Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Dec 02, 2020 Zani i Nalte Studime 0
nga Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi,
Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, Universiteti Bedër
Abstrakt
Shteti i vogël, si quhej në Romën e lashtë familja, nuk është hiperbolizim, por një metaforë cilësuese. Çerdhja e ngrohtë rrit shtetasin apo shtetarin e ardhshëm, banorin që zmadhon turmën, apo qytetarin dinjitoz të vendit dhe shtetit të vet. Ndaj interesi për shtetin, ku jetohej në paqe me veten, mbështeti shtysën, që ky organizim të shihet me kujdes, të mbrohet, sepse brenda atij mjedisi duhet rritur pasardhësi, që do të trashëgojë pronën vetjake familjare. Gjendja pasurore shtjellohet te Surja en-Nisa (Gratë), ku trajtohen të drejtat e gruas dhe problemet e jetës familjare, përfshi marrëdhëniet bashkëshortore, por ku sqarohet e drejta për zotërim e gruas, që veç pasurisë së trashëguar, shton dhe dhuratën e kurorëzimit. Për lidhjet humane dhe socializuese brenda familjes shkon saktë fraza e M. Walzer se ajo që prek të gjithë duhet të vendoset nga të gjithë, gjendje që nuk ndeshet jashtë celulës hyjnore. Në ekonomitë e planifikuara socialiste shtypen dhe eliminohen motivet e fitimit, që i motivojnë njerëzit të mësojnë dhe të përmirësohen përmes garës. Prandaj tani që i jemi futur rrugës së kapitalizmit, duhet që ashtu si shteti edhe familja të shtojë funksionin mbështetës dhe rregullator. Brenda këtyre parametrave etiko-morale dhe ekonomiko-sociale lëviz e gjithë dinamika globale.
Fjalë kyçe: Sure, familje, socializim, kapitalizëm, global, dinamikë
“Familja jote është e vetmja që e ka detyrim të të dojë. Për pjesën tjetër të botës, ju duhet ta fitoni.” Sentenca megjithatë nuk saktëson se çfarë tiparesh dalluese janë thelbësore te ky mjedis ku gjithsecili merr atë që i duhet dhe njëherazi gjithsecili sjell çfarë ka pasur mundësi. Për përcaktimin e saj sa më shkencor ka qasje të ndryshme, disa janë tradicionale dhe pse jo dhe konservatore, ndërkohë që globalizmi kërkon mendësi tjetër, sepse nuk u bie ndesh zhvillimeve të kohës, madje i paraprin ato.
Në “Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe”, Tiranë 1980, botim i parë zyrtar i ASHRSH, jepet ky përkufizim konceptual:
FAMILJE f.
Në kontekste të tjera ka edhe kuptime të përafërta me kuptimet e mësipërme, që janë të figurshme, si Familje ushtarakësh, Familje bletësh, Familja e trëndafilorëve, Makina të një familjeje e deri te Familja e gjuhëve indoevropiane.
Po te ky fjalor, i pari pas Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, gjendet shpjegimi i mbiemrit, me gjashtë zëra, ku në zërin 1 shpjegohet kuptimi:
FAMILJAR mb.
Po të mos e pranonim se gjuha zhvillohet bashkë me shoqërinë dhe madje ka fatin e saj, do të viheshim në vështirësi për të pranuar se në shoqëritë e zhvilluara bashkëkohore ky koncept modernist ka pësuar zhvillime të dukshme cilësore, sidomos në kohët moderne. Tashmë përkufizimi nuk është më i lidhur vetëm me gjendjen sociale, apo biologjike, por afrohet edhe me nocione ligjore. Familje quhet bashkësia parake njerëzore, ku individi së pari takohet me kushtet e jetës shoqërore, të cilat ia përcaktojnë atij kornizën në të cilën ai mund të zhvillohet si person; kështu që thuhet se personaliteti njerëzor formohet në procesin e ndërveprimit shoqëror. Madje, në shumë shoqëri bashkëkohore, familje quhet vetëm ajo e njohura nga ligji ose sisteme të ngjashme normative.
Në kuptimin konservator familja ka në themel lidhjet e gjakut, por antropologët e sotshëm ndonëse nuk e përjashtojnë varësinë gjenetike, shtojnë qasjen se njeriu duhet ta kuptojë nocionin e lidhjes së gjakut metaforikisht, sepse shoqëritë e tanishme të rrjetit apo globale duhet ta zgjerojnë këtë konceptim.
