Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Nov 09, 2018 Zani i Nalte Studime 0
nga Prof. Dr. Qazim Qazimi
Medreseja “Alauddin” e Prishtinës ёshtё institucion i ciklit tё mesëm shkollor që merret me arsimimin dhe edukimin e tё rinjve myslimanë në shkencat islame dhe fusha të tjera tё dijes. Medreseja filloi punë në vitin shkollor 1951-52[1], saktësisht me datë 01/11/1951, në lokalet e një mejtepi, që gjendej në oborrin e xhamisë “Alauddin” në lagjen Vellusha e Epërme nё Prishtinë, nё fillim si shkollë e ciklit tё ulët, për t’u avancuar mё vonë, pas 11 vitesh, nё shkollë tё mesme. Medreseja e Mesme nё Prishtinë nisi punën në shtator të vitit shkollor 1962-63.[2]
Duhet theksuar se prej themelimit tё Medresesë, kolektivi punues i saj ёshtё ballafaquar me vёshtirёsi tё konsiderueshme, për arsye se veprimtarinë e vet arsimore-edukative, që e zhvillonte nё kushte dhe rrethana tejet tё vështira, qoftë pёr shkak tё infrastrukturës së dobët, problemeve financiare, por edhe mungesës së teksteve pёr lëndët profesionale. Mirëpo, pas njё angazhimi intensiv gjashtëvjeçar tё Bashkёsisё Islame tё Kosovës dhe këmbënguljes së kolektivit punues tё saj për punë sa më tё suksesshme nё mёsimdhёnie dhe aktivitete tё tjera, u ndërtua objekti i ri i Medresesë, përurimi solemn i sё cilës u bë më 14/ 09/ 1985.[3]
Medreseja që nga 1985 do tё kishte njё objekt modern. Nё ambientet e saj tani gjendet edhe konvikti i përbërë nga 72 dhoma gjumi, i pajisur me të gjitha mjediset e nevojshme për zhvillimin e mësimdhënies dhe tё mёsimnxёnies në nivel bashkëkohor. Nё ambientet e Medresesë, përveç tjerash ka: xhami, salla leximi, bibliotekë, kuzhinë, sallë ngrënie, apo edhe palestër sportive etj.[4]
Puna më specifike nё Medrese dhe aktivitetet e njëpasnjëshme do tё ndodhin pikërisht pas kalimit nё objektin e ri tё Medresesë.
Nisur nga këto favore, që nё vitet ‘90, Medreseja “Alauddin” do tё organizonte Programin për Festën e Kurban Bajramit, që do tё transmetohej për herë tё parë përmes RTP-ёs për Rrjetin televiziv Jugosllav, nga Xhamia e Madhe nё Prishtinë, më 03. 07. 1990, që nga ora pesë e mëngjesit.
Duhet potencuar se pas marrjes së autonomisë së Kosovës nga qeveria serbe në vitin 1989, hapi i parë që ndërmori Serbia, ishte ndalimi i punës së institucioneve arsimore në gjuhën shqipe. Dhe kjo do tё ndodhë pas refuzimit të plotë të planprogrameve serbe nga autoritetet e Prishtinës. Si hakmarrje ndaj refuzimit dhe për qëllime politike, Serbia përjashtoi nga puna rreth 23.000 mësimdhënës shqiptarë dhe largoi nga objektet shkollore dhe universitare rreth 500.000 nxënës dhe studentë. Ky akt barbar shkaktoi pasoja të mëdha në zhvillimin normal të sistemit të arsimit dhe i imponoi zhvillimin e sistemit arsimor për kushtet lufte.
Dëbimi i nxënësve dhe i studentëve shqiptarë nga ambientet shkollore e hapësirat universitare dhe ndërprerja e të gjitha aktiviteteve mësimore dhe studimore nga shtatori i vitit 1991 deri në janar 1992, bëri që Lidhja e arsimtarëve shqiptarë “Naim Frashëri” LASH-i[5] në bashkëpunim me subjekte të tjera arsimore dhe politike të merrte vendimin për organizimin e procesit mësimor në shtëpi private që më vonë u quajtën “Shtëpi-shkolla”.
Atёherё kur u dëbuan me dhunë nxënësit dhe studentët shqiptarë nga ambientet shkollore dhe hapësirat universitare, kur u ndërprenë të gjitha aktivitetet mësimore dhe studimore, kur u mbyllën të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, kur nisi tё aplikohet procesi mësimor në shtëpi private, këshilli mësimor-edukativ i Medresesë, me nё krye drejtorin e atёhershёm, Prof. Resul Rexhepin, dhe me bekimin e Meshihatit, mori vendimin për strehimin e studentëve nё ambientet e Medresesë – konviktin e saj dhe hapjen e sallave tё mësimdhënies për ligjëruesit e Universitetit tё Prishtinës.
