Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Mar 22, 2017 Zani i Nalte Editoriale 0
Vetmitari(ja) 1: prsh. Çpb ❤ ?
Vetmitari(ja) 2: asgjë … home ?
Vetmitari(ja) 1: edhe unë sapo … sh. lodhur Si Kalove sot?
Vetmitari(ja) 2: 1 sek se po me therrasin
Vetmitari(ja) 1: ok ❤
Vetmitari(ja) 2: Erdha. Po thoje…?
E kështu vazhdon e vazhdon një bisedë e rëndomtë midis personash nëpërmjet një smartphone, ndërmjet simbolesh, sticker-sh, çerek fjalësh, pika e pikëpyetje e pikëçuditëse të vendosura vend e pavend etj. etj. etj.
Personazhet e bashkëbisedimit të mësipërm sapo janë kthyer nga puna, nga shkolla, nga shëtitja, apo ndoshta edhe nga një drekë apo darkë e përbashkët dhe është momenti kur hyjnë në shtëpi, kalojnë pragun e derës dhe hyjnë në atë hapësirë intime që quhet familje. Por sapo hyjnë nga pragu i derës, nëpërmjet një aparati shumë të vogël, dalin nga parmakët inekzistues të një dritarje, për t’u kthyer përsëri në një realitet ku ishin pak më parë ose ku do të dëshironin të ishin, por që në fakt është thjesht një hapësirë virtuale dhe jo më reale. Është një ikje, ikje virtuale. Është pamundësia e përballimit të peshës së intimitetit të shtëpisë dhe familjes, të afekteve reale apo edhe të vetmive reale. Jemi në epokën e virtuales dhe duket se ka një ngjashmëri të çuditshme me kohën kur njerëzit merreshin vesh me shenja me njëri-tjetrin, pasi fjala ishte akoma e pazbuluar vetëm se në këtë rast e kemi vrarë fjalën.
Marrëdhëniet ndërnjerëzore janë virtualizuar tej mase. Shkëputen gjithnjë e më shumë nga realja duke kapërcyer vendin dhe momentin (hic et nunc – këtu dhe tani) për të krijuar a jetuar të tjera marrëdhënie përmes ajrit dhe valëve. Njeriu në ikje i cili ka gjetur një dritare për të dalë nga mospërballimi i marrdhënieve reale, nga sfidat që ato sjellin në jetën tonë dhe që e bëjnë jetën tonë më njerëzore.
Marrëdhëniet tona jo vetëm janë bërë të brishta, por janë eterizuar i janë marrë përdhuni tokës e i janë dorëzuar ajrit. Janë diçka mes qiellit dhe tokës, pezull, as mish e as peshk. Në këto kushte, njeriu modern, është një vetmitar në një shkretëtirë virtuale. Është e njohur në lindjen e afërt dhe të largët ekzistenca e vetmitarëve të shkretëtirës, murgjëve të shkretëtirës të cilët linin qytetin për të gjetur Hyjin në një mënyrë tjetër. Ndërsa në kohën moderne jemi kthyer të gjithë në murgjër virtualë, por në vend të kërkimit të diçkaje që më tejkalon dhe te e cila mund të kapem si te një bosht, për t’i dhënë një orientim ekzistencës time, jemi shkëputur nga gjithçka. Jemi murgjër wireless, vetmitarë wireless, në një shkretëtirë, ose më mirë në një shkreti marrëdhëniesh, apo në marrëdhënie të shkreta.
Ka shumë studime që tregojnë, e herë pas here na i japin rezultatet e tyre nëpër media, se njerëzit virtualë janë më të trishtuar e më pak të lumtur. Kërkimi i lumturisë është një realitet ndër më të natyrshmit brenda njeriut. Por njeriu nuk mund të jetë i lumtur vetëm. Nuk është e mundur. Prandaj njeriu kërkon marrëdhënie, takim, bashkëjetesë. Realiteti virtual, në të cilim jetojmë dhe jemi zhytur pothuajse plotësisht, nuk lejon që marrëdhëniet të finalizohen, por mbeten gjithnjë gjysma marrëdhëniesh. Mbeten marrëdhënie në përpjekje e sipër… në eter, duke na bërë kështu endacakë në një shkretëtirë virtuale drejt trishtimit.
Gjergj Meta
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...