Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Oct 22, 2019 Zani i Nalte Abstraktet 0
1. Gjashtë shekuj islam institucional në Ballkan
Akademik Feti Mehdiu, Kosovë
Argumentet flasin qartë se fillimi, përhapja dhe gjallërimi Islam në Ballkan, konkretisht në hapësirën shqiptare, janë të lidhura ngushtë dhe me një lidhje të qëndrueshme e afatgjatë me veprimin e institucionit të xhamisë, si një institucion i mbështetur në Kur’an. Institucionet shtetërore të Sulltanatit Osman, kur arritën të venë nën sundim Ballkanin, në mbështetje të Kur’anit dhe Hadithit, si dy burimet e pakontestueshme të fesë islame, ndërtuan mekanizmat e nevojshme legalë për veprim dhe zbatim të burimit islam: Kur’anit dhe Hadithit. Ndërtuan xhami si parakusht për të përgatitur njerëz me moral të shëndosh në formë legale. Këtë e dëshmon fakti se në të njëjtin vit kur u ndërtua xhamia e parë në këto hapësira, në vitin 1396 – në Kërçovë, kemi edhe institucionin e jurisprudencës islame – kadiun në Jeni Pazar, si një instrument përcjellës i zbatimit të bazave Islame.
Këto institucione erdhën duke u shtuar dhe asnjëherë nuk ranë në ndikimin e ideologjive të ndryshme, sepse për këto Kur’ani ishte mbi të gjitha rregulluesi më i mirë i jetës, në luftë, në paqe dhe pas paqes.
Vetëm ashtu arritën që deri tash, për 620 vjetët e kaluara, të bëjnë jetë aktive, herë më shumë e herë më pak, por asnjëherë të gjunjëzuar para ideologjive si platforma të përgatitura nga njerëzit e zakonshëm nën ndikimin e qarqeve të ndryshme. E ardhmja e tyre do të jetë e ndritshme nëse vazhdojnë të ndjekin rrugën e Kur’anit dhe të Sunetit të Muhamedit a.s.
Historia duhet mbështetur në argumente morale dhe materiale, të verifikuara. Nëse mbështetet në mite nuk ka ardhmëri.
2. Kur flasim për dashurinë…!
Dr. Hysen Kobellari, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
Trajtimi i dashurisë në gjithë shumëpërmasat e saj të menduara dhe ndikimi i fuqishëm në jetën e njeriut është një temë sa delikate dhe e vështirë, po aq e bukur dhe tërheqëse për t’u trajtuar nga studiues dhe krijues të fushave të ndryshme. Por kjo temë është shumë e parapëlqyer për t’u trajtuar, sidomos nga ana e shkrimtarëve dhe poetëve. Janë të pafundme krijimet e tyre për dashurinë dhe njeriun që dashuron; për dashurinë si pasion, për kënaqësinë e madhe dhe ndjenjat pozitive që sjell te njeriu dashuria, por edhe për tragjeditë e mëdha që rrjedhin nga teprimet deri në dalldi nga njerëzit, të cilët e kuptojnë cektësisht atë, duke e kufizuar këtë ndjenjë të mrekullueshme vetëm në raportet e ngushta ndërgjinore. Raportet e gjërave që duam, që dëshirojmë, apo kemi nevojë me dashurinë në veçanti paraqesin ndryshime sasiore dhe cilësore. Këto raporte secili përpiqet t’i qartësojë apo shpjegojë sipas mënyrës së vet; këtë përpiqet të bëjë edhe autori në esenë e mëposhtme.
Dhe kur arsyetimet, shpjegimet gjuhësore dhe përsiatjet poetike e filozofike gërshetohen edhe me njohuri të thella fetare e filozofike, trajtimi i temës bëhet më i qartë, më i plotë, më bindës dhe shkrimi del më i këndshëm dhe edukativ njëkohësisht për brezat e rinj. Frymëzimi, inspirimi që vjen te njeriu që merr penën të shkruajë, është një dukuri sa hyjnore, si dhuratë dhe bekim nga Krijuesi, aq edhe tokësore, në kuptimin e njohjes së jetës dhe natyrës sonë njerëzore në gjithanshmërinë dhe thellësinë e tyre…
Dëshirat e shumta njerëzore dhe dashuria e tyre shumëdimensionale, janë ndjenja dhe dukuri shoqërore, të cilat është e vështirë, gati e pamundur të kthehen në numra, në instrumente apo të ndryhen në formula matematikore … Allahu e din më së miri.