Nё ato kohë tё vështira edhe nё Medrese ndodhin ndryshime. Kështu që nga viti 1991, për herë tё parë do tё kemi zgjedhje nё Medrese. Administrata e re e Medresesё nё krye me drejtorin porsazgjedhur Prof. Qazim Qazimin, vazhdon me aktivitetet e filluara më herët dhe duke intensifikuar edhe më shumë kontributin e Medresesë për arsimin fetar dhe kauzën kombëtare.[6]
Nё këto kohë tё vështira, Medresenë do ta vizitojë edhe nënkryetari i LDK-ёs, Prof. Dr. Fehmi Agani, nё cilёsinё e Kryetarit tё Këshillit koordinues për çështjen e zhvillimit tё mësimit nё gjuhën shqipe nё Republikën e Kosovës. Ai deklaroi se përkundër tё gjitha vështirësive mësimi nё Medrese duhet tё vazhdojë.[7]
Duhet pranuar se fati i Medresesё “Alauddin” ishte dhe vazhdon tё jetë i lidhur ngushtë me fatin e popullit shqiptar (në përgjithësi) e atë të Kosovës në veçanti.
Nё ambientet e Medresesë janë zhvilluar edhe shumë aktivitete tjera jashtë procesit mësimor dhe atij profesional. Aty ёshtё organizuar edhe Akademia solemne e Universitetit tё Prishtinës kushtuar 11-vjetorit tё Lëvizjes Studentore tё Kosovës.[8]
Medreseja me veprimtarinë e saj arsimore fetare shumë tё suksesshme, sikundër edhe me aktivitetet e saj tё gjithmbarshme, nё tё gjitha format e mundshme, dha kontribut tё pazёvendësueshёm dhe tё pakrahasueshëm konform zhvillimit tё gjithanshëm tё arsimit shqip nё atë periudhë nё Kosovë.
Medreseja “Alauddin”, qё nga themelimi e nё vazhdimësi, i ka kontribuar arsimit fetar pёr tё përgatitur kuadro për tё gjitha trojet shqiptare, por edhe jashtë saj. Ajo me veprimtarinë arsimore-edukative, sikundër edhe me aktivitetet e saj tё gjithanshme, dha kontribut të pakontestueshëm edhe pёr kauzën kombëtare.[9]
Medreseja nё intervalin kohor 1985-1995 u bë vatër arsimore-fetare me rëndësi kombëtare dhe simbol i rezistencës shqiptare kundër okupatorit shekullor sllav dhe u bë fortifikatë për ruajtjen vlerave dhe tё identitetit fetar e kombëtar nё trojet shqiptare tё okupuara nga ish Jugosllavia.[10]
Nga Universiteti i Prishtinës nё ambientet e Medresesё “Alauddin”, nё ato kohë dramatike për arsimin shqip, medreseja hapi dyert e veta për tё gjithë dhe duke u organizuar ligjërata që mbaheshin nga profesorët e shumë fakulteteve tё Universitetit tё Prishtinës, si ata tё Fakultetit tё Filologjisë, Ekonomikut, Drejtёsisё etj. Nё ambientet e Medresesë ligjëruan shumë profesorë tё fushave tё ndryshme, por aty edhe u diplomuan shumë studentë, magjistruan, por u mbrojtën edhe doktoratura.[11]
Nё lokalet e saj janë organizuar edhe konferenca e seminare të ndryshme, madje edhe të niveleve ndërkombëtare, siç ishte: “Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët”, në tetor të viti 1992.[12] Janë mbajtur edhe shumë tribuna fetare e shkencore, kuice (pyetësorë) e gara diturie, sportive, tubime e manifestime të ndryshme. Në ambientet e Medresesë ka vepruar edhe “Lidhja e arsimtarëve shqiptarë – LASH-i”, ku njё nёnkryetar dhe njё anëtar i Kryesisë sё saj ishin Drejtori i atёhershёm dhe njё profesor i Medresesё. Nё ambientet e Medresesë ka funksionuar edhe “Shoqata Bamirëse Islame (SHBI)”, “Sami Frashëri”[13], e themeluar në vitin 1990. Ajo ka ndihmuar arsimtarët shqiptarë, spitalet, policinë e Kosovës dhe mbarë popullatën aty ku e kërkonte nevoja.
