Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
May 10, 2018 Zani i Nalte Aktivitete 0
Universiteti Bedër me dt. 8 maj 2018 organizoi për të dytin vit radhazi në një mbrëmje gala, ceremoninë e ndarjes së çmimeve për të diplomuarit më të suksesshëm në karrierë dhe detyrë. Në këtë event morën pjesë të diplomuar, stafi akademik dhe administrativ, që ka dhënë kontributin ndër vite për universitetin, si dhe figura te shquara nga fusha e letërsisë, kulturës, artit dhe edukimit.
Ceremoninë e hapi përfaqësuesja e Zyrës së të Diplomuarve, Jola Marku, e cila theksoi se kjo zyrë nën shembullin e universiteteve perëndimore, synon të ndikojë në formësimin e një kulture, për sa i përket aktiviteteve dhe marrëdhënieve universitet- të diplomuar. Ajo u shpreh se ndër treguesit më të mire të suksesit të universitetit janë të diplomuarit e punësuar dhe arritjet e tyre, prandaj organizimi i ndarjes së çmimeve është vlerësues dhe motivues, por në të njëjtën kohë një shfaqje e suksesit të dyanshëm midis Kolegjit Universitar Bedër dhe të diplomuarve.
Më pas fjalën e mori Rektori i KU Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili u shpreh se ky aktivitet është tashmë pjesë e traditës së “Bedër”, duke shërbyer si platformë për të diplomuarit për të shkëmbyer përvojat e tyre. Ai vlerësoi aktivitetin, duke theksuar se një format i tillë në Shqipëri është një model në kuadër të marrëdhënieve të universitetit me të diplomuarit ndër vite.
Gjatë ceremonisë u ndanë në total 12 çmime, nga ku 6 çmime u akorduan në shenjë mirënjohjeje dhe inkurajimi për ish-studentë që janë kthyer në modele frymëzuese, falë punës dhe arritjeve të tyre në karrierat profesionale. Ndërkohë, 6 çmime të tjera të veçanta u përzgjodhën nga stafi akademik i universitetit për t’iu akorduar personaliteteve nga fusha e artit, shkencës, kulturës, letërsisë e edukimit për kontributin e tyre.
Mes këtyre personaliteteve është vlerësuar edhe prof. Xhemal Balla, një nga kontribuesit në arsim për 60 vite, si dhe në promovimin e kulturës islame me këtë motivacion:
“Për kontribut të veçantë në fushën e arsimit dhe edukimit të brezave të rinj ndër vite, si edukator e mësues, si dhe për promovimin e vlerave universale nëpërmjet botimeve të shumta në disa fusha studimi.”
Ndër të diplomuarit e KU Bedër ishte edhe Kadim Rufati, ish-student i Departamentit të Shkencave Islame, Bedër, aktualisht mësues në Medresenë e Tiranës si dhe Imam i Xhamisë së Medresesë, të cilit i është akorduar çmimi “H. Vehbi Dibra” me motivacionin “Për kontributin e vyer në arsim, shkencë, art dhe paqe sociale duke përçuar vlera morale, etike dhe universale në shoqërinë shqiptare dhe përtej saj në gjurmët e figurës së ndritur të H. Vehbi Dibrës.”
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...