Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Oct 11, 2020 Zani i Nalte Retrospektivë 0
Konferencë prej Hasan S. Kallaratit,
Student i Kl. së shtatë të Medreses së Përgjithshme
Abstrakt
Një nga virtutet a cilsit karakteristike të Kur-anit të shênjtë âsht pushteti që ka për me e transformue e me e naltësue njerin nga thellësia e injorancës, e erresirës dhe e barbarizmës në kulmin më të naltë të dijës, të dritës e të spiritualitetit. Ky libër i fillosofis së mjaftuëshme qëndron i pa shoq në të reformuemit e shoqëris njerëzore dhe në të siguruemit e lumteris së vërtetë, të harmonis e të vëllazris në mest të individualëvet.
Ky libër âsht një filozofi e mjaftueshme dhe një ligj i plotë, i cili ka msime që u përshtaten të gjitha gjendjevet të ndryshme të njeriut. E edukon njerin e egër tue i msue rregullat e para shoqnore e njërzore, që e dallojnë prej shtâzëvet; kështu t’egërin e bân njeri, mandej ketë njeri e pajos me morale të nalta, kështu e bën njerin të mirë e të moralshëm. Kurani jep edhe mâ msime që e çojnë njerin e moralshëm në kulmin e lumtëris e të paqës tue ja ndryshue moralet e nalta në spiritualitet e në shënjtëri.
Drejtësija e sinqeriteti i plotë e i pastër i njeriut shpërblehen prej të Plot-pushtetshmit Perëndi me të dhuruemit e nji jete qjellore, të nji xheneti qysh në këtë jetë; po në ketë gradë shpirtnore âsht që njeriu e ndien se të falurat e të luturat apo adhurimi që në fillim i dukeshin si një barrë, tash má janë një ushqim mbi të cilin varet madhnimi dhe përparimi i shpirtit. Në këtë sferë shpirtnore epshet shtazore dhe prirjet e këqia, që e trazojnë dhe i sjellin pengime njeriut për me qendrue i pa tundur mbi themele të virtutit, vdesin e zhduken; nashti shpirti mrrin një shkallë zhvillimi, në të cilën përpjekjet e tij kurorëzohen me sukses. Një ndryshim i plotë e pershkon natyrën e njeriut: Vetë Zoti e rrënjos dashurín e virtutit në zêmër të tij; e verteta triumfon dhe e shtrëmbëra zhduket.
صلوا على جامع العلم و الحلم و الحكم سيدنا محمد!
صلوا على جامع الأخلاق سيدنا محمد!
صلوا على طبيب قلوبنا محمد!
أعوذ بالله من الشيطان الرجيم، بسم الله الرحمن الرحيم
وَالسَّمَاءِ ذَاتِ الرَّجْعِ وَالْأَرْضِ ذَاتِ الصَّدْعِ إِنَّهُ لَقَوْلٌ فَصْلٌ وَمَا هُوَ بِالْهَزْلِ
Zotni të ndershëm!
Në këtë themë me titullin “Ç’âsht Kur-ani?” do flas me sa të kem fuqi mbi disa virtyte të Kur-anit të madhnueshëm; e di që nuk kam zotësi me folë mbi Oqeanin e pa fund të filosofisë e të diturís, po mbasi e kemi detyrë, po shtërngohemi me gjetë diçka.
Më parë le t’i apim një kuptim fjalë për fjalë versetit që këndova. Urdhënon Zoti i Madh: “Betohem në qiellin që dërgon shí dhe në tokën, e cila hapë gjinë e vet me shí për me nxjerrë bimët, që ky Kur-an âsht fjala e Zotit dhe revelata (vahj) e Tij e cila ndan të drejtën nga e shtrembra e nuk âsht shaka.”
Kur-ani i shënjtë âsht mbushur plot me figure (mexhas) të shkëlqyera, me metafora fort guximtare dhe me alegori të bukura. Për me u kuptue këto figura e ma fort për me u shijue premia e reptë e Kur-anit të shënjtë, duhet një shpirt i formuar e i përsosun dhe një mendje e pjekur dhe e shëndoshët. Me gjithë atë Kur-ani ka edhe shumë pjesë, që u merret vesh kuptimi qartazi dhe munt të shijohen prej gjithë kujt.
Ka lexuesa të Kur-anit, të cilët tue mos qenë të zotë me i marrë vesh hollësit, figurat e premin e rreptë të këtij kodi të plotë të filosofis, e zgjatin gjuhën tue e kritikue Kodin e plotësuem t’udhëheqjes njerëzore e nuk ja hedhin fajin mendje-shkurtësis së tyre. Nga ana tjatër ka shumë lexues të tjerë, jo vetëm Muslimanë po edhe dijetarë mendje hollë jo Muslimanë, që e kanë shijue Kur-anin e Shênjtë janë tërheqë prej bukurivet të tij dhe i kanë pohuë e lavdue naltsit e kësaj mrekullije të pa vdekëshme.
