Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Mar 30, 2019 Zani i Nalte Studime 0
nga Prof. dr. Njazi Kazazi
1. Hyrje:
Para pak ditësh, kryeredaktori i revistës “Zani i Naltë” më solli në Shkodër, veç të tjerave, edhe një numër të nëntorit të revistës DI (Drita Islame), ku gjatë leximit gjeta në faqet e saj edhe një shkrim të z. Hysen Kobellari që fliste gjerë e gjatë për gjuhëtarin e shquar me titull: “Shaban Demiraj, Medresist i shkëlqyer, akademik ynë i përhershëm”. (Fq. 45-47.)
Më erdhi në mendje se para disa vitesh, në maj të vitit 2000 në USH “Luigj Gurakuqi”, Departamenti i Gjuhësisë ka bërë një sesion shkencor për veprimtarinë e Profesorit, që veç kumtimeve të tjera, unë kam folur për një drejtim tepër të veçantë: “Prof. dr. Shaban Demiraj si poet”.
Mendova t’ju shkruaj për këtë problem.
2. Diçka për poezinë:
Duke folur për prof. tonë të nderuar autori thekson: “…është figurë e rëndësishme e gjuhësisë dhe kulturës shqiptare; dijetar dhe edukator shembullor i rinisë, autor i shumë studimeve, librave, artikujve, përkthyes brilant; udhëheqës shkencor, frymëzues vizionar i njohur dhe i respektuar brenda dhe jashtë vendit, medrezist i shkëlqyer në rininë e vet, Mësues i Popullit, profesor dhe shkencëtar, pedagog e lektor përmbi 60 vjet në Institute dhe Universitete. Dinjitar në shkencë, në mësimdhënie, në jetë.” [1]
Dhe në vazhdim autori thekson: “Kur erdhi në Tiranë, për të vazhduar studimet në Medresenë e Naltë, Shaban Demiraj kishte marrë një formim të mirë fetar dhe dituror”. [2]
Gjatë viteve të studimeve në këtë Medrese, profesori e provoi të shkruante edhe një poezi, për të cilën fola edhe unë ne sesionin shkencor në fjalë dhe falë teknikës, që kemi tani po e japim të skanuar:
Por profesori i nderuar kishte botuar në këtë organ edhe dy shkrime publicistike:
“Doktrinat atomiste”, 1944, 6 prill, fq. 3. dhe “Epikuri dhe Epikurizmimi” po aty, 1944, 12-13 prill.
3.Përfundime:
Në përfundim themi se Prof. dr. Shaban Demiraj, Akademik; ka aq shumë vepra në shqip dhe gjuhë të huaj (që fatmirësisht pjesën me të madhe të tyre i kam në bibliotekën time), nuk ka nevojë për shkrimin tone, sepse “lavdia e tij është e plotësuar…”,[3] por i bëmë të njohura gjithë auditorit se krijimtaria të Tij ka filluar që herët.
Nga e majta: Prof. dr. Njazi Kazazi, Prof. as. Dr. Petrit Kotrri (Dekan i fakultetit SHSH), Prof. dr. Shaban Demiraj (Akademik) Prof. dr. Gjovalin Gruda (Rektor), maj, 2000
[1] Hysen Kobellari, “Shaban Demiraj, medresist i shkëlqyer, akademiku ynë i përhershëm”, në DI (Drita Islame), viti XXVII /Nr. 11/ Nëntor 2018, fq. 44-47.
[2] Po aty, fq. 45.
[3] Hysen Kebollari, po aty, fq 47.
Mar 10, 2021 0
Sep 13, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 01, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...