Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Nov 17, 2016 Zani i Nalte Jurisprudencë 0
Aspekte juridiko – penale të mbrojtjes të së drejtës së pronës
Prof. asoc. doc. dr. Engjëll Likmeta[1]
Qemal Likmeta[2]
Abstrakt
Legjislacioni është një nga themelet më të rëndësishme të familjes ligjore islame. Ligji islam ka të bëjë me vënien në praktikë të mesazhit islam që synon drejtësinë dhe paqen, pavarësisht nga vendi apo koha në të cilën jetojmë. Thelbi i mesazhit islam është ndërtimi me dashuri e pastërti i urave të dialogut të lirë dhe të respektuar në mes të dërguarve të Zotit dhe të kundërtave të tyre në fe. Islami, në vetvete, është një dialog i lirë, i moralshëm dhe logjik, që ndër të tjera sanksionon mospërdorimin e veprimeve kriminale në asnjë aspekt jetësor, duke sanksionuar me të drejtë se “Nuk ka dhunë në fe”. Ndaj, të jesh mysliman, nga një këndvështrim, është më e vështirë, kërkon më shumë përgjegjësi, por edhe po aq delikatesë dhe lartësi, sepse krahas respektimit të parimeve shoqërore, kërkohet dashuri dhe mirëkuptim, dhembshuri dhe butësi, krahas durimit dhe tolerancës kërkohet dije, vullnet, urtësi, ekuilibër, si dhe aftësi sintetizuese e sendërtuese.
Familja islame është një ndër familjet kryesore të së drejtës. Ajo është një e drejtë fetare. Rregullat e kësaj të drejte burojnë nga Kur’ani dhe tradita e jetës së Profetit (a.s.)[3]. Vendosja e drejtësisë nuk është një parim të cilin e konfirmoi dhe e filloi vetëm Islami, por traditë dhe moto e të gjithë të dërguarve, të cilët predikuan ligjin dhe shpalljen e Zotit[4].
Legjislacioni është një nga themelet më të rëndësishme të familjes ligjore islame. Ligji islam ka të bëjë me vënien në praktikë të mesazhit islam që synon drejtësinë dhe paqen, pavarësisht nga vendi apo koha në të cilën jetojmë[5]. Thelbi i mesazhit islam është ndërtimi me dashuri e pastërti i urave të dialogut të lirë dhe të respektuar në mes të dërguarve të Zotit dhe të kundërtave të tyre në fe. Islami, në vetvete, është një dialog i lirë, i moralshëm dhe logjik, që ndër të tjera sanksionon mospërdorimin e veprimeve kriminale në asnjë aspekt jetësor, duke sanksionuar me të drejtë se “Nuk ka dhunë në fe”[6]. Ndaj, të jesh mysliman, nga një këndvështrim, është më e vështirë, kërkon më shumë përgjegjësi, por edhe po aq delikatesë dhe lartësi, sepse krahas respektimit të parimeve shoqërore, kërkohet dashuri dhe mirëkuptim, dhembshuri dhe butësi, krahas durimit dhe tolerancës kërkohet dije, vullnet, urtësi, ekuilibër, si dhe aftësi sintetizuese e sendërtuese[7].
Caku më i shpeshtë i ligjeve islame është edukimi dhe përsosmëria e personalitetit të individit[8]. Islami konsideron se jurisprudenca është në relacion të pakëputur me autoritetin e Zotit, si dhe që sovraniteti i pushtetit të gjithmbarshëm dhe të padiskutueshëm të Zotit e përfshin të gjithë jetën e njeriut dhe të gjitha punët e tij. Qëllimi i besimit Islam është të vendosë të vërtetën dhe drejtësinë në të gjitha punët dhe nivelet e komunitetit njerëzor[9].
Po çfarë është ligji në vetvete sipas së drejtës islame?
Ligji është mishërim i Vullnetit Hyjnor lidhur me mësimet specifike, pranimi dhe zbatimi i të cilave i garanton njeriut jetë të harmonishme në këtë botë dhe lumturi në tjetrën. Në Islam, ligji është Hyjnor e jo njerëzor, ngase përbën trupëzimin konkret të Vullnetit të Zotit, sipas të cilit duhet jetuar edhe si individ edhe si pjesëtar i shoqërisë. Ligji përbën udhëzuesin e veprimit njerëzor dhe përfshin çdo aspekt të jetës; duke jetuar sipas tij, njeriu e trajtëson ekzistencën e vet sipas vullnetit të Zotit[10].
Ideja ndërmjet të drejtës dhe besimit është krejtësisht e huaj për botëkuptimin islam dhe pikërisht është kjo arsyeja që si ligji material ashtu dhe ai formal trajtohen të pashkëputur nga besimi fetar[11]. Ligji përmban normën për jetën ideale njerëzore. Në përputhje me natyrën e vërtetë të gjërave, është njerëzorja ajo që duhet t’i përshtatet Hyjnores e jo anasjelltas[12].
Duke pasur parasysh rolin e madh të njeriut në funksion të dhënies së drejtësisë, në një hadith, thuhet se: “Një ditë drejtësi, është sa dyzet vjet adhurim”[13]. Në çdo rast, Zoti urdhëron për të gjykuar me drejtësi mes njerëzve[14].
Drejtësia kërkohet në çdo kohë. Nisur nga kjo, në një ajet të sures Maide, Zoti urdhëron, për bashkëveprimin midis njerëzve duke u udhëhequr nga drejtësia dhe korrektësia në marrëdhëniet mes tyre si dhe, duke tërhequr vëmendjen ndaj veprimeve të padrejta, të kundërligjshme, kur thotë se: “[…] Ndihmohuni mes veti me të mira dhe në të mbara, e mos bëni mëkate e armiqësi […] Allahu është ndëshkues i fortë.”[15]
1.2 Veçori të së drejtës islame
Nëse do t’i referohemi Legjislacionit Islam, mund të themi se Zoti përcakton mirë faktin se çdo person, individ duhet të udhëhiqet nga ligji në jetën e tij. Kështu, shprehimisht, në një ajet kuranor[16] Zoti ka përcaktuar se: “Për secilin prej jush, ne caktuam ligj e program (të posaçëm në çështje të veprimit)”[17].
Lidhur me liritë mund të themi se, liritë, të gjithë parimet e etikës dhe të dinjitetit njerëzor, në shtetin islam, kanë të njëjtë vlerë, si për shtetasit myslimanë, po ashtu dhe për ata jomyslimanë. Paprekshmëria mbi personalitetin njerëzor është themeli i barazisë ndërnjerëzore e urdhëruar nga Zoti i madhëruar[18].
Parimi që s’ka vepër penale e as dënim përveç asaj të parashikuar në legjislacion, është një parim që vjen i parashikuar edhe në legjislacionin e së drejtës islame. Ky parim zbatohet më përpikëri për sa i takon veprave të tilla penale si vjedhja, plaçkitja etj., vepra këto që janë sanksionuar shprehimisht në librin e shenjtë Kur’anin dhe sunetin, duke përcaktuar edhe dënimin përkatës për to[19].
