershme janë për burrat e ndershëm dhe burrat e ndershëm janë për gratë e ndershme…”
Surja 24, ajeti 32: “I martoni të pamartuarit dhe të pamartuarat…”
Surja 33, ajeti 35: “Me të vërtetë që për myslimanët dhe myslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të bindurit ndaj Allahut dhe të bindurat ndaj Allahut, të drejtët (të sinqertët) dhe të drejtat (të sinqertat), duruesit dhe durueset, të përulurit dhe të përulurat, mirëbërësit dhe mirëbërëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.”
Surja 33, ajeti 37 në të thuhet se një gruaje të ndarë nga burri, i cili kishte qenë i adoptuar, i lejohet të martohet me personin që e kishte adoptuar ish-burrin.
2. TË DREJTAT NDAJ BASHKËSHORTËVE DHE DIVORCI
Surja 2, ajeti 221. U jepen disa këshilla bashkëshortëve, të mos martohen me paganë, burri besimtar të mos marrë pagane dhe gruaja besimtare të mos martohet me pagan.
Surja 2, ajeti 222 Këshillohet burri të presë në kryerjen e marrëdhënieve intime, derisa gruaja të pastrohet nga të përmuajshmet.
Surja 2, ajetet 226, 227, 228, 229, 230, 231, 232, disa rregulla për burrat dhe gratë për divorcin, ribashkimin, plotësimi i kohës së pritjes…
Surja 2, ajeti 233: “Nënat le t’u japin gji fëmijëve të tyre dy vjet, për ata që duan … Babai i fëmijes ka për detyrë, sipas mundësisë së tij, që t’i sigurojë si duhet ushqim dhe veshmbathje. Nuk ngarkohet askush përtej mundësisë që ka: nëna le të mos dëmtohet për shkak të fëmijës së saj e as babai të mos dëmtohet për shkak të tij … Por, nëse pas këshillimit, ata vendosin me pëlqim të ndërsjellë që ta ndajnë fëmijën nga gjiri, kjo nuk është gjynah për ata. Po ashtu, nuk është gjynah për ju nëse doni t’i gjeni fëmijës suaj një mendeshë, … sipas rregullave”
Surja 2, ajetet 234, 235, 236, 237, 240, 241. Në këto ajete tregohet si duhet vepruar në disa situata të tjera, për shembull kur vdes burri, gruaja duhet të presë 4 muaj e 10 ditë pas vdekjes së tij, më pas ajo mund të martohet; rasti kur burrit i afrohet vdekja, duhet t’i lërë në testament gruas mjetet e jetesës për një vit; raste të tjera ndarjeje të çiftit dhe sigurimi i caktuar i shpenzimeve të jetesës së gruas së ndarë.
Surja 4, ajetet 19, 20, 21, 22, 23, 24, 25. Këtu trajtohet sjellja e burrit ndaj gruas së tij dhe ndalesa e martesës së tij me disa kategori femrash.
Surja 4 , ajetet 34, 35. Këtu tregohet si duhet ta trajtojë burri gruan e pabindur dhe nëse çifti do paqe, nga të dy, burri dhe gruaja, atëherë duhet të caktohet një ndërmjetës.
Surja 4, ajetet 127, 128, 129, 130. Në këto ajete kërkohet që burri duhet t’i japë dhuratën e martesës gruas jetime dhe më pas flitet për sjelljen e burrit ndaj grave; ai nuk duhet të anojë vetëm nga njëra. Nëse ndahen, secili bëhet i pavarur.
Surja 33, ajeti 49: “O besimtarë! Kur martoheni me besimtaret dhe i ndani ato para se t’i prekni, ato nuk janë të detyruara t’ju presin në afatin kohor të caktuar, por jepuni një dhuratë të kënaqshme dhe i ndani njerëzishëm.”
Surja 33, ajeti 58: “Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë, në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes fajin për shpifje dhe një gjynah të qartë.”
Surja 58, ajetet 2, 3, 4: “Ata midis jush, që i ndajnë gratë e veta, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, duhet ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre. Nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata. Fjalët që ata thanë, janë të pahijshme dhe të pavërteta. Megjithatë, Allahu është Falës dhe Shlyes i gabimeve.”
“Ata që i ndajnë gratë e veta në këtë mënyrë e pastaj duan ta kthejnë mbrapsht atë që thanë, duhet të lirojnë një skllav (apo skllave), para se të preken përsëri. Kështu ju urdhërohet…”
“Ai që nuk gjen (ndonjë skllav për të liruar), duhet që të agjërojë dy muaj rresht, para se të preken si bashkëshortë. E, nëse nuk mund ta mbajë agjërimin, atëherë duhet të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër…”
Surja 60, ajetet 10, 11, 12: “O besimtarë, kur ju vijnë besimtaret e mërguara, provoni (besimin) tek ato. Nëse se ato janë besimtare, mos i ktheni te jobesimtarët. Ato nuk janë (bashkëshorte) të ligjshme për ata dhe as ata nuk janë (bashkëshortë) të ligjshëm për ato. Kthejuni jobesimtarëve pajën, që u kishin dhënë atyre. Nuk ka pengesë që t’i merrni ato për bashkëshorte, pasi t’u jepni pajën e martesës. Mos qëndroni në martesë me idhujtare. Kërkoni atë që keni dhënë (si pajë), por dhe jobesimtarët le të kërkojnë atë që kanë dhënë…”
“Nëse ndonjëra prej grave tuaja kthehet te jobesimtarët e më pas ju fitoni plaçkë lufte prej tyre, atëherë jepuni atyre (besimtarëve që u kanë ikur gratë) shpenzimet e martesës…”
“O Profet, nëse vijnë tek ty besimtaret e të betohen se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë (në adhurim), nuk do të vjedhin, nuk do të kurvërojnë, nuk do t’i vrasin fëmijët e tyre, nuk do të sjellin ndonjë shpifje të sajuar nga ato vetë dhe se nuk do të të kundërshtojnë në çfarë është e drejtë dhe e arsyeshme, atëherë ti pranoje betimin e tyre dhe lutju Allahut t’i falë. Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.”
Surja 65, ajetet 1-7 tregojnë rastet kur dikush do të ndajë gruan, e ka detyrim të mos e dëbojë atë nga shtëpia, ta lërë të presë kohën e duhur. Nëse gruaja është shtatzënë, duhet të shpenzojë për të deri sa të lindë. Pastaj të kujdeset për ushqimin e foshnjës dhe natyrisht pasaniku apo i varfëri, do të shpenzojë sipas mundësisë së vet.
3. E DREJTA E TRASHËGIMISË
Surja 4, ajetet 11, 12: “Allahu ju urdhëron për trashëgiminë tuaj…” (tregohen disa raste).
Surja 4, ajeti 176. Këtu tregohet si duhet ndarë trashëgimia në disa raste të tjera.
Surja 4, ajeti 33: “Gjithkujt i kemi caktuar trashëgimtarët për cdo gjë që lënë prindërit ose të afërmit, ndërsa atyre me të cilët keni bërë marrëveshje, jepuni pjesën e vet…”
4. TË DREJTAT E DETYRIMET NDAJ JETIMIT
Surja 2, ajeti 220: “…T’u bëni mirë jetimëve është vepër e bukur. Nëse jetoni bashkë me ta, dijeni se janë vëllezërit tuaj…”
Surja 4, ajeti 2: “Jepuni pasurinë jetimëve, mos ua ndërroni sendet e tyre të mira me tuajat të këqija. Mos e harxhoni pasurinë e tyre duke e përzier me pasurinë tuaj. Se kjo, me të vërtetë, është gjynah i madh.”
Surja 4, ajeti 3: “Nëse keni frikë se nuk bëni drejtësi ndaj jetimëve…”
Surja 4, ajeti 6: “Vërini në provë jetimët, derisa të bëhen për martesë…”
Surja 4, ajeti 10: “Vërtet, ata që shpenzojnë pasurinë e jetimit pa të drejtë, vetëm mbushin barkun e tyre me zjarr dhe ata do të digjen në zjarrin flakërues.”
Surja 4 , ajeti 127: “…të silleni drejt me jetimët…”
Surja 6, ajeti 152: “…mos iu qasni pasurisë së jetimit, por vetëm për ta rregulluar derisa të arrijë pjekurinë…”
Surja 17, ajeti 34: “Mos iu qasni pasurisë së jetimit, veçse me qëllim të mirë, derisa të arrijë moshën e pjekurisë…”
Surja 33, ajetet 4, 5 flasin për birësimin. Nëse dihet mbiemri i të atit, të thërritet me atë, përndryshe, i konsideroni si të mitur nën tutelën tuaj.
5. VLERAT MORALE
Surja 2, ajeti 177: “…mirësia është e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve…”
Surja 2, ajetet 261-267: “…Mos i çoni dëm lëmoshat tuaja duke fyer apo duke ua kujtuar…Mos dhuroni gjëra të pavlerëshme, të cilat ju nuk do t’i pranonit…”
Surja 2, ajetet 270-274: “…Ti jepni lëmoshat haptazi ështe gjë e mirë, por t’ua jepni ato fshehurazi është edhe më mirë…Ata që japin nga pasuria e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptas, do të shpërblehen…”
Surja 2, ajeti 280: “Nëse e dini që borxhliu është ngushtë, shtyjani afatin derisa ta përmirësojë gjëndjen. Por është më mirë për ju sikur t’ia falnit borxhin, vec sikur ta dinit.”
Surja 2, ajeti 282: “O besimtarë! Shkruani huanë që ia jepni njëri-tjetrit për një afat të caktuar. Mos e lini pa e shënuar borxhin, qoftë i vogël apo i madh, duke shënuar edhe afatin e pagimit. Në qoftë se është fjala për mallin që qarkullon nga dora në dorë, atëherë mund të mos e shënoni, por thirrni dëshmitarë. Thirrni dëshmitarë edhe kur të lidhni kontrata për shitblerje dhe të mos dëmtohet as shkruesi, as dëshmitari…”
Surja 2, ajeti 283: “Nëse jeni në udhëtim e nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng…Mos e fshihni dëshminë…”
Surja 4, ajetet 37, 38, 39, 40: “(Ai nuk i do) as ata që janë koprracë … e as ata që ndajnë nga pasuria e tyre sa për sy e faqe të botës…; Allahu nuk dëmton askënd asnjë grimë, por, nëse (dikush) bën mirësi, Allahu ia shumëfishon atë dhe i jep shpërblim të madh.”
Surja 17, ajetet 26, 27, 28, 29: “Jepuni të afërmve, të varfërit dhe udhëtarit të drejtën e tyre, por mos bëni shpenzim të tepruar”
“…por nëse nuk ke asgjë për të dhënë, … atëherë thuaju atyre ndonjë fjalë të butë”
“…Mos e shtrëngo dorën as mos u bëj dorëshpuar…”
Surja 30, ajeti 39. Pohohet se ata që dhurojnë me qëllim që të rrisin pasurinë e vet, nuk do të shpërblehen, ndërsa ata që japin bamirësi, për kënaqësi të Allahut, ata do të shpërblehen.
