Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Oct 22, 2018 Zani i Nalte Aktivitete 0
Pas disa takimesh dhe mbledhje pune, drejtuesit më të lartë të komuniteteve fetare të Shqipërisë janë mbledhur sot më dt. 22.10.2018 në Selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme, lidhur me mirëfunksionimin dhe disa ndryshime statuore të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, themeluar në vitin 2007 nga komunitetet fetare tradicionale në vend.
Në mbledhjen e zhvilluar, morën pjesë H. Skender Bruçaj, kryetar i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë, Fortlumturia e tij, Anastas Janullatos, kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Mons. George Frendo, kreu i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, H. Dede Edmond Brahimaj, kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, si dhe Pastor Ylli Doçi, kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.
Gjatë kësaj mbledhje, krahas ndryshimeve statuore, u morën edhe disa vendime lidhur me disa ndryshime në aspektin drejtues institucional të Këshillit Ndërfetar, institucion i cili ka në përbërjen e vet Këshillin e Presidencës, Këshillin Ekzekutiv dhe sekretarin e përgjithshëm.
Organi më i lartë vendimmarrës i Qendrës së KNFSH-së është Këshilli i Presidencës, i cili përbëhet nga Kryetarët e Komuniteteve fetare, pjesëmarrës të Qendrës, ndërsa Këshilli Ekzekutiv përbëhet nga dy anëtarë për çdo komunitet.
Kryetari i Këshillit të Presidencës, ka një mandat një vjeçar dhe krerët e komuniteteve fetare do ta kenë këtë detyrë me rotacion. Për vitin e ardhshëm 2019-2020 u caktua kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e tij, Anastas Janullatos, ndërsa sekretar i përgjithshëm u zgjodh Dr. Genti Kruja me një mandat tre vjeçar.
Në këtë mbledhje u vendos gjithashtu botimi i literaturave të ndryshme, ku do të pasqyrohet veprimtaria ndërfetare në Shqipëri, si dhe takimet periodike sipas statutit të KNFSH-së.
Këshillit Ndërfetar i Shqipërisë ka si mision të vetin promovimin e dialogut dhe harmonisë ndërfetare, nëpërmjet projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta.
Jan 20, 2020 0
Sep 24, 2019 0
Sep 09, 2019 0
Mar 25, 2019 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...