Një shkrimtar Angles me emnin John Davenport në librin “An apology for Muhammed and the Koran” faqe 49 tue lavdue Kuranin e shênjtë thotë edhe këto fjalë: “The Koran is confessedly the styndard of the Arabian language, and bounds with splendid imagery and the boldest metaphors and not withstanding that it is sometimes obscure… is generaly vigorous and sublime so to justify the observation of the celebrated Goethe, that the Koran is a work with whose dullness the reader is at disgusted, afterwards attracted by its charms and finally irresistibly ravished by its many beauties”!
Që d.m.th.: “Kur-ani pranohet pa kundershtim që âsht stendardi a modeli i gjuhës Arabe, dhe âsht mbushë plot me figura të shkelqyera dhe me metafora fort kuximtare sa do që disa herë âsht i errët, jo i qartë për me u marrë vesh, përgjithësisht âsht i fuqishëm e sublim (xhelil); kështu të vërtetojmë gjykimin e të famëshmit Goethe, i cili thotë: Kurani âsht një vepër me pa kthjellsín a me premin e rreptë të së cilës lexuesi pikë së pari mërzitet, masandaj thithet prej bukurivet tërheqëse dhe më në funt pa dashje ja marrën zemrën dhe e bëjnë për vete bukurit e shumta të Kur-anit”.
Goethe-ja, të cilin ky shkrimtar e sjell si vërtetues të gjykimit të vetë mbi Kuranin, asht shkrimtar e poet me famë të perbotëshme i Gjermanís.
Le të kthehemi në themë: Në shumë versete të Kur-anit Zoti ka bâ bé në kreatyra të Tij. Të spjegohemi pakë; ç’qellim ka Zoti që betohet në Kreatyra të Tij? Qellimi i betimevet të Zotit në kreatyra âsht krejt i ndryshëm nga ai i njerzvet në Krijuësin.
Fjala Hyjnore në formë betimi zbulon se punërat e Zotit janë dy farësh: një palë janë të dukëshme e të kuptueshme kollaj një palë të tjera janë të vështira me u kuptue si duhet, arsyeja njerzore mund të gabohet e mund të dështojë për me ua marrë vesh realitetin (hakikatin) e tyre; njerzia mbi këto lloj punëra kanë opinione të ndryshme.
Zoti me plot diturí për me na kthjellue dhe me na e provue e me na bindë për të vërtetën e këtyre punravet të pa dukëshme, na sjell në formë betimi si dëshmues e vërtetuës punërat e dukëshme, që kanë përgjasim metaforik me to.
T’a shqyrtojmë, ç’marrëdânie ka shiu që bie prej së nalti në tokë me fjalën e Zotit që i inspirohet njeriut?
Këtu ka një krahasim në këtë mënyrë: Si shiu i begatshëm që zbret prej së nalti, kur i duhet tokës për me ja ringjallë jetën bimvet të zhuritura e të bëra shkrum, po ashtu edhe fjala e Zotit, Kur-ani, zbriti prej të naltit Perëndi për me ringjallë njerzin kur kjo ishte e vdekur moralisht.
Mbasi revelata, e cila ringjall njerzin, asht një fenomen i pa kuptueshëm aqë kollaj si fenomen të tjerë Zoti, për me na e kthjellue dhe me na bind për të vërtetën e saj na sjell si dëshmuës e vertetuës fenomenin e shiut, i cili ringjall bimët. Revelata ja përngjan shiut në ringjallje.
Gjelbërimi i tokës varet mbi shinë që bie së nalti; po të pushojë ky për një kohë, krojnat thahen, gjelbrimi bahet shkrumëzi. Kështu ngjan puna edhe me arësyen njerzore; si kundër shtërpojnë burimet, shkrumëzohen bimët e veshken lulet, asht edhe arrësyeja njerëzore ndryshket dhe e humbet pastertin e fuqin e saj, po të mos flladitet me gurrën e pa shterun Hyjnore e po të mos ushqehej me revelatë (vahj).