Surja 42, ajeti 38: “…për ata që ndajnë lëmoshë prej asaj që i kemi dhënë Ne…”
Surja 64, ajeti 16: “…shpenzoni për bamirësi në të mirën tuaj. Ata që e ruajnë veten nga lakmia e saj, pikërisht ata janë të fituarit.”
Surja 64 , ajetet 17: “Nëse i jepni Allahut një hua të bukur, Ai jua kthen shumëfish atë dhe ju fal…”
Surja 70, ajetet 22-25: “…ata që falen, që kanë caktuar pjesën e pasurisë për lypësin e nevojtarin, që frikësohen nga dënimi Zotit të tyre, …këta do të shpërblehen e do të jenë banorë të Xhenetit.”
Surja 76, ajetet 5-9. Këtu pohohet se besimtart e ndershëm që ushqejnë të varfërit, jetimët, të zënët rob, edhe pse vetë janë nevojtarë, por që nuk duan shpërblim e falënderim prej tyre, që zbatojnë premtimet dhe i frikësohen Allahut, këta do të jenë banorë të Xhenetit.
Surja 4, ajeti 58: “Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin dhe kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni drejt…”
Surja 4, ajetet 92, 93 flasin për vrasjen, faljen ose pagesën e gjakut.
Surja 4, ajeti 135 bën thirrje për të dëshmuar të vërtetën edhe në qoftë se ajo i bie ndesh vetes, prindërve apo të afërmve.
Surja 5, ajeti 8: “…bëhuni dëshmues me drejtësi. Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë…”
Surja 17, ajeti 26: “…jepuni të afërmve, të varfërit dhe udhëtarit të drejtën e tyre…”
Surja 17, ajeti 33: “Mos ia merrni jetën njeriu, gjë që Allahu jua ka ndaluar ta bëni, përveçse kur e kërkon e drejta. Nëse dikush vritet padrejtësisht, i kemi dhënë pushtet trashëgimtarit të tij të kërkojë shpagim. Por edhe ai të mos e teprojë në vrasje, sepse ai është i ndihmuar (nga ligji dhe drejtësia islame).”
Surja 30, ajeti 38: “Jepja të drejtën e tij të afërmit, të varfërit edhe udhëtarit…”
Surja 33, ajeti 70: “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.”
Surja 42, ajeti 41, 42: “Për atë që përgjigjet kur i është bërë një padrejtësi, nuk ka kurrfarë qortimi ndaj tij.
Qortim ka vetëm kundër atyre që u bëjnë keq njerëzve dhe që pa të drejtë mbjellin ngatërresa në tokë; për ata ka dënim të dhembshëm.”
Surja 42, ajeti 43: “Kush duron dhe fal ta dijë se këto janë nga veprimet më të virtytshme.”
Surja 60, ajeti 8: “Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.”
Surja 60, ajeti 9: “Allahu ju ndalon t’i bëni miq ata që luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe ju dëbojnë nga vatrat tuaja, si dhe mbështesin të tjerët që t’ju dëbojnë. Kushdo që i bën miq ata, është punëmbrapshtë.”
Surja 70, ajetet 22-35: “…ata që falen, …, që frikësohen nga dënimi Zotit të tyre, që ruajnë nderin, që ruajnë amanetet dhe plotësojnë besëlidhjet e tyre, që dëshmojnë drejtë, këta do të shpërblehen e do të jenë banorë të Xhenetit.”
Surja 6, ajeti 152: “…Kryeni drejt matjen dhe peshimin…”
Surja 7, ajeti 85: “Popullit të Medjenit Ne i dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin, i cili u tha: ‘O populli im! Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër përveç tij! Me të vërtetë, ju ka ardhur provë e qartë nga Zoti juaj, prandaj matni dhe peshoni saktë, mos u hani hakun njerëzve dhe mos bëni ngatërresa në tokë, pasi të jetë vënë rregulli në të. Kjo është më mirë për ju, nëse jeni besimtarë!’”
Surja 17, ajeti 35: “Saktësoni matjen, kur matni dhe peshoni me peshore të rregullt…”
Surja 83, ajetet 1-3: “Mjerë për ata që hanë në peshë e matje , që kur masin për vete , e marrin masën të plotë, ndërsa kur u masin të tjerëve, me litër ose me kandar, ua pakësojnë.”
Surja 9 emërtohet Et-Teube (Pendimi). Në Kur’an ndeshet shumë herë “Pendimi” si një veprim i pëlqyer dhe i këshilluar për njerëzit që, me vetëdije ose jo, kanë kryer vepra që meritojnë të kritikohen ose të dënohen. Dhe nëse pas pendimit, njeriu përmirësohet e do të kryejë vepra të mira, do të falet nga Allahu. Kjo tregohet në suret dhe ajetet e mëposhtme. Kujtojmë se një nga cilësitë më kryesore të Zotit xh.sh., të përmbledhura në “99 Emrat e Allahut”, është pikërisht “Pranues i pendimit, Et-TEUAB”.
Surja 2, ajeti 54: “…O populli im, ju vetëm vetes i bëtë keq, kur e adhuruat viçin si zot. Prandaj kthehuni të penduar te Krijuesi juaj… Ai i pranon shumë pendimet dhe është Mëshirëploti.”
Surja 2, ajeti 128: “O Zoti ynë! Na bëj të përulur ndaj Teje! Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë të përulur ndaj Teje! Tregona ritet e Haxhit dhe pranoje pendimin tonë, se, padyshim, Ti je pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!”
Surja 2, ajeti 222: “… Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.”
Surja 4, ajetet 16, 17, 18: “Dhe ata të dy prej jush që kanë bërë këtë punë të turpshme, i ndëshkoni që të dy; e nëse pendohen dhe përmirësohen, ua hiqni dënimin. Se Allahu e pranon pendimin dhe është Mëshirues.”
“Allahu është pranues i pendimit vetëm për ata që bëjnë ndonjë të keqe nga padituria dhe pendohen shpejt. Pra, këtyre Allahu ua pranon pendimin. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.”
“Nuk pranohet pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë të këqija, e kur u afrohet vdekja, atëherë thonë: ‘Unë tani me të vërtetë po pendohem’. As për ata që vdesin duke qenë jobesimtarë. Për këta, Ne kemi përgatitur dënim të dhembshëm.”
Surja 4 , ajeti 27: “Allahu dëshiron që t’ju pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë.”
Surja 4, ajeti 64: “Ne i kemi nisur të dërguarit vetëm me qëllimin që njerëzit, me lejen e Allahut, t’u binden atyre. Dhe, në qoftë se ata, kurdo që ta ngarkonin veten (me gjynahe), të vinin tek ti për t’i kërkuar falje Allahut dhe i Dërguari t’i lutej Allahut për shfajësimin e tyre, do ta vërenin se Allahu, me të vërtetë, është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë.”
Surja 4, ajeti 92: “Nuk bën që besimtari të vrasë besimtarin… Ai që s’mund të gjejë rob, duhet të agjërojë dy muaj rresht në shenjë pendimi para Allahut…”
Surja 4, ajeti 146:“Por ata që pendohen, përmirësohen, mbështeten fort tek Allahu dhe që besimin e tyre e kanë sinqerisht vetëm për Allahun, do të jenë me besimtarët e vërtetë…”
Surja 5, ajeti 31: “Allahu dërgoi një sorrë që rrëmihte në tokë, për t’i treguar sesi ta mbulonte kufomën e të vëllait. (Kabili) tha: ‘I mjeri unë, a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëllai?’ Dhe u bë nga të penduarit”
Surja 5, ajeti 39: “Ndërsa atij që pendohet pas të këqijave të tij dhe përmirësohet, Allahu ia pranon pendimin…”
Surja 5, ajeti 52: “…ata do të pendohen për atë që kanë fshehur në veten e tyre.”
Surja 5, ajeti 71: “Ata (bijtë e Izraelit) mendonin se nuk do t’i gjente kurrfarë dënimi, prandaj ngelën të verbër dhe të shurdhët. Pastaj Allahu ua pranoi pendimin, por përsëri…”
Surja 7, ajetet 143, 149: “…Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, ai tha: ‘I lavdëruar qofsh Ti o Zot! Kthehem te Ty i penduar. Unë jam i pari i besimtarëve.’”
“Por, kur u penduan dhe e kuptuan se kishin hyrë në rrugë të gabuar, ata thanë: ‘Nëse Zoti ynë nuk na mëshiron dhe nuk na fal, me të vërtetë do të jemi të humbur.’”
Surja 9, ajeti 3: “…Nëse ju pendoheni, është më mirë për ju; por nëse largoheni (nga pendimi), ta dini se nuk do të mund t’i shpëtoni Allahut!…”
Surja 9, ajeti 5: “…Por, nëse pendohen, falin namazin dhe japin zeqatin, atëherë i lini të qetë!…”
Surja 9, ajeti 11: “Megjithatë, nëse ata pendohen, falin namazin dhe japin zeqatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në fe!…”
Surja 9, ajeti 15: “…Allahu ia pranon pendimin kujt të dojë…”
Surja 9, ajeti 27: “Pas kësaj, Allahu e pranon pendimin për kë të dojë…”
Surja 9, ajeti 74: “…Nëse pendohen, do të jetë më mirë për ta; por nëse kthejnë shpinën, Allahu do t’i ndëshkojë me dënim të rëndë në këtë jetë dhe në tjetrën…”
Surja 9, ajeti 104: “A nuk e dinë ata se Allahu është Ai që pranon pendimin dhe bamirësinë nga robërit e Vet dhe se Ai është Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti?”
Surja 9, ajeti 117: “Padyshim, Allahu e pranoi pendimin e të Dërguarit, të muhaxhirëve dhe të ensarëve, të cilët shkuan pas atij në çastin e vështirë, pasi zemrat e disave prej tyre për një fije qenë afër shmangies, pastaj Allahu pranoi pendimin e tyre. Vërtet Ai është i Butë dhe i Mëshirshëm me ta.”
Surja 9, ajeti 118: “Allahu ua pranoi pendimin edhe atyre…derisa u bindën se nuk ka strehim tjetër përveç Allahut e pastaj Allahu u dha mëshirë që të pendohen. Me të vërtetë Allahu e pranon pendimin dhe është Mëshirëplotë.”
Surja 17, ajeti 25: “Zoti juaj e di më së miri se ç’keni në shpirtrat tuaj. Nëse ju jeni të drejtë, sigurisht që Ai është Falës për ata që pendohen.”
Surja 19, ajeti 60: “përveç atyre që pendohen, që besojnë dhe bëjnë punë të mirë. Këta do të hyjnë në Xhenet dhe nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie.”
Surja 20, ajeti 82: “Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.”
Surja 20, ajeti 122: “Pastaj, Zoti i tij e zgjodhi atë (Ademin), ia pranoi pendimin, e udhëzoi dhe…”
Surja 24, ajeti 5: “Përjashtim bëjnë ata që pas kësaj, pendohen dhe përmirësohen…”
Surja 24, ajeti 10: “Sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, si dhe fakti se Ai është Pranues i Pendimit e i Urtë (dënimi do të shpejtonte).”
Surja 24, ajeti 31: “…Të gjithë ju o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin.”
Surja 25, ajetet 70, 71: “Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira…”
“Ndërsa ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu.”