Për ilustrim të mendimit sjellim qasjen amerikane ku “Zyra e Regjistrimit të Përgjithshëm” të SHBA-ve familjen e përkufizon si “dy apo më shumë persona të lidhur nga lindja, martesa ose adoptimi, të cilët jetojnë së bashku”, duke i shtuar celulës familjare edhe persona që nuk kanë lidhje gjaku, të birësuarit, duke siguruar mbrojtje edhe për ta, siç orienton e Drejta Ndërkombëtare.
Neni 16 (3) i Deklaratës së të Drejtave të Njeriut thotë:
“Familja është grupi natyral dhe kryesor në shoqëri dhe ka të drejtë për mbrojtje nga shoqëria dhe shteti.”
Funksioni i familjes në aspektin e fëmijëve është drejtues: ajo shërben për t’i orientuar ata në shoqëri dhe kulturë. Ndërsa nga perspektiva prindërore, familja shërben për lënien e pasardhësve, për edukimin dhe shoqërimin e fëmijëve.
Shteti i vogël, si quhej në Romën e lashtë familja, nuk është hiperbolizim, por një metaforë cilësuese. Çerdhja e ngrohtë rrit shtetasin apo shtetarin e ardhshëm, banorin që zmadhon turmën apo qytetarin dinjitoz të vendit, të kombit dhe shtetit të vet. Ndaj interesi për shtetin, ku jetohej në paqe me veten, mbështet shtysën që ky organizim të shihet me kujdes, të mbrohet, sepse brenda atij mjedisi duhet rritur pasardhësi, që do të trashëgojë pronën vetjake familjare.
Kësisoj familja lidhet ngushtë jo vetëm me shtetin, por edhe me pronën. Që lidhja të ishte paqësore dhe jo e dhunshme, qysh herët janë vendosur norma morale, që zbatoheshin si kode ligjore të pashkruara, të cilat me kohë u theksuan edhe në librat e shenjtë, çka dëshmon se i kaluan përmasat e normave të një dinastie mbretërore, të një shteti mbretëror apo perandorak, duke marrë përmasa globale. Gjendja pasurore e familjes shtjellohet në “Kuran” te Surja “en-Nisa” (Gratë), ku trajtohen të drejtat e gruas dhe problemet e jetës familjare, përfshi marrëdhëniet bashkëshortore, por ku sqarohet e drejta për zotërim e gruas, që veç pasurisë së trashëguar, shton dhe dhuratën e kurorëzimit (nigjah). Për lidhjet humane dhe socializuese brenda familjes shkon saktë fraza e studiuesit M. Walzer se ‘ajo që prek të gjithë duhet të vendoset nga të gjithë’, gjendje që nuk ndeshet jashtë celulës hyjnore.
Urdhrat kur’anore të plotësuara me porosi profetike shënojnë etikën e librit të shenjtë, por që u kthyen në moral për shoqëritë e kohëve gjithandej, ku u përhap besimi Islam. Në arealin shqiptar, i shtrirë në katër vilajete me rreth 80 mijë kilometra katrorë, gjatë periudhës disa shekullore të Perandorisë Osmane, u hartuan dhe u zbatuan disa kanune, më i shquari mes tyre mbetet Kanun’i Lek Dukagjinit, por dhe kanuni i Idris Sullit, i Mus Ballgjinit ose i Gegës në Labëri, kanuja e Maleve ose kanun’ i xhibalit, si përmbledhje ligjesh civile e penale të pashkruara, të trashëguara brez pas brezi, që e shenjtëroi pronën dhe familjen. (Dizdari, 2005). Në mungesë të autoritetit të shtetit Osman, u fuqizua autonomia e fiseve apo krahinave, ku udhëhiqte më i fisshmi si bajraktar (princ i zgjedhur duke u vendosur në themel përparësia e trashëguar nga origjina), që drejtonte Kuvendet e krahinës, të cilat i mbulonte kanuni. Fjalët “Farefis” dhe “Farefisni” janë dëshmitare të moralit shoqëror që ngrinte e mbronte pronën dhe familjen:
FAREFIS m. apo FAREFISNI f.
Lypset të shkoqitet me kujdes kuptimi i fjalës FAREFIS, që në themel vendos lidhjet e gjakut nga babai, duke iu shtuar lidhjet nga nëna të gjinisë (të gjirit, të të amblit, të qumështit). Qysh në epikën legjendare, apo baladat legjendare faktohet se stërgjyshërit tanë e sillnin nusen e tyre nga shumë larg, apo e martonin bijën ‘shtatë male kaptuar’, duke mos u penguar nga kufij shtetërorë.