Nё Medrese u themelua edhe “Shoqata e pёrbashkёt Kosovaro-Sanxhakiane” 1992. Dje nё Medresenë Mesme “Alauddin” tё Prishtinёs u mbajt Kuvendi Themelues i Shoqatёs sё pёrbashkёt Kosovare-Sanxhakiane, lajmëronte Gazeta “Shkёndija” mё 20.04.1992. [14]
Edhe “Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë” 1992 u themelua nё Medrese. Tubime tё nivelit shtetëror ka mbajtur edhe “Sindikatat e Pavarura të Kosovës”. Por edhe disa nga partitë politike shqiptare aty janë themeluar dhe kanë mbajtur tubimet konstituive, kuvendet dhe kongreset e tyre.
Ёshtё për tu mbajtur mend se me 23 qershor të viti 1992, ishte planifikuar tё mbahej Kuvendi i Republikës së Kosovës nё ambientet e Medresesë dhe me këtë rast njё komision që ishte i caktuar për organizimin dhe përgatitjen e Kuvendit tё Republikës së Kosovës ushtroi kёrkesёn për lejimin e objektit tё Medresesë për kёtё qëllim:
Nё vazhdim po japim tri dokumente origjinale tё kohës:
Dr. Rexhep Gjergji dhe Qazim Qazimi – drejtor i Medresesё.
Por, për tё keqen e tё gjithëve, nё të gdhirën e mëngjesit tё 23 qershorit tё vitit 1992, ndërhyri policia e Serbisë dhe brutalisht e pengoi mbajtjen e Mbledhjes themeluese tё Kuvendit tё Republikës së Kosovës dhe okupoi Medresenë për tri dit rresht. [15]
Me kёtё rast regjimi serb-policia keqtrajtoi, burgosi, trupin menaxhues dhe punëtorët teknik që ndodheshin nё objektin e Medresesë dhe okupoi nё mёnyrё klasike Medresenё. Duhet theksuar se Medreseja mbeti e okupuar tri ditë rresht dhe ajo nga policia serbe u shndërrua nё fortesë për vendosjen e tyre dhe si njё lloj hoteli për akomodimin e tyre, duke shfrytëzuar tё gjitha tё mirat që ishin bёrё gati për kuvendarët..[16]
Nё Medrese policia e Serbisё theu dhe shkatërroi shumëçka nga inventari i Medresesë dhe për kёtё administrata mbajti njё konferencë për shtyp ku u dënua okupimi i Medresesë dhe pos tjerash u tha se “U dëmtua rёndё inventari i Medresesë”, dhe u bёnё vepra vandale.[17]
Për kёtё rast kanë shkruar edhe mediat e kohës nё Kosovë, ish Jugosllavi, por edhe “Human Rights Watch”.
Arrests in June 1992
On May 24, 1992, ethnic Albanians held elections in which they voted for representatives to the clandestine Albanian parliament and government. The Serbian authorities declared the voting to be illegal. On June 23, 1992, the opening session of the newly-elected Kosovo legislature was to have taken place in an Islamic religious school. The police prevented the meeting from being held and several persons were arrested. According to information received by Helsinki Watch from the Committee for the Defense of Human Rights and Freedoms in Kosovo, the June 23 meeting was to have been held at the “Alaudin” religious school in Pristina. Qazim Qazimi, the director of the school, was arrested at 11:10 p.m. on June 22, the night before the meeting was to have taken place…![18]
Me rastin e okupimit tё Medresesë, burgosjes dhe keqtrajtimit tё personelit tё saj, shkatërrimit tё infrastrukturës dhe plaçkitjes e grabitjes sё çdo gjëje me vlerë, duke pёrfshirё kёtu edhe arkën e Medresesë, u mbajt njё konferencë për mediat e kohës, ku u tha se Medreseja nuk mund tё mos jetë nё shërbim tё popullit.[19]
Edhe mbledhja e Kuvendit tё Universitetit tё Prishtinёs, e cila ishte paraparë tё mbahej me 31.05.1994, nuk arriti tё përfundojë, për shkak se policia serbe ndërpreu nё mёnyrё arbitrare duke legjitimuar dhe nxjerrë me dhunë tё gjithë pjesёmarrёsit nё Kuvend. Me rastin e mbajtjes së Kuvendit të Universitetit të Prishtinës në ambientet e Medresesë, policia e Serbisё burgosi Drejtorin e Medresesë, Qazim Qazimi, së bashku me rektorin e UP-ёs – rahmetliun Prof. dr. Ejup Statovcin – kryetar i kuvendit, dhe Destan Halimin, sekretarin e UP-ёs, por edhe prorektorёt Selman Bryma dhe Xhavit Ahmetin, Kryetar i Kёshillit Mёsimor Shkencor tё UP-sё.[20]
Medreseja “Aluddin” i ka kontribuar arsimit nё pёrgjithёsi, e atij fetar nё veçanti, duke përgatitur kuadro fetare pёr tё gjitha trojet shqiptare, por edhe jashtë saj.