Surja 28 , ajeti 67: “Porse ai që pendohet, beson dhe bën vepra të mira, do të jetë i shpëtuar.”
Surja 30 , ajetet 31, 33: “Drejtojuni Atij me pendesë, Frikësojuni Atij dhe falni namazin e mos u bëni si ata, që i shoqërojnë Atij diçka tjetër (në adhurim).”
“Kur njerëzit i godet ndonjë e keqe, ata i luten Zotit të vet, duke iu kthyer me pendesë, e pastaj kur Ai u jep të shijojnë mëshirën e Tij, atëherë një pjesë e tyre i shoqërojnë Zotit të vet diçka tjetër (në adhurim).”
Surja 33, ajeti 73: “Si pasojë, Allahu do t’i dënojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, ndërsa do t’ua pranoje pendimin besimtarëve dhe besimtareve…”
Surja 38, ajeti 24: “…Daudi e kuptoi se në të vërtetë Ne e kishim vënë në provë atë, prandaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra në gjunjë dhe u përul, duke u penduar.”
Surja 38, ajeti 44: “…Ne e gjetëm atë të durueshëm, rob të mrekullueshëm (Ejubi). Ai kthehej vazhdimisht me pendesë te Zoti.”
Surja 39, ajeti 8: “Kur njeriun e godet një e keqe, ai i lutet Zotit të vet, duke iu drejtuar me pendesë…”
Surja 42, ajeti 10: “Për çfarëdo gjëje që ju të diskutoni, fjala e fundit i përket Allahut. Ky është Allahu, Zoti im! Unë tek Ai mbështetem dhe tek Ai kthehem i penduar.”
Surja 42, ajeti 13: “Ai ka urdhëruar për ju atë Fe, të cilën ta zbuloi ty (Muhamed) dhe që pati urdhëruar për Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, duke thënë: ‘Qëndroni në fenë e drejtë dhe mos u përçani në të’. Por për idhujtarët është e rëndë ajo në të cilën po i fton ti. Allahu zgjedh për këtë fe kë të dojë dhe udhëzon drejt saj këdo që kthehet tek Ai me pendim.”
Surja 42, ajeti 25: “Ai e pranon pendimin e robërve të Vet, i fal gjynahet dhe i di të gjitha çfarë punoni ju.”
Surja 49, ajeti 12: “O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se vërtet, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njeri tjetrin. … Me të vërtet Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë!”
Surja 110, ajeti 3: “atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve.”
Ndër cilësitë e Zotit xh.xh. të dhëna në Kur’an, për cilësinë “Falës” janë të përafërt, tre të tillë: El-Gafurr (Falësi); El-Gaffar ( Gjithëfalësi); El-Afuwu (Falësi i mëkateve). Me cilësitë e “Falësit” janë të lidhur ngushtë edhe cilësitë “I Gjithëmëshirshmi” (ER-RAHMAN) dhe “Mëshirëploti” (ER-RAHIM). Më poshtë është trajtuar vetëm “falja”, çdo herë që është gjendur në Kur’an[3], si një cilësi e Zotit që do të falë njerëzit, kur ata do të pendohen për veprat e kryera, jo të mira; për gabimet e tyre të vogla, por që më pas do të kryejnë vepra të mira dhe do të besojnë Allahun. Gjithashtu, Ai do të falë edhe besimtarët, që me dashje ose pa dashje, do të bëjnë gabime të vogla. Por, “Falja” në Kur’an, konsiderohet edhe si një virtyt i njerëzve të mirë. Pra, njerëzit që falin pikërisht ata persona, që u kanë bërë keq, Zoti premton se do t’i shpërblejë me të mira në këtë jetë dhe në tjetrën.
Pra, në suret më poshtë, do të shohim rastet kur Zoti premton se do të falë disa kategori njerëzish që kanë gabuar, por që do të përmirësohen ose janë përmirësuar; kur Zoti u premton njerëzve shpërblim, nëse ata falin të tjerët, që kanë qenë të padrejtë me ta; kur të dërguarit ose të tjerë, thërrasin për t’u larguar nga mohimi e veprat e këqija, duke i kërkuar falje Zotit e duke u penduar.
Në shumë raste, siç do ta shohim më poshtë, ajeti përfundon me shprehjen “…Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë”, ose “Allahu është Falës i madh dhe i Butë”, të cilat përforcojnë kuptimin e përmbajtjes në ajetin përkatës. Që të mos biem në përsëritje, kemi treguar më poshtë suret dhe ajetet ku gjenden këto dy shprehje, pastaj vazhdojmë me qasjet e tjera.
Shprehja “…Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë” ndodhet te:
Surja 2, ajetet 173, 182, 192, 218, 226; Surja 3, ajetet 31, 89, 129; Surja 4, ajetet 25, 96, 100, 106, 110, 129, 152; Surja 5, ajetet 3, 34, 39, 74, 98; Surja 6, ajetet 145, 165; Surja 7, ajetet 153, 167; Surja 8, ajetet 69, 70; Surja 9, ajetet 5, 27, 91; Surja 10, ajeti 107; Surja 11, ajeti 41; Surja 12, ajetet 53, 98; Surja 14, ajeti 36; Surja 16, ajetet 18, 110, 115, 119; Surja 24, ajetet 5, 22, 33, 62; Surja 25, ajeti 70; Surja 27, ajeti 11; Surja 28, ajetet 16; Surja 33, ajetet 24, 50, 59, 73; Surja 34, ajeti 2; Surja 39, ajeti 53; Surja 41, ajeti 32; Surja 42, ajeti 5; Surja 46, ajeti 8; Surja 48, ajeti 14; Surja 49, ajetet 5, 14; Surja 57, ajeti 28; Surja 58, ajeti 12; Surja 60, ajetet 7, 12; Surja 64, ajeti 14; Surja 66, ajeti 1; Surja 73, ajeti 20;
Kurse “…Allahu është Falës i madh dhe i Butë” ndodhet te:
Surja 2 , ajetet 225, 235; Surja 3, ajetet 155; Surja 5, ajetet 101; Surja 17, ajeti 44;
Surja 2, ajetet 52, 54, 58: “Pastaj ne ju falëm, që të jeni mirënjohës.”
“…Ai jua fali gabimin, sepse Ai i pranon shumë pendimet dhe është Mëshirëplotë.”
“Kujtoni kur thamë: “Hyni në këtë qytet …dhe thoni: “Falna!” që Ne t’jua falim gabimet. Atyre që bëjnë vepra të mira, Ne ua shtojmë shpërblimin.”
Surja 2, ajeti 178: “O besimtarë! Është caktuar për ju kisasi për vrasje: I liri për të lirin, skllavi për skllavin dhe femra për femrën. Ai (vrasës) që falet nga farefisi i të vrarit, duhet të sillet njerëzishëm dhe le të zbatojë dëmshpërblimin më të mirë. Kjo falje është një lehtësi dhe mëshirë nga ana e Zotit. E kushdo që pas kësaj e kapërcen kufirin, do të marrë një dënim të dhembshëm.”
Surja 2, ajeti 221: “…Ata ju thërrasin në zjarr, kurse Allahu, me mirësinë e tij, ju thërret në Xhenet e falje. Ai ua shpjegon njerëzve shpalljet e Veta që ata të mendojnë.”
Surja 2, ajeti 237: “…Por që të falni, është më pranë devotshmërisë. Mos harroni që të bëheni bamirës midis jush! Vërtet, Allahu e sheh mirë se çfarë bëni.”
Surja 3, ajetet 15, 16, 17: “…Allahu i vrojton robërit e Vet, që thonë: ‘Zoti ynë! Ne kemi besuar vërtet, andaj na i fal gjynahet tona dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit”; “…që janë të durueshëm, të sinqertë, të devotshëm në adhurimin e Allahut; që japin lëmoshë dhe që kërkojnë faljen e gjynaheve para agimit.”
Surja 3, ajeti 31: “Thuaju (o Muhamed): ‘Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet!’”
Surja 3, ajeti 133, 134, 135, 136: “Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj, drejt Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e toka dhe që është përgatitur për të devotshmit,”
“të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.”
“Për ata që kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal gjynahet përveç Allahut?, dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë;”
“pra për këta do të ketë si shpërblim falje madhështore nga Zoti i tyre…”
Surja 3, ajeti 147: “Ata vetëm thonin: “O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët (në istikam) dhe na ndihmo kundër popullit jo besimtar.”
Surja 3, ajeti 152: “…Pastaj Ai, për t’ju provuar, bëri që të zmbrapseni para armikut dhe pastaj sigurisht jua fali atë gabim. Allahu ka mirësi të madhe për besimtarët.”
Surja 3, ajeti 157: “Edhe nëse ju vriteni ose vdisni në udhë të Allahut, falja dhe mëshira e Allahut, me të vërtetë janë më të mira nga ato që kanë grumbulluar ata.”
Surja 3, ajeti 159: “…Prandaj falua atyre gabimin, kërkoji falje Allahut për ata dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme.”
Surja 3, ajeti 193: “O Zoti ynë! Ne dëgjuam një thirrës që na ftonte në besim: “Besoni Zotin tuaj” Dhe kështu besuam. O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona, na i shlyej gabimet dhe bëna që të vdesim me të mirët!”
Surja 4, ajeti 31: “Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiem në një vend të nderuar.”
Surja 4, ajeti 43: “…dhe nuk gjeni ujë, atëherë fërkoni fytyrën dhe duart tuaja me dhe të pastër. Allahu me të vërtetë, është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.”
Surja 4, ajeti 48 dhe 116: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Tij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë…”
Surja 4, ajeti 99: “mbase Allahu i fal, se Allahu, me të vërtetë, është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.”
Surja 4, ajeti 137: “Ata që në fillim besojnë dhe pastaj e mohojnë besimin, më pas sërish besojnë dhe sërish e mohojnë besimin dhe thellohen në mosbesim, Allahu, me të vërtetë, nuk do t’i falë dhe nuk do t’i shpjerë në rrugë të drejtë.”
Surja 4, ajeti 149: “Në qoftë se ju bëni ndonjë vepër të mirë haptazi ose fshehurazi ose falni ndonjë vepër të keqe, Allahu është Falës i madh dhe i Plotëfuqishëm.”
Surja 4, ajeti 168: “Ata që nuk besojnë dhe bëjnë padrejtësi, Allahu nuk i fal, as nuk do t’i udhëzojë në kurrfarë rruge.”
Surja 5, ajeti 9: “Allahu u ka premtuar falje dhe shpërblim të madh atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira.”
Surja 5, ajeti 13: “…Ti përherë do ta vëresh tradhtinë e tyre, përveç një pakice të tyre; pra, falua fajet dhe mos i qorto! Se Allahu i do bamirësit.”
Surja 5, ajeti 15: “O ithtarë të Librit! Juve ju erdhi i Dërguari i Ynë, i cili ju shpjegon gjëra nga ato që i keni fshehur ju prej librave (Teuratit dhe Ungjillit) dhe ju fal shumë. Juve ju erdhi prej Allahut dritë (i Dërguari) dhe Libër i qartë (Kur’ani).”