Në periudhën e mesjetës familjet fisnike jepnin e merrnin, duke krijuar krushqi me aristokracinë e Ballkanit apo më gjerë, duke iu larguar dukurisë së ngujimit, por e përgjithshmja ishte që gruaja mbetej në shtëpi në mbrojtje të familjes. Në kurbetin ushtarak apo atë ekonomik, si popull ku forcat centripetale nuk janë shuar kurrë, largohej vetëm burri, biri, babai e jo gruaja, bija, nëna, madje edhe mendësinë apo zakonet e të tjerëve i sillnin ata në familje e prej andej në farefis e më gjerë.
Krijimi i shtetit të ri shqiptar, pati në krye drejtuesin e shtetit që ishte i martuar me një zonjë greke, me të cilën pati shumë fëmijë dhe po kështu Mbreti Zog I, u martua me një fisnike nga aristokracia e Perandorisë Austro-Hungareze. Te bashkëpunëtorët e tyre kjo dukuri nuk shkaktonte thyerje morale, kurse blasfemi jo se jo. Shteti shqiptar në periudhën 1920 deri në vitin 1939 u kujdes që shtetarët e vet të mos martoheshin me të huaj, duke i larguar nga nëpunësia shtetërore ata që thyenin normën ligjore, megjithatë ky urdhër administrative nuk mundi të ndalojë prirjen e kthyer në traditë, që martesa të kryhej sa më larg nga vendlindja, siç thuhet te eposi i kreshnikëve, sepse Halilit të gjitha vajzat e krahinës ‘bash si motra po më duken”.
Sami Frashëri kishte parashikuar qysh herët se të shkolluarit dhe ata që në mërgim jo vetëm fitonin pasuri, se do të kishin rol të rëndësishëm në shtetin e ri shqiptar, çka u provua nga shtresa që formoi aristokracinë e re shqiptare, që e fitoi këtë cilësim nga kontributi dhe arritjet e shumta dhe jo nga gjaku:
“Të njëjtët intelektualë vinin shpesh nga shoqëria artizane dhe tregtare e periferisë, tashmë të mbarsur me idealet e etikës qytetare, pragmatizmi, individualizmi, konkurrenca, legjitimimi i pasurisë dhe lartësimi i jetës aktive. Jo pak herë potenca krijuese u mbështet nga mecenatizmi, që solli zhvillime epokale. Legjitimimi i pasurisë solli shenjtërimin e familjes, shtetit të vogël si e metaforizonin latinët e lashtë familjen, duke çelur premisat për krijimin e shteteve kombëtare të organizuara në mbretëri.”
Megjithatë shtimi i emigrantëve ekonomikë apo politikë, në periudha të caktuara, disa prej të cilëve nuk u kthyen në Atdhe dhe rritja e numrit të atyre që shkolloheshin jashtë shtetit, bëri që të kishte gjithnjë e më shumë martesa të përziera.
Kongresi i Mysliman Shqiptar (Kuvendi Mysliman), mbajtur në vitin 1923, mendohej që të merrej edhe me çështje të karakterit arsimor-kulturor, madje edhe shoqëror. Shtrohej me forcë, gjithashtu, të rishikohej gjendja sociale e gruas myslimane, kushtet e martesës dhe çështja e mbulimit të saj. Shtypi përparimtar shqiptar, duke u nisur nga këndvështrime largpamëse, vinte në pah domosdoshmërinë e marrjes së masave të nevojshme në këto fusha në Shqipëri, të diktuara, sipas tij, edhe nga veçoritë gjeopolitike të vendit tonë në raport me gadishullin e Anadollit e më tej, nga e cila ky komunitet u largua duke u mëvetësuar zyrtarisht.
Duhet theksuar që në këto periudha shndërrimesh shoqërore familja shqiptare mundi të ruajë sinergjinë brenda vetes, duke nxjerrë prej saj njerëz me vlera, që i dolën zot vendit dhe vetes. Edhe me shqiptarët ndodhi si me gjithkund tjetër në botë, ku njeriu merret me dituri dhe me shkencë gjatë gjithë jetës së tij. Në fëmijëri i mëson ato, në rini i vë në zbatim e në pleqëri mëson të tjerët.