Duhet theksuar se Medreseja Alauddin e Prishtinës hapi paralelen e ndarë fizike në Jeni Pazar (Novi Pazar) dhe kjo paralele nisi punën më 17 shtator tё vitit 1990 nё ambientet e Këshillit tё Bashkёsisё Islame tё Novi-Pazarit. Medreseja Alauddin e Prishtinës mё 03.09.1993 ka hapur paralelen e ndarë tё saj në Prizren dhe një vit më vonë, mё 24 tetor, 1994, nё lokalet e Këshillit tё Bashkёsisё Islame nё Gjilan ka filluar punën edhe paralelja e ndarë fizike e kësaj Medreseje nё Gjilan.[21]
Kështu qё gjatë vitit shkollor 1995/96 Medreseja “Alauddin” numëronte 288 nxënës në Prishtinë, në Prizren 132, (në tri vite) dhe në Gjilan 80 nxënës në dy vite.[22]
Medreseja “Alauddin” është pranuar në rangun e shkollave të mesme të Kosovës duke u zyrtarizuar në “Kumtari i Arsimit” i Shkollave të Mesme të Kosovës, (neni 39 dhe 42) [23].
Për kёtё lajm tё shumëpritur informonin edhe gazetat e kohës nё gjuhën shqipe e ndër to edhe gazeta “Bujku”, e 24, dhjetorit, 1993, f. 3. me nëntitull, “Medreseja nё kuadër tё shkollave tё mesme”.[24]
Duhet theksuar se nё kёtё interval kohor 1985-1995, një rёndёsi e veçantë i ёshtё kushtuar përgatitjes dhe botimit të teksteve për nxёnësit e Medresesë. Nё vitin shkollor 1991/1992 u dizajnua dhe u zyrtarizua “Emblema simbolike e Medresesë “[25]
Po për herë tё parë dhe u shtyp (botua) “Plani dhe programet mësimore”.[26] Meqë nga e kaluara prej teksteve ishin trashëguar vetëm njё libër-tekst (Historia e Pejgamberёve) dhe disa dispensa, gjatё viteve 1985-1995 janë botuar tetё tituj-tekste për nxënësit e Medresesё.
1-“Historia Islame-II”, Bajrush Ahmeti,1992.
2-“Historia Islame-III”, Bajrush Ahmeti, 1992.
3-“Hyrje në shkencat kur’anore”, Qazim Qazimi, 1993.
4-“Shkencat e Hadithit”, Qazim Qazimi, 1993.
5-“Morali Islam– Ahlaku-1”, Naim Tërnava, 1993.
6-“Bazat e Besimit-Akaidi-I”, Naim Tërnava, 1994.
7-“Njëqind e një Hadithe”, Bajrush Ahmeti, 1995.
8-“Pasqyrё e Filozofisё Islame”, Naim Tërnava 1995.[27]
Tekstet e botuara nё Medresenë e Prishtinës janë përdorur edhe nё medrese tё tjera jashtë Kosovës. Madje, disa prej tyre janë ribotuar dhe aplikuar për mёsimdhёnie nё medresetë respektive nё gjuhën shqipe, por edhe nё atё boshnjake.
Tё themi edhe kёtё (Duhet përmendur) se dhjetёveçari (1985-1995), ishte njё periudhë kohore e thyerjeve dhe kthesave tё mëdha, ku Medreseja “Alauddin” e Prishtinёs dha kontributin maksimal për arsimin fetar islam dhe kauzën kombëtare shqiptare, duke ndarë fatin dhe fatalitetin me popullin që e mbajti gjallë.[28]
Këtë punim po e pёrmbyll me njё shkresё tё pёrcjellur përmes e-mailit me ish Presidentin e Kosovёs, Prof. Dr. Fatmir Sejdiun, i cili për Medresenё shprehet:
I nderuari Prof. Qazim,
Ju faleminderit për e-mailin e dërguar. Kjo është një dëshmi e fuqishme për angazhimin Tuaj dhe gjithë kolektivit të Medresesë në proceset e mëdha për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Me respekt,
Fatmir Sejdiu
[1]. Shih: I. Lanza, “Pasqyrë e shkurtër e veprimtarisë së Medreses nё Prishtinë”, Edukata Islame, nr. 15-16, Prishtinë, 1976.
[2]. Po aty.