Surja 5, ajeti 18: “…Ai fal kë të dojë dhe dënon kë të dojë…”
Surja 5, ajeti 95: “O besimtarë! Mos gjuani duke qenë në Ihram! Kushdo që e vret gjahun me paramendim, për dënim duhet të therë si kurban në Qabe një kafshë shtëpiake të ngjashme… Allahu e fal atë që ka kaluar (përpara ndalimit)…”
Surja 5, ajeti 118: “Nëse Ti i dënon ata, robërit e Tu janë, e nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotëfuqishëm dhe i Urti.”
Surja 6, ajeti 54: “Kur të vijnë te ti ata që besojnë në shpalljet Tona, thuaj: “Paqja qoftë me ju!” Zoti ia ka bërë detyrim Vetes mëshirën. Nëse dikush nga ju bën ndonjë vepër të keqe pa e ditur, e pastaj pendohet e përmirësohet, ai do ta gjejë Allahun Falës dhe Mëshirues.”
Surja 7, ajeti 23: “Ata thanë: ‘O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.’”
Surja 7, ajetet 149: “Por kur u penduan dhe e kuptuan se kishin hyrë në rrugë të gabuar, ata thanë: “Nëse Zoti ynë nuk na mëshiron dhe nuk na fal, me të vërtetë do të jemi të humbur!”
Surja 7, ajeti 151: “Musai u lut: ‘O Zot! Më fal mua dhe vëllanë tim dhe na prano në mëshirën tënde! Ti je më i Mëshirshmi i mishëruesve.’”
Surja 7, ajeti 155: “…Ti je Mbrojtësi ynë, andaj falna e mëshirona! Ti je më i miri i mëshiruesve!”
Surja 7, ajeti 161: “Kur atyre iu tha: ‘Vendosuni në këtë vendbanim dhe hani çfarë të doni; kërkoni falje dhe hyni në portat e tij duke u përulur, që t’jua falim gabimet dhe t’ua shtojmë shpërblimin punëmirëve.’”
Surja 7, ajeti 169: “Pas tyre erdhi një brezni, e cila e trashëgoi Librin (Teuratin), por duke marrë gjërat e pavlefshme të kësaj bote dhe duke thënë: ‘Do të na falet çdo gjë’…”
Surja 8, ajeti 38: “Thuaju atyre që nuk besojnë: nëse largohen (nga mosbesimi) do t’u falet e kaluara e nëse kthehen (në mosbesim), atëherë dënimi i popujve të mëparshëm është paralajmërim për ta.”
Surja 8, ajeti 74: “Ata që besojnë, mërgojnë e luftojnë për çështjen e Allahut dhe ata që u japin strehim atyre e i ndihmojnë, pa dyshim, janë besimtarë të vërtetë; për ta ka falje dhe shpërblim bujar.”
Surja 9, ajeti 43: “Allahu të fal ty që u lejove atyre të mungojnë, para se ta kuptoje se kush të flet të vërtetën dhe derisa t’i njihje gënjeshtarët.”
Surja 9, ajeti 66: “Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar. Nëse Ne i falim disa prej jush (për shkak se u penduan) do t’i ndëshkojmë të tjerët, ngase janë fajtorë (nuk u penduan për talljen që bënë).”
Surja 9, ajeti 80: “U lute për ta o nuk u lute (o Muhamed), Allahu nuk do t’i falë, edhe sikur ti të kërkosh falje për to shtatëdhjetë herë! Kjo sepse ata e mohuan Allahun dhe të Dërguarin e tij. Allahu nuk i udhëzon në rrugë të mbarë njerëzit e pabindur.”
Surja 9, ajeti 114: “Ndërsa lutja e Ibrahimit për faljen e babait të tij, ka qenë vetëm për shkak të një premtimi, që i kishte bërë. Por, kur iu bë e qartë se i ati ishte armik i Allahut, ai u nda prej tij. E megjithatë, Ibrahimi ishte njeri i dhembshur dhe i butë.”
Surja 11, ajeti 3: “…kërkoni falje nga Zoti i juaj e kthehuni te Ai me pendesë…”
Surja 11, ajeti 11: “vetëm ata që durojnë dhe bëjnë vepra të mira; për ata do të ketë falje dhe shpërblim të madh.”
Surja 11, ajeti 47: “(Nuhu) tha: ‘O Zoti im, mbështetem tek Ti për të mos kërkuar gjëra, për të cilat nuk kam dijeni. Nëse Ti nuk më fal dhe nuk më mëshiron, do të jem nga të humburit.’”
Surja 11, ajeti 52: “O populli im! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni te Ai të penduar, se ai do t’ju sjellë shi të begatshëm dhe do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj. Mos u shmangni prej Atij duke qenë keqbërës!”
Surja 11, ajeti 61: “Fisit Themud (Ne i dërguam) vëllanë e tij, Salihun. ‘O populli im’, iu tha ai, ‘adhuroni vetëm Allahun…kërkoni falje nga Ai dhe kthehuni me pendim tek Ai! Pa dyshim, Zoti im është afër dhe ju përgjigjet’.”
Surja 11, ajeti 90: “(Shuajbi u tha) ‘Kërkoni falje nga Zoti juaj e kthehuni me pendim tek Ai. Me të vërtetë Zoti im është Mëshirëplotë dhe gjithë dashuri.’”
Surja 12, ajeti 29: “Ti o Jusuf, largohu nga kjo! Kurse ti (gruaja ime) kërko falje për këtë gjynah, sepse në të vërtetë, ti je fajtore.”
Surja 12, ajeti 92: “Ai u tha: ‘Sot s’ka qortim për ju; Allahu do t’ju falë. Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve!’”
Surja 12, ajeti 97: “Ata thanë: ‘O babai ynë, kërko falje për ne e për gabimet tona! Paskemi qenë vërtet gjynahqarë.’”
Surja 13, ajeti 6: “…Zoti yt është Falës për njerëzit pavarësisht gjynaheve të tyre, por në të vërtetë, Zoti yt është edhe i ashpër në dënim.”
Surja 14, ajeti 10: “…Ai ju thërret juve për t’ju falur disa gjynahe tuaja dhe që t’ju lërë deri në afatin e caktuar…”
Surja 16, ajeti 84: “Ndërsa Ditën, kur do të sjellim dëshmitarë nga çdo popull, jobesimtarëve nuk do t’u jepet leje të shfajësohen e të kërkojnë falje.”
Surja 18, ajeti 55: “Çfarë i pengon njerëzit të besojnë, kur u vjen udhëzimi dhe të kërkojnë falje nga Zoti i tyre? Apo presin vetëm që të pësojnë fatin e popujve të parë ose që t’u vijë dënimi i hapët?”
Surja 18, ajeti 58: “Por Zoti yt është Falësi plot mëshirë…”
Surja 19, ajeti 47: “Ibrahimi tha: ‘Shpëtimi qoftë mbi ty! Do t’i lutem Zotit tim që të të falë…’”
Surja 20, ajetet 73: “Ne besojmë në Zotin tonë, që të na i falë gabimet dhe magjitë, për të cilat na ke detyruar ti. Allahu është më i Miri dhe i Përjetshmi!”
Surja 20, ajeti 82: “Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.”
Surja 22, ajetet 50, 60: “Për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ka falje dhe dhunti fisnike.”
“…Allahu është Shlyes i gjynaheve dhe Falës.”
Surja 23, ajeti 109: “Mes robërve të Mi, ishte një grup i cili thoshte: ‘O Zoti ynë, ne kemi besuar, andaj na fal dhe na mëshiro! Ti je më i miri i mëshiruesve!’”
Surja 23, ajeti 118: “Dhe thuaj (o Muhamed): ‘O Zoti im, fal dhe mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!’”
Surja 24, ajeti 26: “…(gratë e ndershme dhe burrat e ndershëm)…janë të pastër nga shpifjet që thuhen dhe do të falen e do të kenë shpërblim bujar.”
Surja 25, ajeti 6: “Thuaj: ‘Atë e ka shpallur Ai që di fshehtësinë e qiejve dhe të Tokës. Ai fal shumë dhe është Mëshirues.’”
Surja 26, ajetet 51, 82, 86: “Ne shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë gjynahet, meqë jemi besimtarët e parë.”
“dhe i cili, shpresoj se do të m’i falë gabimet e mia në Ditën e Gjykimit!”, “Fale babanë tim, sepse ai është njëri nga të humburit.”
Surja 27, ajeti 46: “(Salihu) tha: ‘O populli im, përse ju e dëshironi të keqen para së mirës? Përse nuk kërkoni nga Allahu falje që të mund të mëshiroheni?’”
Surja 30, ajeti 57: “Atë Ditë, atyre që kanë bërë padrejtësi, nuk do t’u bëjë dobi shfajësimi, as nuk do t’u lejohet që të kërkojnë falje.”
Surja 33, ajeti 35: “…për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.”
Surja 34, ajetet 4, 15: “…Për njerëz të tillë do të ketë falje dhe begati të mrekullueshme.”, “…Falës i madh është Zoti juaj.”
Surja 35, ajetet 7, 28, 30, 34, 41: “Për ata që nuk besojnë ka dënim të rëndë, kurse për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ka falje dhe shpërblim të madh”, “…Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe Falës”, “…Ai është Falës dhe Falënderues.”, “…Zoti ynë është Falës dhe Falënderues.”, “…Ai është i Butë dhe Falës.”
Surja 36, ajeti 11: “…Këtij jepi lajmin e mirë për falje gjynahesh dhe shpërblim bujar!”
Surja 38, ajeti 66: “…Falësit të Madh.”
Surja 39, ajetet 5, 35: “…Ai është i Plotfuqishëm dhe Falës i Madh!”, “Allahu do t’ua falë atyre veprat më të këqija që kanë bërë dhe do t’i shpërblejë sipas veprave më të mira që kanë bërë.”
Surja 40, ajeti 3: “(Shpallja e këtij Libri është prej…), Falësit të gjynaheve…”
Surja 40, ajeti 7: “…O Zoti ynë, Ti përfshin çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë Tënde, prandaj fali ata që janë penduar e që ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata prej Zjarrit flakërues!”
Surja 40, ajeti 42: “…unë ju bëj thirrje të adhuroni të Plotfuqishmin, Falësin e Madh.”
Surja 40, ajeti 55: “…Lutju Zotit për faljen e gjynaheve të tua…”
Surja 41, ajeti 6: “…ecni në rrugën e drejtë që të çon tek Ai dhe kërkoni falje prej Tij!…”
Surja 41, ajeti 24: “…edhe nëse kërkojnë falje, lutja nuk do t’u merret parasysh.”
Surja 41, ajeti 43: “…Në të vërtetë, Zoti yt fal shumë, por edhe dënon ashpër.”
Surja 42, ajeti 23: “…Allahu, me të vërtetë, është Falës dhe Mirënjohës.”
Surja 42, ajeti 25: “Ai e pranon pendimin e robërve të Vet, i fal gjynahet dhe i di të gjitha çfarë punoni ju.”
Surja 42, ajeti 30: “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.”
Surja 42, ajeti 34: “Ose, Ai mund t’i fundosë anijet, për shkak të gjynaheve që kanë bërë ata. Sidoqoftë, Ai fal shumë.”
Surja 42, ajeti 37: “për ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha e mbrapshtive dhe që, kur i zemëron dikush, falin.”