Në lidhje me shkencën penale mund të themi se, në Kur`an, ndër të tjera, cilësohet edhe përgjegjësia penale. Ligji islam parashikon përgjegjësinë individuale për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme. Kështu, Zoti në Kur’an thotë: “[…] dëmi i secilit person është kundër vetes. Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit […]”[20], dhe se, “Secili njeri është peng i veprës së vet”[21]. Pra, sipas këtij formulimi të hershëm mund të themi se: “Çdokush është përgjegjës vetëm për veprat vetjake[…]”[22] dhe “[…] askush nuk mund ta bartë barrën e tjetrit”[23]. Sipas këtij ajeti kuranor na bëhet me dije se askush nuk mund të merret në përgjegjësi civile a penale për veprimet a mosveprimet kriminale të tjetrit. Në vetvete ky është një lajmërim që u drejtohet njerëzve që të mos ndërmarrin veprime të kundërligjshme, pasi në ditën e dhënies së llogarisë për to do të lindë përgjegjësia. Kjo urdhëresë vë në dukje parimin themelor në të drejtën penale, përgjegjësinë personale dhe dënimin në bazë të fajësisë dhe refuzon çdo formë të përgjegjësisë për tjetrin.
Ligji islam sanksionon edhe parimin e ndëshkueshmërisë së çdo veprimi kriminal. Askush nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë penale e civile nga vepra e kryer në kundërshtim me normat e ligjit islam. Këtë përfundim ne e nxjerrim nëse i referohemi dispozitës kuranore: “A mos menduan ata që bëjnë vepra të këqija (krime) se do të na shpëtojnë (t’iu ikin dënimeve)? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre!”[24]
1.3 Deklarata e Kajros për të Drejtat e Njeriut në Islam
Islami është një fe për sigurinë, qetësinë dhe paqen[25]. Në këtë vështrim, Deklarata e Kajros për të Drejtat e Njeriut në Islam është një mekanizëm ligjor, që ofron një pasqyrë të perspektivës islame për të drejtat e njeriut. Ajo pohon Sheriatin Islam si burim të saj. Qëllimi i kësaj deklarate është të qenët e saj si një udhëzues i përgjithshëm në fushën e të drejtave të njeriut. Sipas kësaj deklarate, në nenin 14 të saj, theksohet se: “Çdokush ka të drejtë në përfitime ligjore pa monopolizim, mashtrim apo dëmtim ndaj vetes apo të tjerëve. Fajdeja është absolutisht e ndaluar”[26]. Ndërsa në lidhje me të drejtën e pronës deklarata sanksionon se: “Çdo njeri ka të drejtën e të pasurit pasuri të fituar në mënyrë të ligjshme dhe i gëzon të gjitha të drejtat e pronësisë, pa rënë ndesh me veten, të tjerët, ose me shoqërinë në përgjithësi. Shpronësimi nuk është i lejuar me përjashtim të rasteve kur kryhet nxitur nga kërkesat e interesit publik dhe kundrejt një dëmshpërblimi të menjëhershëm dhe të drejtë”[27]. Po ashtu, në germën “b” të këtij neni theksohet se: “konfiskimi dhe marrja e pasurisë është e ndaluar me përjashtim të një domosdoshmërie të diktuar nga ligji”[28].
Deklarata e Kajros për të Drejtat e Njeriut në Islam mbron edhe të drejtat e pronësisë intelektuale. Kështu në nenin 16 të saj thuhet se: “Secili ka të drejtë të gëzojë frytet e prodhimit të tij shkencor, letrar, artistik e teknik dhe të drejtën për të mbrojtur interesat morale dhe materiale që rrjedhin prej tij, me kusht që prodhimi i tillë të mos bie në kundërshtim me parimet e Sheriatit”[29].
Pa ngurrim mund të shprehemi se, Feja islame e respekton të drejtën e pronës dhe pasurinë, sepse ajo është baza e jetës. Nga ana tjetër, e drejta islame e respekton të drejtën e njerëzve për pronë. E drejta e pronës konsiderohet e shenjtë. Askush nuk mund ta cenojë në çfarëdolloj mënyre qoftë, këtë të drejtë. Janë këto arsyet përse ligji islam e ndalon rreptësisht vjedhjen, grabitjen, përvetësimin e pasurisë së huaj, mashtrimin, dredhinë, mashtrimin gjatë matjes dhe në peshë. Pasuria e fituar në rrugë të paligjshme është e ndaluar për t’u përdorur[30].
Sipas traditës profetike, njeriut i bëhet e mundur mbrojtja e pasurisë nga dispozitat kuranore vetëm nëse është besimtar dhe në çdo rast nëse pasuria nuk bie ndesh me parimet themelore të së drejtës islame[31].
Po ashtu, i dërguari i Zotit, Muhamedi (a.s.) ka urdhëruar: “Luftoni mos besimtarët por në asnjë rast mos plaçkitni, mos mashtroni, mos masakroni dhe mos vritni fëmijë e as murgjit në manastire”[32]. Sipas këtij udhëzimi profetik, kuptohet fare qartë se, ligji islam është i mirë larguar nga veprimet kriminale si vjedhja, mashtrimi, dëmtimi i pasurisë apo i jetës së njerëzve. Njëkohësisht, ai shërben si një mburojë e fortë për kategori të posaçme sikurse janë fëmijët e murgjit. Pra, në rrezen e tij të mbrojtjes përfshihet dhe pasuria e cilitdo person, besimtar ose jo, si dhe fëmijët e përfaqësuesit e besimeve të ndryshme fetare.
Me krim në traditën e legjislacionit nënkuptohet çdo vepër e ndaluar. Vepër e ndaluar është çdo veprim që Ligjvënësi e ka ndaluar të kryhet për shkak të dëmit që ajo sjell në fe, në vetë njeriun, në mendjen, nderin apo pasurinë e tij[33].
Sipas këndvështrimit të Sheriatit Islam, veprat penale konsiderohen veprimet ligjërisht të ndaluara, për të cilat Zoti ka vendosur sanksione shprehimisht të përcaktuara apo të papërcaktuara[34].
Veprat penale të cilat ndëshkohen me dënimin e përcaktuar “Hudud” mund të ndahen në tri kategori:
2.1.1 Deliktet kundër pasurisë
Në deliktet kryesore kundër pasurisë janë vjedhja, vjedhja e pasurisë së jetimit, fqinjit, e pasurisë publike, etj. Sipas dijetarëve të shquar të së drejtës islame, nisur nga vlera e objektit të cenuar nga veprimi kriminal, vjedhja ndahet në dy lloje: lloji i vjedhjes që duhet të qortohet si dhe lloji i vjedhjes që duhet të ndëshkohet. Vjedhjet që duhet të ndëshkohen ndahen në dy lloje: në vjedhje të vogla dhe vjedhje të mëdha[35].
Interesant është fakti se, në gjykimin tim, kam arritur të dalloj, nga leximi dhe studimi i ajeteve kuranore, disa lloje vjedhjesh që për objekt studimi po i radhis si më poshtë.
2.1.1.1 Vjedhja
Sipas ligjit islam, vjedhja është marrja e një sendi në mënyrë të fshehtë. Fjalori i gjuhës arabe e ka përkufizuar fjalën “serika” (vjedhje) në këtë mënyrë: “Marrja e pasurisë së dikujt tjetër nga vendi ku ajo është ruajtur në mënyrë të fshehtë. Ndërsa Ibn Arfes ka thënë: “Vjedhësi është personi që hyn fshehurazi në vendin ku është ruajtur pasuria e dikujt tjetër dhe merr pres saj”[36].