Përvoja pozitive e Shqipërisë politike shërbeu si model për shtetin më të ri të Evropës, Kosovën. Kuptimi i zhvillimit të natyrës laike të identitetit etnik shqiptar paraqet një pikënisje për të analizuar ndikimin e fesë në ndërrimet etnike të shqiptarëve të Kosovës, të cilët, gjatë shekullit të kaluar, kanë ushqyer vazhdimisht laicitetin dhe vëllazërimin fetar, si një instrument të nacionalizmit mbrojtës të vetvetes. Procesi i zgjimit kombëtar gjatë Rilindjes Kombëtare filloi si një fenomen elitar ose si një lëvizje kulturore nga lart-poshtë. Përveç kohëzgjatjes së tij, nacionalizmi shqiptar kishte një veçori tjetër specifike në krahasim me popujt e tjerë të Ballkanit, ishte laik në origjinën dhe karakterin e tij. Kishte disa faktorë të rëndësishëm të ndërthurur që formësuan nacionalizmin shqiptar dhe kontribuuan në të dy aspektet. Së pari, besimi fetar mbeti një faktor ndihmës dhe jo një faktor vendimtar. Në fakt, mosekzistimi i një besimi të vetëm ishte një element i rëndësishëm që pati një ndikim të rëndësishëm në vonesën dhe laicitetin e nacionalizmit shqiptar. Ndërsa në rastin e nacionalizmave të tjera të Ballkanit, feja si faktor i bashkimit të popullsive luajti një rol pozitiv në zhvillimin e nacionalizmit, në rastin shqiptar ai nuk mundi të ngrihej në nivele të tilla. Meqenëse të dy, Perandoria Osmane dhe ajo e afërta e saj (Mbretëria Serbe dhe Jugosllavia pas saj) u përpoqën që të zbatonin filozofinë e mileteve (ose të vëllazërim-bashkimit sllav), për udhëheqësit shqiptarë ishte e rëndësishme për të kapërcyer ndarjen fetare, duke zgjedhur një identitet laik kombëtar shqiptar bazuar në “unitetin kulturor dhe gjuhësor”.
Në Shqipëri, vendosja e pushtetit totalitar pas Luftës II Botërore, ushtroi trysni ideologjike antiteiste nëpërmjet propagandës shtetërore, që e ushtronte gjithkund dhe mbi familjen, e cila e zhveshur materialisht prej reformave shtetëzuese drastike, filloi të jepte shenja të dobësimit të vet. Përhapeshin ide që nuk motivonin askënd, madje as familjen, që filloi të humbiste paqen brenda saj, ndoshta vlerën më cilësuese, gjendje për të cilën Noam Chomsky thotë:
“Te idetë pa ngjyrë të gjelbër fle zemërimi.”
Në ekonomitë e planifikuara socialiste, nga ku shoqëria shqiptare është ndarë rreth 30 vjet më parë, shtypen dhe eliminohen motivet e fitimit, që i motivojnë njerëzit të mësojnë dhe të përmirësohen përmes garës. Prandaj tani që i jemi futur rrugës së kapitalizmit dhe me treg të lirë, duhet që ashtu si shteti edhe familja të shtojë funksionin mbështetës dhe rregullator. Brenda këtyre parametrave etiko-morale dhe ekonomiko-sociale lëviz e gjithë dinamika globale.
Në mileniumin e ri, dukuritë globale, që ndikojnë apo mbështeten në familje sa vijnë e intensifikohen. Në vitin 2006 Spanja priti afërsisht 45% e të mbërriturve në BE. Në këtë vend të regjistruarit së bashku me të paregjistruarit arritën shifrën 4.144.166, që përbënin 9.4 % të krejt popullsisë së këtij shteti mesdhetar. Si rezultat i këtyre raporteve të ndryshuara u rritën edhe martesat e spanjollëve me të huajt, duke u shtuar kështu numri i martesave të përziera. Numri i tyre, sipas Institutit Kombëtar Spanjoll të Statistikave (National Statistics Institute – INE), ishte 24.412, ose 11.5%, nga 211.818 martesa të vitit 2006 ishin të përziera, me një rritje 6% krahasuar me vitin 2001. Në këtë vend të pasur dhe të lakmuar mesdhetar, krahina e Katalonjës ka numrin më të madh të të huajve, rreth 12.8% të krejt popullsisë, ndërsa 14.8% e martesave janë të përziera.
Me kalimin e viteve, numri i emigrantëve të ardhur nga Jugu, apo dhe nga lindja e Evropës veriore të pasur, sa vjen e rritet, dhe sigurisht edhe numri i martesave të përziera. Vitet e fundit Ballkani është kthyer në një monopat shprese të emigrantëve nga Siria, Iraku, Irani, Afganistani, Pakistani, Turqia dhe të tjerë vende. Ende kampet pritëse të Italisë, Greqisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit sa vijnë e mbushen, por nga kjo gjendje nuk ka përjashtim edhe për Shqipërinë.