Që t’a sqarojmë këtë princip le të hedhëm një sy kohës para Islame: Kur lindin Dielli n’Arabi, H. Muhamedi, botën e kishte mbuluar errësira; qysh me dukjen e të madhit Jesu Krisht, H. Isait, kishin kaluar po thua 600 vjet dhe mbas kësaj kohe nuk ishte dukë mâ ndonjë i inspiruem tjetër i Zotit. Krej bota dëshmonte një të rame te poshtë nga pastertia e nga virtuti; kijo nuk i detyrohet tjetër kuj veç se të premit të revelatës për një kohë kaqë të gjatë. Arrësyeja e ndryçkur njerzore e sundonte njërzin e jo arrësyeja e plotsueme me revelatë, e prandaj e kishte humbë rrugën njeriu. Ujët e tokës së arrësyes njerzore ishte tharë se ujët pjellor i inspiratës nuk ishte derdhë mbi tokë për një kohë kaqë të gjatë. Kur shohëm qëndrimin e pa tundur të H. Muhammed-it kundra njij bote materjale dhe popujvet barbarë, kur shohim suksesin e Tij të pa shok me gjithë pengimet e kundërshtimet e rrepta të kaqë popujvet, kur shofim transformimin e pa shëmbëll e të mbrekullueshëm që solli Kur-ani i shënjtë brënda nji kohe të shkurtër, kur shohim të gjitha këto, bindemi dhe besojmë pa dyshim që H. Muhamedi âsht Profiti i Zotit dhe Kur-ani âsht fjala e Zotit që ju inspirure e ju frymëzue H. Muhamedit qoftë paqja e bekimi i Zotit mbi Të. I ndjekim parimet e Tij, të cilat nuk i predikoi vetëm tue i lanë si teori të thata po i ushtroi me shëmbëllën e tij personale e i vuni në praktikë tue u bâ një modell i përsosun për ç’do njeri. Kur shofim të gjitha këto ç’ka treguam më parë deklarojmë me bindje të plotë që âsht injorancë, marri e budallallëk me thënë profetsia a pejgamberllëku âsht gënjeshtër, dhe revelata, inspirata a vahji e mesazhi prej të Naltit Perëndi âsht mashtrim a batakçillëk për interesa personale.
Kur-ani âsht një libër i gjallë dhe i përshtatshëm për ç’do kohë dhe vënt, për krejt njërzin deri sa të jetojë këjo; po me qënë se njerëzia mund të dështojë për me qëndrue në rrugë të drejtë munt të shtëmanget nga e vërteta, munt të zhytet n’injorancë ase munt të bjerë në materjalizmë, tue mos i mbetë mâ zotsia e duhur për me marrë dritë prej Kodit të plotë të udhëheqjes njerëzore; për këto arrësye Mëshira Hyjnore e ka parakcakëtuar, që mbas Profetit të mbram H. Muhamedit, plotësuesit të fes së natyrëshme të Profitëvet të kaluar, të dërgojë një ringjallës të fés, i cili me gjuhën fetare quhet Muxheddid. Ky e pastron fen prej keq kupëtimevet të njërzis, bâhet një udhëheqës i gjallë për ata që kanë humbë rrugën dhe âsht i siguruem nga të bâmit gabim mbasi udhëhiqet drejt prej Zanit të Zotit, kështu ky nuk âsht si ç’do reformator tjetër, i cili mund të gabohet me ndonjë reformë.
Të dërguemit e nji Muxheddidi vertetohet edhe me fjalën e H. Muhamedit, i cili thotë: “All-llahu ka me dërgue në fillim të ç’do shekulli një Muxheddid prej Muslimanëvet, i cili do t’a ringjallë besimin.” Në të vërtetë të dërguemit e nji reformatori nga Ana e Zotit âsht cilsia karakteristike e nji besimi të gjallë e të përhershëm.
Edhe njërzit e mirë munt të marrën revelatë (Ilham). Këto revelate që n’Arabisht quhen edhe “Mubesherat” (lajme të mira) janë profetësira (para lajmërime) dhe interpretime të fjalës së Zotit që forcojnë të vërtetat e saj.
Si kur ndjekësit a pasuësit të Islamizmës t’ishin barazi në një nivel, me pasusit e fevet të tjera në të qënurit të pa aftë me mrri në naltsin shpirtnore të të pjekunit me Zotin atëherë edhe feja Islame do t’ishte e vdekur si të tjerat.
Një nga virtutet a cilsit karakteristike të Kur-anit të shênjtë âsht pushteti që ka për me e transformue e me e naltësue njerin nga thellësia e injorancës, e erresirës dhe e barbarizmës në kulmin më të naltë të dijës, të dritës e të spiritualitetit. Ky libër i fillosofis së mjaftuëshme qëndron i pa shoq në të reformuemit e shoqëris njerëzore dhe në të siguruemit e lumteris së vërtetë, të harmonis e të vëllazris në mest të individualëvet.
Ky libër âsht një filozofi e mjaftueshme dhe një ligj i plotë, i cili ka msime që u përshtaten të gjitha gjendjevet të ndryshme të njeriut. E edukon njerin e egër tue i msue rregullat e para shoqnore e njërzore, që e dallojnë prej shtâzëvet; kështu t’egërin e bân njeri, mandej ketë njeri e pajos me morale të nalta, kështu e bën njerin të mirë e të moralshëm. Kurani jep edhe mâ msime që e çojnë njerin e moralshëm në kulmin e lumtëris e të paqës tue ja ndryshue moralet e nalta në spiritualitet e në shënjtëri. Shkon gjatë me i spjegue këto të tri gjendje të ndryshme të natyrës së njeriut (nefsi emmare, nefsi levvame, nefsi Mutmeinne) dhe msimet shkallë shkallë që u jep Kur-ani i shenjtë këtyre gjendjevet, prandaj po spjegojmë pakë mbi gradën shpirtnore.