Duke u nisur për sa më lart, studiuesi i së drejtës islame Sejjid Sabik mendon se vjedhja përfshin tri aspekte: marrjen e pasurisë së dikujt tjetër, marrjen e pasurisë së tjetrit në mënyrë të fshehtë si dhe faktin që pasuria duhet të jetë e ruajtur në një vend të sigurt. Ajo çka kuptohet nga parashtrimi i kuptimit të vjedhjes është fakti se në rast se pasuria merret haptazi ose nuk është ruajtur në një vend të fshehtë, atëherë nuk kemi të bëjmë me krimin e vjedhjes që detyron prerjen e dorës[37].
Lidhur me objektin e veprës penale të vjedhjes dhe cilësitë e tij, mund të themi se e drejta islame kërkon që malli, produkti, objekti i vjedhjes të jetë një mall i lejueshëm në qarkullimin civil sipas ligjit islam. Çka nënkupton faktin se objekti i cenuar është një mall që mund të përdoret si kapital, të konsiderohet pronë, që lejohet të shitet dhe mund të dëmshpërblehet. Pra, nga kjo arrijmë në përfundimin se nuk do të ndodhemi para vjedhjes nëse merren në mënyrë të kundërligjshme pije alkoolike, mish derri, mjete dëfrimi si violina, violinçeli etj., që janë të ndaluara, sipas shumicës së dijetarëve islam, si për shtetasit mysliman a jo, që jetojnë në territorin e një shteti islam[38].
Legjislacioni islam kërkon që objekti i cenuar, i vjedhur duhet të ketë një vlerë të caktuar dhe pronari duhet të dëmtohet nga humbja e tij[39]. Në suren En-Nisa, ajetet 29-31, Zoti thotë: “O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejueshme […] kush e bën këtë që ndalon Zoti qëllimisht dhe tejkalon kufijtë Ne do ta hedhim në një zjarr të madh[…]”[40].
Ajo çka vërejmë qartë është thirrja e Zotit për të ndaluar nga fitimi i palejueshëm, që cilësohet si haram, diçka e kundërligjshme në terminologjinë e sotme juridike. Në çdo rast, sipas këtij ajeti kuranor, duhet që personi fajtor të ketë qenë i përgjegjshëm për qëllimin e përfitimit nga pasuria e tjetrit si dhe duke kaluar kufijtë e lejuar nga normat morale e ligjore të kohës. Kam përshtypjen se me tejkalim kufijsh, do të kuptohen rastet kur një person merr pasurinë e dikujt jo në masën e duhur për të ushqyer vetveten, sikurse ligji islam e lejon, apo sikurse thotë edhe tradita profetike për qëllime të mbijetesës dhe duke e përdorur me maturi, me kujdes, por kur e merr pasurinë e tjetrit dhe e shpërdoron atë. Po ashtu, në ajetin numër 161 të sures Nisa sanksionohet ndalimi i ushqimeve, pasurisë së fituar padrejtësisht. Kështu, Zoti thotë: “[…] ata e kishin të ndaluar ngrënien e pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë[…]”[41]. Mendoj se Zoti nëpërmjet përsëritjes së shfaqur në forma të ndryshme, në disa ajete kuranore, sanksionon vlerën që ka paprekshmëria e pasurisë së njerëzve nga veprimet e padrejta. Nëpërmjet këtyre ajeteve, ligji islam bën me dije ndalimin e cenimit të pasurisë e të pronës personale.
Për sa i takon subjektit në figurën e veprës penale të vjedhjes duhen marrë në konsideratë disa cilësi të tij. Së pari, vjedhësi duhet të ketë zotësi juridike për të vepruar. Pra, duhet të ketë arritur moshën madhore dhe të jetë i shëndetshëm mendërisht. Kjo pasi fëmijët si dhe personat me aftësi të kufizuar, nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Po ashtu, nuk është kusht që vjedhësi duhet të jetë mysliman ose të ketë kryer veprën ndaj besimtarëve myslimanë. Mjafton kryerja e veprës dhe nuk ka rëndësi fakti nëse objekt i cenimit është pasuria e një myslimani apo e një njeriu tjetër. Ligji ndëshkon njëlloj. Po ashtu, kërkohet që vjedhësi në çdo rast të jetë i përgjegjshëm për veprimin që kryen. Thënë ndryshe, vjedhësi duhet të ketë liri zgjedhjeje për të vepruar dhe jo të detyrohet për të vjedhur. Detyrimi me forcë e anulon lirinë e zgjedhjes së individit, kjo e fundit bën që të mos lindi përgjegjësia juridike penale për individin në fjalë për veprimet e kryera. Së treti, mund të themi se nuk lind përgjegjësia penale në rast të cenimit të pasurisë familjare. Çka nënkupton faktin se asnjë nga familjarët në kuptimin e anëtarëve të familjes nuk mban përgjegjësi për pakësimin a cenimin e pasurisë familjare, si për shembull, fëmijët me pasurinë e prindërve, gjyshërit a anasjelltas. Ndërsa në rast të cenimit të pasurisë familjare nga pjesëtarë të tjerë në kuptimin e gjerë të familjes, si për shembull, halla, teze, etj., ligji islam thekson faktin se është e ndëshkueshme vepra penale, por ndaj tyre nuk mund të zbatohet dënimi me prerje të dorës, pasi një gjë e tillë do të çonte në prishjen e marrëdhënieve familjare që e drejta islame urdhëron për t’i ruajtur dhe forcuar[42].
Në kuadër të anës subjektive të veprës penale të vjedhjes, mendoj se kanë rëndësi motivet për të cilat kryhet vjedhja. Kështu, në rast se vjedhja nxitet nisur nga nevoja për të ushqyer veten a familjen për shkak të varfërisë ekstreme, mendoj se nuk kualifikohet si e tillë. Kjo, dhe po të kemi parasysh edhe traditën profetike sipas së cilës na vjen shembulli: “A’bad in Sherhabil El-Gabrijun, e kapi skamja, thatësia e uria, e shkoi te një kopsht në Medinë, ku mori një kalli, ia nxori kokrrat dhe disa i hëngri e disa prej tyre i futi në teshat e tij t’i merrte me vete. Ndërkohë, erdhi pronari i kopshtit, i cili e goditi dhe i mori teshat ku kishte futur kokrrat e marra-të vjedhura. Më pas El-Gabriju shkon tek i Dërguari a.s. dhe ia tregon rastin. Pas kësaj, i Dërguari a.s. i thotë këtij personi: ‘As nuk e ke ushqyer kur ka qenë i uritur, por as nuk e ke mësuar kur nuk ka ditur’. Më pas e urdhëroi t’i kthente teshën e marrë El-Gabrijut së bashku me një racion apo gjysmë racioni ushqim. Po kështu, sipas traditës profetike legjitimohet ngrënia e frutave të varura jashtë kopshtit aty për aty për nevojtarët, por jo edhe t’i mbushin valixhet e veta[…]”[43]. Pra, në këtë rast mund të themi se e drejta islame legjitimon të drejtën për të marrë sende ushqimore për t’u ushqyer dhe për të bërë të mundur jetesën, por kurrsesi vetëgjyqësinë, si dhe veprimet kriminale përfshi këtu dhe vjedhjen e pasurisë private.
