Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Oct 18, 2018 Zani i Nalte Retrospektivë 0
nga H. Ismet Dibra
Idea e frazës së mâsipërme shkakton nji turbullim në besimin e kullue të disa njerëzve të zgjue të klasës së popullit.
Verevërté, në pjesën mâ të madhe të atyne qi janë tue studjue dituri gjejmë asish qi në çashtje fetare dyshojnë e hezitojnë e asish qi fyejnë feën e nji pjesë qi deklaron afetarizmin e vet e qi tallet me fetarët. Kesi farë njerzish mâ fort i gjejmë ndër studentët e shkollave e sidomos mâ fort ndër ata qi studiojnë në Europë. Atakimi i kësaj kategorije aqë largë ka shkue sa qi sulmojnë edhe objektet mâ të shenjta të prindenvet të tyre tue shpërda dyshime. Efekti i kësaj gjendjeje tue përjashtue elitën qi din me çmue vlerën e shkencës e të dituris – ka shkaktue nji besim në opinionin publik se gjoja shkenca dhe diturija prishin feën, propagandon afetarizmin dhe i bân njerzit atheista.
Né për të çdukë ketë illusion edhe për të fitue njohuni mbi shkakun e parë të prirjes fetare po e marrim nëpër dorë ketë themë edhe thomi:
Njeriu si mbas natyrës morale qi ka nuk mundet me ndjetë indiferent përpara çdo të panjohurës. Edhe ato mâ injorantët bile janë nën influencën e dëshirës për me kërkue e me nxanë me mjetet qi disponojnë çdo ngjarje e çdo fenomen qi i u prek ndjenjat e mendjen.
Njeriu, porsa doli në sheshin e jetës i mundun prej natyrës së tij i shtiu në punë cilësit mendore dhe filloi me hetue botën, me veshtrue qiellnat e tokën e me persjatë mbi çdo fenomen të natyrës. Nga këjo përpjekje njeriu formoi konceptet e tija të përshtatuna me gjendjen e tij të thjeshte e fillestare, e me ketë mënyrë, tue mos pasë asnjë ide mbi ligjet e natyrës qi ka vendosë Pushteti i Amshuëm të gjitha fenomenet qi j’a panë sytë i mbështeti në shkaqe shpirtnore.
Mirëpo njeriu âsht nji krijesë qi nuk mundet me numrue në vend, nuk mjaftohet me gjendjen e tashme, por hidhet për tej; turret mbas të panjoftunash dhe kërkon me zbulue të vërtetën. Në fund të këtyne kërkimeve njef disa shkaqe natyrale edhe çdo shkak e lidh me gjaën e shkaktueme e me këtë mënyrë të gjitha shkaqet shpirtnore i ngriti edhe mbajti vetëm shkakun e parë.
Mendja e njeriut nuk e ka natyrën e saj me ndejtë e ngrime përpara gjanave të pa njoftuna qi i takon. Ajo kërkon shkakun e parë edhe kurrë s’perkulet e s’beson se mendja njerzore s’ka fuqi me e kuptua shkakun e parë.
Me gjith ketë njeriu në kuptimin e së vërtetës nuk bâni asnji hap; sepse po shifet çiltazi se me gjith madhështín e pushtetit intelektual qi zoton njeriu, nuk mundi me analizue asgjâ në ketë pikpamje: qendroi aty ku kje përpara pikëpyetjeve:
Qysh âsht eterniteti i këtij realiteti?
Ç’bante ky pushted përpara se të krijonte botën?
Ky pushted si mundet t’a përshije me diturin e tij çdo gja?
Vullnetit të këtij pushtedi qysh i bindet çdo gjâ në botë?
Përpara këtyne problemave abstrakte asgjâ s’mundi me vendosë njeriu. Kje punë e pamundur t’i zgjidhte sa problema qi j’u paraqitën në ketë botë; sepse njeriu i gjeti keto problema shum të nalta e të pa krahasueshme me formulat materjale qi janë të kufizueme. Njeriu i dalldisun në keto studime qi s’i kap materja u mbulue prej nji ndjenje të habitëshme e të pa shoqnueshme me qetsin e zemrës e shum herë kejo ndjenjë e hutoi të zotin dhe i dha shkak qi të mohonte cilësit hyjnore, t’a humbiste rrugën në veprimet hyjnore e së fundit t’a deklaronte edhe mosbesimin e tij në qenjen e Pushtetit Hyjnor qi âsht shkaku i parë.
Mirëpo njeriu në ketë periudhë kritike po t’i drejtohesh arsyes së plotë, tejqyra e kësaj arsye do t’ja kallzonte çiltaz se parimi i tij shkencuër, ka dalë vetëm nga bota landore, e se ky parim âsht i kufizuëm e i kuptuëm me shkísa; kurse studimi i shkakut të parë âsht i kullue nga konditat e materies së verbët dhe âsht thjesht nji botë apsolute, ku s’mund të mbrinë dispozitat e botës landore.