Njeriut që ka mbrrijtë në këtë sferë të lumnuëshme Zoti i drejtohet në ketë mënyrë:
يَا أَيَّتُهَا النَّفْسُ الْمُطْمَئِنَّةُ ارْجِعِي إِلَىٰ رَبِّكِ رَاضِيَةً مَرْضِيَّةً فَادْخُلِي فِي عِبَادِي وَادْخُلِي جَنَّتِي
Që d.m.th. “O shpirt që pushon në qetësi! Kthehu tek Krijuësi i yt, Ai âsht i kënaqur prej teje dhe ti je i kënaqur prej Atij, hyn ndër robët e Mí dhe hyrë në Parrizin (xhenet) t’Im” (89:27-30). Për këtë gjëndje virtuti e kënaqsie shpirtnore bâjnë fjalë shumë versete sublime prej të cilëve po spjegoj shkurtazi edhe këta:
أُولَٰئِكَ كَتَبَ فِي قُلُوبِهِمُ الْإِيمَانَ وَأَيَّدَهُم بِرُوحٍ مِّنْهُ
Që d.m.th. Zoti e ka skalisë me dorën e vetë besimin në zëmra të besimtarëvet të vertetë dhe i ka forcuar me dritë Hyjnore (VIII – 2)
Në një verset tjetër kemi:
حَبَّبَ إِلَيْكُمُ الْإِيمَانَ وَزَيَّنَهُ فِي قُلُوبِكُمْ وَكَرَّهَ إِلَيْكُمُ الْكُفْرَ وَالْفُسُوقَ وَالْعِصْيَانَ
Që d.m.th. O besimtarë! Perëndia ju ka bâ të dashur e të shtrenjtë besimin dhe i ka stolisë zëmrat t’uaja me shkëlqimet e bukurit e imanit dhe e ka bâ të neveritshme e t’urrejtur për juve mohimin, imoralitetin, krye-ngritjen dhe të gjitha rrugët e këqia.
Në një verset tjetër kemi:
لَهُمُ الْبُشْرَىٰ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ
“Për ata ka lajme të mira si në këte jetë ashtu edhe në tjetrën”.
Tue bë fjalë për ketë sferë shpirtnore një dijetar i famshëm e i shënjtë musliman thotë edhe këto fjalë “Drejtësija e sinqeriteti i plotë e i pastër i njeriut shpërblehen prej të Plot-pushtetshmit Perëndi me të dhuruemit e nji jete qjellore, të nji xheneti qysh në këtë jetë; po në ketë gradë shpirtnore âsht që njeriu e ndien se të falurat e të luturat apo adhurimi që në fillim i dukeshin si një barrë, tash má janë një ushqim mbi të cilin varet madhnimi dhe përparimi i shpirtit. Në këtë sferë shpirtnore epshet shtazore dhe prirjet e këqia, që e trazojnë dhe i sjellin pengime njeriut për me qendrue i pa tundur mbi themele të virtutit, vdesin e zhduken; nashti shpirti mrrin një shkallë zhvillimi, në të cilën përpjekjet e tij kurorëzohen me sukses. Një ndryshim i plotë e pershkon natyrën e njeriut: Vetë Zoti e rrënjos dashurín e virtutit në zêmër të tij; e verteta triumfon dhe e shtrëmbëra zhduket”.
Për me u bindë që Kur-ani i shënjtë ka pushtet me ringjallë njerzín e vdekur moralisht dhe me e çue e me e naltësue në kulm nga çdo pikë-pamje, le të hedhëm një sy historis para Islame dhe le të shohim transformimin e mrekullueshëm dhe shkëlqimin që dha drita Hyjnore, Kur-ani i shenjtë për një kohë të shkurtër. Historija botnore na tregon se në kohë, kur u kumtua Kur-ani i madhnuëshëm krejt bota ishte mbytë n’imoralitet dhe ishte mbuluar prej erresirës e injorancës; tue bâ fjalë për këtë perjudhë një dijetar Angles Sir William Muir-i thotë: “From one end to the other the world was covered in darkness” që d.m.th. “Bota anë e mb’anë ishte mbuluar n’errësirë”. Gjendja n’Arabi ishte edhe më e keqe.
Kur-ani i shënjtë ketë perjudhë t’erresirës e shënon me versetin 40 të kaptinës (sure) 30:
“Dhaharel-fesádu fil-berr-rri vel-bahri.”
Që d.m.th. tok’ e detë ishin korruptuar e ishte prishë morali. Fraza metaforike po të kthehet në një gjuhë të qartë do të thotë: si ehli qitabët, popujt që u ishin kumtuar libra të shënjta prej Zotit, âshtu edhe ata që s’ishin flladitur prej gurrës Hyjnore të krejt qenë demoralizuar e korruptuar. Kur-ani i madhnueshëm u dërguar me u dhënë gjallni të vdekurvet si urdhëron:
“Iàlemú ennell-lláhe juhjil-erda baàde mevtihá.”
Që d.m.th. dinie pa dyshim që Zoti âsht tue i dhënë gjallní tokës, e cila ka pasë qenë e vdekur.
