Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Aug 29, 2018 Zani i Nalte Studime 0
Doc. Dr. Faredin Ebibi*
Fakulteti i Shkencave Islame, Shkup
(*Doc. Dr. Faredin Ebibi, ligjërues i lëndës së Hadithit dhe ish-dekan i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup)
Abstrakt
Ekstremizmi si fenomen e ka shoqëruar njeriun gjatë tërë periudhave kohore. Si dukuri ka gjetur shtrirje gjithandej në poret e jetës, si në rrafshin politik, ekonomik, ideologjik, fetar, sportiv e gjetkë. Si pasojë e ndryshimeve globale më i diskutueshmi rreth të cilit debatohet shumë, është i ashtuquajturi ekstremizmi i dhunshëm fetar. Me tendencë të apostrofimit dhe etiketimit me këtë dukuri, të një feje të caktuar – Islamit, a thua se çdo ideologji, fe ose strukturë tjetër të ishte imune nga ky fenomen.
Fjalët kyçe: ekstremizëm, Islam, ideologji, paragjykim, stigmatizim, Kur’an, Sunet, tendencë, normë, standard.
Hyrje
Kohëve të fundit në Maqedoni është debatuar me të madhe rreth dukurisë së ekstremizmit. Si shqetësim kjo dukuri ka zënë vend në mediume të shkruara dhe elektronike. Janë organizuar tryeza, tribuna dhe konferenca, në kuadër të të cilave temë debati ka qenë ekstremizmi i dhunshëm.
Pavarësisht faktit se ekstremizmi si fenomen, ka gjetur shtrirje gjatë tërë periudhave kohore. Është prezent gjithandej si në rrafshin politik, ekonomik, ideologjik, shoqëror, fetar, dogmatik, sportiv etj. Por, më i debatueshmi, rreth të cilit është diskutuar më tepër, ishte i ashtuquajturi ekstremizmi i dhunshëm (duke aluduar në atë fetar). Si shqetësim, sigurisht që ia vlen të trajtohet me seriozitetin më të madh, por mënyra parciale e përjashtuese e ekstremizmave në fusha të tjera, krijonte përshtypjen e mos seriozitetit të debateve rreth këtij fenomeni. Madje tendenca e birësimit të ekstremizmit të dhunshëm një feje ose një shoqërie të caktuar, është shqetësuese dhe ngarkesë përplot paragjykime.
Përvoja ime e fituar nga pjesëmarrja në ato konferenca, tryeza dhe tribuna të organizuara, më ka motivuar t’i qasem më seriozisht kësaj teme, për t’i bërë me dije opinionit publik qëndrimin e fesë islame, sipas interpretimit identik rreth mënyrës si ajo e ka trajtuar ekstremizmin dhe cili është qëndrimi i saj ndaj fenomenit në fjalë. Kam dëgjuar nga shumë individë pjesëmarrës në ata debate, konstatime paragjykuese, si pasojë e mosnjohjes, ose si pasojë e njohjes gabim të qëndrimit të Fesë Islame ndaj dukurisë së ashtuquajtur ekstremizmi i dhunshëm (fetar).
Fillimisht do të ndalemi në përkufizimin e termit ekstremizëm, më pastaj do të prezantojmë tekste nga Kur’ani dhe Suneti për të mësuar qëndrimin e fesë islame lidhur me fenomenin ekstremizëm.
Përkufizimi etimologjik dhe terminologjik i shprehjes ekstremizëm
Tërësia e pikëpamjeve dhe e synimeve më të skajshme, quhet ekstremizëm (Albanian Explanatory Dictionary). Në këtë kuptim, kjo shprehje është përdorur edhe nga disa studiues të mëvonshëm myslimanë siç janë Neveviu dhe Ibni Tejmije. Ndërkohë dijetarët e mëhershëm kanë përdorë shprehjen “guluvv” që do të thotë: “tejkalim”, “skajshmëri”, “diçka e tepërt”, “zmadhim”, “ekzagjerim” etj.
Ndërlikueshmëria konceptuale e të kuptuarit të termit ekstremizëm, e vështirëson përkufizimin real të këtij termi. Kjo si pasojë e motivit se qasja e njerëzve ndaj fenomeneve nuk është e njëjtë, ashtu siç nuk është e njëjtë edhe qasja ndaj problemeve dhe trajtimi i tyre, për arsye se metoda dhe mënyra e trajtesës ndryshon nga një shoqëri në tjetrën.
Burimet prej nga njerëzit furnizohen me njohuri dhe informacione nuk janë të njëjta. E gjithë kjo e vështirëson përcaktimin e saktë të kuptimit terminologjik të termit ekstremizëm.
Një veprim i caktuar mund të shihet si ekstremizëm, kurse te tjetri shihet dhe vlerësohet si i drejtë e i moderuar. Atë që dikush e sheh si veprim të moderuar, tjetri e sheh si ekstremizëm. Agjërimi në periudha të nxehta shihet si diçka ekstreme, por besimtari i denjë e realizon atë me plot përkushtim. Pasja kujdes ndaj parimit nëse çështja është e lejuar fetarisht ose e ndaluar, nga dikush mund të shihet si diçka e tepruar, por për besimtarin mysliman, ajo është çështje parimore. Të respektosh ligjet konsiderohet vlerë, ndërkohë, ai i cili respekton ligjet e fesë që i përket, që zbaton urdhëresat hyjnore, sipas dikujt vlerësohet si ekstremist?! Shtrohet pyetja, cili është ekstremist, ai që i respekton ligjet apo ai që nuk i respekton?