Surja 42, ajeti 40: “…Por atë që fal dhe pajton, e pret shpërblimi i Allahut…”
Surja 42, ajeti 43: “Kushdo që duron dhe fal, ta dijë se, në të vërtetë, këto janë nga veprimet më të virtytshme.”
Surja 45, ajeti 14: “Thuaju besimtarëve që t’i falin ata që nuk shpresojnë në ditët e Allahut, kështu që Ai të shpërblejë çdo popull sipas veprave të veta.”
Surja 47, ajeti 19: “…Kërko falje për gjynahun tënd…”
Surja 47, ajeti 34: “…Allahu kurrsesi nuk do t’i falë…”
Surja 48, ajetet 2, 5, 11, 29: “(Muhamedit) për t’i falur ty Allahu gabimet e mëparshme dhe të ardhshme …”, “për t’i çuar besimtarët dhe besimtaret në kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojnë përherë, si dhe që t’ua falë gjynahet atyre…”, “Do të thonë ty arabët e shkretëtirës, të cilët ngelën pas jush: ‘Ne ishim të zënë me bagëtitë dhe familjet tona, prandaj lutju Allahut që të na falë ne.’”, “…Për ata midis tyre që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, Allahu ka premtuar falje dhe shpërblim të madh.”
Surja 49, ajeti 3: “Vërtet, ata që ulin zërin në prani të të Dërguarit të Allahut, janë njerëzit, zemrat e të cilëve Allahu i ka kalitur për besim e përkushtim. Për ta ka falje dhe shpërblim të madh.”
Surja 51, ajeti 18: “ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu)”
Surja 53, ajeti 32: “Për ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha dhe veprave imorale, përveç gjynaheve të vogla, me të vërtetë, Zoti yt është i Gjerë në falje…”
Surja 57, ajeti 20: “…Në botën tjetër ju presin vuajtje të mëdha ose falja e Allahut dhe kënaqësia e Tij; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme.”
Surja 58, ajetet 2, 13: “…Allahu është Falës dhe Shlyes i gabimeve”, “…E nëse nuk jepni (lëmoshë) e Allahu jua ka falur, atëherë kryeni namazin, jepni zeqatin dhe dëgjoni Allahun e të Dërguarin e tij…”
Surja 61, ajeti 12: “Ai do t’ju falë gabimet tuaja dhe do t’ju shpjerë në kopshte…”
Surja 63, ajetet 5, 6: “Kur u thuhet atyre: ‘Ejani, se i Dërguari i Allahut do të kërkojë falje për ju’, ata tundin kokat e tyre…”, “Njësoj është, u lute për faljen e tyre apo nuk u lute, Allahu kurrsesi nuk do t’i falë…”
Surja 64, ajetet 9, 17: “Atij që beson në Allahun dhe bën vepra të mira, Allahu do t’ia falë gjynahet…”, “Nëse i jepni Allahut një hua të bukur, Ai ua kthen shumëfish atë dhe ju fal. Allahu është Mirënjohës dhe nuk nxiton në dënime.”
Surja 66, ajeti 4: “Nëse ju të dyja do të ktheheni të penduara te Allahu, sepse vërtet që zemrat tuaja patën devijuar, Allahu do t’ju falë…”
Surja 67, ajetet 2, 12: “Ai ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi dhe Falësi i madh.”
Surja 71, ajetet 4, 7, 10, 28: “me qëllim që Ai të falë disa nga gjynahet tuaja dhe t’ju lërë deri në një afat të caktuar…”, “(Nuhu) ‘Sa herë që i thirrja për T’i falur Ti, ata shtinin gishtërinjtë në veshë dhe mbuloheshin me petkat e tyre, duke këmbëngulur…”, “e u thashë: ‘Kërkoni falje nga Zoti juaj, i cili është Falës i madh.’”, “O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim në shtëpinë time! Fali të gjithë besimtarët e besimtaret, ndërsa keqbërësve shtoju vetëm shkatërrim!”
Surja 74, ajeti 56: “..Vetëm Ai është i Denjë për t’u pasur frikë dhe vetëm Ai është i Denjë për të falur.”
Surja 85, ajeti 14: “Ai është Falësi i madh, i Dhembshuri.”
Surja 110, ajeti 3: “atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve.”
Një tjetër cilësi e Allahut, që e ka përmendur Vetë Ai në Kur’anin Famëlartë, është edhe DURUESI (ES-SABUR). Prandaj Ai e ka vlerësuar shumë personin që arrin të durojë dhe i ka premtuar shpërblim me Xhenet. Këtë fakt e shohim në disa ajete të sureve të mëposhtme:
Surja 2, ajeti 45: “Kërkoni ndihmë (prej Allahut) me durim e me namaz! Kjo është njëmend e vështirë, përveçse për të devotshmit…”
Surja 2, ajeti 177: “…mirësia është…e atyre që durojnë në kohë skamje, sëmundje dhe lufte…”
Surja 2, ajeti 249, 250: “…Allahu është me të durueshmit.”, “Dhe kur u përballen me Xhalutin dhe ushtrinë e tij, thanë: ‘Zoti ynë! Na pajis me durim, na forco këmbët tona dhe na ndihmo kundër këtij populli jo besimtar!”
Surja 3, ajeti 17: “që janë të durueshëm, të sinqertë, të devotshëm në adhurimin e Allahut, që japin lëmoshë dhe që kërkojnë faljen e gjynaheve para agimit.”
Surja 3 , ajeti 120: “Nëse ju vjen ndonjë e mirë, ata i brengos, e nëse ju gjen ndonjë e keqe, ata gëzohen, por nëse ju duroni dhe ruheni nga gjynahet, dinakëritë e tyre nuk mund t’ju dëmtojnë aspak. Vërtet Allahu ka dijeni për çdo gjë që punojnë ata.”
Surja 3 , ajeti 125: “Po! Por nëse ata ju sulmojnë, bëhuni të durueshëm dhe të dëgjueshëm dhe Zoti juaj menjëherë do t’ju dërgojë në ndihmë pesë mijë engjëj, me shenjë të dalluar.”
Surja 3, ajeti 146: “Sa e sa profetë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan e megjithatë nuk u përkulën para goditjeve që morën në rrugën e Allahut, as nuk u dobësuan e as nuk u nënshtruan. Allahu i do të duruarit.”
Surja 3, ajeti 200: “O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxitni njëri tjetrin të jeni të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!”
Surja 8, ajeti 46: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm, se Allahu me të vërtetë, është me të durueshmit.”
Surja 11, ajeti 49: “Këto janë nga lajmet e fshehta që Ne t’i shpallim ty. Këto nuk i ke ditur as ti, as populli yt para kësaj (shpalljes së Kur’anit). Andaj, duro! Se, vërtet, në fund, fitorja është e besimtarëve.”
Surja 11, ajeti 115: “Dhe duro! Se Allahu , me të vërtetë, nuk e humb shpërblimin për punëmirët.”
Surja 12, ajeti 18: “Dhe sollën këmishën e tij të përgjakur, me gjak të rremë. Ai tha: ‘Nuk është kështu, por ju keni sajuar diçka. Por, durim! Allahut i kërkoj ndihmë kundër asaj që po tregoni ju.’”
Surja 12, ajeti 90: “Ata thanë: ‘Vallë vërtet ti je Jusufi?’Ai u përgjigj: ‘Po, unë jam Jusufi e ky është vëllai im. Allahu na mëshiroi. Atë që ruhet dhe bëhet i durueshëm, Allahu e shpërblen, se Ai kurrë nuk ia humb shpërblimin punëmirëve.’”
Surja 13, ajetet 22, 24: “dhe ata që durojnë për të fituar dashurinë e Zotit të tyre, që falin namazin, që ndajnë fshehurazi dhe haptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne, dhe që të keqen , e kthejnë me të mirë. Këtyre u takon shpërblimi në Shtëpinë e fundit.”, “(dhe engjëjt do t’u thonë) Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar! Sa vendbanim i bukur që është ky!”
Surja 14, ajeti 5: “Ne e dërguam Musain me shenjat Tona (dhe i thamë): ‘Nxirre popullin tënd nga errësira në dritë dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut!’ Vërtet, në këtë ka shenja për çdo njeri që është i durueshëm dhe falënderues.”
Surja 16, ajetet 126, 127: “Nëse ndëshkoni, ndëshkoni aq sa jeni ndëshkuar, por nëse duroni, kjo është më e mira për të durueshmit.”, “Prandaj duro! Durimi yt është vetëm me ndihmën e Allahut. Dhe mos u pikëllo për ta e mos u ngushto për shkak të dredhive të tyre!”
Surja 18, ajetet 67, 68, 69: “Ai (Hidri) u përgjigj: ‘Ti nuk mund të durosh dot me mua!’”, “E si mund të durosh (pa pyetur) para diçkaje për të cilën nuk di asgjë?”, “(Musai) tha: ‘Do të më gjesh të durueshëm, në dashtë Allahu e nuk do të kundërshtoj për asgjë.’”
Surja 18, ajetet 72 dhe 75: “(Hidri) tha: ‘A nuk të thashë se ti nuk mund të durosh me mua?’”
Surja 18, ajeti 78: “(Hidri) tha: ‘Kjo është ndarja ndërmjet meje dhe teje. Unë do t’i shpjegoj ty ato gjëra për të cilat nuk munde të durosh.’”
Surja 20, ajeti 130: “Prandaj duroje (o Muhamed) atë që thonë ata dhe lavdëroje me falënderim Zotin tënd para lindjes së Diellit dhe para perëndimit të tij! Lavdëroje Atë edhe në orët e natës, edhe në skajet e ditës, që të mund të kënaqesh.”
Surja 23, ajeti 111: “Unë i kam shpërblyer ata sot për durimin e tyre e ata me të vërtet janë të shpëtuar.”
Surja 25, ajeti 75: “Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe.”
Surja 28, ajeti 54: “Atyre do t’u jepet shpërblim i dyfishtë, për shkak të durimit që kanë treguar. Ata e zmbrapsin të keqen me të mirë, ndajnë lëmoshë nga ajo që u kemi dhënë Ne.”
Surja 28, ajeti 80: “Ndërsa njerëzit e dijshëm thoshin: ‘Të mjerët ju! Shpërblimi i Allahut është më i mirë për atë që beson dhe bën vepra të mira. Ai do t’u jepet vetëm të duruarve.’”
Surja 29, ajetet 58, 59: “Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’i vendosim në pallatet e Xhenetit… Sa i bukur është shpërblimi i atyre që punojnë mirë e të cilët kanë duruar dhe janë mbështetur te Zoti i tyre.”
Surja 31, ajeti 17: “O djali im, kryeje namazin, urdhëroje të mirën, pengoje të keqen dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet! Me të vërtetë , ky është thelbi i patundur i të gjitha punëve!”
Surja 32, ajeti 24 “Ne zgjodhëm prej tyre prijës, të cilët udhëzonin me urdhrat Tanë, për sa kohë që ishin të durueshëm dhe besonin bindshëm.”
Surja 34, ajeti 19: “…në këtë ka shenja si mësime për çdo të durueshëm dhe falënderues.”