Në këtë perjudhë errësire u kumtue fjala e Zotit tek Profeti i shënjtë Muhamedi (qoftë paqia e Zotit mbi të) për me e shpëtue popullin e egër e injorant. Msimet e Kur-anit me një elokuencë bindëse për një kohë të shkurter i bashkuen e i vllaznuen arabët e përçarë e barbarë që e kalojshin jetën me vlla-vrasje e me lufta të kota qi kishin vazhdue shekuj me rradhë. Ku-ani i shenjtë i naltësoi injorantët në kulmin e dijenis, egërsirat më kulmin e moralit e të spiritualitetit, ata që ishin t’etshëm për shkenca e për kulturë; ata që ishin skllavë të perandorivet fqinjë, të Bizantit e të Persis, i bâni udhëheqësit e përparimit me zâ. Arabët t’edukuem me instruksjone të Kur-anit themeluen mbretëri e perandori të pushtetshme sunduan e punuan me drejtësi, përparuan në të gjitha degat e shkencavet, e hapën dritën e qytetrimit qysh prej Hindit e Ganshit e deri në Francë; shpëtuan qytetrimin e vjetër të Grekëvet e të Rromakëvet, qi në shekullin e pestë e të gjashtë vate në buzë të varrit prej barbarëvet; Arabët musliman e trashguan ketë qytetrim dhe e zhvilluan deri sa patën për prís Kur-anin e shënjt në të gjitha pikpamjet e fazat e jetës. Arabët të udhëhequr prej parimevet të Kur-anit qenë ata që i transmetuan Evropës qytetnimin e sotshëm që e gëzon dhe e zhvillon.
Kur muslimanët ishin në kulm të përparimit nga ç’do pikëpamje, Evropa, sot e qytetnueme, atëherë ish n’errësirë. Dijetarët Evropjanë dhe Historia ja u detyron qytetrimin e sotshëm muslimanëvet të hershëm. Le të digjojmë pakë dijetarë ç’thonë mbi këto të vërteta që theksuam: Dr. Campel në librin Arabian Medicine thotë: “Kur Evropa flinte në thellësi të ulësis e të poshtërsis intelektuale në kohë t’errëta, kultura e qytetnimi ishin përhapë në shtetet Islame nën patronazhin e halifevet të Kordovës e të Bagdatit. Në një kohë kur baronët e baroneshat e Evropës mesjetare nuk dijshin me shkrue as firmën e tyre, ç’do vajz’ e djal’ i vogël n’Islam shkruante e këndonte lirisht.
Një dijetar tjetër Anglis Busworth Smith thotë: “During the darkest period of European history the Arabs for five hundred years held up the torch of learning to humanity.” që d.m.th. “Gjatë kohës më t’errët të historis Evropjane Arabët për pesëqint vjet ja mbajtën nalt dritën e kulturës njerzis”.
Zotni John Davenport shkruan: “It must be owned that all knowledge whether of physics or mathematics, Astronomy, Philoshophy or Biology that flourished in the tenth century was originally derived from the Arabian School.” Perkthimi: “Duhet të pohohet se gjithë dituria qoftë fizikë a mathematikë Astronomi, Fillosofi a Biollogji, që u dukën n’Evropë në shekullin e dhjetë rrjedhën origjinalisht prej shkollës arabe.”
Një dijetar tjetër me emnin Stanley Lane Pool në librin “The Moors in Spain” thotë: “Profesorët e mësuesit e Spanjës e kishin bâ Spanjën qendrën e kulturës Evropjane, ku vijshin studenta prej të gjitha anëvet t’Europës për me studjue nënë doktorët e famshëm të Spanjës, ku studjohesh ç’do degë me rëndësi të posaçme.
Kur-ani i shënjtë msimet e të cilit kanë qenë vû në praktikë pikrisht, âsht kodi i plotë i udhëheqjes njerëzore që bën reforma në çdo pikëpamje, në ç’do gjëndje dhe në ç’do fazë të jetës. John Davenporti tue folë për ketë pikë spjegon gjykimin e Z. Gibbon-it tue thënë: “The Koran is the general code of the Muhammedans, a religious, socila, civil, commercial, military, judicial, criminal, penal code, it regulates every thing from the ceremonies of religion to those of daily life, from the salvation of the soul to the health of the body from the rights of all to those of each individual; from the interests of man to those of society from morality to crime from punishment here to that in the life to come.”
“Kurani âsht kodi i përgjithshëm i Muhamedanëvet, një kod fetar, shoqnor, civil tregtar, militar gjyqsor, kriminal e penal. Rregullon ç’do gjë; qysh prej ceremonivet të fés e deri tek ato të jetës së përditshme, qysh prej shpëtimit të shpirtit deri tek shëndeti i trupit, qyshp prej të drejtavet të të gjithëvet deri tek ato të ç’do individuali, qysh prej interesavet të ç’do njeriu deri tek ato të shoqëris, qysh prej moralit deri në krime e qysh prej dënimit këtu deri tek ai në jetën tjetër.”