3. Kush është ‘çkatërimi’ i radhës për njerëzinë!
Ilir Akshija, M.D., M.Sc., Spitali Universitar “Nënë Tereza”, Departamenti i Statistikave
Ngjarjet tronditëse të brezave të mëparshëm, që u kanë kushtuar jetën miliona njerëzve, siç është rasti i komunizmit, të sjellin ndërmend veprën e paralajmëruesve të tyre. Si e tillë është punimi i Hafiz Ali Korçës, “Bolshevizma a çkatërimi i Njerëzimit”, botuar për herë të parë në vitin 1925, një zë i qartë i artikuluar nga një intelektual dhe rilindës i veshur me petkun e imamit dhe i pajisur me të kuptuarit e teksteve fetare islame. Ky zë paralajmërues, si i shokëve të tij, fare pak i kuptuar, edhe pse ndoshta i dëgjuar gjithandej, ia vlen të vlerësohet i ballafaquar me përfaqësues të mendimit bashkëkohës të tij, por edhe me kritikën e sotme. Një botë që shkon tashmë përtej globalizimit të tregtisë është e pritshme të udhëtojë edhe drejt globalizimit të vlerave dhe e ka thuajse të pamundur të mos përballet me zhvillime të mëdha, që sa të mira mund të sjellin, po aq të rrezikshme mund të jenë për njeriun dhe njerëzimin. Rikthimi te vizionarët e së shkuarës dhe sidomos ata që i referohen në punën e tyre teksteve të shenjta janë më e pakta një ngushëllim që do të ketë prapë të tillë, por përtej ngushëllimit me
4. Hoxhë Hasan Tahsini në kolanën “Zani i Naltë”
Msc. Flogerta Doja, Kolegji Universitar Bedër
Hoxhë Hasan Tahsini njihet si një nga personalitetet më të shquara të botës shqiptare. Ai ishte më i dituri dhe më i formuari ku ndihmoi në përhapjen e diturisë, në mbrojtjen e atdheut e çështjes kombëtare. Fitues i shumë titujve të ndryshëm. Hoxhë Hasan Tahsini i ka dhënë shumë rëndësi të drejtës që njeriu ka kundrejt vetes, shoqërisë dhe mbarë njerëzimit, duke theksuar se e drejta, jo vetëm që është në dobi të vetes, por edhe në dobi të të tjerëve. Gjithashtu hoxha i nderuar e përkufizon njeriun si qenien më të lartë, më të bukur nga çdo pikëpamje. Sipas tij, njeriu duhet të jetë i veshur me petkun e mëndafshtë të sjelljes së mirë, që ai të arrijë atë lartësinë e duhur, përkundrazi ai është më i ulët se kafsha. Hoxhë Hasan Tahsini ka shkruar edhe dy poezi mjaft të bukura, njërën prej tyre kushtuar Zotit. Rëndësi të madhe Hoxhë Hasan Tahsini i ka dhënë edhe këshillimit me të tjerët. Ai thekson se njeriu, jo vetëm duhet të jetë këshillues i mirë, por edhe veprues i mirë që këshilla të ketë dobi. Të gjitha këto çështje ai i sqaron me versete nga Kur’ani Famëlartë dhe Hadithe të Profetit Muhamed a.s., të cilat disa prej tyre i ka përkthyer në gjuhën shqipe.
Prof. Dr. Selman Sheme, Departamenti i Gjeografisë, Universiteti i Tiranës
Sipas regjistrimit të vitit 1991 të bërë nga Shoqëria Patriotike “Çamëria”, popullsia me origjinë çame e vendosur në Republikën e Shqipërisë arrin në 204.255 banorë.
Duke u mbështetur në ritmet e shtimit natyror të popullsisë në vendin tonë në 28 vjetët e fundit, llogaritur sipas teorive demografike të riprodhimit të popullsisë, rezulton se numri i popullsisë çame në Republikën e Shqipërisë në ditët tona duhet të jetë mbi 300.000 banorë, ose rreth 11 për qind e popullsisë së regjistruar të vendit në vitin 2011.
Shqiptarët e Çamërisë që jetojnë në shtetin amë, ruajnë traditat, të drejtën zakonore të kultivuar në shekuj (kanunin e adeteve), dialektin e tyre të lashtë, këngët, vallet, veshjet e tyre karakteristike, kulinarinë unike, folklorin dhe, mbi të gjitha, vendosmërinë për t’u kthyer në trojet e veta.