Surja 37, ajeti 102: “Kur fëmija u rrit aq sa ta ndihmonte në punë, Ibrahimi i tha: ‘O djali im, kam parë në ëndërr se duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?’ I biri i tha: ‘O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!’”
Surja 38, ajeti 17: “Ti duroje atë që thonë ata dhe kujtoje robin Tonë të fuqishëm, Daudin, që përherë i drejtohej Zotit.”
Surja 38, ajeti 44: “(për Ejubin)…Ne e gjetëm atë të durueshëm, rob të mrekullueshëm…”
Surja 39, ajeti 10: “Thuaj: ‘O robër besimtarë, frikësojuni Zotit tuaj! Ata që bëjnë mirë në këtë jetë, do të kenë të mira. Toka e Allahut është e gjerë. Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë.’”
Surja 40, ajetet 55, 77: “Andaj bëhu i durueshëm ti (o Muhamed) sepse pa dyshim, premtimi i Allahut është i vërtetë…”, “Andaj, bëhu i durueshëm, se premtimi i Allahut, me siguri që do të përmbushet. E nëse të tregojmë ty diçka nga dënimi që u kemi premtuar atyre apo nëse të lëmë të vdesësh para kësaj, ata te Ne do të kthehen gjithsesi.”
Surja 41, ajeti 35: “Ky virtyt u dhurohet vetëm atyre që durojnë dhe vetëm atyre që kanë një fat të madh.”
Surja 42, ajeti 33: “Nëse Ai do, e qetëson erën dhe ato mbesin të palëvizshme në sipërfaqen e detit. Këtu ka shenja për çdo kënd që është i durueshëm dhe mirënjohës.”
Surja 42, ajeti 43: “Kushdo që duron dhe fal, ta dijë se në të vërtetë, këto janë nga veprimet më të virtytshme.”
Surja 46, ajeti 35: “Prandaj, ti bëhu i durueshëm (o Muhamed), ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje të dërguarit e vendosur dhe mos kërko shpejtimin e dënimit për ata…”
Surja 68, ajeti 48: “Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd dhe mos u bëj si Njeriu i Peshkut (Junusi a.s.), kur iu lut Zotit të vet i dëshpëruar (në barkun e balenës).”
Surja 73, ajeti 10: “Duroji llomotitjet e atyre dhe largohu nga ata në mënyrë të hijshme.”
Surja 74, ajetet 7: “dhe për hir të Zotit tënd, duro”
Surja 76, ajeti 12: “dhe për durimin e tyre, Ai do t’i shpërblejë me Xhenet dhe petka të mëndafshta.”
Surja 103, ajeti 3: “përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.”
Surja 7, ajeti 36: “Kurse ata që i mohojnë shpalljet e mija dhe sillen me mendjemadhësi ndaj tyre, do të jenë banorë të zjarrit”
Surja 7, ajeti 48: “Pastaj, njerëzit e Murit (A’raf) do t’u thërrasin disa njerëzve që i njohin nga pamja, duke u thënë: ‘Nuk ju ndihmoi as grumbullimi i pasurisë, as kryelartësia e juaj (ndaj të Vërtetës).’”
Surja 7, ajeti 166: “Kur ata ngulmuan me mendjemadhësi të bënin atë që u ishte ndaluar, Ne u thamë: ‘Bëhuni majmunë të përbuzur.’”
Surja 8, ajeti 47: “Mos u bëni si ata (jobesimtarët e Mekës) që dolën nga shtëpitë e tyre me mendjemadhësi e për sy e faqe të botës, duke dashur t’i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut. Allahu e di mirë çfarë punojnë ata.”
Surja 10, ajeti 75: “Pastaj, Faraonit dhe parisë së tij, pas tyre u dërguam Musain dhe Harunin me mrekullitë tona, por ata u sollën me mendjemadhësi, sepse ishin popull keqbërës.”
Surja 14 , ajeti 21: “…ata që kanë qenë të përulur, do t’u thonë atyre që kanë qenë kryelartë…?”
Surja 16, ajetet 22, 23, 29: “Zoti i juaj është një Zot i vetëm. Ata që nuk besojnë në jetën tjetër, i kanë zemrat mohuese të së vërtetës dhe janë mendjemëdhenj.”, “S’ka dyshim se Allahu di gjithçka që ata fshehin dhe që shfaqin haptazi. Me të drejtë, Ai nuk i do mendjemëdhenjtë.”, “Hyni në portat e Xhehenemit, ku do të mbeteni përgjithmonë! Eh sa vend i shëmtuar është ai për mendjemëdhenjtë.”
Surja 16 , ajeti 49: “Allahut i përkulet në sexhde çdo gjallesë, në qiej dhe në tokë, edhe engjëjt, të cilët nuk janë kryelartë.”
Surja 17, ajetet 4: “Ne u shpallëm solemnisht në Libër bijve të Izraelit: “Ju do të bëni dy herë ngatërresa në tokë dhe do të tregoni mendjemadhësi të tepërt.”
Surja 17, ajeti 37: “Mos ec nëpër tokë me mendjemadhësi, se ti, në të vërtetë, nuk mund ta çash tokën e as të arrish lartësinë e maleve.”
Surja 28, ajetet 76, 77, 78, 79, 80, 81, 82 tregojnë se mendjemadhësia ndëshkohet. Këtu jepet rasti i Karunit nga populli i Musait, i cili ngazëllehej me pasurinë dhe diturinë e tij, por që e gëlltiti toka bashkë me shtëpinë e pasurinë e tij.
Surja 28, ajeti 83: “Sa për shtëpinë e botës tjetër, Ne do ta caktojmë atë për ata që nuk kërkojnë as madhështi e as ngatërresa në tokë. Përfundimi është për ata që ruhen nga të këqijat.”
Surja 29, ajeti 39: “Kështu ndodhi edhe me Karunin, Faraonin dhe Hamanin. Atyre u vajti Musai me prova të qarta, por ata treguan mendjemadhësi në Tokë dhe nuk i shpëtuan dënimit.”
Surja 31, ajeti 18, 19: “Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë dhe mburracakët!”, “Ec me kujdes e i përmbajtur dhe fol me zë të ulët, se zëri më i vrazhdë është zëri i gomarit!”
Surja 34, ajetet 31, 32, 33 Këtu tregohen akuzat që do të zhvillohen Ditën e Kiametit ndërmjet të dobëtëve dhe atyre që madhështoheshin. Të dobëtit do t’u thonë “Sikur të mos ishit ju, ne do të ishim besimtarë. Ju na keni urdhëruar që ta mohonim Allahun…” Por përgjigja do të jetë : “Nuk ju penguam ne nga udhëzimi i Allahut. Ju jeni keqbërës.”
Surja 35, ajeti 43: “Ata u sollën me mendjemadhësi në Tokë dhe me dredhi të shëmtuara, të cilat godasin vetëm atë që i bën…”
Surja 37, ajeti 35: “…kur u thuhej atyre: ‘Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim), veç Allahut!’, ata tregoheshin mendjemëdhenj.”
Surja 38, ajetet 2: “…por jobesimtarët janë mendjemëdhenj dhe kundërshtues.”
Surja 38, ajetet 74, 75: “përveç Iblisit, ai u bë mendjemadh e një nga mohuesit. Zoti tha: ‘O Iblis, ç’të pengoi ty që të mos përuleshe në sexhde para atij që kam krijuar Vetë me duart e Mia? A mos u bëre mendjemadh apo mendon se je nga të lartët?’”
Surja 39, ajetet 59, 60: “Me të vërtetë juve ju erdhi shpallja Ime, por nuk besuat dhe u bëtë mendjemëdhenj e jobesimtarë.”, “Në ditën e Kiametit do t’i shihni ata që kanë trilluar gënjeshtra për Allahun, me fytyra të nxira. Vallë a nuk është Xhehenemi vend për ata që janë mendjemëdhenj?!”
Surja 39, ajeti 72: “Atyre u thuhet: ‘Hyni në portat e Xhehenemit, ku do të qëndroni gjithmonë!’ Sa vend i shëmtuar që është ai për mendjemëdhenjtë.”
Surja 40, ajeti 27: “Musai tha: ‘Unë i lutem Zotit Tim dhe Zotit tuaj për të më mbrojtur prej çdo mendjemadhi, që nuk beson në Ditën e Llogarisë!’”
Surja 40, ajeti 35: “…Kështu Allahu ia vulos zemrën çdo mendjemadhi e dhunuesi.”
Surja 40, ajeti 56: “Ata që polemizojnë për shpalljet e Allahut, pa pasur kurrfarë prove, kanë në zemrat e tyre vetëm mendjemadhësi…”
Surja 40, ajeti 60: “Zoti juaj ka thënë: ‘Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar!”
Surja 40, ajeti 76: “Hyni në dyert e Xhehenemit për të qëndruar përherë në të! Sa i shëmtuar që është vendbanimi i mendjemëdhenjve!”
Surja 45, ajeti 8: “Ai i dëgjon shpalljet e Allahut që i lexohen e përsëri ngulmon në mendjemadhësi, sikur nuk i ka dëgjuar ato; jepi lajmin për dënim të dhembshëm!”
Surja 45, ajeti 31: “Ndërsa mohuesve do t’u thuhet: ‘Vallë, a nuk ju kanë lexuar shpalljet e Mia? Por ju shfaqët mendjemadhësi dhe u bëtë njerëz të këqij.’”
Surja 51, ajeti 44: “Ata u treguan mendjemëdhenj ndaj urdhrave të Allahut , pastaj i goditi rrufeja…”
Surja 54, ajetet 25, 26: “Vallë, vetëm atij mes nesh t’i dërgohet Shpallja? Jo, ai është gënjeshtar e mendjemadh!”
“(Të dërguarit iu tha) Nesër do ta marrin vesh ata se kush është gënjeshtari mendjemadh!”
Surja 57, ajeti 23: “…Allahu nuk i do kryelartët mburravecë”
Surja 63, ajeti 5: “Kur u thuhet atyre: ‘Ejani, se i Dërguari i Allahut do të kërkojë falje për ju’, ata tundin kokat e tyre dhe i sheh ata të kthehen me mendjemadhësi.”
Surja 67, ajeti 21: “Kush janë ata, që do t’ju japin mjete jetese, në qoftë se Ai jua ndalon ato? Por ata janë zhytur në kryeneçësi e mendjemadhësi.”
Surja 71, ajeti 7: “Sa herë, që i thirrja për t’i falur Ti, ata shtinin gishtërinjtë në veshë dhe mbuloheshin me petkat e tyre, duke këmbëngulur me mendjemadhësi (në mosbesim).”
Surja 4, ajetet 15, 16. Këtu flitet kundër imoralitetit dhe ndëshkimin e të dyve, por nëse pendohen dhe përmirësohen, këshillohet t’u hiqet dënimi.
