Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Dec 15, 2017 Zani i Nalte Aktivitete 0
Më datë 14 dhjetor 2017, u zhvillua simpoziumi i pestë ndërfetar në fushën akademike midis përfaqësuesve universitarë të tri shkollave teologjike, të tre komuniteteve fetare në Shqipëri, Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar “Bedër”, Instituti Teologjik Katolik në Seminarin Ndërdioqezian “Zonja e Këshillit të Mirë”, Shkodër dhe Akademia Teologjike Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës, të cilët ishin edhe mikpritësit e simpoziumit të radhës. Delegacionet respektive u pritën fillimisht nga Dekani i Akademisë Teologjike Ortodokse, Hirësi Nikolla, drejtues nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë Hirësi Asti, stafi pedagogjik dhe studentë të kësaj akademie.
Më pas filloi punimet simpoziumi, i moderuar nga Hirësi Nikolla, ku referuan përfaqësues të tre institucioneve të larta arsimore. Në emër të Departamentit të Shkencave Islame, Bedër referoi rreth kësaj teme PhD. Cand. Hysni Skura, i cili foli rreth “Dashurisë Hyjnore në Islam”. Ndër të tjera ai u shpreh se: “Dashuria Hyjnore përfaqëson dëshirën dhe përkujdesjen e pakufishme të Krijuesit për krijesat e veta. Duke e parë dashurinë edhe si ndjenjë më të fuqishme universale njerëzore, dashuria në Islam shprehet me anë të dhembshurisë dhe mëshirës. Të shumta janë shenjat e dashurisë së Zotit për njeriun, si Krijimi i njeriut si mëkëmbës në tokë, krijimi në formë të përsosur dhe vlerësimi i njeriut mbi krijesat e tjera”. Referatin e tij z. Skura e mbylli me leximin e një lutjeje, ku theksoi edhe njëherë varësinë e njeriut nga Zoti, duke kërkuar prej Tij të mbushë zemrat e njerëzve plot me dashuri për Të dhe për njeri-tjetrin.
Referuesi i dytë ishte Dom Lorenzo Rosseti, meshtar dhe pedagog në Seminarin Ndërdioqezian, i cili prezantoi pikëpamjen romano-katolike rreth dashurisë. Ai theksoi se: “Perëndia në Dhiatën e Vjetër, përmes dërgimit të Urdhërimeve shpreh dashurinë e Tij për njeriun, se Ai kërkon sigurinë e tij. Urdhërimet sipas tij na drejtojnë drejt dy boshteve të dashurisë, atij vertikal drejt Dashurisë për Perëndinë dhe padyshim atij horizontal, të dashurisë për të afërmin.”
Referati i tretë u mbajt nga z. Dhimitër Qosja, pedagog i Akademisë Teologjike Ortodokse, i cili theksoi se: “Dashuria është shoqëruesja e të gjitha veprimeve të Perëndisë në botë, të shprehura përmes Krijimit, jo nga nevoja, por nga liria, pikërisht dashuria e vërtetë është ajo që vjen nga liria. Zoti është dashuri, i cili e shpalos këtë pa rezervë.”
Në përfundim të tre referimeve pati diskutime dhe pyetje ndaj referuesve, ku pedagogë dhe studentë të tre palëve shprehen mendimet dhe komentet e tyre rreth temës së Dashurisë Hyjnore.
Në këtë simpozium morën pjesë dhe Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, Dr. Genti Kruja, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame, Bedër, z. Dorian Demetja, Drejtor i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në KMSH, të cilët edhe morën fjalën dhe diskutuan gjatë seancës së diskutimeve, si dhe gjithashtu morën pjesë pedagogë dhe studentë të Shkencave Islame, Bedër.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...