Njeriu qi ndjek rrugën e porositun mâ sipër e kupton se studimi i problemave të holla të botës supreme mund të realizohet vetëm me shqyrtimet e imta qi i përshtaten naltësis së panakatosun me maskat e materies. Gjithashtu ky njeri kupton se pse s’ju shtrohet mjetevet landore studimi i këtyne problemave të nalta e pse me keto mjete nuk mund të zbërthehen keto problema, nuk don me thanë se keto problema të tejnatyrëshme nuk ekzistojnë. Pse dikuer s’kishte formue ndonji ide edhe s’i kuptonte njerzija elektrikun, magnetin e mjetet tjera landore të dritës, qi u zbuluën rasesisht, a na provon se atëhere keta gjana nuk ishin? Sa sende të mshefta ka në botë qi ende nuk janë zbulue; dhe mos zbulimi i ketyne sendeve nuk na dishmon mosqenëjen e tyne dhe s’mund t’a pretendojë askush ketë dishmi. Sepse:
«Medlulën vuxhudi delili istilzam etmez.»[1]
«Vuxhudul-medluli la jestelzimud-delile.»[2]
-âsht nji rregull e pranueme prej gjith dijetarëve të urtë.
Plotsimi i mendes pergjithësisht âsht nji gjâ e re në jetën e njeriut. Shum gjana ishin mohue, mirpo mâ vonë âsht vërtetue qenëja e tyne e kështu u provue se mendja zhvillohet e plotsohet. Asht nji histori plot me çudira jeta e njeriut qi âsht ngutë me mohue eksistencat. Armikët mâ të mëdhenj të shkencës, kur sjellin ndërmend atë epokë, skuqen e turperohen edhe diçka i u therr ndërgjegjen.
Kamel Flamarjon-i, qi âsht nji filosof i madh, në librin e tij «E panjoftuna» përmend se «qenëja e shum sendeve âsht vërtetue, sado qi mâ përpara shkencëtarët e filosofët i kanë mohue rrebtësisht keta sende» e pastaj thotë: «I çquari filosof, Galileu, u dogj në zjarr, pse guxoi me thanë se Dheu âsht nji lashm i vogël qi vozit në hapësirë, gjâ qi sod âsht e vërtetueme dhe e pakundërshtueme.»
Gjithashtu Flamarjon-i po në atë libër thotë: «Më 11 të Marsit 1878 ishja gati në nji mbledhje akademike shkencore ku u paraqit zbulesa e Edisonit, gramafoni. Me t’u kurdisur e me të fillue të flasi gramafoni kërceu nga vendi Z. Buijo, nji nga dijetarët e mëdhenj e kapi për fyti atë qi e ngrefi tue i thanë:
“Jazik bre, qi na ke marrë për aqë naiva sa don me na e mbushë menden se kejo vegël flet vetë, kurse ti je aj qi flet.” Gjâja mâ e çudiçme âsht se Z. Buijo gjasht muaj mbas kësaj ngjarje me 30 shtatuër përpara nji grupi dijetarësh bân nji studim të imët e në studim e sipër thotë se gramafoni âsht nji spekulim, nji dallavere; melodija qi ndëgjohet nuk âsht zani i gramafonit por i atij qi e rregullon gramafonin; sepse s’ta merr mendja qi nji copë metal të ketë organe zani si ata të njeriut. »
Pra gramafoni për Buijen ishte nji imagjinatë e jo nji realitet.
Flamarjoni në librin e tij vazhdon tue thanë: «Kur, qimisti i famshëm, Lavuazije, analizoi ajrin dhe zbuloi se ishte i përbamun prej Oksigjenit e Azotit, nji shkencëtar, zbuluesi i Arometrës, Baumé, e kundërshtoi rreptësishtë tue thanë se elementet e para, me të cilët formohen trupat, janë të njoftun prej dijetarëve të çdo populli. Pra nji trup i njoftun qysh prej dy mij vjetesh si element i thjeshtë nuk âsht e mundun qi sod të numërohet trup i përngjitun. Prandaj sikurse âsht e pa mundun qi elementet e thjeshta të konsiderohen të përngjitun, ashtu âsht e pamundur të pranohen argumentat absurde e mjetet e caktueme për të zbërthye ujët e ajrin. Nuk do t’u them mâ tepër as atyne qi mund të mohojnë se zjari e dheja janë elementa të thjeshtë, – thotë, e në fund shton – kompetentët i kanë pranue këta elemente, në të cilët kanë lidhje njohurit qimike e natyrale të derisotme. Këta elemente janë themeli i theorive e i zbulimeve të panumërta. Në qoftë se të katër elementet e para, zjarin, dheun, ujët e ajrin nuk do t’i pranojmë për elemente të thjeshta, atëherë duhet të mos besojmë mâ në theorit e në mbulesat e dersoçme.»
Flamarjoni pastaj në librin e tij vijon gjykimin e vet e thotë: «Sod e dinë të gjithë se katër elementet e mbrojtun me aqë nxehtësi të madhe nuk kanë asnjë mbështetje. Qimistët e shekullit të soçëm, qi analizuën ujët edhe ajrin kanë të drejte. Pretendimi i Baumé me shokë, qi htonë se zjarri âsht burrimi i natyrës e i jetës, âsht një krijesë e fantazis së tyne.» Këtu merr fund fjala e Flamarjonit.