Në rrethana të këtilla domosdo duhet të kishte një referues me kompetencë mbi bazën e të cilit do të ishte e mundur përcaktimi i kuptimit të saktë të termit ekstremizëm. Në të kundërtën, çdo kush do të veprojë në përputhje me konceptin dhe botëkuptimin individual ndaj kuptimit të termit ekstremizëm. Për pasojë divergjencat janë ekzistente për sa i përket të kuptuarit të shprehjes në fjalë.
Nga perspektiva e Legjislacionit Islam, termi ekstremizëm është përdorur në dy konotacione. Është përdorur në kuptimin e ekzagjerimit dhe të tejkalimit, ndërkaq i njëjti term është përdorur edhe për mospërmbushje të normës së caktuar nga Legjislacioni Islam, si në rrafshin praktik, në atë që i përket çështjes së besimit, edhe në përditshmërinë e sjelljeve të njeriut.
Ekzagjerimi nga perspektiva e teksteve hyjnore
Mosnjohja e plotë e platformës strukturore të fesë islame, shpie në paragjykime dhe në shtrembërimin e të vërtetës së saj. Padrejtësisht apostrofohet si gjeneratore e krizave, dhunës, ekstremizmit, radikalizmit, etj.
Faktet në vazhdim paraqesin dëshmi solide për sa i përket vërtetësisë se Feja Islame nuk ka asgjë të përbashkët me fenomenin ekstremizëm. Në Kur’anin fisnik është theksuar:
Në këtë drejtim nuk janë të pakta edhe hadithet, përmes të cilëve, i Dërguari i Allahut (a.s.) ka tërhequr vërejtjen që të mos ekzagjerohen gjërat dhe praktikat rituale në fe, e të mos rëndohet feja jashtë formatit të saj. Në të kundërtën, e humb vlerën dhe efektin e të qenët fe e shpallur nga Krijuesi i Gjithësisë.
Nga ana tjetër, ndërtimi i parimit: jo tejkalim dhe jo neglizhencë, s’ka ekzagjerim në fe dhe as nuk ka dhunë, është dëshmi e qartë e distancimit të plotë të Fesë Islame nga dukuria e ekstremizmit. Ndërkohë, nuk do të kishte logjikë dhe as kuptim feja, e cila simbol të vetin ka “selamin – paqen”, të ishte ajo që ushqen ekstremizmin.
Myslimanët e gjithë botës ndajnë mendimin dhe konstatimin se çdo gjë e tepruar jashtë limiteve, nuk i përket Fesë Islame. Çdo konstatim tjetër do të ishte tendencë, paragjykim dhe stigmatizim. Në këtë relacion, gjithashtu, nuk ka hapësirë as për frazën “ekstremizmi islamik”, “radikalizmi islamik” dhe “terrorizmi islamik”. Një perifrazim i tillë nuk përkon me të vërtetën e Islamit, por struktura të caktuara përpiqen ta paraqesin Islamin si të atillë.
Ekstremizmi dhe aktet e dhunës
Veprime të caktuara nga elementë ekstremistë, shpeshherë të dhunshëm, që shfaqen kohë pas kohe nga struktura të caktuara, paraqesin shqetësim serioz dhe po ngjallin frikë te opinioni i gjerë. Megjithëse po flitet shumë për pasojat, por po flitet shumë pak për shkaqet dhe rrethanat, të cilat e stimulojnë këtë dukuri negative. Si rrjedhojë investimi antiekstremizëm, së paku gjer më tani, nuk ka dhënë frytin e duhur. Trajtimi i kësaj dukurie nuk është i lehtë ashtu siç mendohet, sepse është një temë e thellë, e cila kërkon objektivizëm. Bashkëpunimi i forcave relevante dhe me ndikim, gjithsesi është shumë i nevojshëm, veçanërisht roli i institucioneve edukative, gjithandej, duhet të ishte në krye të detyrës dhe të kryejë misionin me nder dhe me profesionalizëm. Duke mos dashur të stërzgjatet tema, në vazhdim po theksoj disa faktorë si indikatorë të mundshëm të prurjeve ekstremiste. Faktorët mund të jenë të shumtë, por unë do të theksoj vetëm disa prej tyre.
Përfundimi
Çdo lloj aktiviteti dhe veprimtarie, jashtë kuadratit të interpretimit identik të Islamit, është i papranueshëm. Ekzagjerimi i normave fetare, përtej standardeve të shpalljes, jo që nuk pranohen, por është i ndaluar, për shkak se bije ndesh me parimet e përgjithshme të interpretimit identik të Islamit. Tendenca e birësimit të dhunës, ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit “Islamik”, është tendencë paragjykuese dhe stigmatike e fabrikuar nga qarqe anti-islame dhe islamofobe. Aktet e dhunës, veprimet ekstremiste, radikale e terroriste që shfaqen, kohë pas kohe, si reaksion nga individë dhe grupe të caktuara të shoqërisë islame, nuk janë arsye për ta akuzuar Islamin, sepse vetë Islami, akte të tilla, i gjykon dhe i vlerëson si aktivitete të ndaluara, e si pasojë të ndëshkueshme.
Literatura e shfrytëzuar
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 01, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...