Tash le të dëgjoimë shkurtazi permbajtjen e disa verseteve që na zgjidhin problema të ndryshme dhe na venë baza të harmonis e na udhëheqin në përparim e në lumtëri të vërtetë: në versetin
إِنَّ اللَّهَ يَأْمُرُكُمْ أَن تُؤَدُّوا الْأَمَانَاتِ إِلَىٰ أَهْلِهَا وَإِذَا حَكَمْتُم بَيْنَ النَّاسِ أَن تَحْكُمُوا بِالْعَدْلِ
“Zoti urdhnon t’ua dorëzoni emanetet atyre që e meritojnë dhe kur të gjykoni njerzit duhet të gjykoni me të drejtë”.
Ky verset sublim ven baza, mbi të cilat varet përparimi dhe ekistenca shtetnore. Ai shtet që ka pasë nënpunës të zotë e të drejtë kur do herë ka përparuar dhe âsht lumtnuar; dekadenca e kombevet ka ardhë kur do herë që kanë mungue këto të dy parime. Verseti
إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ
“Myslimanët s’janë veç se vëllazën” na pajosë me atë virtut që t’i konsiderojmë vëllazën muslimanët të ç’do rrace e klase. Versetet
إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ نُوحٌ ….. إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ هُودٌ
Dhe shëmbëlla e këtyre verseteve na pajisin me atë virtut që t’i konsiderojmë si vëllezër edhe ata që nuk janë në fé t’onë. Sa të harmonishme janë të tilla parime! Këto sigurojnë tansin kombëtare të nji shteti që përbëhet prej elementëve të ndryshme fetare si kur kombi shqiptar.
Verseti
وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَىٰ ۖ وَلَا تَعَاوَنُوا عَلَى الْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ
Verseti
يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُم مِّن ذَكَرٍ وَأُنثَىٰ وَجَعَلْنَاكُمْ شُعُوبًا وَقَبَائِلَ لِتَعَارَفُوا ۚ إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ
Ka vendos barazimin në mest të rracavet dhe të klasëvet të ndryshme njerzore dhe e ka pajosë njerin me atë virtut që veç në vepra të mira e në divotshmeni të mos e kërkojë naltsin tjetër kund.
Një nga detyrat e domosdoshme që ka urdhëruar ligji i plotë Hyjnor âsht të nxânunit e dituris. Verseti i parë që ju kumtue Profitit të shenjtë, H. Muhamedit âsht:
اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي …
i cili e detyron njerin të nxêj me shkrue e me këndue dhe të pajoset me dituri. Kur-ani i shënjtë na enkurajon me studjue natyrën dhe me i sundue forcat e saj; me studjue historit e Kombeve dhe me marrë shëmbëll e me fitue prej ngjarjeve të kalueme, na shtyn me studjue gjëndjen e shteteve. Shumë versete e lavdojnë diturin e dijetarët dhe na shtyjnë që t’arrsyetojmë me inteligjencë (mënt) që na ka dhuruar i Plotpushtetshmi Perëndi mbi ç’do problem; shumë versete na heqin vrejtjen tue na ndalue t’i bindemi ndonji doktrine qorrazi. I konsideron të verbër e të shurdhër ata që thonë e ushtroj këtë zakon apo e besoj këtë doktrinë pse kështu e kam gjetë nga prindërit apo kështu e kam pa e kështu e bëj.
Verseti
لَا إِكْرَاهَ فِي الدِّينِ
Që d.m.th. “S’ka shterngim në fé” vë baza të nji tolerancës fetare. Feja Islame nuk e shtërngon njerin me ja pranue doktrinat, pse janë të kumtueme nga Zoti; po ja paraqit arrësyes pranimin e tyre. Kur-ani i shënjtë nuk na mson gjâna që janë jashtë mëndjes dhe jashta natyrës së njeriut; kemi një verset:
هَٰذَا ذِكْرٌ مُّبَارَكٌ
“Ky libër i bekuem na sjell në mënt ç’ka âsht në natyrë të njeriut e në ligjë të natyrës.”
Kur-ani i bekuem ka cilsi me i shërue sëmundjet shpirtnore si urdhno edhe vetë:
شِفَاءٌ لِّمَا فِي الصُّدُورِ
“Kur-ani âsht një sheruës për sëmundje shpirtnore.”
Nuk qe shpata si pandehet, shkaku që u përhap Drita e Zotit, Feja Islame aqë me shpejti vetëtime, po u përhap dhe do përhapet nga parimet e saj, që e shërojnë ç’do lëngatë të shoqëris njërzore e t’individualit. E verteta triumfon sa do që të ketë armiq.