Lidhur me ndëshkimet që parashikohen për këtë figurë krimi mund të themi se në suren Nisa, në ajetet 38-40, sanksionohet në mënyrë të detyruar urdhri për prerjen e dorës së fajtorit, pa dallim qoftë femër a mashkull. Gjuha e ftohtë e ligjeve është tepër mbresëlënëse[44].
Kështu, ligji islam thotë se: “Vjedhësit dhe vjedhëses prijuani duart, si shpagim i veprës që bënë, kjo masë është dënim nga Zoti[…]”[45].
Tradita profetike është ajo që na vjen në ndihmë për të përcaktuar vlerën se kur zbatohen këto sanksione penale të rënda. Kështu, sipas një hadithi, i Dërguari i Zotit ka thënë: “Vjedhësit i pritet dora vetëm për vjedhje të çerek dinari e më tepër, a më lart”[46]. Ky është një qëndrim që mbështetet edhe nga dijetarët e të drejtës islame. Për sa u takon dënimeve të ashpra si prerja e dorës mund të themi se është praktikuar edhe në legjislacione të ndryshme të vendeve të Evropës gjatë rrjedhës së historisë. Në zbutje të një ndëshkimi të tillë, legjislatura fetare islame miratoi edhe norma të reja që përbënin plotësimin e asaj që është në interes të njerëzve. (p.sh. pagesat , shpagimi i dëmit, dëmshpërblimi etj.) Në çdo rast, ligji islam njeh dhe institucionin e faljes kur kishim shfaqjen e një pendimi të thellë nga fajtori për veprimin (vjedhjen) e kryer. Kështu, në ajetin kuranor thuhet se në çdo rast, Zoti fal shumë dhe është Mëshirues, duke pranuar pendimin.
Në Kur’an parashikohet edhe vepra penale e vjedhjes së pasurisë dhe e ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Kështu, nëse i referohemi ajetit kuranor numër 188 të sures El-Bekare, shohim të sanksionuar se: “Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar e as mos u paraqitni me ryshfet te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini se pa të drejtë po e hani”. Nga kjo dispozitë kuranore ne mund të shohim se pasuria, marrja dhe vjedhja e saj janë të ndaluara nga ligji islam.
Po ashtu, edhe marrja e pronës së tjetrit në mënyrë të vetëdijshme, nga cilido person, me anë të ryshfetit, shpërdorimit të detyrës nga ana e gjykatësit, duke dhënë një vendim të padrejtë, të pabazuar në prova e fakte, është e ndaluar. Vetë ligji islam në këtë rast parashikon se edhe gjyqtari, si pjesë e një procesi të padrejtë, do të përthithet nga ndëshkimi me zjarr. Këto vepra penale gjejnë pasqyrimin e tyre edhe në legjislacionin tonë penal të brendshëm[47].
2.1.1.2 Vjedhja e pasurisë së lënë për ruajtje
Në suren Ali Imran Zoti udhëzon për largimin nga marrja pa të drejtë e pasurisë nga personi që i është lënë për ruajtje. Kështu, thuhet se: “[…] ndër ithtarët e librit ka të tillë që po u besove një sasi të madhe ari ai ta kthen ty atë, por ka të tillë që po ia besove një dinar, ai nuk ta kthen ty atë, përveç nëse gjithnjë i rri gati”.
Po ashtu, në këtë ajet uranor, Zoti ndëshkon gënjeshtrën si një ndër llojet e mashtrimit, kur thotë se: “duke ditur të vërtetën ata bëjnë gënjeshtër ndaj Zotit”, me veprimet e tyre. Njëkohësisht, ajeti në fjalë, bën thirrje për t’u larguar nga mëkatet, veprimet e kundërligjshme, që mund të përfshijnë përse jo edhe vjedhjen, mashtrimet dhe shkatërrimet e ndryshme që mund t’i bëhen pasurisë së një individi[48].
2.1.1.3 Vjedhja e fqinjit
Në doktrinën e së drejtës islame vjedhja është e ndaluar, sepse është vetë Zoti Ai që e ndalon atë po ashtu edhe i Dërguari i tij a.s. Pasuria e fqinjit merret në mbrojtje nga ligji islam. Kështu, nëse do t’i referohemi një thënieje të Profetit a.s., do të shohim se vjedhja e pronës, shtëpisë së fqinjit është më e rëndë sesa vjedhja e dhjetë shtëpive prona të njerëzve të ndryshëm[49].
Me këtë parashikim nuk është se ligji islam ligjëron vjedhjen e banesave, apo pronave të tjera, por do të tregojë dhe sanksionojë rëndësinë që ka moscenimi i pronës së fqinjit, duke motivuar politikën e fqinjësisë së mirë. Me anë të këtij hadithi, urdhërohet paprekshmëria e pasurisë së fqinjit.
2.1.1.4 Vjedhja e varreve
Lidhur me vjedhjen e varreve Sejid Sabiku mendon se juristët islamë ndajnë mendime të ndryshme. Pjesa dërrmuese e juristëve mendojnë se vjedhja e varreve është vepër penale dhe si e tillë duhet të ndëshkohet me sanksionin përkatës atë të prerjes së dorës. Ndërsa disa juristë të tjerë, më të paktë në numër, mendojnë se varri nuk është një vend për ruajtjen e pasurisë, pasi i vdekuri nuk posedon pasuri. Në këto kushte, ata mendojnë se nuk ndodhemi para krimit të vjedhjes e aq më pak nuk zë vend sanksioni i parashikuar nga legjislacioni islam me prerje të dorës[50].
2.1.1.5 Grabitja
Ligji islam e ndalon grabitjen apo sikurse quhet ndryshe nga disa juristë të së drejtës islame “vjedhja e madhe”. Subjektet e këtij krimi quhen ndryshe edhe “plaçkitës të rrugës”, për shkak të frikës që krijon prania e tyre në publik. Në aspektin gjuhësor, fjala arabe “hirabeh” (vandalizëm) është derivat i fjalës “harb” (luftë) dhe nënkupton një grup të armatosur njerëzish që luftojnë kundër shoqërisë nga njëra anë, dhe kundër mësimeve islame, që synojnë realizimin e sigurisë publike si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, nga ana tjetër[51].
Veprimi kriminal i grabitjes ka për objekt cenimin e atyre marrëdhënieve që mbrojnë edhe pasurinë, kulturat bujqësore nga shkatërrimi apo vjedhja, si dhe pasurinë blegtorale apo fruti-kulturore të individëve, pavarësisht besimit fetar të tyre. Kjo vepër kryhet gjithnjë me anë të veprimeve aktive.
Në pikëpamje të anës objektive, elementet që paraqesin rëndësi për kryerjen e kësaj vepre penale janë mënyra, mjeti, si dhe vendi i kryerjes së veprës. Kështu, është kusht që subjekti apo subjektet në këtë vepër penale të jenë të pajisur me armë dhe t’i përdorin ato. Si dhe, krimi të jetë kryer në mënyrë të hapët dhe të ketë ndodhur në një largësi nga vendet e banuara. Për këtë të fundit, juristët ndajnë mendime të ndryshme[52].
