Perditësimi i fundit March 17th, 2021 7:07 PM
Oct 29, 2018 Zani i Nalte Aktivitete 0
Përfundojnë me sukses trajnimet ndërkombëtare të imamëve në Universitetin el-Ezher, Kajro, ku të pranishëm ishin edhe studentë nga Departamenti i Shkencave Islame, Bedër.
Gjatë muajve korrik-gusht dhe shtator-tetor 2018, Universiteti el-Ez’her në Kajro të Egjiptit ka organizuar një program trajnimi për imamët e rinj të ardhur nga vende të ndryshme të botës. Ceremonia e përfundimit të trajnimit për grupin e dytë është zhvilluar më datë 25 tetor 2018 nën kujdesin Imamit të madh, Shejhut të Ezherit, Prof. Dr. Ahmed Tajib dhe me pjesëmarrjen e Kryetarit të përgjithshëm të Institutit për Kërkime Islame, Prof. Dr. Muhjidin el- Afifi. Në këtë ceremoni morën pjesë gjithashtu edhe personalitete të ndryshme si, ambasadorë dhe përfaqësues të shumtë nga bota akademike.
Pjesëmarrësit në këtë trajnim vinin nga vende të ndryshme si; Malajzia, Kina, Australia, India, Pakistani, Shqipëria, etj. Ky trajnim synon specializimin e imamëve në shkencat e besimit, gjuhë arabe, metodat e thirrjes në Islam dhe çështje të tjera të lidhura me Shkencat Islame në përgjithësi.
Për herë të parë në këto dy trajnime gjatë katër muajve morën pjesë edhe 13 studentë të Shkencave Islame, të ardhur nga Kolegji Universitar Bedër, një pjesë e të cilëve ushtrojnë dhe do të ushtrojnë detyrën e imamit në xhami të ndryshme të Shqipërisë.
Këto trajnime vijnë në sajë të bashkëpunimit ndërinstitucional midis KMSH-së, KU Bedër, Universitetit el Ez’her dhe Ambasadës së Egjiptit në Tiranë.
Aug 11, 2020 0
May 22, 2020 0
Nov 13, 2019 0
Jul 31, 2019 0
Mar 17, 2021 0
Feb 28, 2021 0
Feb 18, 2021 0
Dec 16, 2020 0
Mar 17, 2021 0
Departamenti i Shkencave Islame, Bedër në bashkëpunim me Klubin Studentor të “Mendimit, Kulturës dhe Artit Islam” zhvilluan sot më datë 17.03.2021, Seminarin e IX “Kur...Jan 15, 2021 0
nga Hysen Kobellari Abstrakt Vetëm përmendja e emrit “Thesar” zgjon te njeriu ndjenja nga më të çuditshmet, nga më interesantet… Veçanërisht kur ndërthuren vlera...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Dec 06, 2020 0
nga Dok. Klodjan Shaqiri[1] Dr. Matilda Likaj Shaqiri[2] Abstrakt Fluksi i të rinjve si një forcë pune jashtë Shqipërisë reflekton me mungesat e dinamizmit të popullsisë dhe...