Edhe në kohën e sotëshme që bota islame si dihet ka ranë poshtë dhe s’i ka mbetë fuqi, prapë se prapë Feja Islame triumfon. Këto vjetët e fundit shumë dijetarë të përmendur të botës së qytetnueme, që kanë kërkuar të vërtetën dhe kanë studjuar fét për me ushtrue e me pranue mâ të meritueshmen, kanë përqafue Fén Islame dhe po bëjnë përpjekje të nxehta për me e përhapë, dhe kanë dalë me sukses. Dr. Halid Sheldrak-u, Dr. Hamit Marcus, Baron Omar Ehrenfels etj. të famshëm për nga kultura, të cilët janë të shumtë me u numrue, kanë përqafue fén Islame dhe pa as një intersë punojnë pa u lodhë që të përhapet Drita e Zotit dhe t’i shpërndajë rét e zeza të materjalizmit dhe të superstisjonit. Këta mbajnë rregullisht konferenca mbi fén Islame në qëndra të rëndësishme dhe shpërndajnë libra e broshura mbi Islamizmë e si mbas lajmeve të sigurta po dalënme sukses të math.
Georg Bernard Shaw-i një shkrimtar i famshëm Angles, i cili âsht krejt atheist dhe prej penës së tij nuk ka mbetë as një fé e as një isntitut pa u kritikue, e ka pohue naltsin e fés Islame, nuk i ka gjetë as një të metë për me e kritikue dhe ka dekllaruar se Islamizma âsht e vetmja fé që i përshtatet dhe i nevojitet njeriut sa qo që të përparojë. Ky ka profetizuar edhe se brënda njaj shekulli Evropa përgjithësisht e veçanërisht Anglia do të përqafojë fén Islame. Ky parashef edhe se: The very salvation of the one sided civilisation lies in Islam. Që d.m.th. i vetmi shpëtim i qytetnimit të një anshëm perëndimor varet n’Islam.
Msimet e Kur-anit na i zhvillojnë të gjitha moralet që janë në natyrë të njeriut, na pajosin me vullnet e qëndrim të pa tundur me sinqeritet e ndergjegje të pastër e të kulluar, na zhvillojnë deri në kulm moralin e sakrificës dhe të kuximit e të durimit, pa të cilat nuk mund t’i realizojë njeriu qëllimet që ëndërron dhe njerzia do të kishte mbetë në shkallë primitive po t’i mungojshin vënia në vëprim të këtyre moralevet.
Të bëjmë fjalë edhe për një cilsí tjeter të Kur-anit të shënjt. Ky si revelatë Hyjnore ka zgjidhë problema dhe ka zbulue të verteta, të cilat mentari vetem me fuqin e tij mendore e me djersë të ballit nuk mund t’i zgjidhë. E kur frymëzohet me revelatë dhe i spjegohem problemat, mbi të cilat ishte mundue aqë shumë po pa dobi për me nxjerrë ndo një përfundim âshtu si nxjerr mathematikani nji problemë mathematike, arrsyeja i pranon, bindet qetëson zëmrën dhe plotësohet. Kështu revelata Hyjnore i ndihmon arrësyes dhe ja mbulon të metat të mos i dalin në shesh. Njeriu, tue u udhëheqë prej fjalës Hyjnore, plotson arrësyen e reformon vehten dhe korrigjon gabimet.
Historia e filosofisë âsht një deshmuese për ketë fakt; ajo na tregon se fillosofë të përmëndur për fuqín mendore me arrsyen e tyre si njërës kanë bâ gabime trashanike: p.sh. edhe Platoni, filosofi i math e i famshëm për fuqín e tij arrësyetuese, ka bâ një herë një gabim trashanik tue i bâ korban (oforim) njij idhulli, kur se nuk kallzohet një e tillë vepër për ndo një fillosof Musliman, pse ky ka për udhë-heqës revelatën e pa gabueshme të Profetit të Shënjtë, Kuranin; Kur-ani qysh prej fillimit e deri në mbarim nuk ka as një të metë, msimet e tij pajtojnë me natyrën e njeriut dhe mendja e shëndoshët i pranon pa as një kritikë.
John Davenporti në faqe 59 të librit “An Apology for Muhammed and the Koran” tue bë fjalë për pastertin e persosmerin e Kur-anit shkruan kështu: “Among many excellencies of which the Koran may justly boast are two eminently conspicious the one being the tone of awe and reverence which it always observes when speaking of or referring to, the Diety to whom it never attributes human frailities and passions; the other the total absence throughout it of all impure immoral and indicent ideas expressions etc blemishes, which it is much to be regretted are to frequent occurence in the jewish scriptures. So exempt indeed is the Koran from these undenial defects that it needs not the slightest castigation and may be read from beginning to end without causing a blush to suffuse the cheek of modesty itself.”
Që d.m.th. “Ndër shkëqimet e shumta për të cilat Kur-ani ka të drejtë të lavdohet, mâ të çquarat janë dy: njana âsht të qënurit një ton tristimi dhe nderimi, të shtië frikën dhe të bën t’a nderosh e t’a respektosh; këjo gjâ shihet gjithëmonë kur tue folë me Hyjnin (Perendin) të Cilin kurr nuk e cilson me dobësira e me pasjone njerëzore; çquarsia tjetër e Tij âsht të qenurit në funt e në krye krejt i dlirë nga të gjitha idet, shprehjet, kallzimet e të tjera gjâna imorale të poshterme e të pa hishme. Këto të meta, për të cilat duhet me u mjerue e me u dëshpërue, janë të shpeshta në shkrimet e Jahudive; ka i dlirë âsht Kur-ani prej këtyre të metave të pa mohuëshme, sa që nuk ka nevojë as për më të voglin kastigim dhe mun të këndohet prej fillimit deri në mbarim pa mos e kuqë as faqen e njeriut më modest.”