Subjekt i këtij krimi mund të jenë si shtetasit ashtu dhe grupet e armatosura të besimit islam apo jo, që veprojnë në territorin e një shteti islam, duke sfiduar parimet e fesë dhe të moralit, nga njëra anë, dhe sistemin shtetëror dhe ligjet e tij nga ana tjetër[53].
Llojet e ndëshkimeve të caktuara për subjektet e këtij krimi janë vrasja, kryqëzimi, prerja e duarve dhe këmbëve në anë të kundërta si dhe dëbimi nga vendi[54]. Gjithsesi, për këtë vepër, ashtu sikurse edhe për plaçkitjen a mashtrimin, në dallim nga vjedhja, doktrina islame ndan mendimin se, sanksionet penale të parashikuara janë më të buta. Kështu, ndonëse pranohet se, veprimet e fajtorit në rastin e grabitjes janë në kundërshtim me normat e së drejtës islame, fajtorët ndëshkohen për veprimet e tyre me qortim, rrahje, heqje lirie për një kohë të gjatë, gjobitje por kurrsesi me prerje të dorës sikurse në rastin e vjedhjes. Një qëndrim i tillë vjen i arsyetuar nga teoricienët e së drejtës islame. Në dukje mendimi i tyre është interesant, pasi në këndvështrimin e tyre argumentohet se në rastin e vjedhjes kemi të bëjmë me vjedhje në mënyrë të fshehtë të pasurisë, fajtori nuk dihet dhe mund të jetë e pamundur për ta zbuluar. Plaçkitësi e merr pasurinë e tjetrit në mënyrë të hapët duke u parë prej njerëzve. Dëshmitarët mund t’ia marrin pasurinë e plaçkitur nga dora (aty për aty me anë të vetëgjyqësisë e forcës) ose të dëshmojnë para gjykatësit për të vërtetuar plaçkitjen[55].
2.1.1.6 Vjedhja e pasurisë së jetimit
Nëse do t’i referohemi sures Nisa, do të shikojmë se Zoti me anë të fjalëve madhështore dhe rregullave universale të besimit të drejtë, dënon çdo veprim të kundërligjshëm që drejtohet kundër pasurisë së jetimëve, si një shtresë e pambrojtur dhe e dobët e shoqërisë njerëzore. Në një ajet kuranor thuhet se: “Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë, ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehenemit”[56]. Po ashtu, në ajetin 2-4 të sures Nisa theksohet se: “Jetimëve jepuani (kur të rriten) pasurinë e tyre, dhe mos e ndërroni të pastrin (mallin tuaj që e keni hallall) me të ndytin (me haramin) edhe mos e hani pasurinë e tyre”[57]. Ndërsa në një ajet tjetër të kësaj sureje Zoti thotë se: “[…] mos hani nga pasuria e jetimëve duke e shpërdoruar[…]”[58]. Ngrënia e pasurisë së jetimit legjitimohet vetëm në rast të varfërisë dhe gjithnjë duke e bërë këtë për shkak të mbijetesës, por gjithnjë me maturi.
Shohim se ligji themelor islam, Kur’ani, merr në mbrojtje në mënyrë ekskluzive, me anë të dispozitave të tij, si dhe i kushton një përkujdesje të veçantë mbrojtjes së pasurisë së jetimëve. Konkretisht, urdhërohet ruajtje e pasurisë së jetimëve nga cilido person deri në çastin që ata do të arrijnë moshën e pjekurisë dhe në rast cenimi të pasurisë të tyre, për fajtorët parashikohet dënimi me zjarr[59].
Po ashtu, pasuria e jetimëve gjen mbrojtje edhe në suren El-Bekare. Kështu, në dispozitat e saj parashikohet mbrojtja e pasurisë së jetimëve. Më saktësisht, në dispozitën numër 219-220 thuhet se: “Po t’i ndihmoni në punët e tyre është më mirë, e nëse i përzieni (pasurinë e tyre me tuajën) ata janë vëllezërit tuaj. Allahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimmiri”[60]. Pra, nga interpretimi i kësaj norme kuranore, mund të themi se Zoti e di se cili e ka qëllim cenimin, shkatërrimin, dëmtimin apo vjedhjen e pasurisë së jetimit, si dhe po ashtu di se cili e ka për qëllim për të bërë gjëra pozitive në lidhje me pasurinë e tyre, kur thekson faktin se: “Mos iu afroni pasurisë së jetimit vetëm në mënyrën më të mirë[…]”[61].
Po ashtu, në një ajet tjetër kuranor shprehet qartë urdhërimi i Zotit për të mbrojtur pasurinë e jetimit nga abuzimet e ndryshme. Kështu, në të thuhet se: “Mos iu afroni pasurisë së jetimit derisa ai ta arrijë pjekurinë, mund t’i afroheni veçse në mënyrën më të mirë, zbatojeni me drejtësi masën dhe peshoren, ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij”[62].
Në suren El-Isra, ajetet 34-35, Zoti ndër të tjera thotë: “Mos e përdorni pasurinë e jetimit ndryshe veçse në mënyrën më të mirë (për t’ia shtuar), derisa ai të arrijë pjekurinë e vet[…]”[63]. Ky ajet ka për objekt mbrojtjen e pasurisë së jetimit nga veprimet ose mosveprimet kriminale të personave që kanë marrë përgjegjësinë të menaxhojnë pasurinë e jetimit. Ligji islam urdhëron mbajtjen në mënyrë të drejtë të pasurisë së jetimit nga personi që duhet të përkujdeset për të. Pra, subjekti në këtë ajet mendoj se është i posaçëm, kujdestari i tij.
2.1.1.7 Vjedhja e plaçkës së luftës
Vjedhja e plaçkës së luftës quhet gulul. Vjedhja e pasurisë së fituar ndër luftëra është e ndaluar[64]. Objekti i kësaj figure krimi është plaçka e luftës. Kështu thotë Zoti në Kur’an: “Është e pamundur që ndonjë profet të përvetësojë në mënyrë të pandershme prenë e luftës. Kushdo që bën një gjë të tillë, do të vijë i ngarkuar me të ditën e Kiametit”[65]. Në ligjin islam parashikohet përgjegjësia e çdo personi për kryerjen e një krimi të tillë.
2.2 Mashtrimi
Në suren Ali Imran, ajetet 159-164, Zoti thotë se: “Asnjë pejgamberi nuk i takon të bëjë hile dhe kush bën hile (në ndarjen e plaçkës së luftës), ai në ditën e kiametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë[…]”[66]. Nga ky ajet kuranor ne kuptojmë se Zoti e ndalon në mënyrë kategorike mashtrimin, hilen-gënjeshtrën sikurse quhet ndryshe, dhe kuptohet se, kur është diçka e ndaluar për një pejgamber, për kreun e bashkësisë së besimtarëve, atëherë si rrjedhojë ky veprim është i ndaluar për të gjithë pjesëtarët e këtij komuniteti. Po ashtu, parashikohet përgjegjësia për subjektin e kryerjes së një veprimi të ndaluar kur thuhet se: “[…]ai në ditën e kiametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë[…]”[67].
