Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Nov 20, 2017 Zani i Nalte Personalitete 0
nga Akademik Feti Mehdiu
HAXHI ISMAIL B. REXHEPI (3.11. 1947 – 13. 11. 2016)
Ismail B. Rexhepi lindi më 3 nëntor 1947, në fshatin Bresanë të Opojës. Këtu kreu shkollën fillore. Shkollimin e mesëm e vazhdoi në Medresen Alauddin, në Prishtinë. Më 1 shtator 1972 diplomohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, grupi: Histori – Gjeografi, ndërsa më 12. Dhjetor 1977, diplomohet në Degën e Historisë, në Universitetin e Prishtinës. Në vitin shkollor 1983-84, ka qenë në Specializim për hulumtime në Kajro.
Në Arkivin e Kosovës filloi punën me 7 nëntor 1978, Shef i Shërbimit për mbrojtjen e lëndës arkivore. Nga 9 janari deri më 3 korrik 1978 ndoqi kursin special të arkivistikës. Më 28.01.1987 u Certifikua për njohje të Gjuhës Serbo-kroate. Gjithashtu pati kryer edhe kursin e gjuhës angleze.
Punoi profesor i historisë në shkollën fillore «Zenel Salihu», në Bellaqevc, (1972) kurse nga viti 1978, kalon me punë në Arkivin e Kosovës, shef i shërbimit për mbrojtjen e lëndës arkivore.
Vitet 1990-1993, i kaloi ashtu sikurse edhe shumica e intelektualëve shqiptarë të Kosovës, të përzënë nga puna, duke furnizuar me artikuj ushqimorë lagjen e vet në Prizren.
Ka kryer detyrën e imamit në xhaminë “Haxhi Ramadan” në Prizren prej 15 nëntorit 1993 deri më 20 shtator 1995, kur transferohet në Gjakovë, imam i xhamisë “Hadim Aga”. Këtu kreu edhe funksionin kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë. Sa ishte me detyrë në Gjakovë dha kontribut të veçantë në organizimin e shumë aktiviteteve të rëndësishme për popullatën e këtij rajoni. U kujdes sidomos për t’u ardhur në ndihmë familjarëve të dëshmorëve e viktimave të luftës, për grumbullimin e mjeteve për ndihmë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilën iu dha edhe Mirënjohje në Ditën e Flamurit, më 28 nëntor 1997, nga Këshilli Komunal në Prizren. Mori pjesë edhe në aksionin e faljes së gjaqeve. Mori pjesë edhe në takime zyrtare në misione ndërkombëtare, që vëzhgonin situatën e zhvillimeve të luftës në Kosovë.
Gjatë periudhës 1994 – 1999, punoi profesor në medresenë “Alaudin” – paralelja në Prizren. Në pranverën e vitit 1999 – u gjend në kampin e Kukësit – me popullatën shqiptare të përzënë me dhunë nga Kosova. Këtu ofroi ndihmë të veçantë në organizimin e mbarëvajtjes së jetës së të ndjekurve nga Kosova.
Ismail Rexhepi Kosovës i la tre djem: Fazliun, Nevahiun, Muaviun dhe plot nipa e mbesa. Shkencës dhe kulturës shqiptare, nga fusha e historisë dhe islamistikës, i la kontribute të çmueshme, si në vijim:
Përkthime:
Studime e artikuj
“Dituria Islame” – Prishtinë
“Edukata Islame”, Prishtinë
Studime Orientale – Prishtinë
Perla – Tiranë
Adil Ebu Shanab, Teatri palestinez në territorin e okupuar, (Feti Mehdiu, Për letërsinë arabe, Prishtinë, 2005, f. 165-175.)
Salah Abdussabur, Abbas Mahmud al-Akkad figurë kontradiktore, (F. Mehdiu, Për letërsinë arabe, 2005, Prishtinë, f. 198-218).
Aug 26, 2018 0
May 28, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...