Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Aug 31, 2018 Zani i Nalte Editoriale 0
Tefsiri i sures Fatiha
Surja Fatiha është e bekuar, pasi përfshin bazat themelore dhe mësimet kryesore të Kur’anit Fisnik, rrjedhimisht edhe të të gjithë librave të shpallur nga Zoti i Madhëruar. Parë në këtë optikë, ajo shihet si parathënia e Kur’anit, në të cilën përmblidhen shumë të vërteta të patundshme që shpjegohen me hollësi në sure të tjera të tij.
Nisur nga mesazhet shumë domethënëse të saj, kjo sure është komentuar përgjatë shekujve nga dijetarë të ndryshëm të botës islame. Rëndësi i kanë dhënë në shkrimet e tyre edhe dijetarët e shquar shqiptarë, si Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Ibrahim Dalliu dhe Hafiz Ali Korça. Këta dijetarë i lanë brezave pasardhës vepra me vlerë në fushën e Fikhut (Jurisprudencës Islame), Hadithit të Profetit (a.s.), si dhe në Shkencat e Kur’anit.
Në këtë botim është veçuar komenti i sures “Fatiha” nga këta tre dijetarë të shquar, për të sjellë përpara lexuesit një interpretim sa më të mirë. Kjo është një detyrë e vështirë, pasi kërkon një njohje të mirë të gjuhës dhe komentit të saj; nxjerrjen për çdo ajet të komentit të tre dijetarëve, duke bërë krahasimet mes tyre, për të shmangur përsëritjet.
Ky libër është përpiluar nga studiuesi Xhemal Balla, i cili e sjell këtë punim si përmbledhje të përkthimit dhe të komentimit të sures “Fatiha” të Kur’anit nga veprat e dijetarëve myslimanë, H. Vehbi Dibra, me titull “Ç’urdhëron Kur’ani”; H. Ibrahim Dalliu, me titull “Ajka e kuptimeve të Kurani Qerimit”; dhe H. Ali Korça “Tefsiri i sures Fatiha”, botuar në revistën “Zani i Naltë”.
Të interpretosh Kur’anin, do të thotë, të lundrosh në një botë më vete, atë të Tefsirit. Në rastin konkret kemi të bëjmë me përkthimin dhe komentimin e sures “Fatiha” në gjuhën shqipe, që të lexohet nga masa e gjerë e besimtarëve myslimanë. Për çdo ajet jepet kuptimi më i afërt me përkthimin e tij dhe pastaj bëhet interpretimi, duke u ndalur edhe në analizën gramatikore e sintaksore. Kjo për faktin se, përbëjnë bazën më të rëndësishme të domethënies së tyre.
Në këtë tefsir të sures “Fatiha”, që po sjellim para lexuesve, kemi zgjedhur të përdorim gjuhën standarde, duke zëvendësuar shprehjet dialektore krahinore, të cilat janë të panjohura për brezin e ri.
Kjo sure me përkthimin e komentin e saj do t’i shërbejë lexuesve për të kuptuar vlerën e madhe që Kur’ani ka për njeriun, qytetërimin e tij, marrëdhëniet shoqërore, vëllazërore e shpirtërore; mbi të gjitha, mbi dituritë moralo-sociale dhe në formën e lutjes që duhet t’i drejtojë çdo besimtar Allahut të Lartësuar.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...