Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Sep 17, 2017 Zani i Nalte Editoriale 0
nga Prof. Dr. Ferdinand Gjana, rektor i Universitetit BEDËR
Tek shohim historinë e pas pavarësisë në një kohë më shumë se një shekullore të Shqipërisë, kohë me dallgëzime të forta historike, për një popull të vogël si ne, vëmë re se roli i disa njerëzve të urtë e largpamës, dijetarë dhe personalitete shumëdimensionale kanë luajtur një rol historik në fatet e kombit, duke bërë të pamundurën në momente kritike të historisë shqiptare.
Kështu mund të përmendim personalitete të tilla të shquara si H. Vehbi Dibra, H. Ali Korça, H.Ibrahim Dalliu, H. Musa Dërguti, H. Sherif Langu, Ferit Vokopola, etj. Disa prej tyre edhe firmëtar të pavarësisë, drejtues të institucioneve të para të shtetit shqiptar, por njëkohësisht edhe dijetarë myslimanë shqiptarë, që e lidhën aq bukur dashurinë për kombin me besimin fetar, e shumë prej tyre u persekutuan nga regjime të ndryshme e së fundmi nga ai komunist e ateist, nga i cili pas 20 viteve burg do të mbijetonte vetëm H. Sabri Koçi, i cili edhe drejtoi ceremoninë e parë islame më 16 nëntor 1990 dhe udhëhoqi për më shumë se 13 vite Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me urtësi e pjekuri prej një të urti e të moçmi, të cilit jeta i kishte mësuar shumë.
H. Sabri Koçi nuk ishte hakmarrës as për regjimin që e kishte burgosur e privuar nga jeta e lirë për më shumë se dy dekada. Ai ishte dhe rrinte larg provokimeve dashakeqe të nxitjes së urrejtjes dhe përçarjes ndërfetare në një shoqëri të brishtë si ajo e pas ’90. H.Sabriu me mjaft dituri diti tu përgjigjet pyetjeve që i vinin në lidhje me pozicionimin e shumicës myslimane në vend, duke e shmangur vëmendjen nga këto raporte e duke vënë theksin në rëndësinë e vëllazërisë, dialogut dhe harmonisë midis besimeve të ndryshme në Shqipëri, një vlerë kjo e pashoqe për shqiptarët në pothuajse të gjithë botën.
Mendimin dhe filozofinë e mbartur ndër dekada tek drejtuesit e komunitetit më të madh fetar në vend, atij mysliman, e përcolli më tej me mjaft maturi profesionale dhe përgjegjësi kombëtare edhe H.Selim Muça. Ai ishte një nga medresistët e fundit të një plejade të vështirë, të diplomuar si brezat e fundit të Medresesë së famshme të Tiranës, nga ku dolën intelektualë të shumtë, akademikë si Shaban Demiraj e Sherif Delvina, mësues, inxhinierë, etj.
H. Selim Muça, i cili sot bën edhe 1 vit nga ndarja prej jetës, do të mbahet mend si një njeri i ekuilibruar, i cili gjatë dy mandateve të tij si kryetar i KMSH-së i dha një shtysë arsimit cilësor nëpër medrese, duke i hapur rrugë një reforme të gjerë arsimore në institucionet e KMSH-së dhe duke realizuar ëndrrën e paraardhëseve dhe prijësve të tij në vitin 1924, atë të hapjes së Universitetit Bedër më 2011, pas një vendimi dhe pune maratonë të bërë gjatë vitit 2010. Kjo ishte ëndrra e H. Vehbi Dibrës e H. Ali Korçës, kur hapen Medresenë e Naltë, shkollimi dhe edukimi i brezave të rinj në vendin tonë, ku krahas përgatitjes akademike, një vend të veçantë të luante edhe atdhedashuria dhe dëshira për të kontribuar për vendin, kombin dhe popullin shqiptar, por jo vetëm.
Në këtë përvjetor të parë të ndarjes nga jeta të H. Selim Muçës, tek bëjmë analiza të përgjithshme të punës ndër vite të këtyre personaliteteve dhe drejtuesve të lartë, e shohim si strategji dhe rëndësi të veçantë ndjekjen e gjurmëve dhe hapave të tyre për një mbarëvajtje dhe harmoni shoqërore dhe sociale. Rruga, hapat dhe veprat e tyre nganjëherë historike, e nganjëherë edhe modeste duhet të jenë modele për të gjithë ne, duke marrë mësim dhe lënë shembuj pozitivë edhe për brezat e rinj.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...