Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Dec 16, 2020 Zani i Nalte Aktivitete 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian, organizuan sot, më 16 dhjetor 2020, Simpoziumin e X Ndërfetar “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”.
Panelistët e këtij simpoziumi ishin krerët e departamenteve të teologjisë islame, ortodokse dhe katolike, respektivisht, Dr. Genti Kruja, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame, KU Bedër, Dr. George Gaitanos, Përgjegjës i Departamentit të Teologjisë dhe Kulturës, KU Logos dhe Dr. Lorenzo Rossetti, përgjegjës i Institutit Katolik të Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian.
Rrugëtimi i këtij simpoziumi daton disa vite më parë, kur teologë myslimanë, ortodoksë dhe katolikë ftoheshin nga Akademitë, Institutet dhe Departamentet Teologjike të ndërsjella në Shqipëri, si lektorë të ftuar në lëndën e “Historisë së Religjioneve”, ku teologu dhe pedagogu i secilit besim fetar shpjegonte besimin e tij në aspektin akademik dhe teologjik. Pas kësaj përvoje disa vjeçare, me rastin e 25 vjetorit të lirisë së besimit, në dhjetor 2015 u organizua simpoziumi i parë i përbashkët “Liria e besimit dhe dialogu ndërfetar në Shqipëri”, zhvilluar në Universitetin Bedër dhe realizuar nga Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me Akademinë Teologjike Ortodokse, Shën Vlash, Durrës (sot Departamenti i Teologjisë dhe Kulturës, pranë KU Logos) dhe Institutit Katolik të Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian, Shkodër. Prej asaj date, tre shkollat e larta teologjike vendosën së bashku që të mblidhen në një simpozium të përbashkët çdo 6 muaj, apo 2 herë në vit me rotacion te njëri-tjetri, duke zgjedhur tema të përbashkëta, si:
“Liria e besimit dhe dialogu ndërfetar në Shqipëri”, “Krijimi dhe njeriu si kujdestar i tij”, “Familja në këndvështrimin e Krishterë dhe Islam”, “Gruaja në komunitetet fetare dhe në shoqërinë shqiptare sot”, “Dashuria Hyjnore”, “Lutja”, “Maria/Merjemi, si simbol i virtytit dhe i devotshmërisë”, “Sfidat e religjionit në globalizëm”, “Besimet Fetare dhe Vëllazëria Njerëzore”.
Sot përsëri në një jubile, në 30 vjetorin e lirisë së besimit, u organizua Simpoziumi i X Ndërfetar “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”, i cili për shkak të masave anticovid u zhvillua në platformën dixhitale, online. Pjesëmarrës në këtë simpozium ishin dhjetëra studentë, pedagogë dhe studiues, ku disa prej tyre i drejtuan dhe pyetje panelistëve.
Apr 01, 2022 0
Dec 20, 2018 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Mar 17, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...