Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Feb 08, 2016 Zani i Nalte Histori 0
Në Jeruzalemin e pas vajtjes së Umer ibnul Hatabit nga Medina, u arrit një marrëveshje dhe paqe
madhështore e paparë në historinë botërore, e cila u njoh si Kontrata Sociale e Kalifit Umer. Kjo marrëveshje ofruar popullsisë së Jeruzalemit, është si vijon:
“Bismil’lahi’rr-Rrahmani’rr-Rrahim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.
Kjo marrëveshje është një Kontratë Sociale që i ofrohet popullsisë iliane nga Umeri, prijësi i besimtarëve myslimanë dhe rob i Allahut, është një garanci e dhënë për jetën, pasurinë, kishat, kryqet, për të gjithë individët vendës dhe nomadë të tyre. Kishat e tyre nuk do të bëhen banesa, nuk do të shemben dhe as do të pushtohen qoftë edhe pjesërisht. Nuk do të preken objektet e shenjta brenda tyre, nuk do të preken pasuritë e tyre. Askush nuk do të shtypet dhe nuk do të dëmtohet për shkak të besimit fetar, askujt dhe kurrë nuk do t’i shkaktohet dëm dhe në vendbanimet e tyre nuk do të vendosen kolonë hebraikë. Si shpërblim të kësaj garancie, ata do të paguajnë xhizje. Atij që do të dëshirojë të largohet nga vendi, do t’i sigurohet garancia e jetës dhe pasurisë gjer në vendin ku do të shkojë. Kurse ata që dëshirojnë të qëndrojnë në vendbanimin aktual, do të jetojnë në siguri dhe do të paguajnë xhizje. Kush dëshiron të shkojë te grekët, do të shkojë te grekët, dhe kush dëshiron të kthehet në atdhe, do të kthehet në atdhe. Prej tyre nuk do të kërkohet asgjë gjersa të marrin prodhim. Ky është premtim sigurie i dhënë popullsisë së Jeruzalemit nga Resuli/i Dërguari i Allahut, nga kalifët dhe besimtarët myslimanë. Ky premtim sigurie mbetet në fuqi për sa kohë ata do të paguajnë xhizje.”
Kalifi Umer e shpalli Jeruzalemin Vakëf
Kontrata Sociale e nënshkruar nën dëshminë e Halid bin Velidit, Amr bin Asit, Abdurrahman bin Aufit dhe Muavije bin Ebi Sufjanit, u përgatit dhe u shkrua në vitin 15 hixhri. Kurse popullsia e Jeruzalemit, menjëherë pas ngadhënjimit islam, vendosi vetë me vullnet të lirë të hyjë nën protektoratin islam. Pas këtij akti, Kalifi Umer e shpalli vakëf Jeruzalemin, i cili ka një vend të posaçëm në Islam; shpalli se askush nuk do të ketë të drejtë të blejë e të shesë ose të dhurojë tokë këtu. Ashtu siç pati ndodhur në ngjarjen Isra dhe Miraxh, Kalifi Umer parapëlqeu të hynte në Faltoren Aksa andej nga kishte hyrë Profeti dhe, brenda në Faltore, fali namazin “për nderim ndaj faltores” (tahijjetul mesxhid).
Teksti i plotë i kontratës
Teksti i plotë i Kontratës Sociale që ruhet aktualisht në Arkivat Kryeministrore Osmane, në regjistrat kishtare, në Defterin Kamame Nr. 8, është kështu:
Lavdi Allahut që na bëri të çmuar me Islamin, na nderoi me besimin, na mëshiroi me profetin Muhamed, na çoi nga rruga e shtrembër në rrugë të drejtë, na bashkoi pas përçarjes dhe na i njësoi zemrat, na dha fitoren kundër armiqve, na i mundësoi këto vendbanime dhe na bëri vëllezër që e duan njëri-tjetrin. O robër të Allahut, lavdërojeni Allahun për këto dhunti!
Ky është pakti me shkrim i Umer ibnul Hatabit dorëzuar patrikut të nderuar Safranbos të kombit të Jezuit në Malin e Ullirit të Jeruzalemit të Nderuar, i hartuar në mënyrë që të përfshijë tërë popullsinë jomyslimane së bashku me priftërinjtë dhe patrikët e tyre.
Kudo dhe në të gjitha kushtet, të gjithë priftërinjtë zotërojnë të drejtën e mbrojtjes, sigurisë dhe garancisë nga ne, myslimanët. Kjo mbrojtje është e vlefshme për jomyslimanët për sa kohë që ata të respektojnë nenet e këtij pakti nënshtetësie. Ne, besimtarët myslimanë dhe ata që do të vijnë pas nesh, kemi përgjegjësi për t’i mbrojtur ata. Dhe kjo përgjegjësi do të vazhdojë për sa kohë të vazhdojë bindja dhe besnikëria e tyre.
Ky premtim ka vlerë sa për vetë personin, aq edhe për kishat dhe manastiret e tyre, si dhe për të gjitha mjediset e shenjta si vende vizitash dhe pelegrinazhi brenda dhe jashtë tyre.
Këto mjedise të shenjta janë: Kisha Kamame, Kisha e Madhe e Betlehemit, vendlindjes së profetit Isa (Jezus), shpella me tri dyer të hapura në drejtim të Kibles (Qabes), Lindjes dhe Perëndimit.
Bashkësitë krishtere me përjashtim të krishterëve të Jeruzalemit, domethënë, krishterëve abisinas, pelegrinët nga Evropa, koptët, sirianët, armenët, jakubitët, marunitët, si dhe popullata të ngjashme, varen tërësisht nga Patriku i sipërpërmendur. Patriku emërohet.
Si më sipër, është rrjedhojë imediate e garancisë së dhënë nga profeti Muhamed priftërinjve dhe patrikëve të sipërpërmendur dhe i kërkesës së tij për mbrojtjen e tyre. Edhe ne, besimtarët myslimanë, për hir të Profetit tonë i cili qe sjellë mirë ndaj tyre, do të sillemi mirë me ta.
Këta priftërinj dhe patrikë do të përjashtohen nga xhizja dhe detyrimet e tjera të ngjashme në tokë dhe në det; atyre nuk do t’u merret taksë për hyrjen në Kishën Kamame dhe në mjediset e tjera të shenjta. Kurse pelegrinët ose vizitorët e ardhur në Kishën Kamame, që ndodhet në duar të të krishterëve, do t’i japin Patrikut 1,3 dërhem.
Të gjithë besimtarët myslimanë burra e gra, sulltanë, gjyqtarë dhe guvernatorë, të pasur e të varfër janë të detyruar pa përjashtim dhe në mënyrë absolute t’i respektojnë urdhrat tona.
Ky dekret u është dhënë kryetarëve krishterë në praninë e sahabeve të nderuar Abdullah, Osman bin Affan, Sa’d bin Zejd, Abdurrahman bin Auf e të tjerë.
Urdhrat e parashtruara në këtë dekret të shkruar, të ruhen, të respektohen dhe të zbatohen.
Kush nga besimtarët myslimanë e lexon këtë dekret dhe e kundërshton tani ose gjer në kiamet, konsiderohet se e ka shkelur paktin e Allahut dhe ka kundërshtuar të Dashurin e Tij!
Rebiulevvel i vitit 15 hixhri (2 maj 636).
Arkivi Kryeministror Osman, Regjistrat Kishtarë, Defteri Kamame, nr. 8.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 01, 2024 0
Dec 21, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...