Spastrimi etnik i Çamërisë krijoi precedentin e rrezikshëm të spastrimeve etnike në Ballkan. Ai ndryshoi dukshëm balancat etnike në raportet greko-shqiptare në favor të grekëve dhe krijoi një problem që do të ndikonte për një kohë të gjatë në ndërgjegjen e popullit shqiptar. Spastrimi etnik i Çamërisë nxiti dhe fuqizoi presionet e shtetit grek ndaj kombit dhe shtetit shqiptar, duke avancuar planet dhe aktivitetet për aneksimin e Shqipërisë së Jugut.
Bazuar në Konventën Evropiane dhe Deklaratën Universale, shteti grek duhet të kryejë detyrimet ligjore e kushtetuese për trajtimin e popullsisë çame dhe arvanitase në Greqi si pakicë etnike. Njëkohësisht riatdhesimi i popullsisë çame që banon në shtetin amë, në trojet e veta në Çamëri dhe kthimi i pronave të tyre do të përmirësonte situatën demografike dhe ekonomike në këtë krahinë. Vetëm në këtë mënyrë mund të mëtohet për integrim dhe demokratizim të Rajonit të Ballkanit.
6. Kontributi i dijetarëve myslimanë në Lidhjen e Dytë të Prizrenit
Alban Dobruna, Instituti i Historisë-Prishtinë
Në ditët e fundit të Italisë fashiste, nacionalistët shqiptarë bënë përgatitjet për mbajtjen e një Lidhje, e cila, si pikësynim, kishte bashkimin e trojeve shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë me kufijtë e Shqipërisë, mbrojtjen e këtyre tokave nga popullsitë sllave, si dhe sigurimin në rrugë historike dhe diplomatike të qenies së shqiptarëve në këto toka.
Kështu, në grupin nismëtar të themelimit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, më datën 16 shtator të vitit 1943, do të merrnin pjesë shumë klerikë dhe intelektualë të besimit islam. Në këtë kumtesë kam si qëllim të vë në pah rolin dhe kontributin e klerit mysliman në një moment shumë të rëndësishëm për popullin shqiptar, që jeton në Kosovë, si dhe aspiratat e tij për liri dhe bashkim me trungun amë.
7. Kontributi i Ismail Efendi Ndroqit për Pavarësinë e Shqipërisë dhe për Bashkinë e Tiranës
Prof. Dr. Zamir Ndroqi
Me fjalën e mençur, filozofinë e patriotizmin dhe qytetarinë Ismail Efendi Ndroqi edukonte harmoninë dhe emancipimin. Shtëpia e tij ishte shembull i këtij emancipimi, që nga marrëdhëniet në familje, respekti dhe komunikimi. Vetë ai nxiste ndryshimin e zakoneve të rënda, duke rekomanduar martesat me njohje, ndryshimin e veshjeve në veshje evropiane, e po kështu sjelljet brenda e jashtë shtëpive, duke filluar me shembuj që me familjen dhe vajzat e tij .
Shprehjet filozofike ishin dekor i bisedave të tij. Ndërsa vajzat e shtëpisë e fillonin prikën duke qëndisur flamurin kombëtar e mbi shqiponjën dykrenore qëndisej edhe shprehja “Për fe e për atdhe”.
8. Duhet perkrahur feja
Rrapo Rustemi, Student i M. Përgjithshme
Islamizma duhet ruajtur me pekul, duhet përkrahur dhe duhet të zerë, në ndergjegje të njeriut vëndin më të lartë, pse Ajo është përkrahse e bonjakve dhe e të vorfënve, fortes’ e shpëtimit, kopsht’ i përparimit materjal e shpirtnorë, është themel i paqës, i vellazerís dhe i barazís…
Tash len nji pyetje kështu: Si mund t’a ndihmojmë e t’a përkrahim feën? Të gjitha punrat e mira, si përkrahja e të vorferve, e bonjakve, themelimi dhe meremetim’ i xhamijave, përkrahja e studentave, të cilët perpiqen për Atdhé e fé, çilja e spitaleve dhe shume sende të tjera, mund të numrohen ndihmë e perkrahje për fé. Por, ndihma m’ e rëndësishme mund t’i bëhet fés, për mbas mendimit t’em, tuke marrë parasysh kohën e kritikëshme, me edukimin e fëmive, mbi të cilët mbështetet vlera e fés dhe e atdheut… na shtyn të kemi kujdes të plotë për ata, të cilët i kemi nën vehte e qi na njohin si kryetar; atyre duhet t’ju plotsojmë nevojat, m’e madhja e të cilavet është t’edukuarit e shpirtit.
Abstracts in English
Sep 13, 2024 0
Jan 30, 2023 0
Dec 11, 2020 0
May 16, 2020 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...