Surja 5, ajeti 5: “…Të lejuara për ju janë femrat e ndershme besimtare dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, nëse u jepni pajën e kurorëzimit, duke u martuar me ato e jo duke bërë kurvëri, as duke i marrë për dashnore…”
Surja 7, ajetet 80, 81, 82, 83: “Kujtoni fjalët e Lutit, i cili i tha popullit të vet: ‘Përse bëni paturpësi të tilla që askush nuk i ka bërë në botë?’”, “Ju u qaseni meshkujve me epsh në vend të femrave. Me të vërtetë , ju jeni popull që e teproni me të këqija.”, “Përgjigja e popullit të tij ishte: ‘Dëbojini ata nga vendbanimi juaj! Ata janë njerëz që duan të mbahen të dëlirë.’”, “Kështu, Ne e shpëtuam atë me gjithë familje, përveç gruas së tij. Ajo ishte nga ata që mbetën pas (dhe u ndëshkuan).”
Surja 17, ajeti 32: “Dhe mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar!”
Surja 24, ajetet 2, 3: “Laviren dhe lavirin – t’i rrihni çdo njërin prej tyre me nga njëqind goditje. Të mos ju pengojë kurrfarë mëshire për të kryer detyrën e fesë së Allahut, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Fundit. Le ta shikojnë dënimin e tyre një grup besimtarësh!”, “Laviri mund të martohet vetëm me laviren apo idhujtaren, kurse laviren mund ta marrë vetëm laviri ose idhujtari. Këto janë të ndaluara për besimtarët.”
Surja 24, ajeti 26: “Gratë e pandershme janë për burrat e pandershëm dhe burrat e pandershëm janë për gratë e pandershme. Gratë e ndershme janë për burrat e ndershëm dhe burrat e ndershëm janë për gratë e ndershme. Ata janë të pastër nga shpifjet që thuhen (kundër tyre) dhe do të falen e do të kenë shpërblim bujar.”
Surja 24, ajeti 30: “Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme). Kjo është më mirë për to…”
Surja 24, ajeti 31: “Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre…”
Surja 24, ajeti 33: “…Mos i detyroni skllavet tuaja të bëjnë kurvëri, që të arrini ju dobi të përkohshme, nëse ato dëshirojnë të jenë të ndershme…”
Po e plotësojmë çështjen 5 “Vlerat morale”, me pikën “sjellja e mirë”, por të gjitha pikat e çështjes më sipër, mund të shihen si pjesë përbërëse të saj. Te suret dhe, ajetet që do të paraqesim, mbizotron më shumë këshillimi për vepra të mira si dhe premtimi për shpërblim i atij, që kryen vepra të mira. Disa herë është treguar edhe kur keqbërësi do të ndëshkohet.
Surja 2, ajeti 25: “Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, gëzoji me kopshte të Xhenetit…”
Surja 2, ajeti 42: “Mos e përzieni të vërtetën me të pavërtetën dhe të vërtetën mos e fshihni me vetëdije.”
Surja 2, ajeti 62: “…dhe bën vepra të mira, do të shpërblehet nga Zoti i tyre…”
Surja 2, ajeti 79: “Mjerë ata që me duart e tyre shkruajnë Librin e pastaj thonë: ‘Kjo është prej Allahut’ që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale)…”
Surja 2, ajeti 80: “Ata thonë: ‘Zjarri do të na prekë vetëm ca ditë të numëruara’…a po shpifni kundër Allahut gjëra që nuk i dini?”
Surja 2, ajeti 81: “…Ata që bëjnë vepra të këqija dhe mbulohen nga fajet e veta, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.”
Surja 2, ajeti 82: “Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.”
Surja 2, ajeti 83: “Kujtoni kur Ne morëm besën tuaj, o bijtë e Izraelit, se do të adhuroni vetëm Allahun, do të silleni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit, do t’u thoni fjalë të mira njerëzve, do të falni namazin e do të jepni zeqatën…”
Surja 2, ajeti 84: “dhe kujtoni kur nga ju morëm besën që të mos derdhni gjakun e njëri-tjetrit dhe të mos e dëboni njëri –tjetrin nga banesat tuaja. Ju e pranuat këtë dhe dolët dëshmitarë.”
Surja 2, ajeti 85: “Mirëpo, ja tek jeni, duke vrarë farefisin tuaj, duke i dëbuar disa syresh nga shtëpitë e veta dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin kundër tyre, fajësish dhe armiqësisht. Dhe kur ju vijnë të robëruar, ju i shpëtoni nga robëria me të holla, ndërkohë që me marrëveshje e keni të ndaluar t’i dëboni…Cilido që vepron kështu, do të ndëshkohet me poshtërim në këtë jetë, ndërsa në Ditën Kiametit do të dërgohet në dënimin më të ashpër…”
Surja 2, ajeti 87: “…Sa herë që ndonjë i dërguar ju sillte atë që nuk ju pëlqente, ju kapardiseshit, prandaj disa i quajtët gënjeshtarë e disa i vratë.”
Surja 2, ajeti 112: “Vërtet, ata që i përulen Allahut dhe bëjnë vepra të mira, do ta kenë shpërblimin te Zoti i tyre…”
Surja 2, ajeti 148: “…Bëni garë me njëri-tjetrin për punë të mira…”
Surja 2, ajeti 177: “…mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun,…”
Surja 2, ajeti 215: “…Çfarëdo bamirësie që bëni, ajo le t’u takojë prindërve, farefisit, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve…”
Surja 2, ajetet 190, 193: “Luftoni…ndaj atyre që luftojnë kundër jush, por mos e kaloni kufirin…”, “…Nëse ata heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë s’ka armiqësi, përveçse kundër keqbërësve.”
Surja 2, ajeti 219: “…Vera dhe kumari sjellin dëme të mëdha, por edhe dobi për njerëzit. Megjithatë, dëmi i tyre është më i madh se dobia… Të pyesin se çfarë duhet të japin si lëmoshë? Thuaju: ‘Tepricën!…’”
Surja 2, ajeti 224: “Mos e bëni pengesë betimin ne Allahun për kryerjen e veprave të mira, largimin prej të ligave dhe pajtimin e njerëzve!…”
Surja 2, ajeti 225: “Allahu nuk ju dënon nëse betoheni pa qëllim…”
Surja 2, ajeti 275. Këtu dënohet marrja e fajdes, kamata.
Surja 2, ajeti 276: “Allahu ia heq çdo përfitim kamatës, ndërsa e rrit përfitimin e bamirësisë…”
Surja 3, ajeti 104: “Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në bamirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit.”
Surja 3, ajeti 110: “Ju jeni populli më i mire i dalë për njerëzimin, (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun…”
Surja 3, ajeti 114: “Ata besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit, e urdhërojnë të mirën, e ndalojnë të keqen dhe nxitojnë për të bërë punë të mira. Këta janë ndër të drejtët.”
Surja 3, ajeti 130: “O besimtarë! Mos pranoni kamatë të shumëfishtë mbi kamatë! Kijeni frike Allahun që të shpëtoni.”
Surja 3, ajetet 133, 134, 135, 136. Në këto ajete tregohet se do të ketë shpërblim madhështor për të devotshmit, të cilët japin lëmoshë, edhe kur janë në mirëqenie edhe kur janë në vështirësi, që mposhtin zemërimin dhe iu falin fajet njerëzve, si edhe për ata që kërkojnë falje për gjynahet e tyre.
Surja 4, ajeti 1: “…ruani lidhjet farefisnore…”
Surja 4, ajetet 29, 30: “…Mos e përvetësoni pasurinë e njëri tjetrit në mënyrë të palejueshme, përveç rastit kur ajo është tregti me pëlqim të dyanshëm dhe mos e vritni veten…”, “Këdo prej jush që e bën këtë përdhunisht dhe padrejtësisht, Ne pa dyshim, do ta hedhim në zjarr. Kjo është shumë e lehtë për Allahun.”
Surja 4, ajeti 36: “…silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfrit, fqinjët e afërt dhe të largët, me atë që keni pranë, me udhëtarin (që ka mbetur ngushtë) dhe me ata që janë robër nën pushtetin tuaj…”
Surja 4, ajeti 112: “Kush bën ndonjë gjynah ose të keqe, pastaj ia vesh atë një të pafajshmi, atëherë ai e ka ngarkuar veten me fajin e shpifjes dhe me një gjynah të qartë.”
Surja 4, ajeti 149. Këtu njerëzit ftohen për vepra të mira, të kryera haptazi ose fshehtas.
Surja 5, ajeti 6. Këtu, besimtarëve u kërkohet pastërti, sidomos gjatë kryerjes së namazit. Tregohet si duhet ta kryej pastrimin (abdesin) i shëndoshi dhe i sëmuri, me ujë ose kur uji mungon.
Surja 5, ajeti 9: “Allahu u ka premtuar (falje të gjynaheve) dhe shpërblim të madh atyre që besojnë e bëjnë vepra të mira.”
Surja 5, ajeti 32: “…kush vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri e që nuk ka bërë çrregullime në tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit. Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve…”
Surja 5, ajetet 33, 34, 35, 38, 39. Në këto ajete, tregohet ndëshkimi për ata që bëjnë shkatërrime në tokë dhe falja për ata që pendohen dhe bëjnë më pas vepra të mira.
Surja 5, ajeti 45. Këtu tregohet shpagimi në Teurat.
Surja 5, ajeti 89: “Allahu nuk ju ndëshkon për betimin që e bëni pa qëllim, por ju ndëshkon për betimin e bërë me qëllim. Shlyerja…”
Surja 5, ajetet 90, 91: “O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyra…”
Surja 6, ajeti 151: “…të silleni mirë me prindërit, mos vrisni fëmijët për shkak të varfërisë,…, mos iu afroni veprave të turpshme,…, të mos ia merrni jetën tjetrit, veçse kur e kërkon drejtësia (ligji)…”
Surja 6, ajeti 152: “Dhe mos iu qasni pasurisë së jetimit, përveçse për ta rregulluar, derisa të arrijë pjekurinë. Kryeni drejt matjen dhe peshimin; Ne nuk ngarkojmë askënd përtej mundësisë së tij. Kur të flisni, thoni të vërtetën, qoftë edhe për të afërmit tuaj…Këto ju porosit Ai që të mos harroni.”
Surja 10, ajeti 26: “Ata që bëjnë vepra të mira do të kenë shpërblim të mirë, madje edhe më tepër. Fytyrat e tyre nuk do t’i mbulojë as errësira, as poshtërimi. Ata do të jenë banorë të Xhenetit, në të cilin do të banojnë përherë.”
Surja 11, ajeti 23. Edhe këtu, si më sipër, tregohet se do të shpërblehen ata që kryejnë vepra të mira.
Surja 13, ajeti 29. Edhe këtu, shpërblimi i veprave të mira.
Surja 14, ajetet 23, 24, 25, 26. Edhe këtu, shpërblimi i veprave të mira dhe i fjalës së mirë. Ndërsa fjala e keqe krahasohet me pemën e keqe.
Surja 16, ajetet 30, 97. Edhe këtu shpërblimi i veprave të mira.
Surja 16, ajetet 58, 59. Tregojnë për ata që kur u lindte vajzë, mbusheshin me mjerim dhe mendonin për ta varrosur të gjallë në dhé.
Surja 16, ajeti 90: “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon që t’ia vini veshin.”
Surja 16, ajeti 94: “Mos i përdorni betimet tuaja për të mashtruar njëri-tjetrin…”
Surja 16, ajeti 96: “…Ne do t’i shpërblejmë ata që kanë duruar sipas veprave më të mira që kanë bërë…”
Surja 17, ajeti 9. Përsëri, premtohet shpërblimi për veprat e mira.
