Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Mar 25, 2022 Zani i Nalte Retrospektivë 0
Hyrje
Si duhet të edukohet fëmija?
Asht e ditun se fëmija lind tuke qenë krej i vdeshun nga fakultetet dalluese. Trupi i tij âsht i njomë dhe me anën e ushqimit nis të zhvillohet dale nga dale. Mâ në fund rritet dhe plotson zhvillimin.
Kështu âsht edhe shpirti i fëmís: në fillim s’ka asnji formim, por âsht i pajue me aftësí për evolusion. Prandej atënit e kanë detyrë të domosdoshme, e kanë farz të pa falshëm me i edukue, fëmít e vet, me i u pastrue moralin, me i u dhanë ushqimin intelektual e shpirtnuër e me i pajosë me aftësít e mjetet e duhuna qi të sigurojnë jetesën e tyne.
Edukata e fëmíve ka disa methudha. Për këtë çâshtje fjalën mâ të preme e mâ të këthjelltë e ka thanë “Imami Gazaliu” në veprën e famshme të tij “Ihjaul-ulúm”. Nji përkëthim për së shkurti të fjalës së Gazaliut po e riprodhojmë këtu si themel të kësaj vepre. Ja se ç’urdhnon Gazaliu:
“Fëmija âsht emanet në dorë të prindëve, zemra e pastër e tij âsht nji esancë fisnike, pa kurrë farë forme e stolije; por se kapabël me marrë çdo formë qi parashtrohet; po j’u tregue e po j’u mësue e mira, po u stërvit me të mira formohet me të mirën; fiton stimë e admirim; kalon nji jetë të lumtun. Prindënit e tij, mësuësit dhe edukatorët fitojnë lavd dhe kënaqen me veprën e tyne.”
Përkundrazi, në qoftë se fëmija lêhet mbas doret e në kokë të vet, ka me ndjekë gjurmët e të këqive e ka me u bâ edhe vetë i keq. Edhe responsabiliteti i këtij faji u përket prindënvet, tutorëve e kujdestarëve. Prandaj detyra e babës âsht me i mbrojtë fëmít nga veset e me i u dhanë nji edukatë të mirë.
Rruga për t’i dhanë edukatë të mirë fëmís âsht me i ruajtë nga shokët e ligj, me mos i stërvitë braca (grykës), me mos i u dhanë prirje për luks e për jetë të pavështirë; sepse po të mos merren këto masa me kohë, fëmija krejt energjinë e vet do t’a shpenzojë për të sigurue jetën e defrimshme e kështu do t’i humbë kot jeta.
Gjaja qi ndihmon mâ tepër për të pranue fëmija nji edukatë të mirë âsht t’ushqyemit e tij cicën e nji mame a mandeshe qi ka moral të mirë e qi jeton me mënyrë të ndershme e ligjore; sepse qumështi i trajtuëm pre ushqimesh të paligjëshme nuk zhvillon moral të mirë. Femís qi thith qumësht haram i prishet natyra morale dhe i përftohen prirje për ligsí.
Baba me çdo mënyrë duhet të ketë kujdes për pastërtín fizike e morale të fëmíssë vet; duhet t’a izolojë nga shoqrija me vese të liga e me edukatë të keqe. Por sa të fillojnë me dhanë krye shenjat e karakterit e të pjekunisë ndër fëmí duhet me i pasë nën kontroll e me përfitue nga çdo rast.
Mâ të parat shenja të karakterit të pjekunís qi duken në nji fëmí, janë turpi e mbarja. Fëmija qi fillon me pasë turp e mbare, fëmija qi ka turp të bâjë nji punë të ligë, fëmija qi don me mshefë nji faj të turpshëm, ka ardhë në kohë qi të pranojë edukatë. Këtij akti pra duhet me i dhanë randësí dhe duhet t’edukohet. Këjo çfaqje e fëmís âsht nji dhantí hyjnore qi agon nga të shkrepunit e dritës mendore. Këjo shenjë duhet të na mbushë me shpresë.
Vesi mâ i lig qi duket së parit ndër fëmí âsht gryksija. Fëmija kërkon me ngarnë gjithni e ç’të shofi. Prandaj para çdo pune duhet t’ju mësohet fëmivet rregulli i të ngranit. T’ju mësojmë të thonë “Bismil-lah” në fillim të haes, të hanë me dorë të djathtë, të mos lakmojnë shumë, të mos j’u përgjasin shtâzëve; të mos e teprojnë haen; të jenë të përkorë (do me thanë të kënaqen me pak); mos të zgjedhin në të ngranme.
Mos të priren kah luksi, ka buja e kah stolija; mos të stërviten me rahatí qi të presin prej tjerëve çdo shërbim. Në qoftë se ka në rreth fëmí me këto vese duhet t’i izolojmë fëmít t’onë nga këta.
Qysh në moshë të njomë duhet t’j’u frymëzohet fëmivet doktrina e fesë; t’j’u ngulen në zemër bazat e urdhënavet e të ndalimeve; të j’u shtihet dashuni për vërtyte e mëní për vese.