Kur-ani i shënjtë çfaq kryesisht në një mënyrë të pa kundërshtuëshme prej llogjikës sa do që të përparojë këjo, Njësín, Madhështín, dashurín, pushtetin, diturin dhe të gjitha cilsit Hyjnore të dlira nga ç’do e metë dhe të plota.
Kurani i madhnuëshëm veç subjektevet të shumta përmban edhe një pjesë të domosdoshme të historis së shënjtë; i ka dliruar Profetët, qoftë paqja e Zotit mbi ta, nga njollat e çpifjet që u ishin vënë, dhe u ka dhënë vlerën e nderin e merituëshëm tue i lavdrue si njërës të pa gabuar. I ka detyrue besnikët që t’i besojnë e t’i nderojnë si Profitin e tyre.
Po të studjojmë Kur-anin e testamentet dhe të bëjmë një krahasim në mest të tyre kemi për të përfunduar se Kur-ani i ka korrigjuar e plotsuar të parët.
Kur-ani i shënjtë, i cili âsht permbledhësi i nji dijes së pambaruëshme, dhe një mrekullí e pa vdekëshme, ka spjeguar 1300[1] e ca vjet më parë të vërteta shkencore të pa njohura n’atë kohë, të cilat shkenca moderne i ka zbuluar në shekujt e fundit. Kjo provon Fjalën e Zotit, e cila vjen dakord me veprën e Zotit që âsht shkenca me prova.
Ka shumë versete që spjegojnë të vërtetat shkencore të ndryshme, të cilat shkenca mundi me i zbulue së voni. Mbasi shkon gjatë po spjegojmë vetëm nga dy. Astronomia moderne ka zbuluar se toka lëvis në hapësirë tue ardhë rreth diellit, i cili edhe ky lëvis rreth boshtit të vetë. Këtë zbulim t’astronomis tash vonë e ka zbulue Fjala e Zotit 13 shekuj e gjysmë më parë me versetet
وَالشَّمْسُ تَجْرِي لِمُسْتَقَرٍّ لَّهَا
“Edhe dielli levrin në qëndrën e posaçme.”
وَتَرَى الْجِبَالَ تَحْسَبُهَا جَامِدَةً وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ السَّحَابِ
“Të duken malet (toka) të pa levizshëm, kurse ata udhtojnë si rêtë.” Këto versete janë kënduer prej njëj anallfabeti n’atë kohë, kur besohesh se toka âsht e rrafshët si tepsia mbi të cilën përmbyset kupa qielloer dhe se qielli përpiqej me tokë.
Para se t’i apim funt le të digjomë edhe gjykimin e një shkrimtari me zâ Frances me emnin Sidion. Ky në librin (Shkurtim i historis s’Arabis) faqe 63-64 tue folë për naltsít e Kuranit të bekuem shkruan: “Kurani âsht një vepër e dêjë për ç’do respekt, Kurani i ka njoftue njerzis tagrin e Zotit, ja shkoqit qartazi njeriut marrëdhëniet që ka me Perëndin dhe ç’duhet të presë prej Tij. Kurani mështiell krejt bazat morale e fillosofike. Virtuti e vesi, e mira, e keqja dhe e vërteta e çdo sendi âsht spjegue në Kur-an. Dispozitat e versetet e Kuranit i janë frymzue H. Muhamedit si mbas nevojës. Kurani âsht ai që disa thërmia grindavecë të degjeneruem i bashkoi në një tansi kombëtare, që kishin të bëjnë me fatin e botës. Themelet e urtis e të fillosofis, drejtësia e barazia janë spjegue në Kuran. Kurani porosit kursim e shpenzime me masë, Ai nxjerr në dritë njerín që e ka humbë rrugën. Ai e shpeton moralin. Kurani të metat e gabimet e njeriut i kemben në virtute të nalta e të përsosura. Kanë qenë barbarë ata që i kanë thënë fé barbare Islamizmës. Këta njërës i kanë mbyllë sytë para Kuranit dhe s’kanë dashë t’a kuptojnë se si ky libër i naltë qysh prej shumë shekujsh po shkul e po resit nga zemra e njërzís veset.”
Duhet pra të studjohet ky kod i plotë i udhëheqjes njërzore, të pajosemi me virtutet ma të nalta që na inspiron ky libër i fés së natyrëshme që të bëhemi njerës të plotësuem të vlefshëm për atdhén e dashur e për shoqnin njerzore dhe të lumtur për të dy jetet.[2]
[1]. Sipas kalendarit hixhri, aktualisht 1441 vjet më parë (shënim i redaksisë).
[2]. Marrë nga revista “Zani i Naltë”, nr. 7, viti X, korrik 1935, f. 198-211.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...