Surja 17, ajetet 23, 24: “…të silleni mire me prindërit. Nëse njeri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as ‘uh’, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti.”, “…e thuaj: ‘O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël.’”
Surja 17, ajeti 25: “…Nëse ju jeni të drejtë, Ai është falës për ata që pendohen.”
Surja 17, ajeti 31: “Mos i vrisni fëmijët nga frika e varfërisë! Ne u sigurojmë ushqim atyre dhe juve. Vërtet, vrasja e tyre është gjynah i madh.”
Surja 24, ajetet 27, 28: “O besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e huaja pa marrë leje e pa i përshëndetur banorët e tyre…”, “Nëse atje nuk gjeni askënd, mos hyni derisa t’iu lejohet…”
Surja 24, ajetet 58, 59, 60, 61, 62, 63: “O besimtarë! Skllevërit dhe fëmijët tuaj që s’kanë arritur pubertetin, le t’ju kërkojnë leje (për të hyrë) … Nuk ka gjynah as për ju e as për ata që, pas këtyre rasteve, të vizitoni njëri-tjetrin (pa kërkuar leje për të hyrë)…”, “Kur fëmijët tuaj të arrijnë moshën e pubertetit, le të kërkojnë leje, ashtu siç kanë kërkuar leje ata para këtyre…”, “Kur të hyni në shtëpi, të përshëndetni njëri-tjetrin me përshëndetje të mirë e të bukur…”, “…Kur të kërkojnë leje prej teje për ndonjë punë të tyre, jepi leje kujt të duash…”, “Mos ia drejtoni thirrjen të Dërguarit, njësoj si thirrjen që ia bëni njëri-tjetrit…”
Surja 28, ajeti 84: “Kush bën një të mirë, do të ketë shpërblim më të mirë se ajo. Ndërsa, ai që bën një të keqe, do të dënohet vetëm aq sa e meriton vepra e tij.”
Surja 29, ajeti 8: “Ne e kemi urdhëruar njeriun që të sillet mirë me prindërit…”
Surja 29, ajeti 9: “Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me siguri do t’i radhisim në mesin e më të mirëve.”
Surja 31, ajeti 14: “Ne e kemi urdhëruar njeriun që të nderojë prindërit e vet…Ne i thamë atij: ‘Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu!…”
Surja 31, ajetet 13, 16, 17, 18, 19. Vetë surja 31 emërtohet “Lukmani” dhe vetëm në, ajetin 12 ky emër përmendet kështu: “Ne i dhamë Lukmanit urtësinë (duke i thënë): ‘Falënderoje Allahun! Kush është falënderues, e bën për të mirën e vet dhe kush mohon, ta dijë se vërtet Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i denjë për lavdërim.’” Më pas, në ajetet e shënuara më sipër, tregohen porositë e bukura të tij (Lukmanit) për djalin e vet: Urdhëroje të mirën, pengoje të keqen, bëhu i durueshëm, mos i trajto njerëzit me nënçmim, mos ec në tokë me mendjemadhësi, fol me zë të ulët, ec me kujdes e i përmbajtur…
Surja 31, ajeti 22. Pohohet se punëmiri do të shpërblehet.
Surja 33, ajeti 29. Edhe këtu pohohet shpërblimi për gratë e profetit Muhamed, nëse kryejnë vepra të mira.
Surja 46, ajetet 15, 16: “Njeriun e kemi porositur të jetë i sjellshëm ndaj prindërve të vet. Nëna e mbart atë me mund dhe me mund e lind. Ai mbartet dhe ushqehet me gji për tridhjetë muaj dhe kur arrin në moshën e burrërisë e i mbush dyzet vjet, ai thotë: ‘O Zoti im! Më frymëzo që të të falënderoj për begatitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur! Më dhuro pasardhës të mirë! Tek Ti kthehem i penduar dhe Ty të dorëzohem!”, “Këta janë ata njerëz, të cilëve do t’ua pranojmë veprat e tyre më të mira e nuk do t’ua vëmë re veprat e tyre të këqija…”
Surja 46, ajetet 17, 18, 19. Njerëzit e tjerë, që u thonë prindërve të vet: “Uf, ju” dhe i kundërshtojnë ata në këshillat që u bëjnë lidhur me besimin në Allah, këta njerëz do të jenë përherë të humburit.
Surja 49, ajeti 6: “…Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt pa dashje e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.”
Surja 49, ajeti 9, 10: “Nëse dy palë besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, pajtojini ata. Por, nëse njëra palë sulmon tjetrën, atëherë luftoni kundër sulmuesit, derisa të kthehet në urdhrat e Allahut. E nëse kthehet, atëherë pajtojini ata midis tyre, me drejtësi dhe paanësi, sepse Allahu i do ata, që veprojnë me drejtësi.”, “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre…”
Surja 49, ajeti 11: “O ju që keni besuar! Asnjë burrë prej jush të mos tallet me burra të tjerë, se këta mund të jenë më të mirë se ai. Gjithashtu, asnjë grua të mos tallet me gra të tjera, se këto mund të jenë më të mira se ajo. Mos e nënçmoni dhe mos e qesëndisni njëri-tjetrin me nofka (të këqija)! Sa e shëmtuar është të thirresh me emër të keq pas (pranimit të) besimit! Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës.”
Surja 49, ajeti 12: “O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin…”
Surja 65, ajeti 11. Përsëri pohohet se ata që bëjnë vepra të mira, do të shpërblehen.
6. TË TJERA
Le të sqarojmë më poshtë kuptimin e fjalisë: “Allahu ju dënoi me dëshpërim pas dëshpërimit…”, e cila ndodhet te:
Surja 3 , ajeti 153: “Kur ju morët malin dhe nuk i vinit veshin askujt, të Dërguarin e kishit prapa e ju thërriste, Allahu ju dënoi me dëshpërim pas dëshpërimit, që të mos pikëlloheni as për atë që ju doli duarsh, as për atë që ju goditi. Allahu di gjithçka që punoni ju.”
Te [2, f. 186], shkruhet se psikologët thonë se, nëse një njeriu i bie një fatkeqësi dhe kalon në trishtim, pastaj i bie një fatkeqësi edhe më e madhe se e para, ai e harron trishtimin për fatkeqësinë e parë, duke pasur edhe më të fortë trishtimin për të dytën. Por kur merr vesh se fatkeqësia e dytë nuk ishte e vërtetë, nuk ka ndodhur, ai qetësohet dhe pothuajse e harron edhe të parën. Kështu p.sh. nëse dikujt i kanë vjedhur një sasi të hollash, ai dëshpërohet, por nëse merr vesh se fëmija i tij është aksidentuar rëndë dhe ka rrezik jete, ai i harron paratë e vjedhura dhe përqendrohet tek i biri. Kur mëson se i biri ka shpëtuar, ai qetësohet shpirtërisht dhe gati i harron paratë e humbura.
Më poshtë po tregojmë disa këshilla e thënie të dobishme, si:
Surja 7, ajetet 31, 32, 33: “…hani e pini por, mos e teproni…”, “…Kush i ka penguar stolitë dhe ushqimet e këndshme, të cilat Ai i ka krijuar për robërit e Vet…”, “Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë…dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini.”
Surja 17, ajeti 36: “Mos shko pas diçkaje që nuk ke dijeni…”
Surja 57, ajetet 23, 24: “…Allahu nuk i do kryelartët mburravecë e as ata që, përveçse janë vetë koprracë, i nxisin edhe të tjerët në koprraci…”
Surja 58, ajeti 9: “O besimtarë! Kur të bisedoni fshehtas mes jush, mos flisni për gjynahe, armiqësi dhe mosbindje ndaj të Dërguarit; por bisedoni për mirësi dhe drejtësi…”
Surja 70, ajetet 10-21, flasin për personin fajtor, që ka grumbulluar pasuri dhe e ka fshehur, që është i paqëndrueshëm; kur i bie një e keqe, ligështohet, por kur i bie një e mirë, bëhet koprrac. Ai nuk do të pyesë as për fëmijët, as për gruan, as për vëllain e as për shokun e do t’i sakrifikonte të gjithë ata për të shpëtuar nga zjarri flakërues.
Surja 89, ajetet 16-23. Ka njerëz që kur sprovohen me ngushtim jetese, thonë “Zoti më ka poshtëruar” Por nuk është kështu, ata nuk sillen mirë me jetimët, nuk ushqejnë të varfrit, trashëgiminë e zhvatin me lakmi dhe e duan pasurinë me një dëshirë të pakufishme. Këta do të jenë prej të ndëshkuarve.
Surja 90, ajetet 4-18. Njeriu është krijuar për të luftuar në vështirësi…Dhe rruga e vështirë është të lirosh një skllav, të ushqesh në ditë zie jetimin e afërm ose të varfrin e mjerë. Njeriu duhet të besojë, të këshillojë për durim dhe për mëshirë.
Surja 104, ajetet 1-4: “Mjerë për çdo shpifës-përqeshës, që grumbullon pasuri dhe e ruan, duke menduar se ajo pasuri do ta bëjë të pavdekshëm! Jo, aspak! Në të vërtetë, ai do të hidhet në torturën shkatërruese…”
Surja 107, ajetet 1-7. Këtu pohohet se ai që mohon Ditën e Llogarisë, është ai që dëbon ashpër jetimët, nuk nxit që t’i jepet ushqim të varfrit, fal namaz sa për t’u dukur dhe nuk u jep ndihmë nevojtarëve.
Studimet e sotme kanë treguar se ngjyra e gjelbër sjell qetësim, gëzim dhe gjallëri në mendime. Ngjyra e gjelbër përmendet në disa sure e ajete, si ngjyrë e Xhenetit, konkretisht:
Surja 18, ajeti 31: “…do të vishen me rroba të gjelbra…”
Surja 55, ajeti 76: “…ata rrinë në mbështetëse të gjelbra…”
Surja 76, ajeti 21: “…kanë veshur petka prej mëndafshi të hollë e të gjelbër…”
Në suren e mëposhtme tregohet urdhëresa e Zotit për mbulesën e femrës:
Surja 33, ajeti 59: “O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët…”
Duke ditur se racizmi edhe sot përbën një problem shumë të mprehtë kudo në botë, vërejmë se ajetet e mëposhtëm, tregojnë se Islami priret drejt barazisë, pa pasur asnjë diskriminim mbi baza gjinie, race, ngjyre, pozite social-ekonomike, kulture apo kombësie. Të gjithë njerëzit janë pasardhës të Ademit dhe Havasë.
Surja 30, ajeti 22: “Ndërmjet shenjave të Tij janë krijimi i qiejve e i Tokës dhe shumëllojshmëria e gjuhëve dhe e ngjyrave (racave) tuaja. Pa dyshim, në këtë ka shenja për ata që dinë.”
Surja 49, ajeti 13: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri tjetrin…”
Në përfundim disa paraqitje grafike rreth punimit:
Literatura
[1]. Isra’, 17:9.
[2]. “Islami”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, 2019 faqja në internet.
[3]. “Kur’ani i madhërishëm” Mbështetur në përkthimin e Prof. Hasan I. Nahi – botim i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, 2012.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 01, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...