Kudoherë qi të shifet nji ndjenjë e mirë, ase nji sjellje e mirë ndër fëmí, duhet të admirohet, të nxitet me ndonji çmim, të lavdohet ndër popull. Herë herë me mbyllë sytë për ndonji sjellje të papëlqyeshme, sidomos kur fëmija mundohet t’a mshefi nuk duhet me i ra ndër sy; sepse mer guxim me i çfaqë sjelljet e liga e me i përseritë pa frigë; atëherë âsht punë shumë e vështirë me e sjellë në rrugë. Mirpo në qoftë se përsëriten sjelljet e liga, tërthuraz duhet me i qortue, por qortimi nuk duhet të jetë i vazhdueshëm.
Baba kurrë s’duhet t’i flasë fëmís me fjalë të ndyta, nuk duhet t’a shajë; duhet t’a këshillojë e t’i tërheqë vërejtjen me të urtë.
Nana duhet t’a stërvisë fëmín qi t’a nderojë e t’a kënaqë babën e kështu nana i ndif babës në punë të edukatës së fëmís.
Fëmín duhet me e mësue qi natën të flen mjaft e ditën me mos e stërvitë të flejë, mbassi ky zakon e bân përtac. Në të ngranme, në të pime, në të flejtme nuk duhet me qenë qibar; përkundrazi të stërvitet me jetue si do kudo qi mos t’i randojë jeta në kohë të ngushta e të vështira.
Fëmít nuk duhet me i lanë kurrë qi të bâjnë tinëz punë; sepse të kryemit tinëz kallzon se ata punë janë të liga.
Duhet me i lanë të lirë fëmít qi të lujnë e të lëvizin gjith ditën, se me ketë mënyrë bahen të shkathët dhe j’u forcohen tulet.
Duhet me e ndalue fëmín nga të lavduëmit e vehtes së tij me mallin e pozitën shoqnore të t’et, e me jeten e familjes. Duhet t’a mësojmë qi të jetë i përvujtun para tjerëve; të nderojë shokët me të cilët jeton, të jetë simpathike e i shkueshëm me të gjithë.
Duhet me e ndalue fëmín e mos me e lanë të marrë nga të tjerët sa gjana të bukura qi j’u shef ndër duër. Duhet me i dhanë të kuptojë se naltësija e njeriut âsht me të dhanme e jo me të marrme; të marrmes i thonë “plaçkitje”.
Ndër sy të fëmís nuk duhet me i dhanë randësí të madhe parës e mallit; sepse dashurija e parës dhe e mallit âsht nji helm i rrezikshëm.
Duhet me e mësue fëmín qi të jetë i drejtë e i besuëshëm. Me j’a ndalue krykëputë rrênën.
Duhet me e ndalue fëmín nga beja, qoftë edhe në të vërtetë; me j’a mësue rregullat e të folunit e të bisedimit; mos t’i lehet shtek të mësojë fjalë të liga.
Mësuësin e aftë e të merituëshem duhet me e lanë të lirë n’edukatën e fëmís e bile vepren tij të shenjtë me e çmue e me i u falë nderës.
Në mbarim të mësimit e të detyrës duhet me e lejue qi të çlodhet; por se duhet me e pasë nën vërejtje qi mos t’a teprojë sa me u lodhë.
Me j’a ndalue fëmís lojnat e me e shtrëngue qi të merret pa prâ me mësime e me detyra shkollore j’a vdes zemrën e ja prish talentin.
Porsa të mbrijë fëmija në moshën e arsyetimit duhet t’i mësohen detyrat fetare e mos të çelet shtek qi t’i neglizhojë; duhet me e shty qi të nderojë virtytin e urtín. Nuk pritet e mira nga ay qi s’i jep rândësi fés e qi nuk ka dëshirë për të krye shërbimet fetare.
Fëmija që rritet me edukatë fetare e qi mësohet qysh në riní me i dhanë randësí fés e me i krye detyrat fetare, sekretet e misteret e fés i kupton shpejt; e merr vesht ç’qëllim kemi kur i themi “Fetë janë barna qi sherojnë; të ngranunit ka për qëllim me i dhanë fuqí trupit qi t’i falet Perëndís. Feja, shërbimi i atdheut, me qenë i dobishëm për njerzí janë punë të hieshme”. Aj fëmí qi i kupton këta gjâna e drejton jetën e vet kah këta qëllime të nalta dhe jeton i lumtun.
Nji këto janë sjelljet e vërteta qi duhet t’i frymëzohen fëmivet. Vetëm me këto sjellje duhet të edukohet nji fëmí, në qoftë se dëshirojmë nji njeri të plotsuëm; methudhat tjera nuk e përmbushin qëllimin.
Për të pasë sukse në edukatë, duhet që edukuësi të jetë vetë model; vepra e edukuësit të jetë e përputhun me fjalën e tij; edukuësi mâ para se të edukojë tjetrin duhet të jetë vetë i pajosun me moral të naltë.
Edukuesi e ka detyrë të domosdoshme me i dhanë rândësi këtyne pikave. Aj babë qi s’ka sjellje të mirë nuk mund të bâhet edukuës e pra do të jetë përgjegjës ndër edukatën e keqe të fëmís së vet.
Në numrat e ardhëshëm do të studjojmë me radhë të gjitha rregullat e mirsjelljes Islame.[1]
[1]. Marrë nga revista “Zani i Naltë”, nr. 5, viti 11, maj 1936, f. 157-160 dhe nr. 8-9, viti 11, gusht-shtatuer 1936, f. 237-240.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...