Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Apr 12, 2019 Zani i Nalte Aktivitete 0
Zhvillohet Konferenca e II-të Studentore në Shkenca Islame “Aspektet intelektuale në revistën Kultura Islame (1939-1946)”
Me dt. 11 prill 2019, studentët e Departamentit të Shkencave Islame organizuan Konferencën e Dytë Studentore në Shkenca Islame “Aspektet intelektuale në revistën Kultura Islame (1939-1946)”.
Në këtë konferencë u diskutua rreth historikut, vlerës dhe objektivave të kësaj reviste, ku morën pjesë nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Lauren Luli, drejtori i Medresesë së Tiranës z. Ali Zaimi, pedagogë dhe studentë të KU Bedër, si dhe nxënës nga Medreseja e Tiranës.
Konferenca u çel me lexim Kur’ani nga studenti Abdullah Ziba dhe më pas fjalën përshëndetëse e mori përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Genti Kruja, cili bëri dhe një prezantim të përgjithshëm rreth shtypit dhe periodikut islam pas shpalljes së pavarësisë.
Nënkryetari i KMSH-së, z. Luli foli për sfidat, që kanë kaluar vit pas viti organet e shtypit të Komunitetit Mysliman, si dhe për nevojën e njohjes së revistave dhe botimeve të vjetra, të cilat do ta pasurojnë botën e lexuesit me historitë dhe kontributin, që kanë lënë paraardhësit tanë.
Drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Ali Zaimi në fjalën e tij përshëndetëse e fokusoi në rolin, që luajnë periodikët në jetën e të rinjve, kontributin, që ata mund të shfaqin me talentet e tyre, si dhe zhvillimin e mendimit kritik që duhet të kemi, krahas dhe vlerësimit të kontributit të këtyre periodikëve në kohën kur janë botuar.
Më pas konferenca vijoi punën me dy seanca, ku 11 studentë, jo vetëm nga Departamenti i Shkencave Islame, referuan lidhur me punimet e tyre.
Seanca e parë e moderuar nga Msc. Kadim Rufati, mësues në Medresenë e Tiranës, mblodhi një grup studentësh të cilët hodhën dritë mbi disa aspekte të revistës siç vijon:
Seanca e dytë u moderua nga Msc. Lorela Shehu, asistent lektore, pranë Departamentit të Shkencave Islame dhe vijoi si më poshtë:
Në mbyllje të konferencës u bë një prezantim i përgjithshëm dhe u dhanë disa sugjerime nga:
Prof. Ombashi në fjalën e tij tha ndër të tjera se, “veç hulumtues të zellshëm, interpretues të përgjegjshëm, sot më ngjani me arkeologët durimmëdhenj. “Kultura Islame” priste të zgjohej dhe kjo u realizua nga të rinjtë, çka jep siguri se botimet e vlefshme nuk i zhvlerëson koha, përkundrazi.
Jemi këtu jo vetëm nga Shqipëria politike, por dhe nga trojet ku shqipja nuk është vetëm gjuhë nëne, por gjuhë djepi. Ndaj ju jeni sot arkeologë të shqipes, që me revistat u ngrit deri në nivelin e gjuhës së kulturës, që të shijon fort, kur e shijon me zemër, kur e hulumton po kështu, sepse ndriçohet nga drita që përcjell Kur’ani”.
Ndërsa Dr. Bello, theksoi ndër të tjera se, “Përgjatë kësaj konference u evidentuan një sërë vlerash të spikatura të shkrimeve dhe artikujve, me autorë disa nga klerikët dhe intelektualët shqiptarë të viteve 30-40-të të shek. XX.
Kjo tregon për traditën e pasur të publicistikës islame, për thellësinë e njohurive të paraardhësve tanë, por edhe për përgjegjësinë që ne së bashku kemi mbi supe, për ta vijuar këtë traditë; për t`u thelluar në lexime, studime dhe kulturë, me qëllim që të konsiderohemi si trashëgimtarë të denjë të këtyre personaliteteve.”
I gjithë aktiviteti u përmbyll me shpërndarjen e certifikatave për penalistët e kësaj konference nga lektorët e këtij departamenti, si dhe z. Agron Hoxha, drejtor i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
Sep 13, 2024 0
Jan 30, 2023 0
May 16, 2020 0
Oct 22, 2019 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...