Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Nov 21, 2015 Zani i Nalte Aktivitete 0
Ditën e enjte, më 19 nëntor 2015 është zhvilluar një takim miqësor midis përfaqësuesve te Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, drejtuesve të Departamentit të Shkencave Islame pranë Universitetit Bedër dhe drejtuesve të Akademisë Teologjike Ortodokse, takim ky, për të promovuar dialogun ndërfetar, nëpërmjet hapave konkret të njohjes dhe prezantimit të stafit pedagogjik të të dyja palëve.
Në vizitën e zhvilluar në Akademinë Teologjike Ortodokse, merrnin pjesë Dr. Genti Kruja, Drejtor i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Dr. Atakan Derelioglu, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame në Universitetin Bedër, z. Adil Kutlu, zv/përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame, si dhe z. Hysni Skura, sekretar i Qendrës për Studime Islame në Universitetin Bedër.
Në këtë takim ata janë pritur nga Dekani i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Hirësi Nikolla, si dhe nga z. Vlash Plepi dhe z. Thoma Shkira, anëtarë të stafit pedagogjik të Akademisë.
Gjatë takimit dhe bisedimeve në një nga ambientet e Akademisë Teologjike, të dyja palët kanë prezantuar programin mësimorë, që zhvillohet në departamentet përkatëse, mësimet dhe leksionet që japin, duke u njohur kështu më mirë në aspektin arsimor dhe atë të literaturës të teologjisë Islame dhe asaj Ortodokse. Palët biseduan gjithashtu edhe mbi tema të ndryshme të bashkëpunimit në kuadër të dialogut ndërfetar midis institucioneve, sidomos në fushën akademike.
Drejtori i Kulturës në KMSH, Dr. Genti Kruja, i ka dhuruar dekanit të Akademisë Teologjike Ortodokse Hirësi Nikollës, botimet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke e njohur me literaturën e botuar kryesisht kohët e fundit nga KMSH.
Gjatë takimit të ftuarit kanë vizituar auditorët e Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, sallën e konferencave, bibliotekën dhe kompleksin e Manastirit të Shën Vlashit.
Të dyja palët e kanë vlerësuar si mjaft të frytshëm këtë takim, duke e cilësuar si një ndër hapat e parë të kalimit nga dialogu teorik në atë praktik, pikërisht nëpërmjet takimit dhe njohjes sa më mirë të njëri-tjetrit.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...