[3]. http://medreseja.com/Kategoria/prezantim-i-shkolles/historiku-i-shkolles/
[4]. Shih, https://sq.wikipedia.org/wiki/Medreseja_Alauddin#Fillet_e_medreseve_n.C3.AB_trevat_shqiptare
[5]. Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” e themeluar më 12.12.1990. LASH-i përcaktoi frymën e një rezistence masive kundër planeve diskriminuese serbe ndaj arsimit shqiptar në Kosovë.
[6]. Shih: Gazetёn “Bujku”, e premte, 20 maj, 1994, fq. 6, shёnuar nё Medrese, me titull, “ Shkolla fetare edhe nё funksion tё çёshtjes kombёtare”. Gazetar F. Kristaj.
[7]. Shih, Gazeta “Bujku”, e martё, 08.10. 1991.
[8]. Shih: Gazetёn “Bujku”, e enjte, 12, mars, 1992, f. 1 dhe 3. Me titull: “Kthesë Historike e Rezistencёs Gjithёkombёtare”.
[9]. Shih edhe Gazetën “Bujku”, e martë, 14, Dhjetor, 1993, f. 4. me titull, “ Medreseja “Alaudin” e Prishtinёs, Vatёr arsimore-fetare me rёndёsi kombёtare”.
[10]. Shih Gazetёn “Bota e Re”, korrik, 1994, f. 4, me titull “ Dyertё e Hapura për tё gjithё”.
[11]. Janё mbrojtur dy magjistratura dhe dy doktoratura nё kuadër tё UP-sё.
[12]. “Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët”: simpozium ndërkombëtar i mbajtur në Prishtinë më 15-17 Tetor 1992. Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovёs.
[13]. Shih gazetën “Shkёndija”, dhjetor, 1991, f. 12, me titull “Shoqata Bamirёse Islame Sami Frashёri Ndihmon Arsimtarёt Shqiptarё”.
Shih edhe Gazetёn “Bujku”, 28 tetor 1991, f. 2 me nёntitull “Veprimtaria SHBH “Sami Frashёri””
[14]. Shih gazetën “Shkëndija”, 20.04.1992, f. 12, me titull “U themelua Shoqata e pёrbashkёt Kosovare Sanxhakiane”.
[15]. Shih edhe gazetёn “Bujku”, e mërkurë, 24 qershor, 1992, f. 1, 2 dhe 3, dje nё Prishtinë “Mbajtjen e Mbledhjes Themeluese tё Kuvendit tё Republikës së Kosovës e Pengoi Policia Serbe”.
[16]. Shih gazetёn “Bujku”, e enjte, 25 qershor, 1992, f. 4, edhe dje Medreseja “Alaudin” në Prishtinë u mbajt e okupuar “Medreseja – Fortesë e policëve serbё”.
[17]. Shih gazetën “Bujku”, e mërkurë, 24 qershor, 1992, f. 2, me titull “U dëmtua rёndё inventari i Medresesë”.
[18]. YUGOSLAVIA HUMAN RIGHTS ABUSES IN KOSOVO 1990-1992
[19]. Shih gazetën “Bujku”, e premte, 26 qershor, 1992, f. 4, Medreseja “Alauddin” në Prishtinë u mbajt e okupuar tri dit dhe “Nё Medrese u bёnё vepra vandale”.
[20]. Shih gazetën “Bota e Re”, korrik, 1994, f. 3, me titull “Policia ndërpreu mbledhjen e Kuvendit tё Universitetit tё Prishtinës”.
[21]. Shih gazetёn “Bujku”, 24 tetor, 1994, me titull, nё Gjilan”. Filloi punën Paralelja e medresesë së Mesme”.
[22]. http://medreseja.com/Kategoria/prezantim-i-shkolles/historiku-i-shkolles/
[23]. Shih “Kumtari i Arsimit” i Shkollave të Mesme të Kosovës më 1994 (neni 39 dhe 42).
[24]. Shih edhe gazetёn “Bujku”, e premte, 24, dhjetor, 1993, f. 3. me nëntitull, “Medreseja nё kuadër tё shkollave tё mesme”.
[25]. Shih emblemën e dizajnuar nga Prof. Nusret Simnica, bashkëpunëtor i jashtëm, i angazhuar me honorar.
[26]. Shih “Plani dhe programet (globale) mësimore të Medresesë sё Mesme Alauddin”, Prishtinë, 1991.
[27]. Shih botimet e Medresesë nё vitet 1991-1995.
[28]. Shih gazetën “Shkëndija”, 15, 04, 1992, f. 12, me titull “Medreseja Alauddin e Prishtinёs nё shërbime vitale tё popullit”.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 01, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...