Në suren El-En’am ajetet 123-124, Zoti thotë: “[…]Në çdo qytet kemi bërë kriminelët e tij pari, në mënyrë që të bëjnë dredhi në të, por nuk mashtrojnë tjetërkënd pos veten e tyre dhe prapëseprapë nuk kuptojnë. […] Ata që bëjnë krim do t’i godasë poshtërimi dhe dënimi i fortë tek Allahu për shkak se vazhdimisht bënin hile”[68]. Edhe në këtë ajet kuranor vihet re thirrja e Zotit për të mos bërë mashtrime kundrejt njerëzve pasi fajtorët do të ndëshkohen.
Me mashtrime kuptohen edhe mashtrimet që mund t’i bëhen njerëzve pa të drejtë kundrejt pasurisë, pronës së tyre. Po ashtu sipas një thënie të Profetit a.s. gënjeshtra është një nga tri format dalluese të mosbesimtarit[69]. Në një tjetër hadith thuhet se: “Ruajuni prej gënjeshtrës, sepse gënjeshtra, njëmend çon në mbrapshti, ndërkaq, përnjëmend mbrapshtitë çojnë në zjarr. Njeriu vazhdimisht do të gënjejë dhe do ta kërkojë gënjeshtrën derisa të shkruhet tek Allahu gënjeshtar i madh”[70].
Ligji islam, në kuadër të mbrojtjes së vlerave dhe dinjitetit njerëzor, sikurse dhe në mbrojtje të pasurisë së njerëzve nga mashtrimet e ndryshme që mund të dëmtojnë pasuritë e tyre, urdhëron në çdo rast për t’u larguar nga gënjeshtra. Në këtë kuptim, edhe shtënia në dorë e pasurisë së tjetrit me anë të mashtrimit, gënjeshtrës, është një gabim i madh, për të cilin lind përgjegjësia dhe ndëshkimi. Në lidhje me marrjen e pasurisë ka një varg hadithesh që bëjnë me dije se Zoti dënon dhe ndëshkon marrjen pa të drejtë të pasurisë ndaj të tjerëve edhe me anë të mashtrimit si dhe parashikon se në ditën e kiametit të llogaridhënies do të dalin para Zotit të gjithë fajtorët së bashku me pasurinë e marrë padrejtësisht. Kjo gjë mbështetet jo vetëm nga tradita profetike por çka është më e rëndësishmja, edhe nga ajetet kuranore[71].
Po ashtu, i Dërguari i Zotit a.s. në një hadith tjetër të tij thekson se: “Kush pohon diçka të rrejshme në mënyrë që të pasurohet, Allahu edhe më tepër do ta varfërojë atë”[72]. Pra, në mënyrë të prerë ndalohet përdorimi i gënjeshtrës dhe mashtrimit me qëllim për t’u pasuar. Sipas traditës profetike, një ndër shtatë mëkatet, fajet shkatërruese të njeriut është dhe magjia-mashtrimi i njerëzve si dhe ngrënia e pasurisë së jetimit[73].
I Dërguari i Zotit a.s. ka thënë: “Çdo mashtruesi do t’i vihet një flamur në shpinë, e do të thuhet: Ky është mashtrimi i filanit, birit të filanit”. Urtësia e këtij hadithi është se pasi mashtrimi është i fshehtë dhe njerëzit nuk e dinë, ditën e gjykimit kjo do të publikohet haptazi me qëllim që ta shohin të gjithë njerëzit se çka bërë personi përkatës[74].
Gjykoj se vlera e kësaj tradite profetike qëndronte në efektin parandalues që mbart, pasi është një thirrje që i drejtohet njerëzve se të gjithë këta të fundit, pa dallim, do të merren në llogari për çdo vepër kriminale sikurse dhe për mashtrimet e bëra në mënyrë të fshehtë kundrejt pasurisë, pronës dhe njerëzve në përgjithësi.
2.2.1 Mashtrimi në peshë dhe në matje
“Zbatojeni me drejtësi masën dhe peshoren, Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij”[75]. Në këtë ajet, ligji islam urdhëron për drejtësi gjatë shitjes së pasurisë (ku mund të përfshihen produkte të ndryshme ushqimore, bujqësore, blegtorale etj.), kur thotë: “Zbatojeni me drejtësi masën dhe peshoren…[…]”[76].
Po ashtu, ligji islam merr në mbrojtje pasurinë gjatë procesit të shitblerjes së produkteve të ndryshme, objekt i pasurisë së njerëzve. Në Kur’an thuhet se: “Të mjerët ata që matin e peshojnë mangët. Ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë. E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangët. A nuk e dinë të tillët se kanë për t’u ringjallur. Një ditë të madhe. Në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve”[77].
Për sa më lart, shikojmë se ligji islam mbron pasurinë ndaj veprimeve të fajtorit që vepron në çdo rast me dashje të drejtpërdrejtë. Ndërsa ndryshe qëndron puna kur personi vepron nga pakujdesia në shitblerje. Sipas ligjit islam, kur personi gabon në peshë dhe në matje nga pakujdesia, jo me qëllim për të përfituar për vete a për të tjerë, nuk mban përgjegjësi. Kush mundohet që të blejë dhe të shesë pasuri me drejtësi, dhe, pasi ta ketë dhënë ndihmën, bën ndonjë lëshim, nuk është fajtor për të. Kjo ka lidhje me thënien e Zotit në Kur’an se: “Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij[…]”[78].
Po ashtu në Kur’an thuhet: “[…]mos matni as mos peshoni mangët[…]”[79]. Edhe në këtë ajet tjetër kuranor parashikohet nga ligji islam detyrimi i shitësve për të mos marrë pasurinë e blerësve në mënyrë të pandershme, duke mashtruar me anë të peshës. Kjo dispozitë ka për objekt vetëm mbrojtjen e pasurisë së blerësve. Subjekt i saj janë vetëm shitësit, në ndryshim nga ajeti më lart që kishte për objekt e subjekt edhe blerësit. Referuar ajetit, krimi i mashtrimit kundrejt pasurisë kryhet me anë të mashtrimit në peshë.
Po ashtu, në një tjetër ajet kuranor thuhet: “O populli im, veproni drejt gjatë matjes dhe peshimit, e mos dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë”[80]. Sikurse shihet, ligji islam ndalon njerëzit nga matja mangët dhe urdhëron të jenë të drejtë gjatë matjes qoftë kur blejnë apo kur shesin pasurinë e tyre. Zoti në suren El-Isra, ajeti 35 thotë: “[…]Masën mbusheni kur matni (me enë) dhe peshoni me peshore të drejtë (të saktë)”[81]. Është një tjetër përpjekje serioze që ligji islam ndërmerr për të bërë të mundur mbrojtjen e pasurisë së shtetasve të tij ndaj veprimeve kriminale. Në këtë dispozitë, gjykoj se, nuk janë subjekt i vetëm shitësit e blerësit, por çdo person që gjatë marrëdhënieve njerëzore kryen matje dhe peshon, sikurse mund të jenë marrëdhënia midis dy të njohurve, miqve, fqinjëve, në dhënien hua të produkteve ushqimore si grurë, miell, sheqer, vaj etj. Shohim se ligji islam përkujdeset në mënyrë të hollësishme për rregullimin e marrëdhënieve njerëzore dhe ndalimin nga veprimet kriminale kundrejt pasurisë së njerëzve.