Shembullave qi na solli Z. Kamel Flamarijoni ne j’a shtojmë edhe këto:
Mendja njerzore në qoftë se edhe në shekullin modernë ngul kambë edhe mohon methudhat e botës së dukun, me të cilat âsht stërvitë, asht e natyrëshme që përpara botës supreme qi asht shum ma e naltë se këjo botë, do të jetë edhe ma shum kryeneçe. Por se duhet ditur qi dyshimet e mendes nuk i sjell diturija por këto dyshime janë nji ndjenjë e gabueshme qi ndodhet në vetë natyrën njerzore. Këjo ndjenjë e gabuara i nep njeriut iden se me mjetet e ulta qi disponon asht i zoti të kuptojë çdo gja e ata qi s’i kupton nuk ekzistojnë fare për tê. Mirpo historija e inteligjencës njerzore na dishmon se âsht punë ma e urtë ma e rezervume përpara çdo gjaje qi nuk dijmë. Me gjith këtë diturija gjysmake e ka rritë menden e njeriut dhe e ka ba qi të ngulet rreth asaj qi din e nuk i ep mundësi me kalue as sa nji flok përtej kufinit të dituris qi zoton. Këjo dorë njerzish beson se me njohunit që zotojnë munden me zbërthye të gjitha problemat qi j’u paraqiten e pandehin se diturija e tyne âsht e zonja me përfshi edhe sferat e tejnatyrshme.
Mirpo eruditët e çmojnë se rezultatet e fituese me njoftonit e soçme duhet të vihen në peshën e arsyes. Edhe sistemet qi kanë marrëdhanëje me mathematikë e mekanikë duhet të përshkohen sa të jetë e mundun nëpër nji kritikë të imët. Letratyra e dijetarëve kompetent asht dishmitarja e thezës s’onë.
Asht influenca e agjentave të sipërdiftuëm qi shum zotni të diplomuam i ban të pandehin se sasija e studimit të tyne asht kulmi i dituris ku mundet me mbri njeriu. Ata kujtojnë se masat e kriteret qi kanë në dorë janë të mjafta për me marrë vesht të qenunin e të paqenunin, të mundëshmin e të pamundëshmin.
Kur grishen me bisedue mbi problema të nalta ata dëshirojnë qi të masin vetëm me pashin e vet e kur kriteri i tyne s’ka fuqi me matë problemin qi u paraqitet ndjekin rrugën e mohimit. Nji kundërshtar mund të na thotë: Na i gjykojmë gjanat si mbas kritereve qi zotojmë, e në qoftë se ju keni në dorë ndonji kriter menduer e gustuër na e thoni. Kritikat e gjyrmimet të bame në shekujt e fundit i kanë çvleftësue të gjithë kriteret mendore e gustore; provat t’uaja mund të bindshin shekujt e kaluëm e neve qi me anë të principeve të shkencës eksperimentale jemi në gjendje me i dallue këto gjana, provat t’uaja s’mund të na bajnë asnjë efekt.
Kësaj kritike i përgjigjemi kështu: I madhi Zot ka krijue nji tendencë të re shkencore të mjaftueshme për t’u ba ball nevojave të kohës. Dijetarët kompetent nëpër mjet të njohunivet qi kanë fitue me shqisa e me të pa kanë zbulue disa porta të reja nën titullin «Studime psikologjike» ku rrifen do problema qi s’mund të zbërthehen kurrsesi me mjetet e shkencës fizike. Veçse shum të ri nuk kënaqen nga studimet e tilla e, kur i u propozohen, i u shtëmangen tue thanë se këto janë fantazina të njerëzve të gabuëm, kurse në realitet këto studime janë fryti i provave qi kanë ba savantët e pjestarët e akademive.
Kritikuesit e kësaj kategorije po të ngulin kambë e të numërojnë në vend, duhet t’a dijnë se përgjegjsija nuk i takon mungesës së kriterit, por neglizhencës së atyne qi s’e zbatuën këtë kriter.
Shkaku i atheizmit të të rive t’onë të dipllomuëm âsht pse ata nuk interesohen për çashtjet immaterjale. Nga sa spjeguëm deri këtu kuptohet se dekadenca e rinis s’onë rrjedh pse e tanë kultura e tyne âsht materiale. Perëndija po na i dhuron të gjitha mjetet për t’u naltësuë njeriu në botën e dukun e të padukun si mbas nevojës së kohës.
Të gjitha zbulimet e dijetarëve të mëdhej qi shembën fund e majë theorit materiale të deritashme janë përkrahja dhe hira hyjnore qi na mbrrini në kohën ma të ngushtë e ma të nevojshme.[3]
[1]. Kuptimi i ekzistencës së diçkaje kërkon domosdoshmërisht argumentin (Shënim i redaksisë).
[2]. Ekzistenca e diçkaje të kuptuar nuk ka nevojë për argument (Shënim i redaksisë).
[3]. Marrë nga revista “Zani i Naltë”, nr. 12, viti XI, 1936, f. 357 – 364.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...