Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Jul 15, 2020 Zani i Nalte Aktivitete 0
Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nxjerr nga shtypi librin më të fundit “Ilmihal për fillestarë”. Ky ilmihal është produkt i një pune të gjatë, ku përveç literaturave bazë për hartimin e tij, KMSH i është referuar edhe disa ilmihaleve të mëparshëm, bazuar në medh’hebin zyrtar hanefi të KMSH-së.
Libri “Ilmihal për fillestarë” trajton tematika të ndryshme, duke i ndarë ato në tre kategori studimi: Besimin, adhurimin dhe moralin. Gjatë punës sonë jemi përpjekur që formulimet në tekst të jenë në një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme. Në këtë drejtim, marrja e abdesit dhe falja e namazit është ilustruar me foto, në mënyrë që të mësohet më lehtë nga fillestarët e çdo moshe. Meqenëse ilmihali është hartuar për fillestarët, jemi mjaftuar me vendosjen e fusnotave vetëm për ajetet dhe hadithet.
Në libër janë shtjelluar në fillim kushtet e besimit, si baza dhe themeli i Fesë Islame, sepse çdo gjë është e lidhur me besimin dhe bindjen. Adhurimi dhe morali realizohen mbi themelin e besimit. Është folur gjerësisht për çështjet që lidhen me pastërtinë, meqenëse pastërtia është parakusht i hyrjes në namaz dhe për këtë duhet të ketë vëmendjen e duhur. Sigurisht që një hapësirë të gjerë, për shkak të peshës dhe rëndësisë që ka në jetën e besimtarit, i është rezervuar kapitullit të adhurimit. Ndërsa morali është fryti i pemës së besimit, pemë e cila kultivohet me zbatimin e përgjegjësive nga besimtari me mendimin se edhe nëse nuk e sheh Allahun ai vështrohet prej Tij. Myslimani shembullor është ai që kryen detyrat e tij të adhurimit ndaj Allahut dhe sillet mirë me njerëzit e tjerë. Parë në këtë kontekst, kapitulli i moralit është trajtuar me hollësi dhe rëndësi të veçantë.
Shpresojmë që ky ilmihal të gjejë vendin e duhur në mesin e literaturës islame të botuar në vendin tonë dhe të shërbejë me efikasitet për fillestarët në mësimin e elementëve bazë të fesë Islame. Pavarësisht kujdesit të treguar, kërkojmë mirëkuptimin e lexuesit për ndonjë gabim ose mangësi të mundshme. Ndërsa Zotit të Madhëruar i lutemi që ky ilmihal të shërbejë me sukses, bazuar në qëllimin e tij drejt nxënies së njohurive fetare.
Të interesuarit mund ta gjejnë te libraria “Miqtë e Librit”, pranë KMSH.
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...