Po ashtu, në suren Shuara Zoti thotë: “Plotësojeni matjen, e mos u bëni prej atyre që lënë mangët! Dhe matni me peshore të saktë. Dhe mos lini mangët sendet e njerëzve, e mos bëni shkatërrime në tokë”[82]. Me anë të këtij ajeti kuranor, urdhërohet nga ligji islam përsëri fakti që shitësit të mos mashtrojnë blerësit gjatë ushtrimit të veprimtarive tregtare si dhe procesit të shitblerjes midis marrëdhënieve njerëzore. Ajo që kuptojmë nga interpretimi literal i këtij ajeti kuranor është fakti se objekt i mashtrimit në peshë është pasuria, pavarësisht llojit të saj. Ligji islam urdhëron për të qenë të saktë në matje, ashtu sikur shesim apo blejmë. Pesha në çdo rast duhet të jetë e drejtë, e jo kur të blejmë të marrim sasinë e plotë, e kur t’u shesim njerëzve, t’ua lëmë të mangët atë. Çdokush sipas ligjit islam urdhërohet të mos u pakësojë pasurinë të tjerëve nëpërmjet veprimit të mashtrimit në matje a në peshë.
2.3 Shkatërrimet e pasurisë
Në suren El-Bekare, në një prej dispozitave të saj theksohet se: “Zoti nuk e dëshiron çrregullimin, si dhe personin që vepron të bëjë shkatërrime në tokë, duke shkatërruar të mbjellat dhe gjallesat”[83]. Pra, në këtë normë kuranore sanksionohet dëshira e Zotit për rend e qetësi në tokë. Madje, janë të dënueshme dhe konsiderohen punë- mëkat të kryera nga mosbesimtarët, çdo veprim që nxit shkatërrimin dhe cenon pasurinë. Në këtë rast, ligji islam mbron veçanërisht të mbjellat, pra, pasurinë bujqësore që përfshin kulturat bujqësore si dhe pasurinë blegtorale.
Në ajetet kuranore numër 85-86 të Sures Hud, ligji islam parashikon ndalimin nga dëmtimet që mund t’u bëhet pasurisë së njerëzve nga shkatërrimet e ndryshme, kur thotë: “[…]mos i dëmtoni njerëzit në asgjë[…]”[84]. Mendoj se, në këtë rast, objekt i mbrojtjes nga normat e ligjit islam, përtej jetës dhe shëndetit të njerëzve, është edhe pasuria e tyre. Po ashtu, në ajetin kuranor të sures Shuara thuhet: “[…]mos bëni shkatërrime në tokë[…]”[85].
Mendoj se, ligji islam, në rastin konkret urdhëron mos cenimin e pasurive të njerëzve në tokë nëpërmjet veprimeve kriminale të shkatërrimit dhe dëmtimit. Në një hadith profetik thuhet se: “[…]Zoti urren shumë shkatërrimin e pasurisë”[86].
Normat kuranore sanksionojnë ndëshkimin e atyre që bëjnë shkatërrime në tokë, të çfarëdo forme qofshin. Ndëshkimi i parashikuar për këtë vepër është tepër i rëndë dhe i qartë. Kështu, ata dënoheshin me anë të prerjes së duarve dhe këmbëve në anë të kundërta, vrasjes, gozhdimit të tyre si dhe me anë të dëbimit nga vendi. Kjo ishte forma e dënimit për ta në këtë jetë, ndërsa në botën tjetër për fajtorët që bënin shkatërrime parashikoheshin dënime të tjera të mëdha. Mendoj se, në këtë dispozitë kuranore, bëhet fjalë për shkatërrime që mund të drejtoheshin si kundër pronës private ashtu dhe asaj shoqërore. Madje, sipas traditës profetike, me shkatërrime në tokë duhej kuptuar edhe rasti i vjedhjes me dhunë me pasojë vdekjen, për të cilin zbatoheshin dënimet e parashikuara në këtë ajet kuaranor[87].
I Dërguari a.s. ka thënë: “Ibrahimi a.s. kërkoi që Qabeja të jetë vend i shenjtë dhe i sigurt, e unë u luta që Medinën të jetë vend i shenjtë ndërmjet dy kodrave. Për këtë, nuk bën të bëhet gjueti brenda saj dhe nuk bën të priten drurët e saj”[88]. Sipas këtij hadithi të Profetit islam a.s., shohim se, merret në mbrojtje vendi, qyteti i shenjtë i Medinës, nga veprimet e dëmshme, shkatërrimet e ndryshme që mund t’i bëhen atij. Më konkretisht, nga ky hadidh, kuptojmë edhe mbrojtjen që i bëhet një objekti të veçantë të këtij qyteti sikurse janë pemët, si pasuri e përbashkët e qytetit.
Në përfundim të këtij punimi, mund të them se gabimet janë të miat, janë të një njeriu të thjeshtë, ndërsa Zotit i takojnë falënderimet. Si përmbyllje lidhur me këtë temë mund të them se: “Dituria jonë në krahasim me diturinë Tënde është sikur të mos kishim aspak dituri, sepse Vërtet, Ti je që i di të gjitha të fshehtat”[89] dhe se, “Falënderuar qoftë Zoti i botëve”[90]!
Bibliografia
[1]. Lektor, Departamenti i të Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
[2]. Hulumtues dhe besimtar mysliman.
[3]. Fromont, M., Sistemet e huaja më të mëdha të së drejtës, shtëpia botuese “Papirus”, Tiranë, 2009, f. 15.
[4]. El Gazali, Komenti tematik i Kur’anit Famëlartë, Tefsir, shtëpia botuese Logos-A, Shkup, 2007, f. 89.
[5]. Sabik, S., Fikhus-Sunneh, Legjislacioni i traditës së Profetit a.s., Vëllimi i parë, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam, Tiranë, 2011, f. 4-6.
[6]. Sytari, M., “Fanatizmi është një entuziazëm që djeg jo një e vërtetë që ndriçon”, Gazeta MAPO online, datë 11.08.2014, Për më tepër shih: http://mapo.al/2014/08/fanatizmi-eshte-nje-entuziazem-qe-djeg-jo-nje-e-vertete-qe-ndricon/ aksesuar online datë 19.08.2014.
[7]. Gylen, F., Lëkundjet që solli shekulli, shtëpia botuese “Prizmi”, Tiranë, 2012, f. 12.
[8]. Llari, S., Islami dhe civilizimi perëndimor, shtëpia botuese “Drita e jetës”, Prizren, 2004, f. 73.
[9]. Po aty, f. 76.
[10]. Sistani, S., Përmbledhje e ligjeve islame, Tiranë, 2012, f. 15.
[11]. Shegani, A., E drejtë penale e krahasuar,shtëpia botuese “Darmisa” Fier, 1999, f. 37.
[12]. Po aty, f. 16
[13]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. II, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, qershor 2008, f. 318.
[14]. Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, KURANI i madhërishëm, Kuptimet e tij në gjuhën shqipe, Botimi i dhjetë, shtypshkronja “Mileniumi i Ri”, Tiranë, 2012, f. 144.
