Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Aug 11, 2020 Zani i Nalte Aktivitete 0
Departamenti i Shkencave Islame është bërë pjesë e një programi Master falë një bashkëpunimi me Institutin e Lartë të Studimeve Religjioze në Rimini të Italisë në bashkëpunim me Shkollën e Lartë të Studimeve Historike në Universitetin e Republikës së San Marinos. Partneriteti i disa institucioneve akademike ndërkombëtare ka bërë të mundur hapjen për herë të parë të një programi studimi pasuniversitar mbi Dialogun Ndërfetar dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Ky partneritet i Departamentit të Shkencave Islame, vjen pas pjesëmarrjes së tij në një konferencë ndërkombëtare, mbajtur në tetor 2018 dhe organizuar nga Instituti i Lartë i Studimeve Religjioze në lidhje me modelin shqiptar të dialogut ndërfetar. Pas kësaj konference, Instituti në fjalë, ka ftuar zyrtarisht Departamentin e Shkencave Islame në Universitetin Bedër për të qenë partner i një programi pasuniversitar, i cili do të realizohej në bashkëpunim me Universitetin e San Marinos. Partnerë të këtij programi janë gjithashtu dhe disa institucione fetare dhe akademike kryesisht nga Italia dhe Shqipëria, të cilët po japin një kontribut në zhvillimin e dialogut ndërfetar.
Në përfundim të këtij programi 2-vjeçar (2018-2020), Instituti i Lartë i Studimeve Religjioze i ka dërguar një letër falënderimi Departamentit të Shkencave Islame, Bedër për bashkëpunimin si partner i këtij programi.
Ky program synon një vështrim objektiv të fenomenit fetar, së bashku me historikun dhe krahasimin e kulturave të ndryshme fetare. Ai synon të shtjellojë një kulturë të themeluar epistemologjikisht të dialogut ndërfetar dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Kjo rrugë akademike i kushton vëmendje të veçantë zonës së Ballkanit dhe Mesdheut, për të favorizuar një zhvillim inovativ dhe konkret të rrjeteve të solidaritetit dhe për të promovuar paqen dhe bashkëjetesën ndërfetare dhe ndërkulturore.
Programi ka gjithsej 60 ECTS (kredi universitare), ekuivalent me një Master universitar të nivelit të parë dhe ndër të tjera synon të eksplorojë format antropologjike, kulturore, gjuhësore, filozofike, teologjike dhe mistike të traditave të ndryshme fetare, në mënyrë që të kuptojë më thellë rrënjët e civilizimeve të ndryshme dhe identitetet kulturore, zhvillimin e tyre historiko-politik, përhapjen dhe ndikimin e tyre, etj.
Programi vlen kryesisht për të diplomuarit në:
Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe profileve të mëposhtme profesionale si:
Programi i titulluar “Dialog Ndërfetar dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” është i sponsorizuar dhe i akredituar nga Fakulteti Teologjik i Emilia Romagna dhe njihet dhe nga Ministria e Arsimit e Italisë.
Faqja e programit:
May 22, 2020 0
Nov 20, 2019 0
Nov 13, 2019 0
Jul 31, 2019 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...