Numri më i madh i të ardhurve të rinj në Evropën plakë është i besimit Islam, kësisoj edhe martesat e vendasve, me shumicë të krishtere sa vjen e shtohen. Në këto dy dekada të mijëvjeçarit të tretë, shumë shqiptarë janë larguar nga vendi, por nuk janë pak të vendosurit në Shqipëri, shumë prej të cilëve kanë vendosur të bëhen banorë të këtij vendi. Në kushte të tilla edhe familja shqiptare, duhet parë në kontekstin e dinamikës globale, respektivisht edhe asaj evropiane. Globalja sa vjen e merr hapësira, sepse mendësia globaliste i nxit njerëzit të lënë pas edukimin e ngurtë e pa të ardhme, i nxit të largohen nga mendësia e ngujimit dhe të ecin me ritmin e kohës nëpër urat e komunikimit kulturor, duke lënë pas barrierat e së shkuarës. Statistikat evropiane flasin për rreth 38% të banorëve të Shqipërisë që jetojnë jashtë vendit, ndërkohë që koha kërkon që të mos punohet ende sipas përvojave tradicionale në edukimin e të rinjve në familje, shkollë dhe shoqëri.
Sociologu spanjoll Rodrigues-Garcia Dan te artikulli i gjatë analitik: “Dinamika socio-kulturore e martesave në Spanjë: Përtej nocioneve thjeshtëzuese të hibriditetit”, megjithatë ai argumenton se përzierja nuk është një fenomen kulturor apo historik, për një fakt që vjen si jehonë e kohezionit global.
Qysh te hyrja: “Immigration and Mixed Marriages in Catalognia, Spain” ky artikull ka kundërshtuar argumentet e interpretimit vendas të proceseve të hibriditetit; duke ofruar një qasje kritike për gatishmërinë e pikëpamjeve dhe gjykimeve tradicionale në lidhje me praktikat e ekzogamisë dhe endogamisë. Studimi i guximshëm sugjeron se nuk duhet të bëhen supozime apriori (raporti shkak – pasojë) për vlerën morale ose shoqërore të endogamisë ose ekzogamisë. Ekzogamia nuk duhet të barazohet domosdoshmërisht me asimilimin, as nuk duhet të përshkruhet si recetë e harmonisë dhe kohezionit shoqëror. Në mënyrë të ngjashme, frika nga endogamia si një shenjë e getoizimit dhe mungesës së integrimit nuk është domosdoshmërisht e justifikuar.
Ajo që është përfundimisht thelbësore për nxitjen e integrimit shoqëror (përkundrejt përjashtimit social) në shoqërinë pritëse janë të drejtat e qytetarisë – civile, politike dhe sociale: qasja në burime sociale dhe ekonomike, siç janë arsimi, kujdesi për mbrojtjen, punësimi, strehimi, ndarja e politikës nga jeta familjare, por dhe e drejta për bashkim familjar.
Rreth 150 vjet më parë, Marksi me të drejtë sugjeroi se premtimi i lirisë, barazisë dhe vëllazërisë në Evropë ishte i ndërvarur nga përfshirja e hebrenjve. Sot, në Ballkan, Evropë, Azi dhe gjetiu, ajo është shumë e ndërvarur nga pranimi i myslimanëve si qenie njerëzore dhe qytetarë të barabartë. Është një pranim, që e kërkon e tashmja dhe e pret e ardhmja, i cili edukohet qysh në familje, prandaj nuk duhet parë si e veçuar apo paradigmatik, por në kontekstin e dinamikave globale.
Bibliografi
ASHRPSH. (1980) Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, Tiranë.
Agron, Demjaha and Lulzim Peci. 2016. What Happended to Kosovo Albanians: The impact of religion on the ethnic identity in the state building-period. Studim. KIPRED (Kosovar Institute for Policy Research and Development) Policy Paper Nr. 1/16.
Tahir, N. Dizdari. (2005). Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë.
Dan, Rodrigues-Garcia. (2008). Socio-Cultural Dynamics in Intermarriage in Spain: Beyond Simplistic Notions of Hybridity.” In The Family in Question: Immigrant and Ethnic Minorities in Multicultural Europe, edited by Grillo Ralph, 245-68. Amsterdam: Amsterdam University Press.
Grazer, Brian, and Charles Fishman. (2015). A Curious Mind: The Secret to a Bigger Life. New York: Simon & Schuster.
Smith, Zadie. (2016). Swing Time. New York: Penguin Press.
Instituti Kombëtar Spanjol i Statistikave (National Statistics Institute – INE)
Feb 12, 2024 0
Nov 30, 2022 0
Jan 19, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Sep 13, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 01, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...