[15]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. II, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, qershor 2008, f. 466.
[16]. Do të thotë një ose më shumë fjalë. Ajeti zakonisht është një fjali e thjeshtë ose një fjali e zgjeruar.
[17]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. I, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, gusht, 2007, f. 390.
[18]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. I, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, gusht, 2007, f. 172.
[19]. Sulejmani, Sh., E drejta penale islame, pjesa e përgjithshme, Shkup, 2012, f. 70-71.
[20]. Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, KURANI i madhërishëm, Kuptimet e tij në gjuhën shqipe, Botimi i dhjetë, shtypshkronja “Mileniumi i Ri”, Tiranë, 2012, f. 196.
[21]. Për më tepër shih Kur’an-i, Suretu El-Mudeththir, 38, faqe 802, I.R.C. Dubai, U.A.E.
[22]. Ramadani, S., E drejta islame, burimi dhe zhvillimi”, shtëpia botuese Logos-A, Shkup, 2007, f. 65.
[23]. Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, KURANI i madhërishëm, Kuptimet e tij në gjuhën shqipe, Botimi i dhjetë, shtypshkronja “Mileniumi i Ri”, Tiranë, 2012, f. 196.
[24]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. VI, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, tetor, 2010, f. 125.
[25]. Gylen, F., Dashuri dhe tolerancë, shtëpia botuese “Prizmi”, Tiranë, 2012, f. 92.
[26]. The Cairo Declaration on Human Rights in Islam, article 14. Për më tepër shih: http://www.oic-oci.org/english/article/human.htm (aksesuar më datë 07.06.2014)
[27]. Po aty, Neni 15.
[28]. Po aty.
[29]. Po aty, Neni 16.
[30]. Sabik, S., Fikhus-Sunneh, Legjislacioni i traditës së Profetit a.s., Vëllimi i dytë, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam, Tiranë, 2011, f. 563.
[31]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. I, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, gusht, 2007, f. 468.
[32]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. I, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, gusht 2007, f. 466.
[33]. S Sabik, S., Fikhus-Sunneh, Legjislacioni i traditës së Profetit a.s., Vëllimi i tretë, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam, Tiranë, 2011, f. 11.
[34]. Sulejmani, Sh., E drejta penale islame, pjesa e përgjithshme, Shkup, 2012, f. 7.
[35]. Sabik, S., Fikhus-Sunneh, Legjislacioni i traditës së Profetit a.s., Vëllimi i dytë, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam, Tiranë, 2011, f. 564-565.
[36]. Po aty, f. 565.
[37]. Po aty.
[38]. Po aty, f. 574.
[39]. Po aty, f. 571.
[40]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. II, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, qershor, 2008, f. 271.
[41]. Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, KURANI i madhërishëm, Kuptimet e tij në gjuhën shqipe, Botimi i dhjetë, shtypshkronja “Mileniumi i Ri”, Tiranë, 2012, f. 157-158.
[42]. Sabik, S., Fikhus-Sunneh, Legjislacioni i traditës së Profetit a.s., Vëllimi i dytë, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam, Tiranë, 2011, f. 568.
[43]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. I, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, gusht, 2007, f. 422.
[44]. Le Goff, J., Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar, Botimet “TOENA”, Tiranë, 1998, f. 50.
[45]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. II, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, qershor, 2008, f. 548.
[46]. Po aty, f. 548-549.
[47]. Ligj, Nr. 7895, Dt. Aktit: 27.01.1995, Dt. Miratimit: 27.01.1995, Flet. Zyrtare Nr. 2, Faqe: 23, neni 134 dhe 245/1.
[48]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. II, Ali Imran-Maide, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, qershor 2008, faqe 77.
[49]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. II, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, qershor, 2008, f. 287.
[50]. Sabik, S., Fikhus-Sunneh, Legjislacioni i traditës së Profetit a.s., Vëllimi i dytë, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam, Tiranë, 2011, f. 564-565.
[51]. Po aty, f. 539.
[52]. Po aty, f. 541-542.
[53]. Po aty, f. 539.
[54]. Po aty, f. 547.
[55] Po aty, f. 563.
[56]Kethir, I.,Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. I, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, gusht, 2007, f. 424.
[57]Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. II, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, qershor, 2008, f. 221.
[58] Po aty, f. 227.
[59]. Me dënimin me zjarr këtu nënkuptohet dënimi në ferr, pasi në jurisprudencën islame nuk lejohet në asnjë lloj rrethane ndëshkimi i fajtorit në këtë jetë me djegie me zjarr (shënim i redaksisë).
[60]. Kethir, I.,Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol.I, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, gusht, 2007, f. 528.
[61]. Po aty, f. 532.
[62]. Kethir, I.,Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. III, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, dhjetor, 2008, f. 179.
[63]. Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, KURANI i madhërishëm, Kuptimet e tij në gjuhën shqipe, Botimi i dhjetë, shtypshkronja “Mileniumi i Ri”, Tiranë, 2012, f. 317.
[64]. Sejid Sabik, Fikhus-Sunneh, Legjislacioni i traditës së Profetit a.s., Vëllimi i tretë, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam, Tiranë, 2011, faqe, 166.
[65]. Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, KURANI i madhërishëm, Kuptimet e tij në gjuhën shqipe, Botimi i dhjetë, shtypshkronja “Mileniumi i Ri”, Tiranë, 2012, f. 130.
[66]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. II, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, qershor, 2008, f. 168.
[67]. Po aty.
[68]. Kethir, I.,Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. III, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, dhjetor, 2008, f. 129.
[69]. Kethir, I.,Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. I, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, gusht, 2007, f. 507.
[70]. Kethir, I.,Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. III, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, dhjetor, 2008, f. 643.
[71]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. II, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, qershor, 2008, f. 168-173.
[72]. Po aty, f. 200.
[73]. Po aty, f. 275.
[74]. Kethir, I.,Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. III, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, dhjetor, 2008, f. 135.
[75]. Po aty, f. 179.
[76]. Po aty.
[77]. Po aty, f. 180.
[78]. Po aty, f. 181.
[79]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol.IV, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, maj, 2009, f. 166.
[80]. Po aty, f. 167..
[81]. Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, KURANI i madhërishëm, Kuptimet e tij në gjuhën shqipe, Botimi i dhjetë, shtypshkronja “Mileniumi i Ri”, Tiranë, 2012, f. 317.
[82]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. V, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, mars, 2010, f. 651.
[83]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. I, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, gusht, 2007, f. 505.
[84]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. IV, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, maj, 2009, f. 167.
[85]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. V, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, mars, 2010, f. 651.
[86]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. II, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, qershor, 2008, f. 109.
[87]. Po aty, f. 540.
[88]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. I, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, gusht, 2007, f. 344.
[89]. Kethir, I., Kandili Ndriçues, në versionin e shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, Vol. II, Botues Fondacioni i Rinisë Islame, Zurich, qershor, 2008, f. 650.
[90]. Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, KURANI i madhërishëm, Kuptimet e tij në gjuhën shqipe, Botimi i dhjetë, shtypshkronja “Mileniumi i Ri”, Tiranë, 2012, f. 246.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Jan 23, 2024 0
Jan 19, 2022 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...